Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    RKL: Kompromisi i dhembshėm,...

    RKL: Kompromisi i dhembshėm, qė kreu politik i vendit i ka bėrė planit tė Ahtisarit, mund tė jetė shumė i rrezikshėm pėr tėrė Kosovėn
    Publikuar mė 08 shkurt, 2009

    Koment i Radio Kosova e Lirė

    Ėshtė thėnė sa e sa herė se pakoja e Ahtisarit nuk ėshtė vetėm kompromis i dhembshėm, qė ka bėrė kreu i vendit tonė, nė zgjidhjen e imponuar tė statusit tė Kosovės, por ėshtė njė plan fatal pėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi, nė veēanti pėr ne qė jetojmė nė Kosovė.

    Duhet pranuar edhe njė tė vėrtetė tjetėr mjaft tė hidhur, se ky plan iu imponua kreut politik tė vendit tonė, duke qenė mbase edhe i shantazhuar qė ta pranojė planin pa asnjė vėrejtje, meqė realizimi i plotė i kėtij plani shpėrbėn jo vetėm TMK-nė, por vetė identitetin shqiptar, ndėrsa parasheh “masakrimin” e territorit tė Kosovės, sidomos me realizimin e planit pėr tė ashtuquajturin decentralizim, qė do tė thotė krijimin e komunave serbe brenda Kosovės, qė do tė qeverisen nga Beogradi, ndarjen e veriut tė vendit dhe legjitimimin e mė shumė se 50 bastioneve kishtare serbe, tė cilat do tė jenė burim i konflikteve, mosmarrėveshjeve dhe kurdisjeve tė pėrhershme tė politikave antishqiptare tė Beogradit kundėr Kosovės.
    Aktualisht, pakoja e Ahtisarit tash po pėrballet me pasojat, nė segmentet e saj mė tė paqėndrueshme.
    Pakoja kishte paraparė jo strukturimin apo shndėrrimin e TMK-sė nė FSK, sikur e kanė paraqitur politikanėt tanė, me qėllim pėr tė fituar poenė politikė te elektorati, por shpėrbėrjen e saj nė tėrėsi, me qėllim qė tė ndėrpritet pėrfundimisht prejardhja dhe pėrmbajtja e UĒK-sė. Mė vonė u projektua edhe ideja qė nė mesin e TMK-sė tė bėhej edhe njė shkizmė e madhe, njė ndarje tepėr e rrezikshme, duke pėrzgjedhur e duke selektuar kuadro tė TMK-sė nė FSK dhe duke eliminuar tė gjithė ata qė i kishin mbetur besnikė pėrmbajtjes sė UĒK-s dhe idealeve tė legjendarit Adem Jashari. Mund tė jenė pėrvjedhur nė kėtė mes edhe ndonjė kuadėr, apo disa sish, qė pėrjashtohen nga ky konstatim, ose janė pranuar po me qėllim tė caktuar disa kuadro me kredibilitet, por shumica e tė pranuarve janė tė njohur pėr opinionin si kuadro tė lakueshėm, tė pėrdorshėm dhe tė dėgjueshėm.
    Po ashtu, dihen edhe fakte tė tjera tė mospajtimeve lidhur me pėrzgjedhjen e kreut tė FSK-sė nga kreu politik i Kosovės, qė u detyrua t’iu lėshojė pe ndėrkombėtarėve lidhur me pėrzgjedhjen e strukturės sė FSK-sė, e cila ashtu sikur parashihet nė planin e Ahtisarit nuk do tė jetė kurrfarė ushtrie e Kosovės, por njė forcė xhandarmėrie, pse jo edhe mercenare, nė situata dhe rrethana tė caktuara.
    Duket tė kthehemi edhe nė njė tė dhėnė shumė tė rėndėsishme.
    Autoritetet e larta tė NATO-s, njė vit mė parė kishin konstatuar se shpėrbėrja e TMK-sė do tė mund ta destabilizonte situatėn politike dhe tė sigurisė nė Kosovė, andaj edhe i bėhej thirrje kreut institucional dhe politik tė vendit tonė, qė tė veprohej me shumė maturi dhe pėrgjegjėsi nė procesin e shkatėrrimit tė TMK-sė.
    Pėr habinė e autoriteteve tė NATO-s dhe tė strukturave tė tjera ndėrkombėtare, qė merren me sigurinė nė Kosovė, procesi i shkatėrrimit tė TMK-sė ishte kryer pa asnjė vėshtirėsi, edhe pse ishin shprehur pakėnaqėsitė e disa grupeve tė vogla, apo tė kuadrove tė caktuara.
    Pakėnaqėsitė dhe kundėrshtimet pritej se do tė shpėrthenin me rastin e pėrzgjedhjes dhe selektimit tė kuadrove, sepse shumica dėrrmuese e pjesėtarėve tė TMK-sė kishte besuar dhe ende beson se FSK-ja megjithatė do tė jetė bėrthamė e njė ushtrie tė ardhme tė Kosovės. Duke besuar nė kėtė gėnjeshtėr, tė kurdisur mirė nga faktori ndėrkombėtar dhe tė improvizuar me mjeshtėri nga ai vendor, tė mbeturit jashtė radhėve tė FSK-sė kanė filluar tė protestojnė, jo me kėrkesė pėr ta bėrė ushtrinė e Kosovės, por me kėrkesa pėr t’u futur vetė nė FSK.
    Protestuesit, ankohen duke paraqitur edhe fakte reale ku janė shkelur kriteret e parimet bazė tė pėrzgjedhjes, mbase edhe pa e kuptuar se pikėrisht ky ka qenė edhe synimi kryesor i pėrzgjedhėsve, tė cilėt e dinė mirė se me veprime tė tilla nxisin urrejtje, zemėratė dhe mllef nė mesin e pjesėtarėve tė TMK-sė. Kjo ėshtė bėrė me qėllim qė edhe struktura e ruajtur pėr dhjetė vjet e ish UĒK-sė, brenda TMK-sė, tė marrė goditjen e fundit, duke e pėrēarė dhe duke e yshtur njėrėn pjesė kundėr tjetrės. Kėshtu ishte krijuar edhe FARK-u gjatė kohės sė luftės, me qėllim qė ta thyente nga brenda e UĒK-nė. Atė, qė njė segment i faktorit ndėrkombėtar dhe vendor nuk kishte arritur ta bėnte, me UĒK-nė, e cila ishte shtrirė nė terren dhe kishte marrė armėt nė dorė, tani, mjerisht po e realizon, me qėllim pėr ta varrosur pėrgjithmonė karakterin ēlirimtar dhe fitimtar tė UĒK-sė emblematike dhe historike pėr shtresat liridashėse tė popullit tonė. Nuk ka nevojė tė komentohet ky qėllim i disa segmenteve tė faktorit ndėrkombėtar, meqė ėshtė i tejdukshėm.

    Pėrēarja e madhe e pjesėtarėve tė ish-TMK-sė, dorėheqja nga FSK-ja e njė segmenti tė eprorėve me shumė ndikim, lėnia anash e njė segmenti tjetėr tė pjesėtarėve, qė kanė kredibilitet dhe qė familjet e tyre kanė pėsuar nga lufta, nxjerrė nė sipėrfaqe realitetin faktik, mjaft tė tensionuar, me qėllim qė pėrplasjet tė shtrihen brendapėrbrenda luftėtarėve tė lirisė.
    Po ashtu njė pjesė e opinionit nuk ka sa duhet informacione lidhur me mosmarrėveshjet, pakėnaqėsitė dhe mos pėlqimet qė kanė ndodhur nė mes njė segmenti tė kreut politik tė Kosovės dhe autoriteteve tė NATO-s gjatė muajve tė fundit, nė drejtim tė pėrzgjedhjes sė kreut tė FSK-sė. Shtyrja e zgjedhjes sė komandantit tė kėsaj force, nuk ishte bėrė vetėm sa pėr ta shtyrė procesin, ashtu sikur nuk ishte bėrė me kėtė qėllim, as shtyrja e zgjedhjes sė kreut tė Agjencisė sė Inteligjencės. Kėto kompromise janė bėrė duke peshuar raportin e forcave edhe nė kreun e institucioneve, tė cilat me siguri se do tė tronditen rėndė dhe do tė fillojnė tė pėrballen me pasojat e politikės sė kompromiseve tė dhembshme e tė padhembshme.

    Si mund tė dilet nga kriza?

    Ata qė do ta neglizhojnė situatėn e krijuar nė relacion TMK-FSK, me siguri se tė parėt do tė pėrballen me pasojat, tė cilat do tė bartėn edhe nė tėrė Kosovėn, nė kėto momente tejet tė rėnda pėr gjendjen e sigurisė, tė cilėn e rėndojnė veēmas shantazhet dhe kurdisjet e pėrditshme tė Beogradit zyrtar. Opozita, sikur po shihet, nuk do tė zgjedh mjete pėr tė arritur qėllimet e veta. Ajo, do tė pėrpiqet ta shfrytėzojė pakėnaqėsinė e pjesėtarėve tė pėrjashtuar tė TMK-sė, ndėrsa tashmė ka dhėnė sinjale nė kėtė drejtim dhe ėshtė nė pėrgatitje tė thellimit tė krizės, duke shfrytėzuar pasojat e politikave tė gabuara tė sė kaluarės, ku kishte marrė pjesė edhe vet, por duke u distancuar tani me mjeshtėri dhe hipokrizi. Tė gjitha partitė politike tė Kosovės, pa dallim, e kanė pėrkrahur planin e Ahtisarit dhe janė pajtuar tė shkatėrrohet TMK-ja. Kėtė nuk duhet ta harrojnė forcat e vėrteta liridashėse tė Kosovės dhe aq mė pak pjesėtarėt e TMK-sė, tė cilėt do ta bėnin gabimin e tyre fatal, nėse bien nė kurthet e kurdisura tė grupeve dhe klaneve, qė synojnė ta marrin qeverisjen e pushtetin dhe jo t’i zgjidhin problemet e njėmendta tė Kosovės. Opozita do tė mundohet tė manipulojė edhe me gjendjen e rėnduar sociale dhe me problemet e shumta qė mbretėrojnė nė vend, nė mos ka filluar manipulimin. Nga kriza nuk mund tė dilet duke krijuar mjegull, duke gjuajtur gurin dhe duke fshehur dorėn, duke synuar me ēdo kusht pushtetin, pa marrė parasysh format e metodat pėr ta arritur kėtė.

    Koalicionit qeveritar i mbetet barra, jo vetėm pėr ta ruajtur unitetin sa pėr sy e faqe, jo vetėm duke bėrė deklarata pa mbulesė dhe performansa kortuazie, qė krijojnė edhe mė shumė huti, jo vetėm duke rrahur gjoks dhe duke ironizuar, pėrbuzur dhe stigmatizuar opozitėn, por duhet vepruar me maturi dhe gjithsesi me qėllim pėr tė pėrmirėsuar shumė nga gabimet, qė edhe mund tė pėrmirėsohen, nėse ka vullnet, gatishmėri pėr sakrificė, tolerancė dhe nėse fillojnė tė vihen nė jetė veprime tė matura nė kėtė drejtim.

    Nėse Qeveria nuk merr masa urgjente, nėse lejon qė pjesėtarėt e pėrjashtuar tė TMK-sė, mllefin dhe zemėrimin e tyre ta derdhin nėpėr protesta e demonstrata, duhet ta dijė fare mirė se nuk do tė arrijė ta kontrollojė situatėn. Pjesėtarėt e TMK-sė tė mbetur rrugėve, nuk janė aktivistė paqėsorė tė Lėvizjes “Vetėvendosje” qė mund tė vriten nė rrugėt e Prishtinės dhe askush, askurrė, tė mos japė pėrgjegjėsi pėr ta. Pjesėtarėt e TMK-sė, tė gjithė pa dallim, janė “gjeneralė” tė luftės, sepse ata karrierėn e tyre ushtarake e kanė kryer nė frontet e luftės ēlirimtare, dhe jo nė kushte paqe, nėpėr akademi e katedra ushtarake, sikur e kanė kryer forcat paqeruajtėse ndėrkombėtare, qė ndodhen tė dislokuar nė Kosovė. Nėse 2000 pjesėtarė tė TMK-sė organizohen seriozisht, duhet ditur dhe duhet besuar fort se prapa tyre do tė gjenden edhe ish 30 mijė luftėtarė e dikurshėm tė UĒK-sė. Ata qė e neglizhojnė kėtė situatė, mund tė befasohen pėr tė keq, por nuk mund tė ndreqin asgjė, nėse nuk arrijnė tė parandalojnė shpėrthimin e situatės, duke vepruar me shumė maturi dhe duke vėnė nė lėvizje tėrė mekanizmin qė kanė nė dispozicion.

    Paraqet,Sabri Selmani

  2. #2
    Vetėvendosje: Anamorava nė rrezik!
    Lėvizja “Vetėvendosje” alarmon pėr rrezikun qė po i kanoset rajonit tė Anamoravės. Nė njė komunikatė shtypi, thuhet se Serbia synon tė konsolidohet nė Anamoravė dhe rajone tė tjera, ashtu siē ka bėrė me veriun e vendit.
    “Pėr t’i kapėrcyer problemet nė terren, njerėzit duhet tė vetorganizohen pėr t’i mbrojtur fshatrat e banuara me shqiptarė qė tė mos kalojnė nė ato serbe, tė parapara me planin e Ahtisaarit”, thuhet nė komunikatė.

    Lėvizja sugjeron qė organizimet tė jenė tė paqėsore si peticionet, protestat e demonstratat masive nė Prishtinė. Por edhe nė tė gjitha qytetet e tjera. “Vetėvendosja” ka shtuar aktivitet nė rajonet qė pritet t’i nėnshtrohen planit tė decentralizimit dhe ku do tė formohen komuna tė reja me shumicė serbe. /ktv/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Tema tė Ngjashme

  1. Net Isveizi
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 17-10-2011, 18:00
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2007, 15:56
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 12:45
  4. Reformimi i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara
    Nga Hyllien nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 03-10-2005, 14:33
  5. Bashkėpunimi dhe kompromisi janė shtylla e zgjerimit tė BE-sė
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 16:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •