Pershendetje Mondi!
Une i lexoj per here te pare dhe natyrisht miku im te pergezoj.
Gezuar festen dhe kalofsh mire!
Pershendetje Mondi!
Une i lexoj per here te pare dhe natyrisht miku im te pergezoj.
Gezuar festen dhe kalofsh mire!
Gëzuar Shën Vlashin juve në Eladë .
Ka akoma kafe të ngrohtë në xhevze ???? E bën të mirë kam dëgjuar.
Të bën Mondi ty taze kafe, nga ajo me ajkë, kurdo që të vish.
Vargjet e mëposhtme, më shumë bile se të çastit, i shkrojta(kështu më mirë, se të them, i krijova) fill pas poezisë tënde, Post Mortum e një Don Zhuani.
AntiValentini Don Zhuan
Lerë një e zerë tjetër
Nuk më ka pëlqyer
Në një kohë tre njëherësh
Kam patur, gënjyer.
Vdiste për mua e para
E dyta më shumë
E treta ish' më e shkathta
Mbi të tria, unë.
Në të majtë njerës i thosha
"Të ka zili tjetra"
Djathtas tjetrës i betohesha
"Je për mua jeta!"
Ziheshin me njera-tjetrën
Shkulnin rroba, flokë
Unë një e kisha zemrën
Ndarë në tre copë.
Kë të lija, kë të mbaja
Të tria i desha
Një e katërt del pastaja
Katër dhe gënjeshtrat.
Oh, ç'mu turbullua koka
Gënjeshtrash gënjeva
Në takim i vetëm shkova
Ç'më la vetë dhe vetja!
--------------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.
Nuk më thua, e pesta , ajo e asaj strofës në msn , që ben gjithshka tjeter përveç kafesë ku profesionist je vetë, e lexoi këtë poezinë ?
E bukur vërtetë.
Do të të ngacmoj prap, por jo sot se s'jam në nge ! Nesër, është një dit e re.
Dhe ti, Brut?
As më duhet Jul Qezari
Për ca trimërira
Thonë kohës ish' i pari
Romës-Perëndia.
E ç'i mbeti asaj kohe?
Histori në letër
Një Perandori prej Romke
Si çizme e vjetër.
Sot më duhet Qezar Juli
Për një fjal' habie
Kur një dorë shpatën i nguli
Shpatë pabesie.
"Dhe ti, Brut!?", e sytë mbylli
Nuk i dhembi plaga
Dorë e mikut që ja nguli
Ish' sa mijra shpata!
--------------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.
Nuk ishte " k'të" ngacmimi jo, k'të" ishte një shaka. Po të shohësh tek - Il rragazzo della via Gluck, - do kuptosh dhe për ç'ngacmim e kisha fjalën.
Më kupto i dashur Nardi, që këtu më punon mendja, shpirti dhe dora për vargun, poezinë dhe asgjë tjetër.
Bile mund të qeshësh po t'ju përgjigja pyetjes se sa bëjnë 1+1, me =11!
Poshtë çdo poezie, vetëm poezi, për poezinë.
Miqësisht, i dobti në matematikë, mondishall.
-------------------------------------------------
Të krijosh domethënë... të krijosh.
Fishkja e lules
Një lule dhuroi i pabesi
Ndaj lulja vetvetes u fishk
Por ngjyra e kuqe i mbeti
Dhe vajza e lumtur, ish'.
Sa priti lulja e gjorë
Të çskuqej, të fishkej vërtet
Por vajza e ledhatonte me dorë
Dhe gjallë e mbante në jet'.
"Fajtore" kjo lule e kuqe
Vaditur nga shpresa e madhe
Kur erdhi dita të fishkej
U fishk në shpirt të ksaj vajze.
-------------------------------------------------
Të krijosh domethënë... të krijosh.
Krijoni Kontakt