Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786

    Ana e bukur e medaljonit

    Mbretėresha e Zelandės sė Re nderon me ēmim, shqiptarin nga Kosova


    AUKLEND (31 Dhjetor) - Masar Krasniqi, njė shqiptar nga Kosova, ėshtė nderuar me Ēmimin e Mbretėreshės, njė ēmim ky i lartė qė u jepet njerėzve tė shquar nė Zelandėn e Re pėr merita tė veēanta. Gazeta mė e madhe e Zelandės sė Re "The Neė Zealand Herald"(NZH) shkruan nė numrin e sotėm se Masar Krasniqi ka emigruar para gjysmė shekulli nė skajin mė tė largėt tė rruzullit- "fundin e botės" nė Zelandėn e Re. Ky ēmim i lartė u jepet njerėzve tė shquar nė kėtė vend pėr merita tė veēanta tė cilat i kontribojnė mirėqėnies dhe ardhmėrisė sė Zelandės sė Re. Zotin Masar Krasniqi e thėrrasin nė Zelandėn e Re "babai" i komunitetit dhe i palodhuri duke punuar me tė drejtat e refugjatėve ėshtė nderuar me Ēmimin e Mbretėreshės pėr Shėrbim nė Komunitet, citon gazeta nė fillim tė shkrimit. Gazeta vazhdon duke shkruar se kur zoti Krasniqi mbrriti para 50 vjetėve nė Zelandėn e Re ishte njė azilant politik i rėndomotė si gjithė azilantėt kur fillojn "aventurėn" me rrugėt e kurbetit. dxh/mr (QIK/BalkanWeb)

  2. #2
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    PRISHTINE (3 Janar) - Kongresisti amerikan Henry Hyde do tė riprezentojė rezolutėn pėr pavarėsinė e Kosovės tė njohur deri mė tani me emrin "Gilman-Lantos", nė seancėn e ardhshme tė Kongresit nė Ėashington. Koha ėshtė tė prezentohet kjo rezolutė para se tė aprovohen projektligjet pėr dy vitet e ardhshme, thonė pėr zyrtarė tė Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane. dxhko (BalkanWeb)

  3. #3
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Aeroporti i Prishtinės do tė certifikohet sipas standardeve ndėrkombėtare

    Viti 2002 nė aviacionin kosovar


    PRISHTINĖ, 5 JANAR - Aeroporti i Prishtinės (AP), i shkatėrruar plotėsisht pas konfliktit tė vitit 1999, vitin 2002 e pėrmbylli me 5.700 fluturime dhe mė se 900 mijė udhėtarė, duke mos llogaritur kėtu refugjatėt dhe ushtarakėt, tha tė shtunėn pėr KosovaLive Adem Gashi, drejtor i AP-sė. Gashi tha se Aeroporti i Prishtinės ka bėrė tė gjitha pėrgatitjet pėr vitin 2003 qė tė operojė normalisht si aeroport ndėrkombėtar, pėr ēka edhe do tė certifikohet sipas standardeve ndėrkombėtare. “Nė muajt korrik dhe gusht tė vitit 2002, kur mėrgimtarėt ktheheshin pėr pushime nė vendlindje, kishte 570 deri 580 fluturime nė muaj, kurse brenda njė dite 18 deri 20 sosh”, thotė Fetie Sibahu, pėrgjegjėse pėr fluturime nė AP, e cila shton se edhe tash brenda ditės bėhen 16-18 fluturime. Sipas drejtorit tė AP-sė, fluturimet po zhvillohen pa probleme, kurse kėrkesat pėr shėrbimet e pasagjerėve dhe kompanive plotėsohen me rregull. “Linjat mė tė shpeshta janė pėr Zvicėr dhe Gjermani, ndėrsa me zgjerimin e AP-sė janė krijuar kushte mė tė mira pėr shėrbime edhe mė cilėsore pėr pasagjerėt”, tha Gashi. Gashi tha se me fillimin e punės sė terminaleve tė reja ėshtė ngritur shkalla e sigurisė 200 pėr qind, sepse nė hyrje tė tyre bėhet njė kontroll detaj, qoftė e pasagjerėve apo pėrcjellėsve tė tyre. “Nga katėr sportele sa kishim dikur, tani kemi nėntė sosh, nga dy hyrje-dalje tash janė katėr, nga tre parking- pozicione, tash janė pesė”, tha ai. Sipas tij, problemet me tė cilat janė ballafaquar aviokompanitė mė herėt kanė qenė instalimi i dobėt i navigacionit, mirėpo kjo tek ne ėshtė pėrmirėsuar falė donacionit nga Britania e Madhe IFD me 10 milionė DM qė ka bėrė edhe ndriēimin komplet dhe vendosjen e stabilimenteve pėr udhėheqjen e aterimit dhe fluturimeve. AP-ja ėshtė porta kryesore e lidhjes sė Kosovės me vendet perėndimore. Si aeroport i vetėm civil, ai nuk ka kapacitete tė mjaftueshme pėr fluturime sipas kėrkesave gjithnjė nė rritje, sidomos gjatė verės dhe pėr festat e vitit tė ri, kur mėrgimtarėt kthehet pėr pushime. Gashi ka thėnė se nė AP nuk mund tė bėhen fluturimet natėn, pasi qė pėrgjegjėsit e KFOR-it kanė konstatuar se nuk ka kushte tė mjaftueshme sigurie. AP-ja ėshtė rihapur mė 15 tetor tė vitit 1999 nga Kombet e Bashkuara (KB), nėn organizimin e stafit lokal dhe mbikėqyrje tė faktorit ndėrkombėtar. (KosovaLive)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •