Close
Faqja 14 prej 20 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 195
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Kam një tjetër Shqipëri

    Hartën e tjetrës Shqipëri
    Do ta gjeni në Atlasin e Shpirtit
    Ku shqip dëgjoni, shënoni një pik'
    Aty fillon dhe vazhdon kufiri.

    Është harta më shqiptare e botës
    Satelitët zor ta krijojnë
    Dhe brenda, dhe jashtë Evropës
    Gjithkund ku shqiptarët jetojnë.

    Më fal që të zgjodha ndryshe, Shqipëri
    Mbetur në 28 mijë kilometrat katrorë
    Ka kohë që aty s'më nxe, sa herë vij
    Ndaj rend Shqipërisë tjetër, nëpër botë.

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Kam një tjetër Shqipëri

    Hartën e tjetrës Shqipëri
    Do ta gjeni në Atlasin e Shpirtit
    Ku shqip dëgjoni, shënoni një pik'
    Aty fillon dhe vazhdon kufiri.

    Është harta më shqiptare e botës
    Satelitët zor ta krijojnë
    Dhe brenda, dhe jashtë Evropës
    Gjithkund ku shqiptarët jetojnë.

    Më fal që të zgjodha ndryshe, Shqipëri
    Mbetur në 28 mijë kilometrat katrorë
    Ka kohë që aty s'më nxe, sa herë vij
    Ndaj rend Shqipërisë tjetër, nëpër botë.
    Mirëmëngjes Mondi,
    Me vonesë po e pi kafenë e mëngjesit, duke rilexuar e rilexuar poezinë tënde "Kam një tjetër Shqipëri"...

    Bukur Mondi, fatkeqësisht që shumë veta ndjejnë të njejtin përjetim në të dy shtetet shqiptare - mbi të gjitha, ne mbajmë shpresën në sqetull se do bëhet më mirë...

    Përshëndetje Mondi!

  3. #133
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    I dashur Agim! Kam idene qe njeriu naten i vetem mes erresires, eshte me i paster se njeriu i dites. Kam dy nete rradhazi qe e provoj kete jetese vetmie naten, ne nje lloj pune te imponuar nga rrethanat, por qe e bej me kenaqesi. Kishte kaluar kete nate mesnata dhe pas nje lexim libri, me erdhen vargjet e mesiperme. Ec e shpjegoje pse tani pse me erdhen keto e jo te tjera vargje. Ishte pas mesnate, erresire me pak drita perreth, i vetem fare....
    Te pershendes dhe falenderoj per vleresimin.

  4. #134
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Poeti Xhevahir

    Kush tha, poeti s'flet?
    Ai flet me vargun e tij.
    Kush tha, poeti s'ec?
    Ai ecur është në poezi.

    Poeti ësht' më i pasëmuri
    Më i sëmuri është, njëkohësisht.
    Se jetën e tij e vuri
    Në vdekje dhe lindje, pafundësisht.

    Poeti s'është mëshira
    Mëshira është alergji e poetit
    Poeti është lavdia
    Mbret pa kurorën e mbretit.

    Poet është dhe Xhevahiri
    Xhevahiri është vetë poeti
    Magjia e fjalës së shpirtit
    Perëndim dhe lindje dielli.

  5. #135
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Sfidë

    Iik!
    E nga vendi s'lëviz
    Vetja urdhër s'pranon.
    Rrii!
    E vetja u ngrit
    Kthen kokën e vëngër m'shikon.

    Shikoo!
    E sytë mbyllen në çast
    Vetja vetveten shikon.
    Dëgjoo!
    Sirenat s'më futin në grack'
    Odisenë e lidhur, s'fidoj!

  6. #136
    Me!
    Anëtarësuar
    18-08-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    297
    Pershendetje per ty Mondishall dhe te gjithe Shpirt xhevarhiret e tjere qe i keni fjalet flori. Me kenaqesi i lexoj te gjitha poezite e tua dhe je i shkelqyer. Respekt!
    My Code is Honer & Pride!

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Te shkelqyera jane fjalet e tua isLand, qe me emocionojne dhe frymezojne per me shume ne krijimtari. Mbetem gjithmone i perkulur para cdo vleresimi e kritike dashamirese. Perqafime!

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e jul-linda
    Anëtarësuar
    10-07-2008
    Postime
    2,077
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Nuk ka fjalë...

    E lashë trupit tënd, shijen e dashuris'
    Dhe morra me vete, veten e dehur
    Do kthehem përsëri që të rinis'
    Të shuaj etjen e re dhe të mbetur.

    Kështu jam gjithnjë tëndi, timja je
    Ç'të le, më pak ta marr për t'u rikthyer
    Ç'më jep, gjithnjë të dehur mua më le
    Ç'na ndodh, jo nuk ka fjal' për t'u rrëfyer!


    Poezite e tua jane Emocion per secilin lexues qe i lexon .

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Te falenderoj dhe pershendes jul-linda me pak vargje...

    Më pëlqen nata

    Mes natës ndjehem më i vërtetë
    Askush veç saj, s'ma prek qënien time
    Jam pa kufij hapësire në jetë
    Një qendër e vogël gjithësie.

    Mes natës shoh më shumë dritë
    Papirusin qiellor deshifroj kollaj
    Aty takoj lashtësisë Perënditë
    Dhe vetë Zotin, takoj pastaj.

    ---------------------------------------------------------------
    Duke u përpjekur për ekzistencën e përhershme, njeriu zgjat më shumë ekzistencën e përkohshme të tij.

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Depresion

    Besim i shkrirë në zhgënjimin e ngjizur
    Qartësi e shikimit në mjegullnajën e akullt
    Hedhje hapash në humnerën e shpirtit
    Fjalë të thëna në përçartjen e plakur.

    Guxim i ngulur në tehun e frikës
    Mendim i murrosur në kafkën e kokës
    Gjumë i paardhur nga nata e ditës
    Jetë e mbrapshtë, në mbrapshtësinë e botës.
    ---------------------------------------------------------------
    Duke u përpjekur për ekzistencën e përhershme, njeriu zgjat më shumë ekzistencën e përkohshme të tij.

Faqja 14 prej 20 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •