Mjafton njė raport nga Instituti i Mjekėsisė nė Prishtinė qė edhe fėmijėt tė mund tė bėhen nuse.
Me raporte tė tilla, nė vitin 2009, vetėm nė komunėn e Ferizajt janė realizuar 16 martesa tė vajzave nėn moshėn 18-vjeēare.
Kėtė e konfirmojnė zyrtarė nė Gjykatėn Komunale tė Ferizajt, ku edhe sigurohet pėlqimi pėr kėto martesa.
Po ashtu, nė Drejtorinė Komunale tė Arsimit e pranojnė se katėr nxėnėse kanė ndjekur mėsimin si nuse. Dy nga to edhe si nėna, ndėrsa njėra ka vazhduar mėsimin si shtatzėnė deri pak kohė para lindjes.
Dy martesa kanė ndodhur edhe me nxėnėse tė shkollave fillore, qė kanė moshėn nėn 16 vjet. Shqetėsim pėr kėtė ka ngritur edhe drejtori i Shkollės fillore Ismail Qemali nė fshatin Prelez, Milazim Dėrguti, nė shkollėn e tė cilit njė nxėnėse ėshtė martuar nėn moshėn 16-vjeēare.
Duhet tė dihet nėse duhet apo jo qė si nuse tė ndjekė mėsimet nxėnėsja edhe nė fillore, apo pėr kėto raste tė organizohet njė mėsim formal. Kėto raste kanė bėrė qė tė paraqiten probleme edhe pėr Drejtorinė Komunale tė Arsimit, por edhe pėr vetė Ministrinė, thotė ai.
Drejtori i Drejtorisė Komunale tė Arsimit, Sylejman Bytyēi, thotė se nuk e di numrin e saktė tė nxėnėseve tė martuara, aq mė pak tė djemve. Ai dyshon se ky numėr mund tė jetė mė i madh, ndėrsa rastet e tilla nuk bėhen publike. Ai ėshtė dashur tė kėrkojė ndihmėn e MASHT-it pėr tė vendosur nėse ka tė drejtė apo jo tė vijojė mėsimin nxėnėsja shtatzėnė A.M, nė Shkollėn e Mesme tė Mjekėsisė Elena Gjika, e cila me njė vendim tė Kėshillit tė Arsimtarėve edhe ishte larguar nga shkolla.
Vendimi i MASHT-it qė nxėnėsja A.M. tė ketė tė drejtė tė vazhdojė mėsimin si e barabartė me nxėnėsit e tjerė, nuk i ka pėlqyer fare drejtorit tė Shkollės sė Mjekėsisė, Adem Musliut, i cili thotė se vijimi i mėsimit nga nxėnėset shtatzėna ėshtė pamje e keqe dhe shembull i keq pėr nxėnėsit e tjerė.
Ai nuk i di motivet, por thotė se vetėm kėtė gjysmėvjetor, gjashtė nxėnėse e kanė ndėrprerė mėsimin nė kėtė shkollė me vetė dėshirė. Nė anėn tjetėr, nxėnėset e martuara kėtė e shohin vetėm si problem tė tyre personal, me tė cilin nuk duhet tė merren tė tjerėt. A.M. ka thėnė se nuk ndjehet fare e diskriminuar dhe nuk vėren asgjė qė tė ketė ndryshuar nė statusin e saj si nxėnėse. Ajo ka thėnė se shoqet dhe shokėt e klasės vazhdojnė ta shohin si mė parė.
Tė gjitha kėto dukuri, drejtori i Qendrės pėr Punės Sociale, Shyqeri Mehmeti, i sheh si problem pėr shoqėrinė tonė. Ai thotė se nuk ėshtė i mjaftueshėm njė raport i mjekėve, ku shkruhet se personat e moshės jomadhore janė fizikisht tė afta pėr tu futur nė bashkėshortėsi.
Martesat e reja janė tė paqėndrueshme dhe me shumė probleme, thotė Mehmeti.
Qė prej fillimit tė kėtij viti, vetėm nė komunėn e Ferizaj janė lidhur 16 martesa me vajzat nėn moshėn 18-vjeēare. Nuset me moshė tė re janė bėrė problem edhe pėr shkollat, edhe pėr shoqėrinė. Ndėrsa nxėnėset e martuara kėtė e shohin vetėm si problem tė tyre personal, me tė cilin nuk duhet tė merren tė tjerėt.
Vlerėsimin e tij e ka bėrė fakt edhe rasti nė Gjimnazin Kuvendi i Arbrit, ku njė martesė e tillė ka pėrfunduar shpejt me divorc.
Meqė kjo gjendje nėpėr shkolla shihet si prodhim i krizės morale qė ka pėrfshirė shoqėrinė tonė, nė favor tė kėsaj dėshmon edhe fakti se janė dyfishuar rastet e trafikimit me qenie njerėzore.
Ky fakt del nga raporti i policisė pėr vitin 2008, ku thuhet se pėr vitin 2007 ka pasur 14 raste si tė dyshuara pėr trafikim me qenie njerėzore, karshi vitit 2008, ku ka pasur dyfishin, pėrkatėsisht 28 raste.
Edhe pse pėr kėto raste tė martesave tė hershme dhe trafikimit me qenie njerėzore, nė mesin e tė cilave ka shumė tė mitura, ėshtė dashur tė informohet Qendra pėr Punė Sociale, njė gjė e tillė nuk ka ndodhur. Nė Qendrėn pėr Punė Sociale policia ka raportuar vetėm 4 raste tė keqtrajtimit seksual tė tė miturave pėr vitin 2008. Policia ka raportuar edhe 3 raste tė keqtrajtimit seksual tė fėmijėve tė gjinisė mashkullore. Kjo qendėr nga Gjykata ėshtė njoftuar vetėm pėr njė rast tė martesave tė parakohshme. Kėtė e konfirmon drejtori i Qendrės pėr Punė Sociale, Shyqėri Mehmeti.
Krijoni Kontakt