Disa njerëz mendojnë që të jetosh në një shoqëri Islame është "shtrëngim". Mirëpo, Islami është shpallur si një mënyrë e balancuar jetese.
Allahu, më i larti, krijoi të gjithë njerëzit me atë që quhet "Fitra" [gjendje/dëshirë natyrale]1.
Islami pranon që brenda kësaj Fitreje ka motivime që ndikojnë në rolin e njeriut në tokë, p.sh. dëshira e njeriut për të ngrënë, për të pasur shtëpi, dëshira për dashuri dhe seks, për të mbrojtur dhe për t'u mbrojtur dhe të jemi të suksesshëm dhe të fortë. Pa ndonjë formë të kontrollit dhe kufirit, të gjitha këto motivime të ligjshme mund të dëshmohen si të rrezikshme.
Pra çfarë e përbën kontrollin e përsosur për Fitren? Kjo duhet të jetë një metodë që ofron demonstrim të organizuar por praktik se si të balancohen të gjitha këto dëshira natyrale njerëzore. Kjo nuk mund të jetë diçka që shkon kundër Fitres, duke e ngarkuar atë edhe më shumë. Njëlloj, kjo s'mund të jetë diçka që i lejon dëshirës së njeriut të rrjedhë egërsisht pa kurrfarë forme të kontrollit.
Islami është kontrolli i përsosur për Fitren. Ai ofron një metodë hyjnore që e ngre njeriun mbi kafshën dhe pjesën tjetër të krijimit.
Urtësia e kufizuar
Njerëzve u mungon dija e përsosur, e poashtu edhe urtësia e përsosur. Pa marrë parasysh se sa shumë përpiqemi, ne kurrë s'do ta arrijmë mënyrën e përsosur të jetesës vetëm me anë të të menduarit dhe interpretimit tonë. Kjo është arsyeja pse Allahu, më i urti, na e dërgoi Kur'anin dhe pejgamberin Muhamed, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, për të na treguar mënyrën praktike dhe të organizuar të jetës.
Allahu, i përsosuri në urtësinë dhe dijen e Tij, parapëlqei një mënyrë komplete të jetës për ne. Ai i ka vendosur kufizimet dhe rregullat e Tij, të gjitha nga të cilat janët të dobishme për njerëzimin, ndaj edhe nuk kanë nevojë për ndryshim:
"Këta janë kufijtë e vendosur nga Allahu, pra mos iu afroni atyre".[el-Bekare, 171]
"Këta janë kufijtë e vendosur nga Allahu, pra mos i shkelni ata".[el-Bekare, 229]
Për këtë shkak Islami nuk lejon beqarinë [celibatin], ngaqë kjo është shkon kundër Fitres, dmth dëshirës për seks. Beqaria shkon përtej kufijve të kërkuar nga njerëzimi, dhe është diçka që s'mund të përmbushet ngaqë njerëzit janë përcaktuar të lindin. Si njerëz, prej nesh nuk pritet që të agjërojmë çdo ditë gjatë gjithë jetës sonë [për shumicën 30 ditët e vitit paraqesin një mundim të madh]. Poashtu është e pa vend të thuhet "Unë s'do të flej gjatë natës, por do të falem!". Njerëzit nuk janë krijuar nga Allahu për të jetuar në një mënyrë të tillë. Ajo është nje balancim që duhet zbatuar.
Rasti që vijon përshkruan pozitën Islame ndaj një sjelljeje të tillë. Enesi transmetoi se disa shoqërues të të dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira qofshin mbi të, thoshin:"Unë s'do të martohem"; tjetri tha:"Unë s'do të ha mishin"; dhe dikush tjetër tha:"Unë s'do të shtrihem në shtrat". [Me të dëgjuar këtë] Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e lavdëroi Allahun dhe e madhëroi, dhe tha:"Çfarë është me këta njerëz që flasin kështu, kurse unë falem dhe poashtu flej, agjëroj dhe ha, dhe poashtu martohem. Kushdo që ia kthen shpinën Sunetit tim [dmth shembullit tim të jetesës], ai s'ka të bëjë asgjë me mua". [Transmetuar në Sahi Muslim, vëll.2, f.703, nr.32361]
Në anën tjetër, Islami nuk e lejon personin që t'i dorëzohet dëshirave dhe epsheve te veta, si në "civilizimin" bashkëkohor. Islami e njeh dashurinë e njeriut për gruan, fëmijët, arin, argjendin, dhe gjërat tjera. Mirëpo, ai ofron një kufi për sasinë e kënaqësisë të kësaj bote që ne kërkojmë, dhe na përkujton për jetën e përtejme.
"U është zbukuruar njerëzve dashuria për gjërat që i pëlqejnë: Gruan, fëmijët, arin dhe argjendin e shumtë [pasurinë], kuajt e bukur, bagëtinë dhe tokën e punuar. Kjo është kënaqësi e jetës së kësaj bote, por Allahu posedon kthimin e shkëlqyer [parajsën]". [Aali-Imran, 141]
Prirjet dhe dëshirat e Fitres nuk duhet të bëhen synime në jetë. Por, ato duhet marrë në një mënyrë të qëndrueshme. Mënyra se si të ballafaqohemi me to është reale dhe Allahu, më i larti, na ka dhënë një përshkrim të hollësishëm të një qasjeje graduale. Kjo qasje graduale i jep njeriut kënaqësinë e balancuar përsosurisht në jetën e kësaj bote. Metoda e mbajtjes së nje jete të balancuar mirë, s'është një provim qëndrueshmërie për të parë kush po qëndron më shumë. Allahu e ka shpallur Islamin për të na treguar si ta mbërrijmë këtë balancim në një mënyrë të vërtetë. Jeta s'është një provim torturues shpirtëror, ku ju jeni të urdhëruar të jetoni në male apo drunj. Nuk është i detyrueshëm agjërimi gjatë gjithë vitit. Martesa është e lejueshme dhe ju nuk keni nevojë ta rrahni veten tuaj për ta pastruar shpirtin! Por, si muslimanë, ne duhet të ndjekim pejgamberin dhe mësimet e tij të balancuara të jetës dhe jetesës. Siç thotë Allahu në Kur'an:
"Vërtet, në të dërguarin e Allahut ju keni një shembull të mirë për të ndjekur…"[el-Ahzab, 21]
Rregullat kufizuese
Përdorimi i fjalës "kufizuese" shpesh vjen nga ata që mendojnë se jetojnë një "jetë të lirë". Por fakti është se kudo që të shkoni, do të gjeni rregulla dhe sistemime. Për shembull, në vendin e punës, në kolegje dhe universitete dhe më qartë nëpër rrugë, dmth në autostrada. Kudo që të jeni, ka rregulla dhe sistemime.
Islami na ndalon që të ndjekim shumë rregulla që respektohen nga kultura dhe subkultura perëndimore. Megjithkëtë, njerëzit në perëndim janë më se të vullnetshëm për t'i respektuar ato, ngaqë besojnë se këto rregulla do t'i mbrojnë ata. Çfarë gabimi! Subkultura Rejv [Rave: furi, tërbim] është një shembull klasik për këtë. Vallëzimi joformal na dikton "…të pimë sa më shumë ujë, të bëjmë pushime të shpeshta dhe mos të marrim tepër pilula përnjëherësh!" Përkundër këtyre "rekomandimeve", të rinjtë ende po vdesin.
Shoqëria perëndimore është e obsesionuar me "seksin e sigurt", me qëllim që të "parandalojë rrezikun e infektimit me SIDËN". Përkundër disponueshmërisë së gjerë të kontraceptivëve, SIDA ende është në rritje e sipër dhe njerëzit po vdesin sikur mizat nga kjo epidemi vrasëse.
A mendojmë se këto rregulla janë kufizuese? Nëse për diçka, ju do të prisnit që këto të sjellin një ndjenjë kontrolli dhe rendi, si dhe shtimin e kënaqësisë. Pa e kuptuar, njerëzit janë të gatshëm dhe të vullnetshëm të pranojnë ligjet e bëra nga njeriu, ligjet që janë shpikur nga një grup njerëzish dhe që duhet të respektohen nga pjesa tjetër e shoqërisë. Këto ligje nuk janë të përsosura ngaqë njeriu s'është i përsosur, ndonëse njerëzit i pranojnë ato dhe besojnë se do të përfitojnë nga ato.
Një ofertë më e mirë!
Kur Krijuesi i qiejve dhe i tokës po ofron shpërblimin i cili është i madh dhe dobia është e përjetshme, a duhet që ne së paku të shohim se ç'po na ofrohet?
"Ju e dëshironi të mirën e kësaj bote, por Allahu dëshiron [për ju] jetën e përtejme. Allahu është i Gjithpushtetshëm, i urtë".[el-Enfal, 67]
"… në parajsën e lartë. Aty do të ketë burime rrjedhëse. Aty do të ketë frone të ngritura lart. Dhe gota fare afër. Dhe jastëka të renditur. Dhe qilima luksozë të shpërndarë kudo".[el-Gashije, 10-16]
Jeta e kësaj bote ka shumë të mira. Gjëra që Allahu i ka krijuar për ne, që t'i shfrytëzojmë. Por e vërteta është se gjithë këtij luksi dhe dobirave të kësaj bote do t'u vijë fundi. Për shembull, pamja e bukur e personit mund t'i sjell shumë favore gjatë jetës së tij, por a do të jetë kështu kur ai të jetë 60 vjeç. I këtillë është realiteti i pleqërisë.
Njëlloj është me pasurinë. Islami lejon që të fitosh pasuri për sa kohë që s'do t'i shkelësh njerëzit tjerë, dhe s'do t'i shkelësh kufijtë e vendosur nga Allahu. Shembull i kësaj është të detyrosh njerëzit të paguajnë më shumë para se që kanë huazuar në të vërtetë, nëpërmjet pagimit të kamatës.
Sidoqoftë, pasuria s'mund të të bëjë dobi kur të vdesësh, meqë ajo vetëm kalon tek familja e juaj si trashëgimi. E këtillë është njerëzia e shoqërisë moderne, që shumë njerëz madje edhe vriten vetëm që të merret trashëgimia më herët!
Kështu, ne duhet ta shohim veten si udhëtarë në një udhëtim. Udhëtar është ai që vazhdimisht lëviz. Ai do të merr vetëm gjërat e nevojshme, jo gjithë çfarë posedon në jetë. Njëlloj, personi duhet të kuptojë që Allahu nuk i ka përcaktuar lukset e kësaj bote të zgjasin përgjithmonë. Ato ekzistojnë vetëm sa për ta ndihmuar adhurimin që ia bëjmë Allahut, gjë që do të çojë në fundin e udhëtimit – jetën e përtejme. Duke qenë se jemi njerëz, një ditë do të vdesim, dhe përbotshmëritë tona të dobishme e luksoze poashtu do të zhduken. Pasuria e vërtetë njëmendtë është te Allahu në jetën e përtejme. Siç thotë Allahu:
"Duke kërkuar të mirat e zhdukshme të kësaj bote. Te Allahu ka shumë më shumë fitime".[en-Nisa, 94]
Kufizimet e bëra nga njeriu, ekzistojnë në të gjitha aspektet e shoqërisë perëndimore. Industria, udhëtimi, dhe koha e lirë janë vetëm disa nga sektoret që dominohen nga kufizimet njerëzore. Njerëzit automatikisht e marrin si të vërtetë se këto kufizime janë për t'i mbrojtur ata. Pjesërisht kjo mund të jetë e vërtetë, por çfarë në lidhje me kufizimet e Allahut të cilat mund ta shpëtojnë gjithë njerëzimin? Këto kufizime kanë ardhë nga Ai që është i përsosur, jo nga njeriu i cili s'është i përsosur! E ashtuquajtura "liri" e "civilizimit modern", është diçka që është përcaktuar për ju nga një njeri tjetër. Neve shpesh na thuhet se ç'është "politikisht në rregull" dhe çfarë s'është. Na thuhet se kjo është çfarë çdonjëri do të mbartë këtë verë, dhe këtë film duhet shikuar. Këta janë yjet e rinj të Hollywood-it që do të paraqiten. Ju s'duhet të dukeni i "vdekur" në këtë rrobë dhe ju duhet t'i lyeni thonjtë me këtë ngjyrë. Kjo listë është e pafund. E gjithë kjo më pas ripërcaktohet për t'u përshtatur në valën tjetër të trendeve të modës.
Ata që nuk përshtaten etiketohen si bigamistë [që kanë dy gra], mendjengushtë, prapanikë, të dalë mode, dhe kështu me radhë.
Civilizimi modern ju lejon aq liri, saqë mund të heqni dorë nga ligji po që se "keni lidhje të mira". Ligjet shpesh përcaktohen nga një grup i vogël njerëzish dhe të gjithë të tjerët që i përshtatën asaj çfarë ata konsiderojnë të jetë e drejtë dhe e gabuar. Çfarë drejtësie është kjo? Kjo do të ishte më e pranueshme për ata që pranojnë konceptin e të qenit hyjnor të njeriut, koncepti kur njerëzit vendosin ç'është moral dhe imoral, madje edhe nëse kjo bie në kundërshtim me atë çfarë Zoti tashmë ka vendosur për ne. Zoti nuk ka kurrfarë roli në një civilizim të tillë, ngaqë njeriu e ka përvetësuar rolin e zotit. Historia dëshmon për këtë meqë kjo qe mënyra e civilizimeve përpara ardhjes së Muhamedit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, siç thotë Allahu:
"Ata [Çifutët dhe të Krishterët] i morën rabinët dhe murgjit e tyre për zota veç Allahut. [duke iu bindur atyre në gjërat që ata i bënë të ligjshme apo të paligjshme sipas dëshirave të tyre pa qenë të urdhëruar nga Allahu]".[et-Teube, 31]
Qëllimi
Allahu krijoi njeriun dhe njeriu i përket Atij. Allahu vendosi që një ditë njeriu do të vdesë dhe do t'i kthehet Atij. Kjo është domethënia e adhurimit. Ai kërkon bindje, nënshtrim, dhe dashuri absolute për Allahun, në mënyrën që Ai e ka parashkruar.
Ne s'mund ta duam Allahun siç dëshirojmë, veçanërisht nëse nuk e dimë çfarë do dhe çfarë urren Allahu në rend të parë.
Pra, nëpërmjet urtësisë së përsosur të Allahut dhe dijes së pafund, Ai na e dërgoi Kur'anin dhe pejgamberin Muhamed, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe na tregoi se si të shprehet dashuria ndaj Tij:
"Thuaj [O Muhamed njerëzimit]: Nëse vërtet e doni Allahun, atëherë më ndiqni [dmth pejgamberin dhe pranojeni që Allahu është i vetmi që meriton adhurimin, ndiqni Kur'anin dhe Sunetin]. Allahu do t'ju dojë dhe do t'jua falë mëkatet. Allahu është falës, më i mëshirshmi".[Aali-Imran, 31]
Problemi me ligjin njerëzor
Njerëzit me mundësitë e tyre s'mund të vendosin se ç'është mirë dhe ç'është keq për njëri-tjetrin për të gjitha kohërat.
Ligjet e bëra nga njerëzit shpesh përcaktohen nga motivet, ndjenjat, intelekti i kufizuar, besimet dhe paragjykimet personale. Kështu, ata përcaktohen nga këto gabime të rrënjosura. Për këtë shkak ligji njerëzor ka aq shumë vrima dhe mangësi. Ai gjithmonë kërkon ndryshime, modifikime dhe rimodifikime, kohë pas kohe!
Kështu që kur Allahu shpalli Kur'anin dhe shembullin e pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, të gjitha hollësitë përsa i përket të mirës dhe të keqes, apo të drejtës dhe të gabuarës, nuk qenë lënë për natyrën e kufizuar të njerëzimit për t'i përcaktuar vetë ata. Allahu thotë:
"Dhe Ne ta zbritëm Librin [Kur'anin] si SHPJEGIM për GJITHÇKA dhe si UDHËZIM, mëshirë dhe përgëzim për ata që janë dorëzuar [Allahut si muslimanë]".[en-Nehl, 89]
Çfarë thotë Islami?
Kjo porosi Islame i përshtatet Fitres së njeriut. Allahu e krijoi njeriun në formën më të mirë. Ai i dha Fitres së tij mundësi për të besuar në të padukshmen. Kështu, shpirti i njeriut dhe horizontet e tij janë më të gjera dhe më të hapura sesa të pjesës tjetër të krijimit – si shtazëve, shpendëve dhe insekteve. Në natyrën mund të shohim shenjat e Allahut:
"A nuk shohin devetë, dhe si janë krijuar ato? Dhe qiellin, se si është ngritur? Dhe malet, se si janë rrënjosur dhe fiksuar? Dhe tokën, se si është shtrirë?"[el-Gashije, 17-20]
Në vetat tona shohim shenjat e Allahut nëpërmjet shumëllojshmërisë së gjuhëve tona, ngjyrave dhe kombësive.
"O njerëz! Ne ju kemi krijuar nga një mashkull dhe një femër dhe ju kemi bërë popuj e fise, që ta njihni njëri-tjetrin".[el-Huxhurat, 13]
Duke pas qenë thënë kjo, ne duhet tash ta njohim rrugën e përsosur që Krijuesi ynë e ka zgjedhur për ne ta ndjekim, e cila është:
"Vërtet, në të dërguarin [Muhamedin] ju keni një shembull të mirë për të ndjekur".[el-Ahzab, 21]
Ne kemi qenë urdhëruar ta dhurojmë vetëm Allahun pa ortakë. Ne duhet të pranojmë dhe të kuptojmë se Ai është i vetmi Zot i vërtetë që meriton të adhurohet.
"Ta dish [Muhamed] se askush s'ka të drejtë të adhurohet përveç Allahut".[Muhamed, 19]
Për të na ndihmuar që ta bëjmë këtë, Allahu dërgoi pejgamberin Muhamed, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, që ta dorëzojë dhe shpjegojë porosinë e fundit të Islamit, dhe ta na ndihmojë ta njohim dhe ta adhurojmë Zotin tonë në mënyrën më të mirë. Ne na qe thënë të formojmë jetët tona sipas kësaj porosie, me anë të ndjekjes dhe imitimit të të dërguarit të fundit, i cili është udhëzimi ynë i vetëm për ta adhuruar zotin tonë – Allahun.
Kjo është çfarë mendohet kur themi: La ilahe il-Allah, ue Muhamedur Rusul-Allah. "S'ka zot të vërtetë që meriton të adhurohet përveç Allahut, dhe Muhamedi është i dërguari i fundit i Allahut".
Shënim:
1. Kjo mund të shpjegohet si natyrë prej vetiu e njerëzimit për ta njohur të Vërtetën rreth Krijuesit [Allahut], se Ai është i cili vërtet dhe sinqerisht meriton të adhurohet.
Krijoni Kontakt