Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Treshja kunder Dyshes.

    Shtypi sotem per konfliktin mes treshes dinamovite Gjinushi, Mejdani ,Klosi ndaj dyshes tiranase Nano, Berisha.



    . . . . . . .

    Gjinushi: Ai qė mund tė quhet front, do tė formohet me tė gjitha forcat qė e kundėrshtojnė kėtė pakt personal mes Nanos dhe Berishės

    INTERVISTE/ Flet Kryetari i PSD: Saliu po bredh nėpėr rrethe sepse baza e PD ėshtė kundėr pazareve

    Gjinushi: Pakti im me Meidanin
    "Njė front kundėr linjės politike Nano-Berisha"


    ---------------------------------------------------------

    al.kre

    TIRANE

    Kryetari i PSD-sė, Gjinushi, shpjegon se ėshtė shumė afėr nė qėndrime me ish-presidentin Meidani. Gjinushi thotė se ish-presidenti ėshtė vlerėsuar nga ana e PSD-sė pėr qėndrimin e tij realist nė lidhje me paktin Nano-Berisha. Nė njė intervistė pėr Gazetėn, Gjinushi nuk e pėrjashton mundėsinė e njė pakti, ku Meidani tė bėjė pjesė nė frontin e disa politikanėve qė janė kundėr marrėveshjes mes lidershipit tė PS-sė dhe tė PD-sė. "Ky front mund tė veprojė vetėm nė rast se pakti mes Nanos e Berishės bėhet linjė politike dhe i dėmton institucionet e shtetit", thotė Kryetari i PSD

    Dje Gjinushi e ka komentuar kėtė marrėveshje, duke e quajtur personale dhe aspak institucionale mes pozitės dhe opozitės. Kryetari i socialdemokratėve i ka quajtur dy persona tė dėshtuar Nanon dhe Berishėn, duke thėnė se ata po ua hedhin tė tjerėve baltėn qė ia kanė hedhur njėri-tjetrit pėr 10 vjet me radhė. Faktin se marrėveshja mes Nanos dhe Berishės ėshtė personale, Gjinushi e shpjegon se ajo s'do tė zgjasė shumė. Nė tė kundėrt, sipas tij, do krijohet njė front pėr tė mbrojtur institucionet shtetėrore nga kjo marrėveshje personale mes dy personave.

    Cilat janė marrėdhėniet tuaja me ish-presidentin Meidani?
    "Marrdhėniet miqėsore janė shumė tė mira, siē kanė qenė gjithmonė. Ne kemi vlerėsuar edhe qėndrimin politik tė ish-presidentit Meidani, pėr ēėshtje qė lidhen me paktin e fundit mes Nanos dhe Berishės. Qėndrimin e tij kundėr, Meidani e ka bėrė publik. Pėr qėndrimin dhe pėrvojėn e tij ne e kemi vlerėsuar. Sepse gjithė kėtė qė po ndodh Meidani e shikon me realizėm".

    Ju deri mė tani keni dhėnė komente rreth asaj qė e quani pakt Nano-Berisha, si mendoni qė ta kundėrshtoi kėtė?
    "Ne s'kemi asnjė kundėr marrėveshjes sė bėrė mes partive. Ajo qė ėshtė shkruar nė marrėveshje dhe ku thuhet se pozita dhe opozita do tė bashkėpunojnė ėshtė gjė e mirė. Ne e mbėshtesim, s'ka asgjė tė keqe tė pranohet njė politikė e re, por duhet qė gjithēka tė diskutohet nė tryeza. Tė merren vendime tė pėrbashkėta, duke i diskutuar ēėshtjet. Ne vėrejmė se nuk po veprohet kėshtu dhe marrėveshja funksionon si njė pakt personal mes dy personave.
    Nėse kjo kthehet nė linjė, ne do tė reagojmė nė front kundėr kėtij pakti. Deri tani ai ėshtė njė pakt personal dhe ne mendojnė se nuk ka ndonjė jetė tė gjatė pėr tė vazhduar. Elektorati i sė Majtės ėshtė mė i qetė, sepse shikon se ka rėnė paqja nė PS, por e kundėrta ndodh nė bazėn e PD-sė. Shikoni Berishėn sesi po bredh nė rrethe; ka javė qė pėrpėlitet tė sqarojė bazėn, ēka tregon se PD-ja nuk pyetet pėr marrėveshjet e fshehta qė lidh, por ndodhet para faktit tė kryer".

    Keni gjetur mbėshtetės nė partitė e tjera pėr kėtė qėndrim tuajin dhe si mendoni se do tė reagojė ky front pėr tė cilin ju flisni dhe kush do tė bėjė pjesė nė tė, do jetė Meidani?
    "Nėse qėndrimi dhe marrėveshja mes Nanos dhe Berishės kthehet nė njė linjė politike nė dėm tė institucioneve tė shtetit, ne sigurisht qė do tė reagojmė ndaj saj. Ai qė mund tė quhet front, do tė jetė me tė gjitha forcat qė e kundėrshtojnė kėtė pakt personal mes Nanos dhe Berishės. Dhe nga ata ka, si brenda PS-sė, ashtu edhe nė parti tė tjera politike, qė e kanė kundėrshtuar paktin. Ashtu siē e ka kundėrshtuar edhe ish-presidenti Meidani. Nė kėtė moment do tė shikohen edhe veprimet, por ne tani kėrkojmė qė marrėveshja mes pozitės dhe opozitės tė zbatohet nė rrugėn e duhur".

    . . . . .
    Ish-presidenti: Fatkeqėsisht nuk kam njė zyrė

    Meidani: Akuzat e Berishės? Nuk mė bėjnė mė pėrshtypje ulėrimat e rrugės


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ish-presidenti Meid-ani i cilėsoi shpifje tė paskrupullta akuzat e hedhura ndaj tij, si njė mbrojtjės i ish-kreut tė SHISH-it, Fatos Klosi. Nė njė intervistė pėr Top-Channel, ai e cilėsoi absurd faktin qė ende nuk gėzon asnjė zyrė dhe detyrohet t'i shprehė mendimet e tij nė ambiente publike.

    Ju akuzoheni nga Berisha si mbrojtės i Klosit...
    Nuk e di se ēfarė deklaron zoti Berisha. Etika ime qytetare dhe si ish-president nuk mė lejon tė merrem me shpifje tė paskrupullta tė ēdo individi. Mė lejoni t'ju kujtoj njė histori tė vogėl. Para pak kohėsh, nė apartamentin e ri mė ka bėrė pėrshtypje njė individ qė ulėrin rrugės, sidomos kur e ngacmojnė. Nė fillim dilja nė dritare pėr tė parė se ē'bėhej, ndėrsa tani nuk mė bėn mė pėrshtypje e bėrtitura e tij, ndėrkohė qė i bėn akoma pėrshtypje qenit tim.

    A jeni takuar me Klosin?
    Nuk kam pasur mundėsi, por nė mėnyrė normale mund tė takohem edhe me tė, nė qoftė se kėto ditė do tė bėj njė vizitė nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės pėr tė takuar disa miqtė e mi tė vjetėr.

    Me se po merreni aktualisht?
    Eshtė njė jetė fare ndryshe, nuk ėshtė me atė intensitet si mė parė, pėrpiqem qė tė luaj njė rol pozitiv nėpėrmjet shkrimeve, nėpėrmjet kontakteve, por intensiteti i mėparshėm mė mungon. Edhe kushtet janė tė tilla, qė e krijojnė kėtė mungesė intensiteti.

    Jeni thjesht Rexhep Meidani apo anėtar i Partisė Socialiste?
    Ju mė pyesni si qytetar dhe ky ėshtė Rexhep Meidani.

    E morėt teserėn e partisė?
    Aktualisht po pėrgjigjet qytetari Meidani, i cili fatkeqėsisht nuk ka njė zyrė ku mund ta ndihmojė edhe shtypin me mesazhet e tij dhe fatkeqėsisht u detyrova tė zbres nga kafeneja pėr tė dhėnė kėtė intervistė.

    Kur do tė merreni drejtpėrdrejt me politikėn?
    Unė po merrem me politikė dhe po vazhdoj tė merrem me politikė dhe me shoqėrizim, sepse jam i bindur qė pėrvoja jetėsore ėshtė e tillė qė mund tė jap njė kontribut, sado modest, pėr shoqėrinė shqiptare.

    . . . . . .
    Komisioni "Ngjela" ka shprėndarė nė mbledhjen e djeshme formularė nė tė cilėn pėrcaktohen drejtimet e punės qė duhet tė ndjekin ekspertėt e Komisionit nė grumbullimin e dokumentacionit tė nevojshem mbi punėn e deritanishme tė SHISH-it

    Komisioni parlamentar i drejtuar nga Ngjela ka aprovuar emrat e tetė teknicienėve. Pritet OK nga Qeveria

    Njerėzit e Gazidedes hetime Klosit
    Ekspertėt qė janė zgjedhur kanė qenė mė parė nė SHIK


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ish-ekspertė tė Shėrbimit Informativ kombėtar (SHIK) kryesisht tė kohės sė Gazidedes, tashmė do tė jenė nė shėrbim tė Komisionit hetimor pėr SHISH-n, pėr tė verifikuar veprimtarinė e kėtij institucioni dhe tė Klosit.

    Komisioni "Ngjela" ka shprėndarė nė mbledhjen e djeshme formularė nė tė cilėn pėrcaktohen drejtimet e punės qė duhet tė ndjekin ekspertėt e Komisionit nė grumbullimin e dokumentacionit tė nevojshem mbi punėn e deritanishme tė SHISH-it. Tetė ekspertėt, tė cilėt janė pėrzgjedhur nė mėnyrė tė barabartė sipas propozimeve tė bėra nga dy partitė kryesore, ajo Socialiste dhe ajo Demokratike, janė pothuaj tė gjithė specialistė tė fushave tė ndryshme si: juristė, ekonomistė apo tė fushės sė kriminalistikės, qė kanė punuar pranė SHIK-ut nė kohėn e Bashkim Gazidedes. Por, kėta duhet mė parė tė marrin autorizim nga kėshilltari pėr sigurinė kombėtare pranė presidencės, pasi asnjė gjykatė apo organ tjetėr nuk mund tė autorizojė njė person pėr tė kryer hetime pranė njė institucioni tė tillė siē ėshtė SHISH. Sipas burimeve brenda Komisionit, kėta e kanė filluar punėn konkrete disa ditė mė parė, duke bėrė tė mundur grumbullimin e njė pjese tė materialeve, qė konsiderohet si shumė e rėndėsishme nė faktimin e akuzave tė ngritura nga opozita nė drejtim tė SHISH-it. Nga kėto dokumente ėshtė arritur pothuaj nė tė njėjtin pėrfundim me konkluzionet e Kontrollit tė Brendshėm tė Kėshillit tė Ministrave, tė cilat ua ka vėnė nė dispozicion kryeministri Nano anėtarėve tė Komisionit. "Tashmė edhe ne kemi arritur nė pėrfundimin se SHISH-i ka pasur dijeni se do tė ndodhte vrasja e deputetit Azem Hajdari, por ka heshtur, ndėrkohė qė po vėrtetohen edhe abuzimet me fondet e kėtij institucioni, ku pėrfshihen edhe ato tė pėrfituara nga shėrbimet e huaja, tė cilat arrijnė nė miliona dollarė", u shpreh njė prej anėtarėve tė Komisionit. Po ashtu, sipas tij, shumė shpejt do tė grumbullohet edhe materiali i nevojshėm qė do tė vėrtetojė akuzėn qė rėndon mbi SHISH-in pėr pėrgjim tė politikanėve, si tė spekrtit tė majtė, ashtu edhe atij tė djathtė. Nga ana e ekspertėve kjo punė shikohet si njė thikė me dy presa, pasi nga njėra anė do t'u duhet tė njihen me materiale tė cilat do tė nxirrnin fakte kompromentuese pėr politikanė qė njihen si tė papėrlyer; ana tjetėr, se pėrballė kėtyre fakteve mund tė mos arrihet deri nė fund suksesi nga ana e Komisionit hetimor, i cili do tė heshtė pėrpara kėtyre materialeve.


    Lista e ekspertėve qė do hetojė SHIK-un e Klosit

    Rrok Nikaj
    Mėno Dede
    Theofan Gjermenji
    Besnik Xhidri
    Neshat Fana
    Memo Pashai
    Sino Sinoruka
    Dashnor Memishi

    . . . . .
    Drejtues tė shtypit pritet tė rrėfejnė nė Kuvend

    Komisioni: Tė thirren dhe gazetarė


    --------------------------------------------------------------------------------

    Implikimi i SHISH-it me median do tė jetė nė planin e punės sė Komisionit hetimor pėr Shėrbimin Informativ Shtetėror. Krahas 3 drejtimeve tė deritanishme si: vrasja "Hajdari", pėrgjimet politike apo abuzimet me fondet nga ky institucion, deputetėt e kėtij komisioni, si dhe ekspertėt e ngarkuar pranė tij, do tė fillojnė tė hetojnė rreth implikimit tė SHISH-it me median. Nė kėtė drejtim pritet qė anėtarėt e Komisionit tė thėrrasin pėr shpjegime njė pjesė tė mirė tė drejtuesve tė gazetave, tė cilat mund tė kenė publikuar shkrime ku janė pasqyruar fakte apo materiale lidhur me ēėshtjet mbi tė cilat do tė hetojė ky komision. Njėkohėsisht do tė hetohet edhe rreth mundėsisė sė investimit nga Shėrbimi Informativ Shtetėror pėr njė pjesė tė shtypit tė shkruar, pėr qėllimet e drejtuesve tė kėtij institucioni. Sipas anėtarėve tė Komisionit, ėshtė pėrpiluar njė listė paraprake pėr personat qė do tė dėshmojnė, ku pėrfshihen kryeredaktorė apo edhe botues tė gazetave, gjatė viteve tė mėparshme kur mund tė kenė ndodhur edhe ngjarjet, por qė emrat e tyre nuk bėhen publikė.

    . . . . . .
    Ngjela: Stop hetimeve pėr PS e PD


    --------------------------------------------------------------------------------

    Kryetari i Komisionit hetimor pėr SHISH-in, Ngjela, u ka kėrkuar ekspertėve qė do tė punojnė pranė kėtij komisioni qė tė jenė tepėr tė kujdesshėm nė dokumentacionin qė do tė sjellin, veēanėrisht ato materiale qė mund tė kompromentojnė, si Partinė Socialiste dhe atė Demokratike. Nga materialet e para mėsohet se kanė dalė edhe fakte qė mund tė jenė kompromentuese pėr tė dyja forcat politike, por qė janė cilėsuar nga kryetari Ngjela si tė panevojshme dhe qė nuk u shėrbejnė pikave nė tė cilat ėshtė orientuar puna e kėtij komisioni. Ai u ka kėrkuar atyre qė tė pėrqendrohen vetėm nė piketimet e deritanishme si: vrasja e deputetit Hajdari, pėrgj-imet politike dhe abuzimet me fondet, ndėrkohė qė nga ekspertėt u shpjegua se ka materiale qė mund tė prekin ndonjė parti, por ndihmojnė nė zbardhjen e sė vėrtetės.

    .....
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    40
    Komisioni Hetimor per SHISH-in eshte ngritur nga Kuvendi i Shqiperise ne kundershtim me "Rregulloren e Kuvendit" dhe me ligjin "Per komisionet hetimore".
    Komisionet ne sipas ketyre ligjeve perbehen nga te gjitha grupet parlamentare te Kuvendit. Ne komisionin "Ngjela" jane perjashtuar te gjitha partite e tjera, pra e kane kthyer kete komision ne pseudokomision.
    Kane perjashtuar ne menyre flagrante forcen e trete politike ne vend Partine Demokrate (Reformatoret), PLL dhe PBK, pra nje parti perendimore dhe dy te tjera nacionaliste.

    Qellimi: Ky komision heton kryesisht vrasjen e deputetit Azem Hajdari. Javet e fundit z.Berisha nderroi taktike duke akuzuar grupe terroristesh per vrasjen e tij, dihet nga te gjithe se z.Berisha ka akuzuar z.Nano si urdherusin e vrasesve te z.Hajdari, per te cilen ai eshte shprehur se ka mjaft prova.

    Pra me kete komision vetem me besnike te dy partive PDSH dhe PS kerkohet te fshihet e verteta mbi vrasjen e z.Hajdari si dhe shume probleme te tjera, vjedhje, dosje te politikaneve te korruptuar te dy partive (PS-PDSH) qe nuk duan te behen publike nga dyshja Nano-Berisha.

    Anetaret e komisionit "Ngjela" jane te akuzuar direkt si te perlyer ne korrupsion: S.Ngjela; i akuzuar si avokat i firmave piramidale dhe debitor i tyre, ish Minister i Drejtesise. B.Fino; i akuzuar nga z.Nano si i perfshire ne afera koruptive dhe me linja te pista trafikantesh. M.Muēi; i akuzuar per korrupsion ne Ministrine e Privatizimit, po nga z.Nano etj etj.
    Vallja dyshe "Nano-Berisha", ka ngaterruar ritmin e kohes, vallja e tyre tashti nuk kercehet me. Ata paten si muzike kallashet per dhjete vjet, muzika e sotme ato i ēorienton, sado qe mundohen te luajne kembet dhe duart si te moderuar. Atyre u tingellon ne koke melodia e qiftelise dhe e daulles.

    Fansat e ketyre dy lidereve duhet ta kuptojne se diēka nuk shkon, prandaj te analizojne me vemendje veprimet e tyre, ne menyre reale dhe pa tifo.

    Ju falenderojme per mirekuptimin
    Dreret

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mirseerdhe z Nard ne kete forum!

    Shqetsimi juaj se mos komisioni Fino-ngjela tallet me hetimet kunder Shikut eshte i drejte.
    Kritikat filloni me Finon, gruaja e te cilit ka gisht ne Korrupsionin e viteve te fundit.
    Ne se nuk jeni grupi juaj ne ate Komision mos e tragjedizoni sepse keni fusha plot ku mund te luftoni.
    Kto dite gjykata denoi me vetem 2 vjet burg kriminelin pellumb Neli qe vrau gruan dhe te "dashurin" e gruas.
    Me kete ju dha zemer e krah cdo banditi te vrase gruan, pra vajzen e dikujt sa here qe tu shkrepet.
    Ju e dini se vrasja e grave nga burrat e "ndershem" shqiptare eshte bere epidemi dhe eshte harruar per cudi qe zgjidhjet e problemeve te "nderit te Familjes" i ben Gjykata ashtu si ne cdo shtet modern (jo Nigeriano-taleban).
    Ku jemi ketu.. ne cfare shekulli??
    Komisionet Parlamentare jane ne varesi te numrit te deputeteve dhe ne se nuk merrni pjese diku mos qani as ju as ato partite e vogla me nga 7 antare..
    Megjithate ju z Nardi (dreret e pdr) keni mundesi te kontrolloni edhe duke mos qene ne kete Komision sepse jeni brenda ne Parlament.
    Filloni luften kunder korrupsionit ne vete Partine tuaj.
    Kush ja dha truallin Lush Per Palit per te ngritur Klub ne lulishten e bukur pran ministrise mbrojtjes.
    Shkoni ne Fier ku policia kapi nji trafikant vajzash dhe i cili rezultoi pronar hoteli 9 katesh. Po keshtu rezultojne pronar hotelesh ne Plazh e Tirane dhjetra trafikante te tjere vajzash.
    Zbuloni kush ja dha trafikanteve lejen e truallit.
    Ngriheni popullin ne kembe qe te denohen maksimalisht ata qe rrembyen vajzen e mitur ne Roskovec para nji jave.
    Zbuloni kush e dha lejen e truallit per ngritjen e kullave te "bin-ladenit" ne krah te ish ministrise vjeter te jashtme(perballe piramides Enverit ) dhe ku i gjeten mundesite per biznes bashkpronaret e atyre kullave Skendo dhe Kosta.
    A nuk ju ra ne sy juve Drereve gjate ndertimit qe autostrada Laprake-Vore nuk ka asnji mbi kalim ose nenkalim per te lidhur fshatrat ne te dy krahet e Autostrades dhe kjo ben qe katundaret nevojtare te cajne autostraden me karroca e Gomere dhe ajo autostrade qe nga fillimi e deri sot eshte bere Varreze ku hane koka cdo dite dhjetra njerez.
    Pse nuk ju vret veshin juve fakti qe ish kompleksi i kampeve te puntoreve dhe kuadrove megjithe PISTEN ne plazhin e Durresit eshte bere Prone e nji familjeje mafioze te tmershem te Hasanajve.
    Pse Gaz Demi eshte bere pronar i Hotel Butrintit ne Sarande?
    Kush eshte ai..mos valle eshte krijuesi i Lidhjes Prizerenit apo organizatori kongresit Manastirit.

    Keni plot objekte per tu ceplendisur juve e nuk ju ka mbetur vetem Komisioni anti-Klos per te luftuar korrupsionin.

    Megjithate per inat te Vjehrres mos shkoni te fleni me Mullixhine...pra te beheni ne nji front me Skafistet e Gjinushit.
    Atij Sali Kelmendit i thoni se Tiranen ngeli ta zbukuroje Ed Rama sepse Saliu ish i zene me dhenje trojesh per kioska.


    Suksese!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    40
    Z.Brari,
    Une ngrita nje shqetesim per Komisionin Hetimor "Ngjela", qe nuk ka te beje me probleme te tjera, gjithsesi ju mund te keni te drejte ne ato qe shkruani.
    Persa i perket menyres se ngritjes se komisionit dhe perfaqesimit qe eshte bere ne kundershtim me ligjin, desha mendimin tuaj dhe te tjerve.
    Persa i takon problemeve te tjera ne mund te shkembejme pikepamje ne adresat private.
    Gjithsesi ju falenderoj per pergjigjen.
    Nardi
    Dreret

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD

    ------------

    Shkrimtari i madh pėrshėndet marrėveshjen pozitė-opozitė nė njė takim me tė rinjtė elbasanas

    Kadare: Janė tė izoluar kritikėt e marrėveshjes

    Shkrimtari ynė i madh Ismail Kadare ka vizituar Elbasanin, duke u bėrė "karshillėk" pushtetarėve qendrorė dhe lokalė, qė kanė qenė sot tė pranishėm nė Elbasan. Qindra tė rinj, studentė dhe tė shkollave tė mesme, kanė pėrshėndetur me entuziazėm praninė e shkrimtarit tė shquar Kadare, shoqėruar nga botuesi i tij Bujar Hurdhri, ndėrkohė qė Kadare ka bėrė kujdes qė takimi i tij tė mos ishte zyrtar, me solemnitet pushtetarėsh, por njė bashkėbisedim me lexuesit e tij, ku nuk kanė munguar as pyetjet politike. Duke folur pėr letėrsinė, Kadare u shpreh se, "fatkeqėsisht, letėrsia shqiptare nė botė ėshtė pak e pėrkthyer, edhe pse Shqipėria hyn ndėr vendet ku shkrimtari respektohet, ashtu si dhe letėrsia e tij. Publiku shqiptar hyn ndėr ata mė tė mprehtėt dhe me sensibilitet".

    Shkrimtari ynė i shquar ka shprehur respektin e tij pėr disidencėn shqiptare dhe veēanėrisht pėr disidentėt e letrave, njė prej tė cilėve ai ka cilėsuar shkrimtarin Bilal Xhaferri, si mė i shquari i kohės sė tij. Megjithėse ai tha se, "nė Shqipėrinė e Enver Hoxhės nuk di ndonjė qė tė ketė dalė hapur dhe tė botojė nė shtyp thirrje politike anti regjimit, sepse nė Shqipėri nuk ka patur zbutje, por ka patur stalinizėm, deri nė fund tė regjimit diktatorial".

    Duke dashur tė jetė sa mė korrekt me tė rinjtė qė e pyetėn atė pėr realitetin shqiptar, Kadare u shpreh se, "pavarėsisht nga klasa politike pėr tė cilėn unė kam rezerva, Shqipėria ka njė tė ardhme tė sigurtė dhe tė begatė, me ose pa kėtė klasė politike. Kjo nuk ėshtė njė klasė politike e shkėlqyer, por ajo nuk mund tė pengojė rrjedhėn e historisė, sepse shqiptarėt kanė njė shans tė madh historik. Interesat jetike tė shqiptarėve koinēidojnė me frymėn europianizuese. Kėtu e shikoj unė tė ardhmen. Pavarėsisht se ka njerėz qė duan ta minosin kėtė situatė, sepse nuk janė dakort me marrėveshjen pozitė– opozitė, qė pėr mua ėshtė pozitive, ata janė tė izoluar. Duan a s’duan ata, Shqipėria e ka marrė rrugėn e vet drejt Europės".

    Ndėrsa nė lidhje me interesimin dhe vlerėsimin e rinisė pėr veprat e tij, ai u shpreh se, "mė vjen mirė qė nė Elbasan gjej kėtė klimė qė mė pėlqen" dhe qė ai e pėrgėzoi kėtė me faktin se "elbasanasit janė bashkėbisedues tė kulturuar", se "Elbasani ėshtė qyteti qė udhėhoqi arsimin shqiptar, duke e ēuar Normalen nė troje mbarėshqiptare".

    H. Zane






    ----------------

    Nardi !

    partia juaj pdr ose Partia e Pollos thone se ne votimet e fundit ka marre vota sepse njerzit e ngaterronin me Pd e Berishes.

    Megjithate juve perseri mbetet Parti e vogel.

    Sipas votave kerkohet dhe perfaqsimi.
    Kur ke pak adhurues do te thote se perfaqson pak njerez dhe natyrisht ske pse kerkon ne cdo komision te kesh perfaqsues sepse ashtu i bie qe nji deputet i juaji te jete i kudondodhur ne cdo komision e deputet te partive te medha te mos puthin kurre ne asnji komision, pra te kemi disproporcion te drejtash.
    Partia juaj di arithmetik dhe ti permbahet arithmetikes, hesapet e te ciles i ka bere populli ne Votim.

    Juve deshet te hyni ne Komisionin NGJELA jo per te zbardhur KRIMET por per ti mbuluar ato ashtu si BIZHGAT E FINOT.

    Ju jeni bere rezerve e Mafies.
    Nuk e di a sepse jeni servila nga natyra apo ndani me ta fitimet.

    Nuk eshte e vertete se ju ka perzene Berisha juve por juve menduat se Berisha eshte "anije qe po mbytet" dhe vrapuat te ikni.
    Kjo pa burreri ju falet por bashkveprimi juaj i koheve te fundit me Gjinush-Braho-Broka -Mejdanet bie ere e keqe.

    Akoma nuk po shikoj qe ju te mendoni vete si Parti.

    Juve ju lexojne populli pa deklaruar akoma qendrimet.
    E dini si ju lexojne?

    Mjafton te dihet cka thene Berisha dje dhe te pritet se cdo thoni ju Neser.

    Sikur Berisha te thote sot se Toka e zjarrte ndodhet ne skajin me jugor te kontinentit Amerikan ju te nesermen do thoni..jo kjo eshte shpifje sepse ajo ndodhet ne Veri te Kanadase.


    miqesisht
    Brari

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    40
    Z.Brari,
    Me vjen keq qe flisni shume me "tifo" politike dhe nuk tregoheni realist, te pakten keshtu mu krijua bindja nga ato qe ti shkruan.
    Duhet te keni te qarte se PDr ka dale mbi pese here ne zgjedhje qe nga 24 Qershori dhe ka patur nje rritje te konsiderushme ne elektoratin shqiptar (11 Nentor 2001 zgjedhjet ne Delvine parlamentare dhe ka fituar 13.2 %, me 17 Shkurt 2002 ne Lezhe zgjedhje lokale dhe ka fituar 12.6 %, pra pa sigel por me emra kandidatesh). Ky eshte argument qe duhet te bindesh qe kjo parti po rritet dhe po behet e besueshme. Nje argument tjeter per 24 Qershorin 2001, votat qe kane marre kandidatet tane jane te njejta ose ne diference te vogel (+-) me ato qe ka marre partia, cka do te thote se nuk ka asnje vote te dhene kot.
    Ne u ndame nga Berisha, jo kur ai ishte i mbytur (i tille ishte ne 1997) por atehere kur e kuptuam se ai nuk mund te ndryshoje, kur ai e kishte te pamundur me ate imazh qe vazhdon te kete qe te fitoje besimin e elektoratit te qendres dhe te djathte.
    Ne nuk u ndame, por nje pjese e mire e deputeteve dhe politikaneve te PD mbeshtetem Pollon ne kandidimin e tij, me vone te gjithe ne u perjashtuam nga z.Berisha.
    Per arsye kohe dhe vendi po e le me kaq, po deshe argumente te tjera mund te jap sa te duash, hamendjet i kam pak inat.
    Pershendetje Nardi
    Dreret

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    40
    Z.Brari,
    Persa i perket komisionit hetimor per SHISH-in, nuk na ka ngelur ndonje merak qe nuk morem pjese, se ai degjeneroi ne punen e tij. Ndoshta ju nuk keni informacionin e duhur, por ju bej te qarte qe na baze te ligjeve dhe rregullores se Parlamentit, cdo komision parlamentar krijohet me perfaqesimin e te gjitha grupeve parlamentare, ne menyre te vecante ato hetimore. Mund te lihet jashte ndonje grup qe eshte krijuar me deputet "borgj" si Lacoja ose Agrarja, por kurrsesi grupi i trete politik ne Parlament.

    Prezenca e jone ne kete komision vetem sa e kishte bere me te besueshem, dhe nga ana e jone do te ishte kerkuar kryesisht te hidhej drite mbi vrasjen e z.Hajdari (dhe jo me broqkulla; a'eshte spiune Xhoana Nano, apo pse Klosi ka hargjuar leke me shume se duhet).
    Ky komision u ngrit per te hequr balten e dy protogonisteve te politikes shqiptare te ketyre 12 viteve, balte qe ja kishin hedhur njeri-tjetrit per 12 vjet rresht.
    Kater vite rresht Berisha akuzoi Nanon si urdherusin dhe organizatorin e vrasjes se z.Hajdari, duke thene qe kam prova te pakundershtueshme per kete (tashti Prokuror te Pergjithshem ka ish-keshilltarin e tij, pse nuk ja dergon keto prova?!!).
    Nuk e di a'keni dijeni se c'fare i bene zj.Hajdari 'berishianet' ne nje mbledhje partie kur ajo priti per ngushellim Ilir Meten nje vit me pare, kurse kete vit Berisha ishte ne te njejten kohe me 'marksistin' Servet Pellumbi tek shtepija e Azemit!!!
    Pse ndodhin keto?!! Se Berisha ka ndryshuar kursin dhe eshte bere mik per koke me Fatosin ta gezoje dhe ja pafte hajrin, por me keto veprime vetem po len te djathten shqiptare pergjithmone ne opozite!!
    Para disa muajsh z.Pollo i kerkuan qe te jete zv/Kryeminister dhe Minister i Jashtem, ne kembim te votave tona per President z.Nano, ai nuk e pranoi nje gje te tille, por u rreshtua ne nje tavoline me Berishen dhe e detyruan Nanon te terhiqej dhe President sot eshte Mosiu. Berisha i harroi te gjitha dhe sot me shume e mbron ai qeverine socialiste se komunistat qe jane ne radhet e PS.
    Nese keni ndonje gje te paqarte apo ju deket e tepert, me shkruaj se une perseri te pergjigjem, por te lutem me shume kerkoj te jesh me realist dhe argumentues.
    Pershendetje Nardi
    Dreret

  8. #8
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    z nardi!
    me vjen mire qe nje kryetar i nje grupi parlamentar ,sic jeni ju,ben pjese ne forumin tone.
    brari duhet ta dish mo mik vellai qe partia demakrate e re eshte e vetmja parti ne spektrin politik shqiptar qe ndarjen e vendeve ne parlament e ka bere ne proporcion me votat e marra nga cilido kandidat i saj.dhe ske se si ta quash partia e "pollos" kur dihet qe pollo seshte deputet edhe pse eshte kryetar i kesaj partie pasi per te njejten arsye u nda nga doktori (smundi te duroje diktaturen e dr berishes).
    se dyti partia e "poolos " (ashtu sic te pelqen ty ta quash) humbi mbi tre vende ne parlament nga mafiozlleku i nanos dhe prap se prap ,ne te mire te vendit , i pranoi ato zgjedhje me kusht ndryshimin e kushtetutes per ligjin e zgjedhjeve.
    dhe se treti e uroj personalisht nardin dhe stafin e partis se tij per hyrjen ne si vezhgus ne partite e djathta evropiane dhe ne te njejten kohe i uroj dr berishes te beje durim se do ti vije edhe atij koha per tu fut.
    shendet!
    PAUCA SED MATURA

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    40
    Z.Mariglen,

    Me vjen mire qe gjej realista edhe ne "Forum" edhe per ēeshtje disi te nderlikuara politike, mbasi shtypi i ka percjelle ngjarjet sipas klaneve te caktuara politike.

    Une lexoj here pas here "Forumin" marr pjese shume rralle ne te shkruar, por me teper me pelqejne ato analiza politike qe jane reale, te argumentuara qofshin keto edhe te hidhura per mua.

    Une kam ndjekur mjaft rubrika interesante, sondazhe, te cilat me kane ndihmuar ne punen time, kjo mund te jete edhe nje lloj lidhje me njerzit qe flasin dhe mendojne krejtesisht te lire, kjo ju mungon shume politikaneve sot. Ato rrethohen nga njerez qe kane interesa, servila, qe vetem ju thurin lavdi per partite e tyre etj, pra duke u shkeputur ne nje fare menyre nga realiteti.

    Partia Demokrate eshte nje parti e re, me fryme perendimore, nuk mund te krahasohet me partite e tjera (te cilat kane kaluar numrin 60), por perpiqet qe te jete nje parti kryesore ne vend qe te luaje nje rol percaktues ne spektrin e djathte shqiptar.

    Jo me kot nje parti per gjashte muaj arrin te behet force e trete politike ne vend, dy fishon dhe trefishon rezultatin me pas, dhe se fundi pranohet anetare vezhguese ne PPE e vetmja parti nga trojet shqiptare ne kete formacion politik Europian ku marrin pjese disa kryeministra te Europes.

    Por, vrejtjet, sugjerimet, alternativa te ndryshme, besoj se do te na benin mire qe ti degjonim dhe lexonim ne kete "Forum" p.sh: si mendohet te percillet marrveshja personale "Nano-Berisha", ēfare mendoni per zgjedhjet lokale, si mendoni te paraqitemi ne si force politike, ēfare problemesh mund te shtrohen ne Parlament, si mendoni per transparencen e piramidave etj.

    Pershendetje
    Nardi
    Dreret

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74
    Politika eshte nje shqetesim qytetar qe me te drejte ndjehet dhe perjetohet ne emigracion.Asnje vend ne bote nuk do te ishte indiferent perballe nje fakti te tille qe 30-40%e popullates se afte per pune ndodhet jashte kufijve zyrtare te shtetit.
    Shqiperia dhe shqiptaret kane shume halle dhe kane jetuar ne pritje me iluzione per te hyre ne europe.Nje klase ka para me thes dhe nje pjese marrin buke me liste,rrofte emigracioni qe politka i qan hallin se iku truri kombit apo dikur e etiketuan jashteqitja e kombit ato qe pretendojne cmime nobel.
    Nuk e kuptoj perse nuk luftohet qe te perfshihen ne votime shqiptaret ne emigracion duke ju mohuar shprehja e vullnetit tyre politik.
    Shqiperia eswhte ende vendi i absurdeve,bllokmenet e djeshem dhe bllokmenet e rinj jane po ato por kane nderruar kostumin,fjalorin,kane marre nje pasaporte te demokracise,Deri kur?! Shume zhurme per komisionin Ngjela,perse Ngjela gjendet gjithmone kur: Amnistia Marsit,Kur Nano do dilte nga burgu Minister Drejtesie,Sek marr pub ne PD kur do vinte marreveshja,pse ne kete komision etj koincidenca per ironi te fatit.Kush e mori thesarin,qeveria sulmoi Z.Berisha,kush i hapi depot ne mars etj etj kur do merren pergj edhe kete rradhe me kot lodheni miqte e mi.Z Berisha mundet per fatet e ketij vendi te pranoi te pertype shume gjera por te presim e shpresojme....vitet rendin ....
    Z Nardi e pergezoj per natyren e hapur qe ka dhe do ta vleresoja si indivit,ne Shkoder flasin mire per te,e kjo nuk eshte pak.Politika eshte jo e lehte dhe nuk behet brenda dites
    Faleminderit sepse nuk thashe asgje

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  2. Luftrat,Konfliktet qe jane zhvilluar pas luftes se dyte boterore
    Nga YlliRiaN nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 20:06
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Kryeministri i Kosovės jep dorėheqjen
    Nga rudo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •