Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    RiFiLLiMi i Ri Maska e shilera
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Vendndodhja
    TiR
    Postime
    78

    A mundesh te me falesh?!

    Sot u ngrita me dhimbjen e kokes qe me zhbironte si tyriele
    dhe me dhimbjen e trupit qe sme pergjigjej
    Mbreme te tradhetova per te saten here... perseri me ate...te mallkuaren
    Me ate qe nuk dua... kesaj here kur erdhi me gjeti te vetmuar...me mbeshtolli me aromen e saj kundermuese e duke e mpleksur neper krahe ..me perdhunoj ashtu embel .........
    Sa e rende te besh mbrojtjen kur qepallat te rendojn mbi sy ....heshtje.,..Pastaj... zgjati rrenjet dhe me trazoi zgjimin...
    Te thirra me ze te mekur ....lotet pikova mbi varret e kraheve, qe ta fshihja,ankthi fshihej mbi qepalla me dukej makaber ajo qe me beri...dhe ajo si pike ne hapsire ishte akoma aty!
    Ti nuk e pe, ishte fhehur nen mengen e gjate te robdeshanes gjysem te grisur ... Ti nuk ma njohe shikimin, t“u duk i huaj ndaj ktheve supet, une te thirra prape, ti nuk mś pergjigje... Cigarja e urryer qe gojen me puthte tinezish neneqeshi, e "shikon" me tha "askush nuk te mbron dot nga ajo ,eshte shume tinzare per te folur". Ti mendoje se isha une qe e kerkoja por jo ... nga humnera ku rrokullisesha te kerkoja ty te me nxirrje ....nuk doja te vuaja me shume se kaq Tani, pasi pershkoj trupin tim duke lundruar mbi gjakun rubin per te saten here...per nje moment e zuri gjumi....me damaret e zhdervjellet mundohem te te arrij ..Venat me keputen ...flutura shperthen mbi damaret e mi ...e une prap endem pas teje .fragmente ....kujtime ....Ne mengjes ti ishe aty e ndjeja lehtas frymarrjen tende tek rrokulliseshe ne shtrat
    dhe qerpiket qe te dridheshin nga te ftohtet
    ti ishe aty i zhytur ne nje mal me endrra
    duke shijuar gjumin e mengjesit nen rrezen e ngrohte te diellit
    qe lehtas faqet te puthte ndersa une vuaja pasojat e voneses tende ....e ankthit hamletjan "do vish a jo ??"
    E ti mes shiut te dendur erdhe .....me vones si gjithmone .Tragjikomia kish ndollur ...tani do doja te te ulesha prane, te te merrja fytyren e trishtuar nder duar, te te thoja "Sot te tradhetova per te saten here me ate te mallkuar ... ti nese mundesh te me falesh....falme ....me pak vullnet dashurije
    Por nuk mundem,veten genjej ,e di prap do te te tradhetoja ..nse jo neser pas nje jave mbase po .... .E per te saten here prap po te tradhetoj, me dhimbjen
    Ti nese mundesh te me falesh...me fal ................... por eja me heret tme ndalosh se tradhetuari

    ShILeRa
    Kushtim : Atyre qe me dhane pak dashuri me gjith shpirtin e tyre dhe atyre qe mezi priten me ma marre.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Ah more djali!
    Ai qė tradhėton nuk pyet nė vjen herėt a vonė.
    A ka tė drejtė tė tė fali?!Pyet veten njė herė nė ke tė drejtė ta tradhėtosh......deri nė sa here ke menduar?!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Eshte menyre klasike e te trajtuarit poetikisht te problemit te droges.
    Quhet tradheti, e perseri i kendohet me poezi, dhe i kerkohet falje njeriut qe ke prane se e "tradhetove" , per me teper me ate te "mallkuar".

    Ne nje film ishte nje djale qe po tregonte historine e tij me te dashuren, se si e kishte humbur, dhe ja nisi:
    Ne ndanim bashke gjithēka, bla bla bla bla bla,
    por diēka ajo e ndante dhe me te tjeret...
    Degjuesja i tha se i vinte keq, duke kujtuar se e kishte tradhetuar,
    kur ky e kishte patur per drogen.

    Ben goxha efekt kur tregohet si alegorike

    Duke vene re dhe permendjen e damareve, do thoja se e ka fjalen per Heroinen.
    Per kokainen do duhej te thoshte:
    Mushkria u mbush me ajer, gati s'plaste, me pas marrje fryme, sikur dhe ato te ndjeheshin fajtore ....
    etj etj etj.

    o zot ēa poeti qe jam.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga xfiles : 27-01-2009 mė 10:16

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga Besoja Lexo Postimin
    Ah more djali!
    Ai qė tradhėton nuk pyet nė vjen herėt a vonė.
    A ka tė drejtė tė tė fali?!Pyet veten njė herė nė ke tė drejtė ta tradhėtosh......deri nė sa here ke menduar?!
    Eh, mor Beso djali!
    dy rrugė ka.... o,...o
    Po mė mirė, ja njė sftrofė e njė vjershe tė Dritėro Agollit

    Grua, pėr ty u zura me Lekė Dukagjinin
    E fjalė kėmbeva nė malet me fletė,
    Po Lekė Dukagjini ishte trim e bir trimi
    Dhe s’mundej dot lehtė...
    Po Lekė Dukagjini nuk ishte Leka i Lecit,
    Qė bėn njėqind lėshime nė punė;
    Lekė Dukagjini i rrepti i tė rreptit
    Ma tundre para syve kanunė
    Dhe gjėmėn lėshonte sikur shkėmbi kur bie nė pėrrua:
    O mbaje gruan kėshtė si them unė,
    O lėre gruan, se s’je pėr grua!”
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  5. #5
    RiFiLLiMi i Ri Maska e shilera
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Vendndodhja
    TiR
    Postime
    78

    Question hmmm

    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Shume krijim i lezetshem,
    mos valle ajo me te cilen e ke tradhetuar eshte ndonje lloje droge?
    mendoj se thelbin e ke gjetur
    arsyetimi eshte ky qe une vazhdoj ta tradhetoj........ me dijen e tij dhe me heshtjen e tij mundohem te percjell netet kur me le vetem a mund te ma fali ai kte tradheti ??
    Kushtim : Atyre qe me dhane pak dashuri me gjith shpirtin e tyre dhe atyre qe mezi priten me ma marre.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    ti je femer apo mashkull?
    per fat te keq ne jete duhet e zgjedhesh, ose njeren ose tjetren, ēfaredo qofshin keto "njera" dhe "tjetra".

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga shilera Lexo Postimin
    mendoj se thelbin e ke gjetur
    arsyetimi eshte ky qe une vazhdoj ta tradhetoj........ me dijen e tij dhe me heshtjen e tij mundohem te percjell netet kur me le vetem a mund te ma fali ai kte tradheti ??
    Perderisa hesht mendoj se ai te fal kte tradheti qe me shume eshte tradheti ndaj vetvetes perpara e pastaj ndaj tij....

  8. #8
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anėtarėsuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Nga rreshti " mendoj se ti je aty i zhytur ne nje mal me endrra " me jep te mendoj se je vajze. Ne menyre te vaget arrita te ckodoje, se ndoshta partneri yt eshte ne djeni te ceshtjes aty ku thua" ti nuk ma njohe shikimin, une te thirra prape ti nuk mu pergjigje. Si duket ama ti i ke premtuar qe nuk "do ta tradhetosh me" por se ke mbajt fjalen dhe t'ia ripohosh kete gje ke frike. E di cfare me trishton me shume ne historine tende, fakti qe je vetem ne mes te m*tit, sepse me ben te mendoj se nuk e ke suportin e tij. Por deshiron ta kesh. Ti deshiron te dalesh nga humnera, ti kerkon ndihme... Nqs eshte keshtu,thuaji, shpjegoja, nqs te do do te kuptoje, do te te ofroje ndihmen e tij, jam e sigurt per kete
    Elegance is an attitude.

  9. #9
    RiFiLLiMi i Ri Maska e shilera
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Vendndodhja
    TiR
    Postime
    78

    Angry ehe

    Citim Postuar mė parė nga angelina o2 Lexo Postimin
    Nga rreshti " mendoj se ti je aty i zhytur ne nje mal me endrra " me jep te mendoj se je vajze. E di cfare me trishton me shume ne historine tende, fakti qe je vetem ne mes te m*tit, sepse me ben te mendoj se nuk e ke suportin e tij. Por deshiron ta kesh. Ti deshiron te dalesh nga humnera, ti kerkon ndihme... Nqs eshte keshtu,thuaji, shpjegoja, nqs te do do te kuptoje, do te te ofroje ndihmen e tij, jam e sigurt per kete
    angelina vajze jam
    flm per citimin mendoj se me shume per suportin e tij e ndihmen kam nevoj ta kem afer per te mos ren rishtazi nji viktim e heshtun nder rrejtat merimang-gjiganteske nder ulluqet e qelbta qe vet shoqeria makabre me ka fut pa me tregu rrugdalje ........ Mendoj se ndihma ma e mire do ishte te me mbushte diten me ide jo te me lej vetem me iden se do gjej mall tek ajo tjetra ne pamundesi me qen me te ..............
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shilera : 27-01-2009 mė 12:42 Arsyeja: jam goc
    Kushtim : Atyre qe me dhane pak dashuri me gjith shpirtin e tyre dhe atyre qe mezi priten me ma marre.

  10. #10
    pa meshire per injorancen Maska e stella_senza_cielo
    Anėtarėsuar
    30-07-2008
    Vendndodhja
    Ne qiell pa diskutim....po jo ne ate qiell qe te gjithe deshirojme...ky qielli ku jetoj une ka shume mbeturina njerezore....qe fatkeqsisht vetem po te isha e tille do dija ti shmangia e ti torturoja :p
    Postime
    617
    Me duket me teper nje krijim sesa nje realitet.....nuk e di pse po kjo histori s'me bind as si tradhti me femer/mashkull por as si tradhti ne kuptimin qe i gjeti Xfile(edhe pse kjo e fundit pranohet )......gjithsesi mbetem tek ajo qe me duket kthjesht nje krijim.....
    adesso si che ho trovato il mio cielo forever and ever

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Anekdotat huggos
    Nga huggos nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 27-12-2009, 13:40
  2. Ē'ka do tė thotė: "T'ia falėsh veten dikuj tjetėr"!
    Nga Davius nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-08-2005, 04:51
  3. Te me falesh...
    Nga xhulia nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 18:16
  4. Fiks Fare I
    Nga Ferdinandi nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 351
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 05:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •