Close
Faqja 4 prej 51 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 505
  1. #31
    Beckham do tė heqė dorė nga paratė pėr Milanin

    Mesfushori anglez David Beckham ka aq dėshirė tė qėndrojė mė gjatė te Milani, saqė ėshtė i gatshėm tė heqė dorė nga paratė vetėm e vetėm qė tė qėndrojė nė San Siro.
    “Aktualisht Milani ėshtė mė i rėndėsishėm pėr mua sesa paratė, sepse nė radhė tė parė duhet tė mendoj pėr futbollin dhe karrierėn time”.

    “Pėr mua ėshtė e rėndėsishme tė mė mundėsohet qėndrimi i pėrhershėm te Milani me ē’rast do ta kisha mundėsinė tė luaj rregullisht dhe do tė isha pjesė e skuadrės sė Anglisė pėr Botėrorin 2010”.

    “Personalisht ende nuk kam biseduar me drejtuesit e Galaxy, mirėpo dikush tjetėr ėshtė duke e bėrė kėtė nė emrin tim. Vėrtet shpresoj se do tė arrihet njė marrėveshje”, ka thėnė Beckham.

  2. #32
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Ēėshtja “Bekham”, Platini kundėr Milanit

    Presidenti i UEFA-s s’ėshtė dakord me huazimin 3-mujor: Pse tė mos blihet njė lojtar vetėm pėr njė ndeshje?

    Bekham, Bekham dhe gjithnjė Bekham. “Dalja” e fundit mbi transferimin e anglezit tė Milanit ėshtė Mishel Platini, presidenti i UEFA-s, qė shpreh dyshime mbi modalitetin e ardhjes te “Djalli” tė mesfushorit 33-vjeēar. Nė “shėnjestėr” tė Platinisė ėshtė zgjatja e huazimit tė ish-lojtarit tė Los Anxheles Galaksi te Milani, e pakuptimtė pėr standardet europiane dhe aq mė shumė pėr njė periudhė fare tė shkurtėr, gjė qė mund tė krijojė raste negative edhe te skuadrat e tjera.

    KUNDĖRSHTIMI - “Problemi im nuk ėshtė Bekham, - tregon presidenti i UEFA-s, - por ėshtė Milani, qė ble njė lojtar pėr tre muaj. Pse atėherė tė mos blihet njė lojtar pėr njė ndeshje? Pėr njė finale tė rėndėsishme mund tė blihen edhe pesė futbollistė. Ėshtė njė situatė qė duhet vlerėsuar”, -ėshtė shprehur Platini nga Londra, ku ndodhej pėr tė sponsorizuar fitoren e njė kandidateje europiane gjatė organizimit tė “Botėrorit 2018″.

    ARENA VĖ KUSHTE - Ēėshtja “Bekham” vazhdon tė pėrjetohet me shqetėsim edhe nė SHBA, mė saktė, nė klubin e Los Anxheles Galaksi. Pas deklaratave tė Bekhamit, qė konfirmoi dėshirėn pėr tė qėndruar te Milani, nuk mungon dhe pėrgjigjja e klubit amerikan. Kjo ėshtė ajo qė tė paktėn lexohet nė adresėn zyrtare tė klubit nė internet: “Nuk besoj se ėshtė e drejtė qė klubet e mėdha nė botė tė bėjnė komente pa biseduar nė radhė tė parė me ne, - shkruan trajneri i Los Anxhelesit, Brus Arena, nė kuadėr tė ēėshtjes, duke iu referuar Milanit pėr Bekhamin dhe Bajernit tė Mynihut pėr

    Donovanin. - Unė them kėtė: ne do tė respektojmė ēdo marrėveshje pėr huazimin dhe do tė bėjmė gjithēka qė ėshtė e mundur”. Ndėrkohė, nga Amerika ka ndėrhyrė pėr ēėshtjen nė fjalė edhe Jonah Fridman, gazetar i “Sports Illustrated”, si dhe njė nga zėrat mė autoritarė nė fushėn e futbollit amerikan: “Edhe pse klubi i Galaksisė do t’i imponohej, Bekhami nuk do tė ishte njė figurė e vlerėsuar nė Los Anxheles nė sezonin e ardhshėm, - shpjegon Fridman, qė pastaj vazhdon. - Unė kėshilloj tė bėhet njė kėmbim me njė lojtar, me Ronaldinjon, tė bėhet njė tur i Milanit nė Kaliforni dhe njė binjakėzim me kuqezinjtė si ai i Real Salt Lake me Realin e Madridit dhe i Kolorado Rapids me Arsenalin”.

    “DUA TĖ QĖNDROJ!” - Ndėrkohė, Devid Bekham ngre zėrin, duke folur qartė mbi tė ardhmen e tij: “Kam njė kontratė me Los Anxhelesin, por dėshira ime ėshtė tė qėndroj te Milani dhe shpresoj qė tė dyja klubet tė gjejnė marrėveshjen. Kam zbuluar njė marrėdhėnie tė mirė me mjedisin dhe tani do tė mė pėlqente te qėndroja nė Itali, - tha mesfushori anglez. - Milani ėshtė ekipi i duhur qė tė vazhdoj tė ruaj kėtė nivel dhe tė mund tė luaj me Anglinė.”
    Erion ABULE

    200 milionė stėrlina
    Viktoria, shumė mė e pasur se Devid

    E pasura e familjes ėshtė Viktoria. Tė paktėn, sipas asaj qė publikohet nga “Daily Express”, qė ka bėrė llogaritė nė xhepat e Bekhamėve: nė 2008-n, aktiviteti i Viktorias ka sjellė 200 milionė stėrlina. Pak mė shumė se 20 janė ato tė fituara nga Devidi. Dhe pėr Viktorian ka mbėrritur njė ofertė e re pune: anėtare e jurisė nė programin televiziv anglez “X Factor”. Njė zgjidhje e mirė pėr t’u kthyer nė Europė dhe pėr tė pasur afėr Devidin, menaxherėt e tė cilit po punojnė qė tė qėndrojė te Milani. Pėrveē kėsaj, “Spice Boy” pret edhe thirrjen e Fabio Kapelos nga kombėtarja pėr miqėsoren me Spanjėn.

    Nė miqėsoren ndaj Gllazgout, trajneri Anēeloti vlerėson: Duhet tė jetė mė pak “brazilian”!

    Tiago Silva, njė promovim “me hatėr”
    Tiago Silva e ka kaluar me sukses edhe “provimin” e dytė me fanellėn kuqezi. Pas debutimit nė miqėsoren me Hanoverin, qendėrmbrojtėsi brazilian, i blerė nga Milani nė merkaton e janarit, ka lėnė njė pėrshtypje tė mirė edhe nė takimin miqėsor tė zhvilluar parmbrėmė nė Gllazgou kundėr Reinxhėrsit (ndeshja pėrfundoi nė barazim 2-2. Pėr kuqezinjtė shėnuan Kaka e Pato). Njė provė e mirė, qė gjithsesi u venit pak me gabimin qė bėri nė rastin e golit tė parė tė skocezėve.

    “Tiago ka gjithēka, - ka komentuar trajneri Anēeloti, - kėmbė, fizik, nuhatje taktike. Duhet tė mėsojė tė jetė vetėm mė pak ‘brazilian’ dhe mė konfident me topin. Megjithatė, mua mė pėlqeu, ėshtė njė lojtar mbi tė cilin besoj se mund tė synohet shumė, sepse ka treguar gjėra tė mira.” Por pėrveē Tiagos, me Milanin debutoi edhe Mationi, i marrė nė janar nga Gremio (por edhe ky, sikundėr Tiago, duke qenė lojtar jokomunitar, do tė luajė me “Djallin” sezonin e ardhshėm). “Nuk luajti keq as Mationi, ashtu si pjesa tjetėr e repartit mbrojtės, - shpjegon trajneri kuqezi. - Pato e Kaką shėnuan, por mė pėlqyen shumė edhe Ronaldinjo, Sheva e Inzagi, qė pati shumė raste pėr gol. Nė pėrgjithėsi, kjo miqėsore ishte njė provė e mirė. Skuadra mė pėlqeu dhe sa vjen e pėrmirėsohet. Nė pjesėn e dytė luajtėn edhe mė mirė”. Edhe Tiago Silva, “e arkivon” me kėnaqėsi debutimin e parė me fanellėn kuqezi nė Skoci: “Jam i kėnaqur se si shkoi ndeshja, - shtoi braziliani. - U ndieva mirė nė fushė me shokėt. Mė vjen keq pėr golin e dytė qė pėsuam, por nė njė miqėsore mund edhe ta pėsosh. Jam i lumtur pėr Kakanė e Paton, sepse janė dy lojtarė tė pabesueshėm, tė aftė tė bėjnė ndryshimin nė ēdo moment”.

    "Sporti Shqiptar"
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  3. #33
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Anēeloti “i prenoton” njė vend Ronaldinjos

    Pas katėr ndeshjesh radhazi nė stol, braziliani mund tė luajė ndaj Rexhinės: Ėshtė mirė dhe mund tė jetė

    Pas katėr ndeshjesh radhazi nė stol, kundėr Rexhinės Ronaldinjo duhet tė kthehet titullar. “Ėshtė i gatshėm, ka mundėsi qė tė kthehet tė luajė, - tha dje trajneri i Milanit Karlo Anēeloti. -Nėse do tė zbresė nė fushė, do tė luajė si fantazist. Ronaldinjo ėshtė mirė: paraqitja nė miqėsoren ndaj Gllazgout ishte njė reagim pozitiv, ėshtė njė profesionist serioz. Bekhami? Na ka dhėnė njė ndihmė tė madhe, ndryshe nga ajo qė pritej.

    Tani tė shohim, ka kohė deri mė 9 mars…”

    Ēėshtja e radhės nė shtėpinė e Milanit, pas asaj tė Bekhamit qė duket se ėshtė drejt zgjidhjes, ėshtė “Ronaldinjo”. Futbollisti brazilian, pas njė muaji ku i ka nisur ndeshjet nga stoli, pritet tė luajė sot ndaj Rexhinės si titullar dhe Anēeloti ka besim pėr kėtė: “Ronaldinjo nė Gllazgou tregoi se i vinte keq pėr mungesėn e aktivizimit nė formacion dhe donte tė tregonte ndaj meje se kėrkon tė luajė, - shpjegoi trajneri kuqezi. - Janė reagime qė njė trajner i pret.

    Ai ėshtė njė lojtar serioz, i njeh rregullat e skuadrave tė mėdha dhe deri tani ėshtė sjellė nė mėnyrė shumė profesionale”. Mė tej, ėshtė e pamundur tė mos flitet pėr Devid Bekhamin: “Ka dhėnė mendimin e tij, tani do tė shohim si do tė ecin ngjarjet. Ajo qė ėshtė e sigurt, ėshtė se Devidi nuk ia ka ndryshuar jetėn Milanit, sepse kemi qenė tė fortė edhe mė parė, por sigurisht ka dhėnė njė ndihmė mė tė madhe nga ajo qė pritej. E dinim qė ishte njė profesionist serioz, pastaj tregoi cilėsitė e tij dhe me siguri roli qė ka nė fushė ėshtė ideal pėr tė, sepse prej disa vitesh ėshtė gjithnjė e mė pak mbrojtės dhe mė shumė mesfushor”.
    Pėr sa i takon ndeshjes me Rexhinėn, Anēeloti nėnvizon: “Ėshtė akoma shpejt, por duke konsideruar momentin, njė javė para derbit me Interin, duhet tė jemi tė kujdesshėm pėr t’i dhėnė vijimėsi lojės sonė. Do tė kemi vėshtirėsitė e zakonshme”.

    Sot nė “San Siro” do tė mungojė Pirlo i pezulluar. “Kemi luajtur dy muaj pa Pirlon nė fillim tė sezonit dhe e kemi zėvendėsuar denjėsisht me Gatuzon, Sedorfin e me Flamininė, - vazhdon Anēeloti. - Sigurisht, kohėt e fundit Pirlo i ka dhėnė njė impuls tė fortė cilėsisė sė lojės sonė, por mungesa e tij nesėr (sot) nuk do tė jetė ndonjė problem”. Lajme tė mira vijnė edhe nga Nesta, sipas teknikut milanist: “Po punon mirė dhe tė hėnėn do tė fillojė tė punojė me skuadrėn. Ėshtė thuajse gati”.

    "Sporti Shqiptar"
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  4. #34
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Trajneri i Los Anxhelesit ngre “flamurin e bardhė”: Tė ndodhė ēfarė tė ndodhė!
    Bekham, dorėzohet edhe Brus Arena


    Fjalėt e Devid Bekhamit qė ka zbuluar publikisht dėshirėn e tij pėr tė qėndruar te Milani, kanė prekur (dhe trishtuar) edhe Brus Arenėn. Trajneri i Los Anxheles Galaksisė, duket se ka ngritur “flamurin e bardhė” ndaj anėsorit anglez dhe ėshtė dorėzuar pėrfundimisht: “Tė ndodhė ēfarė tė ndodhė, - ka thėnė Arena. - Cilido qė tė jetė pėrfundimi i ēėshtjes, do tė jetė pėr tė mirėn e klubit Galaksi”.

    Pra, nuk ėshtė njė lamtumirė, por edhe pak duhet, sepse tashmė “mėsymja” e avokatėve tė Devidit nė Amerikė ka nisur dhe ēėshtja ka marrė trajta shumė tė sakta: “Spice Boy” kėrkon tė qėndrojė te Milani, Milani dėshiron ta mbajė dhe Galaksi duhet tė arsyetojė.

    Tė gjithė, pėrfshirė dhe Arenėn, qė me sa duket ka nisur tė reflektojė se nuk ia vlen mė tė “luftojė” me “Djallin” pėr mbajtjen e mesfushorit. Fjalėt e tij mbi ēėshtjen, duken mėse tė qarta: “Kjo ėshtė njė ēėshtje, - shpjegoi trajneri amerikan, - dhe ne po presim tė kuptojmė atė qė do tė ndodhė, njėkohėsisht siē po kujdesemi pėr ēdo ēėshtje tjetėr tė klubit tonė. Gjithnjė duke vėnė para ēdo interes tė skuadrės dhe tė klubit”.

    Dhe pikėrisht nė interes tė skuadrės, Arena sqaron: “Nuk dua qė zėrat rreth Bekhamit tė krijojnė vėshtirėsi gjatė pėrgatitjes dhe tė shpėrqendrojnė skuadrėn. Tė ndodhė ēfarė tė ndodhė pėr Bekhamin”. Dhe aventura amerikane e Beksit duket se ka mbaruar.

    ——————————————————————————————-

    Ēėshtja
    Mungon vetėm “OK”-i i Galaksisė


    Ajo qė dukej njė e ardhme shumė e vėshtirė, vazhdon ēdo ditė tė fitojė pikė pėrqindjeje sa mė shumė. Devid Bekham dhe Milani duken gjithnjė e mė afėr. Milani e ka shprehur dėshirėn e tij pėr ta mbajtur pas fundit tė huazimit futbollistin anglez, i cili ka zbuluar se kėrkon tė qėndrojė nė Milano.

    Por pėr tė mbyllur marrėveshjen, mungon vetėm “OK”-i i Galaksisė, qė gjithsesi duhet tė vijė. Bekhami nė Amerikė, fiton vetėm njė pėrqindje mbi tė drejtat e imazhit tė tij, ndėrsa Milani i paska afruar njė marrėveshje, qė e lejon lojtarin tė marrė 100% tė tė ardhurave nga reklamat, hipotezė qė mund tė shėrbejė pėr atė qė “Spice Boy” tė bindė klubin e Los Anxhelesit pėr ta lėnė tė ikė. Botėrori po afrohet dhe Bekhami kėrkon tė jetė gati.

    —————————————————————————————-

    Ish-trajneri
    Ferguson: Devid do tė qėndrojė te Milani

    Pėr Sėr Aleks Fergusonin, Devid Bekham do tė qėndrojė te Milani. “Spice Boy”, nė pronėsi tė Los Anxheles Galaksisė, ish-benjamin i trajnerit tė Manēester Junajtedit, para pak ditėsh bėri tė ditur qėllimin e tij se kėrkon tė vazhdojė tė luajė me Milanin edhe pas fundit tė huazimit, i caktuar nė mars. Dhe trajneri i “Djajve tė kuq”, ėshtė i sigurt qė nė fund Devidi do tė qėndrojė me Milanin:

    “Do tė ishte gjėja mė e natyrshme pėr t’u kthyer nė formėn mė tė mirė tė tij, - tha Fergusoni. - Ky ėshtė njė moment i artė pėr djaloshin, mendoj se do ta shfrytėzojė. Sigurisht, Galaksi ka shpenzuar shumė parą pėr Bekhamin dhe duhet tė marrin njė farė dėmshpėrblimi. Por nėse unė do tė kisha njė mundėsi tė ikja te Milani, do tė shkoja me vrap. Pas dy vjetėsh nuk do tė ketė mė mundėsi ta bėjė”.

    "Sporti Shqiptar"
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  5. #35
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Ca u bo puna e Bekamit? Do te qendroje apo jo

  6. #36
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    shifni mire rexhinen se mos hani ndonje petull hahahahahaah
    vari leshte

  7. #37
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Citim Postuar mė parė nga Mariachi Lexo Postimin
    Ca u bo puna e Bekamit? Do te qendroje apo jo
    Lexo pak me lart postimit tend dhe gjykoje vete pastaj!
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  8. #38
    39' AC Milan [0 - 1] Reggina


    33' [0 - 1] D.D. Gennaro


    Ka ende loje ketu : por shpresoj te mbetet ky rezultat

  9. #39
    Citim Postuar mė parė nga Fittox Lexo Postimin
    39' AC Milan [0 - 1] Reggina


    33' [0 - 1] D.D. Gennaro


    Ka ende loje ketu : por shpresoj te mbetet ky rezultat

    Rezultati Perfundimtar:

    AC Milan [1 - 1] Reggina

    33' [0 - 1] D.D. Gennaro

    67' [1 - 1] Kaka (pen.)

  10. #40
    DuRrSaKe Maska e Elena__Dr
    Anėtarėsuar
    28-11-2007
    Vendndodhja
    MiLaNo
    Postime
    252
    Ngushelime per milanin te roni vet e meritonte barazimin :P
    ♥I love INTER♥

Faqja 4 prej 51 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Veshjet per sezonin e vjeshtes....
    Nga Fiori nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 01-10-2023, 17:25
  2. Parashikimet tuaja pėr sezonin vijues!
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-09-2005, 15:54
  3. Kalendari i Formula 1, me 19 gara pėr sezonin 2005
    Nga VAZELOS nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 29-07-2005, 08:22
  4. Ronaldo perandorė i ri Interist nė sezonin 2005/06.
    Nga asteri nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 31-03-2005, 14:54
  5. Shejtani
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-04-2004, 11:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •