Nga Dr. Salih es-Salih
Nënshtrimi i njeriut ndaj Krijuesit të Tij është esenca e Islamit. Emri "Islam" është zgjedhur nga Zoti, jo nga njeriu. Kjo është e njëjta Porosi Bashkuese që u është shpallur të gjithë pejgamberëve dhe të dërguarve nga Allahu dhe të cilën ata e përhapën midis popujve të tyre përkatës. Në formën e saj përfundimtare i është shpallur Muhamedit [paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të] si një porosi e plotë për tërë njerëzimin. Zoti, Allahu, është Krijuesi i vetëm dhe i vërtetë që meriton të adhurohet. Kurrfarë adhurimi s'duhet t'i bëhet gurit, statujës, kryqit, trekëndëshit, Homeinit, Farakhanit, Ilajxhes, Malkolm X apo Y, Gandit, Krishnes, Budës, Mahatmës, Perandorit, Diellit, Hënës, Dritës, Zjarrit, lumenjëve, lopëve, Ramës, tempujve, pejgamberëve, të dërguarve [Po! Muslimanët nuk e adhurojnë Muhamedin, paqja qoftë mbi të], shenjtëve, priftërinjëve, murgjive, yjeve të filmave, shejhëve, etj!!! Të gjitha këto janë qenie apo gjëra të krijuara.
Allahu, është emri i një Zoti të vërtetë. Emri i Tij s'është zgjedhur nga njeriu dhe nuk ka numër apo gjini. Është e njohur që Allah është emri i Zotit në gjuhën Arameike, gjuhën e pejgamberit tonë të dashur, Jezusit, dhe gjuhës simotër të Arabishtes. Emri "Allah" ka qenë përdorur nga të gjithë pejgamberët e mëparshëm duke filluar me Ademin dhe nga pejgamberi i fundit, Muhamedi [paqja qoftë mbi të].
Natyrshmëria e njeriut njeh ç'është mirë dhe keq, ç'është e vërtetë dhe e rremë. Ajo njeh që Cilësitë e Allahut duhe të jenë të vërteta, unike, dhe të përsosura. Ajo nuk ndjen qetësim ndaj çfarëdo degradimi të Cilësive të Tij. Shumë njerëz që u bënë "të pakënaqur me Zotin" bënë kështu për shkak të praktikave të Kishës në Europën mesjetare dhe për shkak të pohimeve se "Zoti banon në një bir" dhe konceptit të "mëkatit të parë". Mirëpo, ata "i ikën" adhurimit të teorisë së re të quajtur "nëna natyrë", si dhe botës "materiale". Më përparimin e teknologjisë materialiste, të tjerët përvetësuan nga fetë e ndryshme konceptin e "harrimit të Zotit" dhe "ta jetojmë këtë jetë dhe të kënaqemi!", pa e kuptuar se ata kanë zgjedhur adhurimin e "zotit origjinal" të Romës: Dëshirën! Si rezultat,"kënaqësia" është duke u kthyer në "vuajtje" nga SIDA.
Tash mund të shohim se i gjithë ky përparim materialist dhe laik prodhoi një vakum shpirtëror që çoi në probleme komplekse shoqërore, ekonomike, politike, dhe psikologjike. Shumë nga ata që "ikën" nga "feja" e tyre, janë në kërkim të sërishëm. Disa përpiqen "t'i ikin" kompleksitetit të përditshmërive të tyre nëpërmjet mënyrave të ndryshme. Ata që patën rastin ta ekzaminojnë Kur'anin dhe Islamin, vazhdojnë me një mënyrë të plotë jetese, e cila i tregon njeriut të vendosë një qëllim për praninë e tij në tokë. Kjo është e mirënjohur në Cilësitë e Allahut dhe atë çfarë Ai kërkon nga njeriu. Ai nuk do që njeriu t'i robërojë ndonjë perëndie të rreme: natyrës, drogave, epshit, parasë, njeriut tjetër, dëshirës, apo seksit. Ai i ofron njeriut dëshmi se Ai është që mund të nxjerrë nga pengu, në mënyrë që njeriu të mund ta lirojë veten nga robërimi ndaj ndonjë forme të krijimit dhe t'i kthehet vetëm Krijuesit të tij. Ky krijues ka Cilësi të Përsosura. Ai është i Pari, asgjë s'është përpara Tij, i Përjetshmi. Tek Ai është kthimi përfundimtar, kur çdonjëri do të trajtohet në mënyrën më të drejtë dhe të përsosur. Ai nuk lind e as që është i lindur. Ata që i atribuojnë hyjninë Jezusit, harrojnë apo injorojnë faktin që Jezusi ishte në mitrën e një nëne. Atij i nevojitej ushqimi; ai u lind dhe u rrit të jetë një burrë. Atij i është besuar Ungjilli si një porosi për fëmijët e Israelit:"Sepse, Hyu është një i vetëm, një i vetëm është edhe Ndërmjetësi [dmth një i dërguar mes Zotit dhe fëmijëve të Israelit] midis Hyut e Njerëzve: Njeriu – Jezu Krishti". [1 Timoteu 2:5]. Një njeri i dërguar thërret popullin e tij që mos ta adhurojnë atë:"Nderimi që ma japin është i kotë!" [Mateu 15:9]. Një njeri që ka nevojë të hajë, të ecë, të flejë, të pushojë, etj… s'mund të ketë cilësi hyjnore ngaqë ai ka nevojë dhe Zoti [Allahu] është Vetë-Mjaftues.
Përsa i përket Budizmit, Hinduizmit, Zoroastrianizmit, Marksizmit, dhe Kapitalizmit, s'ka përkushtim për adhurimin e qenieve/gjërave të krijuara në një formë apo tjetrën. Çifutët i patën atribuar një përkatësi "kombëtare" Allahut. Ata e etiketuan atë "Zot Fisnor" për fëmijët e Israelit. Burrat dhe gratë që ndjekun këto "fe" qenë lindur në prirje natyrore për nënshtrim ndaj Krijuesit të tyre, Allahut. Janë prindërit e tyre që i patën shtyrë ata në traditat e tyre përkatëse. Sidoqoftë, një herë kur njerëzit t'u jenë hapur Shenjave të Allahut rreth tyre apo në Kur'an, apo ndokujt që shkreh fitren e tyre [prirjen natyrore për ta adhuruar Allahun], procesi i rikthimit fillon dhe mu për këtë shohim një përhapje universale të Islamit. Në Perëndim dhe përkundër shtrembërimeve të shumta të Islamit në media, shumë njerëz pranojnë se Islami mund të jetë besimi me rritjen më të shpejtë. Ndjenja e paanësisë s'mund të arrihet pa një orvatje të çiltër për të njohur Fjalën e Allahut në Kur'an, jo me lajmet 30 minutëshe të mbrëmjes. Kjo është sfida e vërtetë për ata që kërkojnë të Vërtetën. Njeriu është krijuar me një qëllim: ta jetojë një jetë në përputhje me Rrugën e Allahut. Pse jo? A e posedojmë ne ajrin që thithim? A i krijuam ne vetveten apo të tjerët? Apo, a ishim vetë ne Krijuesit? Ne jemi të kufizuar dhe të dobët. Pra, a kemi të drejtë ta injorojmë Krijuesin tonë kur të gjithë ne kemi nevojë për Të?
Islami është në nënshtrimin në adhurim vetëm ndaj Allahut dhe kjo është esenca e të gjithë të dërguarve që u janë dërguar popujve përpara nesh. Allahu është i Drejtë dhe i Urtë. Ai nuk ka për qëllim t'i ngatërrojë krijesat e Tij. Feja e pranuar nga Ai është ajo që Ai zgjodhi. Esenca e saj duhet të jetë një, sepse Ai është një. Ajo është e lirë nga konceptet gjeografike, raciste, dhe të orientuara kah pozita. Ajo është një mënyrë e plotë dhe e përsosur e jetës. Të gjitha këto cilësi janë zgjedhur nga Allahu në fenë e vetme të tij: Islamin. Kur'ani i është shpallur Muhamedit. Ai nuk e ka shkruar atë. Ai ka qenë analfabet. Përkthimi i tij është në dispozicion në shumë gjuhë në libraritë apo Qendrat Islamike afër jush. Ndani kohë për ta lexuar atë dhe ejani në ndonjë Qendër Islamike, apo flisni me ndonjë që i është rikthyer dhe nënshtruar vetëm Allahut.
Krijoni Kontakt