Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24

Tema: Fatos Arapi

  1. #11
    Ti do vish

    Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
    Kur e di se une ty te pres
    duke ndjer’ frymemarrjen e vet mbremjes
    duke ndjer’ frymemarrjen e vet pritjes
    duke ndjer’ frymemarrjen e vetmise
    Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
    Kur e di qe une po te mundnja,
    rreth vetvetes rruzullin do vertitnja
    si nje portokall’ ne doren time-
    te rrjedhe koha shpejt
    …………e ti te vish…

    (1962)


    Mos eja ne enderr

    Mos eja ne enderr, e paenderrta ime

    Nuk je Safua me zemer te brishte.-
    Ngopur me vdekjen e dashurise
    gjer ne gryke, jam!
    Edhe ne gjumin e vdekjes
    trembem nga britma ime
    per ty.

    Mos eja ne enderr, e paenderrta ime.
    Mos e bej shakane e mbremshme.

    Si ta duroj diten,
    qe me sheh me sy endrre?
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bili99 (12-10-2018)

  3. #12
    Eshte nje loje

    N

    Eshte nje loje e madhe, e dashur
    lodrojne fjalet, ritmet, rimat;
    perqafohen figurat, vijne rreth dritave
    si fluturave prej rrezeve te diellit
    ..........u perzhiten krahet
    ato prape gicilohen me dritat
    Loje e hapesirave
    qe mbyllen te gjitha ne buzet e tua
    kur ti vet qenke ne buze te jetes
    ……….firome e mermerimes se tyre
    Eshte nje loje e vertete, e dhemshura ime
    loje e mjergullave, qe treten neper agime
    per te rilindur mbremjeve ne gjire te fushes
    ………..se detit
    e legjendave, qe jetojne midis mjergullave
    qe braktisin vet legjendat
    e te nesermen perseri dalin prej tyre
    si zogjt e pellumbave – prej levozhges se bute
    loje e endrrave, qe shartohen neper trungun
    ……….e endrrave
    e dallendysheve qe sapo ngriten folene
    ………. brenda syve te tu
    loja jote dhe imja;
    loje e vdekjes dhe e perjetesise
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bili99 (12-10-2018)

  5. #13
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anėtarėsuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230

    Te varri i lirise.

    Fryn ere me shi, motra ime
    U shuan qirinjte e varreve prane
    Ere me shi...
    Qiririn tend te ndezur
    Mbroj me grushtet e mia
    Takohemi vetem ne kete dite
    U beme lot qiriri motra ime
    Dridhemi si kjo flakez e drojtur...
    Ti me flet; aty poshte ka njerez
    Eshte nje plak ketu prane.
    Kerkon thiken te qeroje mollen
    E do, nuk e gjen, ky poet, miku im
    Ka lene gjurmen e vargut pa shkruar
    “Nje kafe pa ty ne Tirane’’
    I ka humbur unaza nje nuseje
    E kerkon me frike nuserie
    Erresire aty poshte...
    Terri njeh vetem gjuhen e drites
    Me qiririn tend nder duar
    Kaloj varr me varr dhe ndez
    Qirinjte e shuar
    Pak drite prej shpirtit
    Nje femije aty prane
    Kerkon lodren qe i ka humbur
    Motra ime.
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Niagara pėr postimin:

    bili99 (12-10-2018)

  7. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    20
    Citim Postuar mė parė nga Niagara
    Fryn ere me shi, motra ime
    U shuan qirinjte e varreve prane
    Ere me shi...
    Qiririn tend te ndezur
    Mbroj me grushtet e mia
    Takohemi vetem ne kete dite
    U beme lot qiriri motra ime
    Dridhemi si kjo flakez e drojtur...
    Ti me flet; aty poshte ka njerez
    Eshte nje plak ketu prane.
    Kerkon thiken te qeroje mollen
    E do, nuk e gjen, ky poet, miku im
    Ka lene gjurmen e vargut pa shkruar
    “Nje kafe pa ty ne Tirane’’
    I ka humbur unaza nje nuseje
    E kerkon me frike nuserie
    Erresire aty poshte...
    Terri njeh vetem gjuhen e drites
    Me qiririn tend nder duar
    Kaloj varr me varr dhe ndez
    Qirinjte e shuar
    Pak drite prej shpirtit
    Nje femije aty prane
    Kerkon lodren qe i ka humbur
    Motra ime
    .

    Niagara flm per kte postim te ksaj poezie te Fatos Arapit. Vargjet e fundit te pikellojne , u vjen arome shpirt njeriu .

  8. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215
    Më bëri të kujtoj motrën time të shpirtit, Feride Dervishin, dhe sytë m'u mbushën me lot... ajo u nda prej nesh në fillim të janarit.
    Veriori
    Ullmar Qvick

  9. #16
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    COPRIFUOCO

    Hapat e patrullės godasin nė trupin e metaltė tė natės.
    Gjer nė tokė kėrrusen e rrasen shtėpitė pėrdhese.
    Mendmet lėvrijnė nė kokat e njerėzve
    dhe thėrrrmohet pastai pėshpėrima nga buzėt e varura
    rreth vatrės.
    Kjo ore vjen e ngarkuar rne zjarre dhe hekur.
    Si njė xhandar i egėr qėndron para dyerve tė shtėpisė.
    Pyet veten: "Pėrse tė hapura"
    dhe si pėrgjigje tund kokėn, helmetėn.
    dhe si kėrcėnirn i metaltė patrullon errėsirėn.
    dyert rnbeten tė hapura:
    rnund tė hyjė ndėr to liria ilegale e Shqipėrisė.



    ELEGJI PĖR BABANĖ

    Ti nuk je mė.
    As do tė na shohėsh,
    as do tė shohim,baba, mė kurrė.
    Ti nuk je mė..
    Emrin tėnd e mori ky gur,
    Vdekja - si vdekje ,
    gjithmonė e dhimbshme,
    gjithmonė e verdhė...
    Me njė kordhele
    tufa kujtimesh nė zemėr na lidh.
    Tufa kujtimesh
    edhe elegjish.
    Jam i trishtuar dhe mė mori malli.
    Dhe mbi trishtime e mall duke ecur,
    ngjita rrugėn e ngushtė tė fshatit.
    Shtyva derėn e varrezės sė vogėl
    dhe t'erdha te varri...
    C'fjalė tė pathėna do tė mė fiasėsh?
    C'fjalė tė reja dėshiron tė dėgjosh?
    Prej kėtij varri
    tani, baba, c'do tė mė japėsh?
    Atė ditė tė thatė janari:
    pėrpara teje Halil Alija
    e mercenari.
    Prapa shtėpia nė zjarr e flakė

    Duart e tua nė pranga,
    plak i ngartė?
    Erdha tė marr
    cfarė perket prei kėtij varri.
    Kujtime tė dhimbshme.
    Vuajtje krenare.
    Ti mos mė thuaj:
    "Biro... ianė tė trishtuara".
    Baba i gjorė!
    Unė, pa ato,
    do t'isha nė jetė edhe mė i trishtuar.
    Dhe kur tė vdes
    s'dua asgjė
    vec njė varr tė thieshtė.
    Atje nė bregdet,
    ku nėpėr net
    bisedojnė yjet me qiparisat.
    Dhe fjalė tė kaltra
    flet e shprėndan
    deti matanė.
    Fjalėt qė i njohim,
    qė i kuptojme,
    unė
    me babanė...


    VDEKJA E GJYSHES

    Ja, edhe gjyshja nė arkėz,
    kukull e vogėl nė kartėz,
    Eshtė... dhe prapė s'ėshtė e tėra,
    sikur nuk ėshtė si pėrhera.
    Gjithė karfica, gjilpera
    kapur satenet nė kokė,
    lidhur kėpuckat pėrposh,
    shami e lule nė gjoks.
    Mbyllur kapakėt e syve
    c'ndjej u shua brenda tyre?).
    E sheh... dhe tė duket heshtja
    pe gjasme e pe gjasme vdekja.
    Gjyshja e vogėl, e bukur,
    e pastėr...
    Nė arkėz kukull.

    Gjithė karfica, gjilpėra,
    qepur vite tė tėra,
    lidhur kujtime e malle,
    dhembje, qė duken si pėrrallė.
    E sheh... dhe tė duket heshtja

  10. #17
    Mbi supin e kohes sime

    Mbi supin e kohes sime
    kryet mbeshteta.
    S'dremita. Nuk fjeta.
    Mbi supin e kohes sime,
    si mbi supin e Asaj, -
    rashe ne mendime.


    Edhe sonte...

    Edhe sonte ne kurrizin e rruzullit
    do te gjejme nje cope vend
    ku te ulet dashuria jone.
    Edhe sonte, ne ēeturine e qiellit
    do te kerkojme yllin,
    qe i panevojshem, mbi koke na ndriēon.
    Dhe diēka te gezueshme,
    per t'i thene njeri-tjetrit, do te gjejme edhe sonte...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  11. #18
    i/e regjistruar Maska e panteri
    Anėtarėsuar
    04-01-2006
    Postime
    196

    Fatos Arapi- laureati i sivjetėm i Mbrėmjeve Strugane tė Poezisė

    Fatos Arapi laureati i sivjetėm i Mbrėmjeve Strugane tė Poezisė

    Emri:  1207660906.jpeg

Shikime: 16269

Madhėsia:  6.0 KB

    • Poeti shqiptar Fatos Arapi ėshtė fituesi i sivjetėm i "Kurorės sė Artė" tė Mbrėmjeve Strugane tė Poezisė, deklaroi sot drejtori i manifestimit mė tė madh poetik nė Maqedoni, Danilo Kocevski.

    Fatos Arapi ėshtė njė nga poetėt e mėdhenj tė poezisė bashkėkohore shqiptare dhe ka publikuar mbi njėzet libra poetike.
    "Ai paraqet figurė botėrore nė sferėn e krijimit poetik, poet elit shqiptar dhe njė nga poetėt e lartė tė gjallė tė ditėve tė sotme", tha Kocevski.
    Siē u tha nė solemnitet nė ASHAM me rastin e shpalljes sė laureatit tė MSP-sė, kjo mirėnjohje e lartė i ndahet si njė autori, poeti, i cili nė angazhimet e tij krijuese ndaj njerėzimit dhe kulturave nė botė kontribuoi pėr pėrhapjen e respektit dhe i cili tėrė jetėn ia ka kushtuar poezisė.
    Nė solemnitet ėshtė lexuar mesazhi i Arapit, i cili nuk ka mundur tė jetė i pranishėm personalisht nė shpallje.
    "Me kėtė ēmim ndjehem i qetė dhe i lumtur dhe e ndaj kėtė me ju, me tė gjithė miqtė e mi. Do tė doja qė festivali tė bėhet simbol i rrezatimit. Ju falemnderit nga zemra pėr lumturinė qė ma dhatė dhe ky manifestim poetik le tė hyjė nė ditarin e ndriēimit", thuhet nė mesazhin e tij.
    Fatos Arapi ka lindur nė vitin 1929 nė Shqipėri. Ka studiuar ekonominė nė Sofje, ndėrsa njė kohė ka punuar si gazetar dhe lektor i literaturės bashkėkohore shqiptare. Librin e tij tė parė "Shtigjet poetike" e ka publikuar nė vitin 1962. Ai ėshtė autor i shumė zhanreve letrare, teksteve dramatike, romaneve, librave-pėrralla dhe tė disa antologjive poetike.
    Sa i pėrket pėrgatitjeve pėr MSP-sė, sipas Koceskit, ato zhvillohen shkėlqyeshėm dhe deri tani janė paralajmėruar pjesėmarrės nga 15 vende dhe mbi njėzet nga vendet e huaja. Janė caktuar temat pėr simpozium, i cili do tė jetė "Gjuha, poezia dhe identiteti", ndėrsa do ta udhėheqė profesori Venko Andnovski.(INA)

  12. #19
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Urime poetit te madh Fatos Arapi, qe gjithmone e kam lexuar me kenaqesi dhe frymezim. Eshte vertet nga te rrallet poete shqiptare, qe kemi te drejte te krenohemi per vijueshmerine cilesore ne rritje te krijimtarise poetike.

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar mondishall pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  14. #20
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    Urime poetit zepaster e te begate Fatos Arapi!

    Nuk ishte befasi nderimi i poetit te zeshem shqiptar, Fatos Arapi.
    S'jam shume ne dije per nderimet e meparshme; por prisja qe nderime te ketij niveli t'i beheshin me se shumti ne shtetin ame, aty ku ka shkrire krejt talentin e vet te fuqishem ne dobi te edukimit estetik te inteligjences shqiptare.
    FALENDEROJ E PERGEZOJ GJITHE ATA QE NDERUAN POETIN F.ARAPI, DUKE URUAR POETIN PER SHENDET E BEGATI TE METEJSHME NE DOBI TE LETRAVE SHQIPE!
    Me konsiderate
    Jorgo S. Telo
    GJIROKASTER - SHQIPERI
    e-mail: www.jorgo.telo@gmail.com

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •