Close
Faqja 7 prej 20 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 195
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Qiraxhi

    Dhe në qoftë Zoti krijues
    S'ma dha jetën me qira
    Qind për qind më la zotrues
    Që në lindje, në gjithshka.

    Dikush tjetër, racë si unë
    Jetën time pronësoi
    Me një firmë e një vulë
    Nëpër ngastra ma coptoi.

    Dhe më vuri tjetër taksë
    Për çdo copë të kësaj jete
    Brenda jetës më la jashtë
    Qiraxhi edhe pas vdekjes.
    -------------------------------------------------
    Të krijosh domethënë... të krijosh.

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Qiraxhi

    Dhe në qoftë Zoti krijues
    S'ma dha jetën me qira
    Qind për qind më la zotrues
    Që në lindje, në gjithshka.

    Dikush tjetër, racë si unë
    Jetën time pronësoi
    Me një firmë e një vulë
    Nëpër ngastra ma coptoi.

    Dhe më vuri tjetër taksë
    Për çdo copë të kësaj jete
    Brenda jetës më la jashtë
    Qiraxhi edhe pas vdekjes.
    -------------------------------------------------
    Të krijosh domethënë... të krijosh.
    Përshëndetje i nderuar...
    Të tregoj se vazhdimisht jam me ty - ndjej me kënaqësi frymëzimin tuaj...

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Qiraxhi

    Dhe në qoftë Zoti krijues
    S'ma dha jetën me qira
    Qind për qind më la zotrues
    Që në lindje, në gjithshka.

    Dikush tjetër, racë si unë
    Jetën time pronësoi
    Me një firmë e një vulë
    Nëpër ngastra ma coptoi.

    Dhe më vuri tjetër taksë
    Për çdo copë të kësaj jete
    Brenda jetës më la jashtë
    Qiraxhi edhe pas vdekjes.
    -------------------------------------------------
    Të krijosh domethënë... të krijosh.
    Përshëndetje Mondi!
    Shumë e bukur dhe krenohem që kam shok një poet.
    Gjithë të mirat!

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Përshëndetje Mondi!
    Shumë e bukur dhe krenohem që kam shok një poet.
    Gjithë të mirat!
    Besoja
    -------------------------------------------
    Bashke me falenderimin theksoj qe dhe une krenohem per nje mik si ty, i dashur Beso. Na lidhi e para poezia, pastaj e "lidhem" ne ate...
    Te pershendes me vargje...

    Mes dallgësh

    Qesh me të madhe
    Me të madhe qaj
    Me oshëtimë dallge
    Thellësi oqean.

    E mira përplaset
    Përplaset e keqja
    Mes dallgësh mbahem
    Anije pa vela.

    Një jetë pa jetë
    Një vdekje pa vdekje
    I vetëm jo vetë
    Mes dallgësh gjej prehje.
    -------------------------------------------------
    Të krijosh domethënë... të krijosh.

  5. #65
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750

    Mos qesh ne heshtje
    Qeshu me ze o mik,
    Mos lejo sikur mua
    Qeshja te te behet armik!

    Qesh edhe kur nuk te qeshet
    Qesh edhe kur te tjeret qajn
    Ndoshta dikur te bashkangjiten
    Edhe ata qe se ndalen vajin!

    Nje jete kemi te gjithe
    Athua s'ditem ta jetojm
    Ne vend te buzqeshjes
    Te perlotur e kalojm!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Te pershendes e panjohura me vargje te tjera...

    Paradoksi im

    Pyetje ka patur më shumë se përgjigjet
    Përgjigje ka patur më shumë se pyetjet
    Prapë do mbetet pyetje pa zgjidhje
    Dilemash pa fund, njeriu do mbetet!

    Gëzim ka patur më shumë se dhimbja
    Dhimbje ka patur më shumë se gëzimi
    Dhimbje e gëzuar do mbetet lindja
    Vdekja mbase, një çast pushimi.

    Shkatërrim ka patur më shumë se krijim
    Krijim ka patur më shumë se shkatërrim
    Paradoks i kohës me qënie njerin
    Koha vetë, paradoksi im!
    -------------------------------------------------
    Të krijosh domethënë... të krijosh.

  7. #67
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Qiraxhi

    Dhe në qoftë Zoti krijues
    S'ma dha jetën me qira
    Qind për qind më la zotrues
    Që në lindje, në gjithshka.

    Dikush tjetër, racë si unë
    Jetën time pronësoi
    Me një firmë e një vulë
    Nëpër ngastra ma coptoi.

    Dhe më vuri tjetër taksë
    Për çdo copë të kësaj jete
    Brenda jetës më la jashtë
    Qiraxhi edhe pas vdekjes.
    -------------------------------------------------
    Të krijosh domethënë... të krijosh.

    E bukur kjo poezi Mondi.I lexoj rregullisht krijimet e tua.Krijimtari te mbare.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mbaresi pac gjithmone ne jete, i dashur Riza!
    Te ka ndodhur ndonjehere te luash me shenjat e pikesimit? Mua me ndodhi pak me pare dhe mes lojes se tyre, se si me erdhen ca vargje, qe nuk kane nderin te quhen poezi. Megjithate, po i hedh ketu per pak argetim.


    . ? !

    Ve pikën, ku duhet pikpyetja
    Sa herë më lodhin përgjigjet
    Çuditësen pikë e gjeta
    Vertikale pas shpirtit që dridhet.

    Pikpyetjen ve, ku duhet pika
    Sa herë më çlodhin përgjigjet
    Vertikale gjithnjë pikçuditsja
    S'më ndahet që ditën e lindjes.

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Paske të drejtë

    Paske të drejtë e dashur
    U bëra një muaj femër
    Oh, ç'mashkull i keq qenkam shfaqur
    Që s'dija tjetërlloj një zemër!

    Qenkam veç fajtor, e dashur
    Të lutem, nuk kërkoj të më falësh
    Nuk di nga ç'botë kam ardhur
    Të lutem pak nga jotja t'më japësh!

    Tash jam avokat i përjetshëm
    E pranoj këtë zanat ëngjëllor
    Ne meshkujt në botë të vetëm
    Pa femrën qënkemi, një KOT!
    -------------------------------------------------
    Të krijosh domethënë... të krijosh.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Udhëheqësit!?

    Çuditërisht të vetkrijuar
    Të krijuar veç në sytë e botës
    Kodi i tyre, ende i pazbuluar
    Mbetur ende, enigma e kohës.

    Dikur shpallur nga qielli vetzbritës
    Dikur, zbritës nga tempuj perëndish
    Sot të pjellur nga mitra e politikës
    Që vazhdon të vetmbarset, çuditërisht!
    -------------------------------------------------
    Të krijosh domethënë... të krijosh.

Faqja 7 prej 20 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •