Britania e Madhe po kthehet në një vend të populluar nga kriminelët
Media angleze shkruan sot se, në Britani strehohen një numër i madh personash që kanë probleme me drejtësinë e mes tyre dhe 80 shqiptarë që janë të kërkuar për krime të ndryshme.
Në një shkrim të sajin, e përditshmja “The telegraph”, shkruan se, Britania e Madhe po kthehet në një vend të populluar nga kriminelët, të cilët kanë aplikuar për të fituar azil në këtë shtetet.
Sipas saj, pjesa më e madhe e këtyre personave janë shqiptarë, të cilët me identitet të rremë, të ikur nga lufta Ballkanike, jetojnë në Angli.
Gazetave britanike “The Telegraf” shkruan “80 vrasës shqiptarë janë të mirëpritur në Britani”. Në shkrim theksohet se megjithëse janë të kërkuar nga “Interpoli” shumë kriminelë nga Shqipëria mund të lëvizin të lirë, pasi kanë marrë nënshtetësi britanike.
Qeveria angleze po merr masa ndaj këtij fenomeni, duke siguruar me tepër kufijtë e saj.
Krijoni Kontakt