Sa qejfli qenka ky mo aman.
ne spital rrinte gjith turinj, kishte frike njeriu ti afrohej dhe ta pyese ndonje gje..atje gjasme mbante qendrim.
te ishte kaq i qeshur dhe me pacientet mire do ishte....
Sa qejfli qenka ky mo aman.
ne spital rrinte gjith turinj, kishte frike njeriu ti afrohej dhe ta pyese ndonje gje..atje gjasme mbante qendrim.
te ishte kaq i qeshur dhe me pacientet mire do ishte....
Loneliness comes in only one size - Extra Large
Pas vitit ’90, atëherë ku mësimin e bënim në shtëpitë-shkolla, kur nuk kishim libra por fletore shënimesh e kur nuk kishim banka por uleshim në tokë, dikush pat thënë se “Kosova po prodhonte gjysmanalfabetë!” E kujtoj që kjo fjali na pat ardhur shumë e rëndë. Atëherë me atë lloj mësimi që po bënim ne, i kundërpërgjigjeshim atyre që na përzunë nga objektet tona shkollore dhe na privuan nga një arsimim i rregullt. Me këtë lloj mësimi, që ishte e vetmja formë e rezistencës sonë atëherë, e konsideronim se po bënim një punë shumë të madhe me shumë sakrificë. Ai vlerësim që na pat hudhur poshtë mundin dhe sakrificën, e kujtoj që na pat fyer.
E sot pas gati njëzet vjetësh atë vlerësim e shoh ndryshe. Me cilësimin “gjysmanalfabetë” nuk nënkuptohet vetëm ai që e din gjysmën e alfabetit, por ai që me shkollimin gjysmak që ka bërë ka arritur të marrë dije gjysmake. Me këtë dije gjysmake që ka marrë, që patjetër se është rezultat i mungesës së teksteve dhe kushteve elementare mësimore që nuk i kishim, ai nxënës do ta marrë përgjysmë mësimin, edukimin, arsimimin. Do ta marrë përgjysmë shkallën e nevojshme për formimin e një personi të shkolluar e që rrjedhimisht, do ta ndërtojë të përgjysmuar edhe vetëdijen për arsimin, për edukimin dhe për shkollimin. Kjo vetëdije e ndërtuar përgjysmë do të shkaktojë në të ardhmen krijimin e koncepteve të përgjysmuara mbi arsimimin dhe edukimin.
Ky person që ishte një nxënës gjysmanalafabet në rini, në pjekuri kur do të pretendojë të prezentohet si një intelektual apo si një përfaqësues i shtresës së shkolluar të shoqërisë, nuk do të arrijë të përfaqësojë më shumë se një gjysmintelektual, më shumë se një njeri me deficit arsimimi e shkollimi. (Natyrisht që në këtë kategori nuk është e mundur të futen të gjithë, pasiqë ka edhe nga ata që nga ky lloj shkollimi, dhunshëm i ofruar përgjysmë, janë motivuar të kërkojnë më shumë dhe të fitojnë më shumë, duke arritur ta bëjnë të plotë atë gjysëm dije, e ndoshta edhe ta tejkalojmë. Por, të tillët nuk janë shumë dhe nuk po i “prishin” kujt punë, prandaj edhe nuk i kam marrë për temë të këtij shkrimi.)
Fatkeqësisht, shumë nga ata “gjysmanalfabetë” të asaj kohe, sot kanë zënë poste në strukturat e ndryshme të institucioneve tona dhe sot drejtojnë institucione, drejtojnë mediume informative, drejtojnë sektore, fondacione, projekte në resore të ndryshme ministrore, dhe sot pra kanë mundësitë edhe të shfaqin konceptet e veta për arsimin dhe institucionet arsimore. Me postet që kanë zënë iu është dhënë mundësia të hapin e të mbyllin institucione arsimore, të mbyllin a të “reformojnë” institute shkencore, të vlerësojnë studime e studentë, apo më e pakta që mund të bëjnë, të thonë e ndoshta edhe të publikojnë një mendim të tyrin në një medium informativ në lidhje me institutet shkencore e arsimore dhe lidhur me nivelin e arsimit tek ne.
Padyshim, se ai që vie nga një shkollim gjysmak edhe gjykimi, mendimi apo vlerësimi që do të japë për një institucion arsimor e shkencor e për një kandidat shkence të cilin do ta vlerësojë, do të jetë gjykim laik apo gjysmëlaik. Një njeri që nuk ka arritur të ndërtojë një formim të rregullt edukativ-arsimor do të jetë gjithmonë profan në vlerësimin e edukimin, arsimit e shkencës. E fatkeqësisht që njerëzit e këtillë sot përbëjnë një masë të madhe të shtresës së shkolluar (lexo: gjysmë të shkolluar) të Kosovës. Kjo është vërtetë mjerim për ne.
Kohëve të fundit, krahas tërë kësaj katrahure në sistemin edukativo-arsimor (njëherë lejimi i pakufizuar për hapjen e universiteteve private dhe tani pengimi i punës së tyre, problemeve me tekstet shkollore, problemeve të përvitshme me rritjen-mosrritjen e pagave të arsimtarëve, njëherë njoftimi për rritjen e qindpërqindtë të pagave për arsimin e lartë dhe pastaj tërheqja në tërësi e asaj informate, e shumë problemeve të tjera më të vogla nga Rektorati deri te shkollat fillore), nuk po mbetet pa u rrezikuar edhe shkenca, edhe institutet dhe Akademia. Po sulmohen institutet shkencore për mospunë, për hapësira të pashfrytëzuara, për harxhim të kotë të mjeteve dhe po sulmohen studiuesit e akademikët se nuk paskan bërë gjë për shkencën e si rezultat duhet të verifikohet puna e tyre duke mos e përjashtuar edhe mbylljen.
Për të krijuar një institut a akademi, apo qoftë edhe vetëm një kandidat për punë shkencore, shoqërisë i duhen investime të mëdha, i duhen përpjekje të mëdha përgatitje profesionistësh e i shkojnë jetëra të tëra njerëzish. Cilado shoqëri, para se të synojë të ndërtojë një shoqëri të shkolluar dhe një arsim të shëndoshë do t’i duhet të dëshmojë për një traditë të punës në këtë drejtim. E ne fatmirësisht në këtë drejtim nuk jemi pa gjë. Kemi një Institut Albanologjik me më shumë se pesëdhjetë vite jetë dhe punë, një Institut të Historisë me dyzet vite dhe një Akademi të Shkencës dhe të Artit me mbi tridhjetë vjet përvojë. Ato janë çfarë janë. Janë çfarë është edhe krejt Kosova. Ata përfaqësojnë as më shumë dhe as më pak se studiuesit dhe akademikët që mund të krijohen dhe ndërtohen në këtë Kosovën tonë.
Ajo që neve do të duhet të na bëjë të ndihemi mirë është tradita e punës dhe e viteve që i rëndon këto institucione. Është përvoja e tyre e cila është ndërtuar mbi jo pak përpjekje e sakrifica, se nuk ishte e lehtë të studioje krijimtarinë kombëtare në një kohë kur një pushtues i huaj synonte të të asgjësonte si komb, dikur dhe nuk është lehtë të bësh shkencë, sot kur paga që merr nuk të mjafton për të mbajtur veten se lëre më familjen.
Mbi këto sakrifica është e ndërtuar tradita e punës së këtyre institucioneve shkencore dhe për këtë duhet të përpiqemi ta vazhdojmë këtë traditë, duke u përpjekur të rregullojmë kushtet dhe mundësitë për punë shkencore në Kosovë, të stimulojmë studiues të rinj të merren me shkencën, e jo të bllokojmë punën e tyre dhe të kërkojmë t’iu mbyllim edhe institucionin. Të mbyllësh një institut shkencor nuk është e vështirë, ta krijosh është shumë e vështirë. Çfarëdo institucioni arsimor e shkencor në botë krenohet me traditën e vet të punës, me vitet e vazhdueshme që nga themelimi. Mjafton të futemi në internet dhe do të shohim se që në informacionet e para kuptojmë për traditën e gjatë të punës së tyre dhe pastaj renditet puna e veprimtaria.
Tradita është ajo që çmohet dhe vlerësohet gjithkund kur kërkohet një cilësi dhe gjykim për punën. Është mjerim për ne që jemi kaq kritikë dhe të ashpër ndaj traditës, në këtë rast traditës së punës shkencore, por ndoshta shkaku i këtij qëndrimi kritik është nga shkollimi gjysmak që kanë shumë prej nesh. Sigurisht se do ta kemi të vështirë të kuptojmë dhe të pranojmë, siç edhe do të jemi të paaftë të cilësojmë, punën e institucioneve dhe akademive tona përderisa ekziston një vetëdije gjysmake për arsimin dhe shkollimin. Në përgjithësi kemi një dije të mangët për traditën e arsimit, punës dhe shkencës.
Do ta mbyll me një rast që i kishte ndodhur një kolegut tim që kishte shkuar në njërën nga Ministritë tona të kërkojë fonde. Punimi i tij ishte pranuar në programin e një konference ndërkombëtare, por për të marrë pjesë i duheshin fonde. Kishte shkuar t’i kërkojë në Ministri dhe lëre që nuk ia kishin lejuar, por personi që ishte përgjegjës për fonde i kishte thënë: “Pse po merresh me shkrime e me libra kur tash më askush s’po lexon?! Merru më mirë me ndonjë biznes.” Ky vlerësim është tipik i atyre që e kanë shkollimin gjysmak dhe nuk do të ishte tragjik sikur të tillët të mos përbënin shumicën e atyre që punojnë nëpër institucionet e Kosovës.
I don't like to fuss or fight, just tryin' to live life right ! Florim Qerimi
ma shikjoni i cik hahahahahahahaha ky nuk din as me bo striptiz
no glove no love
http://www.telegrafi.com/?id=26&a=1005E ke shkruar vete kete??!!
kishte disa arsye pse ne kosove nxenes e mesues hapen shkollat neper shtepia..
jo nga qejfi por nga nje situate e rende ku o do mesohej ne shkollat zyrtare sipas programeve serbe ose neper shtepia sipas interesit kombetar.. dhe u zgodh e dyta..
autori shkrimit duhet ta dije kte problem..
tani jan te gjitha mundesite qe shkollimi te behet edhe kombetarisht por dhe insttucinalisht sipas normave me te perparuara..
korrupsioni neper administrata nuk vjen nga niveli arsimor.. por nga formimi njerzor i nepunsit..
kemi njerez qe kan kryer akademira e universitete dhe te Rruajn.. pra nuk ndalen para asnje principi ne babezine..ose grykesine e tyre per ta vjedhur shtetin e popullin me sa te mundin..
kemi dhe me tetvjecare qe at pun qe bejn e e bejn me ndershmeri..
pse mahatma gandi eshte i madh..
sepse edhe se ishte kryeministri i nje vendi me pasuri prallore..sikurse india.. dha nje shembull qe dhe sot ndricon njerzit e ndershem..
vec nji beze tha due me mlue lakuriqsin.. e nji dhi sa per nji tas qumesht.. e kaq.. kuptohet dhe pak leter e do lapsa me qeverris..e nji zyr me nje tavolin e dy karrike..
ishte filozofija e gandit qe e bente ate model te thjeshtesise..
nuk eshte shkolla qe e ben zvministrin te hyp ne tavolin e te nxjerri breket.. sikurse ky i shendetsise.. por mendja e tij..
nje nepunes shteti qesh e qan me popllin..
nje biznesmen privat mund te bej orgjirame parat e tije se i ka fituar vet e le ti bej rrush e kumblla me shok..
kurse nepunsi duhet te vij ne qejf vetem kur ta ket kryer detyren..
psh kur spitalet e shqiperise te jene bere lule e xixe nga rregulli pastertia e nveli i sherbimit..
athere zyrtaret e shendetsise fitojn te drejten morale te bejne nje nate ca qejf.. e le te hypin dhe ne tavolina e te c'stresohen cazë..
por.. situata nuk eshte ashtu..
pra mos bej orgji or faqezi kur ske ilace ne farmaci..
ose kur ske carcafa ne maternitet..
mos bej aheng me kaq lezet..
ceshtje mendjeje e karakteri qo pune..or babam..
Zv/ministri komenton videon ku zhvishet në publik. Anila Godo sodit, duke pirë cigare në një vend të ndaluar
Zv/ministri i Shëndetësisë është justifikuar dje se "show" i tij publik i kërcimit dhe striptease në publik, ishte thjesht pasojë e një shorti. Pa asnjë keqardhje apo pengu, ai ka thënë: "më ra shorti për të kërcyer në festën që zhvilluam mes kolegësh".
Megjithatë, ai u shpreh për gazetën se e cilëson një veprim të tillë si tepër normal, pasi ishte thjesht mes kolegësh dhe jashtë orarit të punës. "Në festë u bë me short që, për t'u argëtuar, dikush do të bënte babagjyshin e Vitit të Ri, dikush do të bënte ndonjë personazh tjetër e dikush do të kërcente dhe kjo e fundit më ra mua, por mund t'i binte edhe ndonjë kolegu tjetër",- pohon Ivanaj.
Kështu, zv/ministri nuk ka refuzuar të argëtonte kolegët e tij, duke theksuar se nuk shikon asgjë të keqe të kërcejë në një festë private. Ndërsa, sa i takon nxjerrjes së barkut jashtë, ai pohon se kjo nuk është ndonjë hata e madhe, pasi kjo ndodh rëndom kur njerëzit nxjerrin barkun në verë nga vapa. Nga ana tjetër, zv/ministri dënon rëndë faktin se është prekur privatësia e tij gjatë festës me kolegët.
Madje, shpërndarjen e videos ai e quan një sulm politik ndaj tij. "Dua të them se ai ishte një lokal i prenotuar nga punonjësit e ministrisë një javë më parë për të kaluar festën e Vitit të Ri dhe ishim mes kolegësh, me të cilët kalojmë pjesën më të madhe të kohës. Kjo do të thotë se ishim në një mjedis privat dhe askush nuk ka të drejtë të bëjë filmime të tilla",- pohon Ivanaj, duke shtuar se ai e konsideron njësoi si ta kishin filmuar në ambiente familjare.
E gjithë kjo skenë është xhiruar nga një telefon celular dhe më pas ka bërë xhiron e kryeqyteti. Përveç Ivanajt, në video shfaqet edhe ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, duke thyer ligje të shtetit.
Ministria e saj është autoriteti përgjegjës për të kontrolluar që në lokale të mos pihet duhan. Ky është një ligj i kontestuar nga shumë njerëz, por që duhet zbatuar. Shembulli më i mirë ishin shtëllungat e tymit që dilnin nga goja e zonjës Godo, teksa konsumonte cigaren e radhës.
Shekulli online
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Krijoni Kontakt