Te dashur Agim dhe Riza! Ne mungese te qerasjes me c'ka pelqeni ne te ngrene e te pire, po vazhdoj qerasjen tone te njohur me vargje...
Unë dhe jeta
Nuk luaj unë me jetën
Ajo me mua luan
Si nuk ja gjej të fshehtën
Ta kthej ashtu siç dua?
Përballë kur më rri
Nxjerr gjuhën me përqeshje
Më keq dhe në profil
Ç'më bën mos dua veten!
Po shpinën kur ma kthen?
Më vdes dhe mban të gjallë
Si Krishti më mbërthen
Çmbërthyer më heq zvarrë!
Po kur zhduket papritur
Dhe ndjehem i pajetë?
Pse kthehet e uritur
Dhe nuk më le të qetë?
Ç'i mbetet të më marrë?
Veç fundit të vetvetes
Ç'më mbetet që t'i jap?
Veç jetën përtej vdekjes!
------------------------------------------------
Të krijosh domethënë..të krijosh.
Krijoni Kontakt