Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Londer:KURTH Shqiptareve Qe Prodhonin Euro Falco



    KURTH SHQIPTAREVE QE PRODHONIN EURO FALCO

    GAZETA SHQIPTARE


    Sėrisht shqiptarėt bien viktima tė gazetarit investigativ Mazher Mahmud.


    Gazeta britanike NEWS OF THE WORLD nėpėrmjet gazetarit investigativ Mazher Mahmud, ka depėrtuar nė grupin e shqiptarėve kėsaj rrale nė qytetin e Leedsit tė cilėt falcifikonin paundin britanik dhe monedhėn europiane euro.

    Ka qėn sėrisht njė kontakt shqiptar i gazetarit, i cili i ka treguar atij rreth aktivitetit tė fallcifikimit tė parave nga njė grup shqiptarėsh tė cilėt banonin nė qytetin e Leedsit dhe qė kishin lidhjet e tyre me njė grup tjetėr po shqiptarė nė veri Londėr.

    Nė krye tė grupit tė falcifikatorėve sipas Mahmud qėndronte njė shqiptar me emrin Myzafer Murataj.
    Nėpėrmjet njė personi i cili e njihte Myzaferin, gazetari hyn nė bisedime me tė duke pretenduar se donte tė blente, nė sasi tė madhe kartmonedhash tė falcifikuara paund.

    Ai fillimisht takohet me Muratajn nė hollin e Queens Hotel nė Leeds ku dhe ai banonte. Nė takim Murataj shoqėrohej nga dy persona tė tjerė tė cilėt mendohet se ishin bashkėpuntor tė tij.

    Murataj njė djalė rreth tė 30 tave, i veshur me njė xhaketė tė zezė lėkure, dhe me disa varse floriri nė qafė, hyn direk nė temė duke i thėnė gazetarit se nėse ai ishte gati ai mund ti shiste atij njė sasi prej 10.000 kartmonedhash paund tė falcifikuara prerje 20 paundėshe, me njė vlerė gjashtė paund pėr njė prerje 20 ce.

    “Unė i pėrdor ato nėpėr pabet e Leedsit ka thėnė Murataj i cili mė vonė i ka treguar gazetarit se nėse ai ishte i interesuar edhe per euro ai mund ti siguronte sepse edhe ato ai i falcifikonte.

    Kjo oferetė e shqiptarit bėri qė gazetari ti kushtonte mė shumė vėmendje oferetės sė re tė hedhur nė tavolinė nga Murataj, duke harruar pazarin e kartmonedhave paund, dhe duke shprehur njėkohėsisht interes pėr njė shumė tė madhe eurosh tė falcifikuara.

    Pėr tė pėrfunduar biznesin Murataj i kėrkon Mahmudit njė takim nė stacionin e trenit Victoria nė Londėr.

    Kur euro hyri nė qarkullim, Janarin e shkuar u pretendua se ajo ishte e pamundur qė tė falcifikohej, por Murataj ditėn e takimit me gazetarin nė njė kafene nė stacionin e trenit nxjerr nga xhepi njė top kartmonedhash euro prerje 50 duke buzėqeshur dhe duke reklamuar kualitetin e lartė tė tyre.
    Po ashtu ai ka treguar se paratė shtypeshin nė Londėr dhe se letra speciale pėr shtypjen e tyre vinte nga Shqipėrija sėbashku me fillin sigurus qė ka kartmonedha ka nė mes.
    Mė pas Murataj ka thėnė “Ne mund ti kemi gati dy miljon euro pėr dy orė, ju mund ti qarkulloni ato pa problem shumė shpejt sepse njerėzit nė Britani nuk i dallojnė nga qė nuk i pėrdorin.
    Ē’do prerje 50 euro kushton 30 stėrlina, por unė i shes 8 paund pėr copė, ka pėrfunduar ofertėn e tij falcifikatori Murataj.

    Nė takim ai ka qėnė i shhoqėruar nga njė shqiptar tjetėr i quajtur Nik, i cili ka ndėrhyrė nė bisedė duke thėnė se “ Ne jemi nė Wood Green nė veri tė Londrės dhe mund tė na takosh kur tė duash.”

    Kartmonedhat e falcifikuara mjeshtėrisht nuk dallohen fare nga origjinalet duke filluar nga pasha e letrės,si dhe kopjimi perfekt i hologramit.

    Pėr tė fituar kohe gazetari i ka thėnė, shqiptarėve se pas disa ditėve ai do vinte tė blente shumėn nė fjalė tė eurove.

    Gazeta pas botimit tė shkrimit tė dielėn, i ka vėnė nė dispozicion tė policisė tė gjitha materialet filmike dhe fotografike mes gazetarit tė saj Mazher Mahmud dhe shqiptarėve.


    MAZHER MAHMUD TMERRI I SHQIPTARĖVE.

    Nėse grupet kriminale shqiptare derim dje kanė pasur frikė dhe u kanė treguar te kujdeshem nga policija tani duhet tė kenė njė frikė tjetėr, kesaj rralle frikė nga njė gazetar, i cili njė njė periudhė dy mujore ka vėnė nė shinjestėr tė investigimeve tė tij aktivitetin kriminal nė rritje tė shqiptarėve nė Britani.

    Mė 28 Tetor 2002 gazetari ka publikuar detajet e investigimit tė tij, me disa falcifakatorė shqiptarė qė kishin arritur tė falcifikonin travel document njė tip pasaporte pėr emigrantėt nė Britani.

    Ndėrsa nė fillim tė Nėndorit Mahmud tashmė i mėsuar me shqiptarėr duke pasur ndihmėn e njė INFORMOTORI bėn investigimin mė sensacional tė vitit pėr gazetėn NEWS OF THE WORLD duke pretenduar se Elbasanlliu Lulzim Balliu sėbashu me disa Rumun po pėrgatiste rrėmbimin e kėngėtares Victoria Beckam.Ky investigim pushtoi tė gjitha mediat elektronike dhe tė shkruara botėrore.
    Si pasojė e kėtij investigimi Balliu dhe kolegėt e tij u arrestuan, por ēuditėrisht pėr ta nuk ka ende asnjė akuzė pėr rrėmbim paēka kanė kaluar plot 67 ditė nga dita e arrestimit. Ata mbahen nė burg derim tani vetėm me njė akuzė atė pėr vjedhje tė njė ēallme antike.
    Balliut do ti duhet tė dalė para njė trupi gjykues pėr tė pestėn herė rrallazi mė 20 Janar datė ku ndoshta detektivat qė po hetojnė kėtė ēėshtje do ti ngrinė akuza tė reja.

    Pėrderimsa aktiviteti Kriminal i shqiptarėve do tė vazhdojė, po ashtu dhe Mazher Mahmud do jetė ndjekės afėrt i tyre pėr tė bėrė investigime tė tjera.
    Mesa duket ai dhe shqiptrėt kanė vendosur “mardhėnje” tė mira bashkėpunimi, ata me krime dhe Mahmud me investigime kundra tyre.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shijaksi-London : 07-01-2003 mė 08:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •