Lamtumira e Maldinit
Kėsaj radhe do tė ndodhė me tė vėrtetė: tė dielėn kundėr Romės, kapiteni legjendar i Milanit, Paolo Maldini do ta japė lamtumirėn e tij si futbollist nė San Siro. Mbi 1000 ndeshje zyrtare me Milanin dhe Kombėtaren italiane, 5 Liga tė Kampionėve, 7 Scudetto, 3 Interkontinentale, e shumė kupa tė tjera, e pėrshkuan karrierėn e jashtėzakonshme dhe vėshtirė tė arritshme tė shtyllės sė mbrojtjes, italianit Maldini.
Nga Express mė 24.05.2009 nė ora 12:55
Hera e fundit, kėsaj radhe ėshtė e vėrtetė. Legjenda e Milanit do ta zhvillojė tė dielėn ndeshjen e tij tė fundit nė stadiumin San Siro, nė ballafaqim me Romėn e Francesco Tottit. Ai ėshtė Paolo Maldini, i cili mban 5 Liga tė Kampionėve, tė cilat i ka fituar me Rossonerėt.
Do tė jetė hera e fundit qė do tė shkojė nė zhveshtore si futbollist, qė do tė dalė nga ai tunel i stadiumit. Do tė jetė hera e fundit qė do tu pėrgjigjet pėrshėndetjeve tė tifozėve.
Do tė jetė 24 maji i vitit 2009, njė datė tjetėr qė kapiteni nuk do ta harrojė kurrė. Muaji maj ishte muaj i kapitenit: kėtė e thonė tė gjitha fitoret nė Ligėn e Kampionėve dhe Scudettot e fituara: respektivisht 5 dhe 7.
Sduhet harruar kėtu 3 Kupat Intercontinentale dhe trofetė e tjerė, ndėr ta edhe Superkupat e ndryshme. E fundit, Botėrori pėr klube, i mbajtur nė Yokohama, mė 16 dhjetor 2007.
Do tė jetė hera e fundit e kapitenit, tė cilin trajneri Nils Liedholm ia kishte mundėsuar debutimin si 17 vjeē, mė 20 janar 1985 nė Friuli, kundėr Udineses (1-1).
Mė shumė se dy dekada mė parė. Gjatė kėsaj periudhe, ai arriti rekorde tė ēmendura, duke i fituar trofetė njėrin pas tjetrit me njė shpejtėsi konstante.
Ai dha kontribut tė madh edhe nė Kombėtaren italiane. Ai e mbante krahun e majtė gjallė, si tek Rossonerėt, ashtu edhe tek Azzurrėt. Nuk i mungonin as golat. Hera e parė qė kishte realizuar gol, ishte 4 janari i vitit 1987 nė Serie A, nė ndeshjen Como-Milan, gol vendimtar, 1-0.
901 herė Kėshtu shkoi, nga njėra datė nė tjetrėn. 31 mars 1988? Debutimi nė Kombėtare: nė Split nė ndeshjen Jugosllavia-Italia (1-1).
Goli i parė me fanellėn azzurre, me tė cilėn i kishte 126 paraqitje, ngjau mė 20 janar 1993, kundėr Meksikės nė Firenze (2-0).
Pėr Maldinin nuk do tė mjaftonte njė libėr voluminoz. Ai e pati ndeshjen zyrtare numėr 1000, duke pėrfshirė kėtu Milanin dhe Kombėtaren, mė 16 shkurt 2009, ndėrsa ndeshjen numėr 900 me fanellėn e Milanit e barti mė 16 maj nė Udine. Me Romėn do tė jenė 901 sish.
Shifėr e paarritshme nėse mendojmė se nė pozitėn e dytė nė histori tė Rossonerėve ėshtė Franco Baresi, me 719, njė numėr qė nuk e kishte arritur askush mė parė.
Dukej e pabesueshme ajo qė e kishte bėrė Franco Baresi pėr 20 vjet, Paolo ka arritur nė 25... Mėkat qė kėto 25 vjet nuk fillojnė tash, por kanė pėrfunduar. Festa e kapitenit fillon me Milanin nė Ligėn e Kampionėve, ka thėnė zėvendėspresidenti i Milanit, Adriano Galliani.
Ēfarė karriere e jashtėzakonshme e Maldinit! Gjithnjė i gatshėm ta ngre kokėn, pa marrė parasysh disa zhgėnjime. Pėr shembull, ai i paharrueshmi i Stambollit, nė vitin 2005, por ndodhi hakmarrja nė Athinė nė vitin 2007: gjithnjė kundėr Liverpoolit.
Sidoqoftė, ka arritur momenti: pas 25 vjetėsh, ajo e sė dielės nė ora 15 do tė jetė hera e fundit nė San Siro, pėr ta prekur paraqitjen numėr 29 kėtė sezon, ku zakonisht futej nė lojė nga minuta e parė, pa u zėvendėsuar asnjėherė. Njė fizikus i shkėlqyer, nė shėrbim tė njė sezoni ku dukej si ti kishte 20 vjet.
Tė dielėn do tė pėrshėndetet me San Siron kundėr Romės sė Francesco Tottit: finalja mė e bukur nė njė ndeshje qė vlen pėr sigurimin matematikisht tė Ligės sė Kampionėve. Njė sfidė e shtyllave tė dy ekipeve. Mė pas, do tė jetė radha e ndeshjes Fiorentina-Milan, ku kapiten Maldini do ti japė fund karrierės sė tij tė rrallė dhe vėshtirė tė arritshme.
Krijoni Kontakt