Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Cool Sa dhe si ndikon feja ne emancipimin ose progresin e komunitetit?

    Sa dhe si ndikon feja ne emancipimin ose progresin e komunitetit?

    Ndertohen kisha dhe xhamia dhe askush nuk mendon pako shkolla ,kopshte????!!!!!

  2. #2
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Ore drague eshte shteti mor djale ai qe meret me kopshet e shkollat, keshtu qe dhe besimtaret merren me kishat e xhamiat. Se kush jane ata qe sponsorizojne kishat e xhamijat eshte pune tjeter pastaj....

    Feja mund te ndikoje mire deri ne nje fare pike (ketu flasim per fene si filozofi dhe jo per institucionet fetare). E keqja fillon kur arrim tek pika "beso dhe mos pyet pse". Kjo gje ben qe besimtaret te kushtezojne llogjiken e tyre dhe te jene te mbyllur drejt shume fushave te dijes duke menduar se hyjne ne gjynah po te mesojne me shume. Pikerisht kjo me ka bere qe une te rri paksa ne opozite me fene. Jo per ndonje gje por kam shume shoke dhe kusherinj te cilet jane besimtar dhe jane njerez me virtyte te mira, por kur diskutojme per fene ata nuk denjojne te diskutojne mbi asnje lloje argumenti llogjik.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anėtarėsuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    Sa dhe si ndikon feja ne emancipimin ose progresin e komunitetit?

    Ndertohen kisha dhe xhamia dhe askush nuk mendon pako shkolla ,kopshte????!!!!!
    Kerkoju atyre qe ua paguan taksa ti dhe qytetaret tjer. Atyre kerkoju per cfar ke nevoj. Ata po ju vjelin ju taksat dhe spo bejn asgje. Ata nuk ndertojne xhami, as nuk ndertuan, jo qe nuk ndertuan xhami, por i shkaterruan ato.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  4. #4
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Sigurisht qe speci eshte aty.

    Pyetja ishte per ne Shqiperi sa per freskim.

    Komunitetet fetare financohen pjeserisht nga besimtaret

    ku shkojne te ardhurat?

    Hajdutat gjejn katunare qorra dhe tallin menderen.

    sa me ja fresku pak atij Morrisonit Junior :50% e spitaleve ketu financohen nga kisha.
    edhe pse une nuk paguj asnji cent per kishen.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    Sa dhe si ndikon feja ne emancipimin ose progresin e komunitetit?
    Secili prej nesh, eshte produkti i prinderve dhe familjes se tij. Ne familje marrim edukaten dhe moralin fillestar. Mesojme te mos vrasim, te mos vjedhim, te mos genjejme, te mos kurverojme, etj. Ky moral familjar eshte i trasheguar. Ashtu i gjysherit tane mesuan prinderit tane, ashtu edhe prinderit tane na mesojne ne, ashtu edhe ne do tu mesojme femijeve tane dhe femijeve te femijeve tane.

    Po te germosh me thelle, ky moral familjar i ka rrenjet tek tradita fetare te ciles i perket familja. Kjo tradite fetare familjare eshte nje tradite e perbashket qe e ndajne pak a shume te gjithe besimtaret qe i perkasin atij besimi. Perpara se Kushtetuta e Shqiperise te na mesonte qe te mos vrasim e presim pasi do te na ndeshkoje "ligji", kemi mesuar nga goja e prindit te njejten gje, edhe ne ato kohera e epoka ku "ligji" ne ate vend nuk ka ekzistuar.

    Kjo "tradite e perbashket" qe kane te gjithe shtetasit qe i perkasin atij besimi i japin forme dhe unitet asaj shoqerie. Forma dhe uniteti i nje shoqerie eshte jashtezakonisht e rendesishme pasi pa te qeverisja e asaj shoqerie eshte gati e pamundur. Shembulli me i mire per kete jane vete shoqerite shqiptare. Shqiptaret jane nder popujt me shkallen me te larte te krimeve per fryme ne Evrope, si brenda vendit edhe jashte tij. Kjo nuk do te thote se "shqiptaret jane kriminele e barbare", kjo do te thote se ai uniteti dhe ajo forma qe une zura ne goje me lart mungon ne shoqerine shqiptare. Mungon per arsyen e thjeshte se shqiptaret ne vitin 1991 dolen nga laboratori komunist qe u mundua te zevendesonte ate traditen e shenjte shekullore fetare te trasheguar brez pas brezi me nje tradite te re, traditen komuniste qe i mesonte njerezit qe te mos adhuronin te lire Zotin, por te adhuronin diktatorin, te mos merrnin moralin e tyre nga librat e shenjta fetare, por te merrnin moralin e tyre nga "mesimet e Partise dhe veprat e shokut Enver".

    Dhe po ti hidhet nje sy historise shqiptare te ketyre 100 viteve te fundit, ne fillimet e shekullit te XX ku analfabetizmi dhe varferia kish pushtuar me 80% te popullsise se vendit dhe prezenca e nje shteti modern ishte inekzistente, numri i krimeve, vrasjet, vjedhjet ishin shume here me te uleta se sa jane sot, edhe pse sot shqiptaret jane shume here me te arsimuar, shume here me te pasur dhe shume here me te mbrojtur nga ligji demokratik se atehere. Dallimi i madh midis atehere dhe sot eshte se atehere shqiptaret jetonin "me friken e Perendise" dhe sot jetojne si ata zombat qe jane te gjalle fizikisht por te vdekur shpirterisht.

    Ndertohen kisha dhe xhamia dhe askush nuk mendon pako shkolla ,kopshte????!!!!!
    Ka plot investime publike qe kane bere komunitetet fetare ne vend. Nuk mund te flas per komunitetet e tjera, por komuniteti im orthodhoks, KOASH ka hapur kopshte femijesh, shkolla, jetimore, institute profesionale, qendra mjekesore. Per me shume informacion lexo ne forumin orthodhoks ose http://www.orthodoxalbania.org/.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 26-01-2009 mė 17:53

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015

    Cool

    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    Sa dhe si ndikon feja ne emancipimin ose progresin e komunitetit?

    Ndertohen kisha dhe xhamia dhe askush nuk mendon pako shkolla ,kopshte????!!!!!
    Shkollat dhe kopshtet ndikojn ne njohjen e femijve me shtetin e tyre ame dhe forcon dashurin pźr atdheun.

    Kurse keto (shkollat) e tjera kisha e xhamia ndikojn ne percarjen e kombit ku praktikohen dhe dhe sherbejn si shkolla provinciale per shkollen ame te tyre qe eshte andej nga kan origjinen.Dmth per Shqiperin keto vetem keq, rrjedhje e percarje te kombit sjellin asgje te mire per ne, thjeshte ato jan ne sherbim te shteteve qe perdorin kete sistem te zgjuar manipulimi,per ta arritur qellimet e tyre largpamese, afatgjate.

    Ja pse keta fetaret nuk hapin shkolla per femijet, por hapin shkollat e tyre(kisha-xhamia) qe njerzit qe futen ne keto shkolla te ushqehen ne ate menyre, qe ne vend te duan e te respektojn vendin e tyre real, te duan dhe te sakrifikohen per vendin qe ja ka mesuar kjo shkolla e huaj,ashtu sic ndodh rendomt ne shoqerin shqiptare sot.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sulioti : 26-01-2009 mė 18:22

  7. #7
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Secili prej nesh, eshte produkti i prinderve dhe familjes se tij. Ne familje marrim edukaten dhe moralin fillestar. Mesojme te mos vrasim, te mos vjedhim, te mos genjejme, te mos kurverojme, etj. Ky moral familjar eshte i trasheguar. Ashtu i gjysherit tane mesuan prinderit tane, ashtu edhe prinderit tane na mesojne ne, ashtu edhe ne do tu mesojme femijeve tane dhe femijeve te femijeve tane.

    Po te germosh me thelle, ky moral familjar i ka rrenjet tek tradita fetare te ciles i perket familja. Kjo tradite fetare familjare eshte nje tradite e perbashket qe e ndajne pak a shume te gjithe besimtaret qe i perkasin atij besimi. Perpara se Kushtetuta e Shqiperise te na mesonte qe te mos vrasim e presim pasi do te na ndeshkoje "ligji", kemi mesuar nga goja e prindit te njejten gje, edhe ne ato kohera e epoka ku "ligji" ne ate vend nuk ka ekzistuar.

    Kjo "tradite e perbashket" qe kane te gjithe shtetasit qe i perkasin atij besimi i japin forme dhe unitet asaj shoqerie. Forma dhe uniteti i nje shoqerie eshte jashtezakonisht e rendesishme pasi pa te qeverisja e asaj shoqerie eshte gati e pamundur. Shembulli me i mire per kete jane vete shoqerite shqiptare. Shqiptaret jane nder popujt me shkallen me te larte te krimeve per fryme ne Evrope, si brenda vendit edhe jashte tij. Kjo nuk do te thote se "shqiptaret jane kriminele e barbare", kjo do te thote se ai uniteti dhe ajo forma qe une zura ne goje me lart mungon ne shoqerine shqiptare. Mungon per arsyen e thjeshte se shqiptaret ne vitin 1991 dolen nga laboratori komunist qe u mundua te zevendesonte ate traditen e shenjte shekullore fetare te trasheguar brez pas brezi me nje tradite te re, traditen komuniste qe i mesonte njerezit qe te mos adhuronin te lire Zotin, por te adhuronin diktatorin, te mos merrnin moralin e tyre nga librat e shenjta fetare, por te merrnin moralin e tyre nga "mesimet e Partise dhe veprat e shokut Enver".

    Dhe po ti hidhet nje sy historise shqiptare te ketyre 100 viteve te fundit, ne fillimet e shekullit te XX ku analfabetizmi dhe varferia kish pushtuar me 80% te popullsise se vendit dhe prezenca e nje shteti modern ishte inekzistente, numri i krimeve, vrasjet, vjedhjet ishin shume here me te uleta se sa jane sot, edhe pse sot shqiptaret jane shume here me te arsimuar, shume here me te pasur dhe shume here me te mbrojtur nga ligji demokratik se atehere. Dallimi i madh midis atehere dhe sot eshte se atehere shqiptaret jetonin "me friken e Perendise" dhe sot jetojne si ata zombat qe jane te gjalle fizikisht por te vdekur shpirterisht.



    Ka plot investime publike qe kane bere komunitetet fetare ne vend. Nuk mund te flas per komunitetet e tjera, por komuniteti im orthodhoks, KOASH ka hapur kopshte femijesh, shkolla, jetimore, institute profesionale, qendra mjekesore. Per me shume informacion lexo ne forumin orthodhoks ose http://www.orthodoxalbania.org/.

    Albo
    Nuk dua te replikoj me ty se kemi bindje krejt te kunderta.

    Si e thashe dhe me siper ,flasim per Shqiperine dhe jo ku ti jeton.

    morto di fame ka vetem tek ne.
    ku eshte popi??hoxha???

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    Nuk dua te replikoj me ty se kemi bindje krejt te kunderta.

    Si e thashe dhe me siper ,flasim per Shqiperine dhe jo ku ti jeton.

    morto di fame ka vetem tek ne.
    ku eshte popi??hoxha???
    KOASH ka mensa qe servir ushqim per te varferit ne Tirane dhe Korce, ka jetimore ne Durres ne te cilen shkojne jetimet nga mbare Shqiperia (jetimoria me e mire ne Shqiperi qe shteti shqiptar e merr si shembull), KOASH ndihmon me dhurata materiale dhe shpirterore edhe njerezit me te harruar te shoqerise shqiptare: invalidet, te moshuarit, lypesit, te burgosurit. Organizon per vit kampe verore femijesh ne Shqiperi e Kosove, per argetimin dhe edukimin e femijeve me frymen e respektit dhe dashurise. Para disa muajsh dhuroi edhe nje fushe sportive brenda burgut te Tiranes. Ka qender spitalore ne Tirane te pajisur me pajisje moderne diagnostikimi semundesh qe i ka dyert e hapura per te gjithe shqiptaret, pavaresisht nga besimi i tyre. Ka hapur plot kopshte per femije ne qytetet kryesore te vendit per tu ardhur ne ndihme prinderve qe punojne gjate dites, ka hapur shkolla fillore e te mesme per femije ne Tirane e Gjirokaster, dhe disa qendra profesionale ku behet trajnime per pune te kerkuara ne vend.

    Ti, apo komuniteti yt ateist cfare jeni duke bere per shoqerine shqiptare?
    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 26-01-2009 mė 21:24

  9. #9
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anėtarėsuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Ketu po i mar si pyetje te vecanta megjithese nuk eshte krahasim i sakte per te krahesuar keto ndikime ne nje komunitet. megjithese ti e ke bere ne nje menyre te pergjithshme "komuniteti" une po i perqendrohem komunitetit shqiptar se ma mer mendja kete ke patur per mendje.

    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    Sa dhe si ndikon feja ne emancipimin ose progresin e komunitetit?
    Feja esht enje pjese e komunitet. Duam apo sduam ne kjo eshte realiteti shqiptar ku feja ka nje ndikim teper te madh ne komunitet. per sa i perket emancipimit te komuniteti ka shume lloje emancipimesh ku ne disa feja ka nje rol ka e shume emancipime qe feja nuk ka emancipim. Si emancipim shoqeror, emancipimi familjar, emancipim femeror etj etj etj. Tani sasia e ndikimit te fese varet nga feja e praktikuar edhe nga sa besimtar mund te jete komunitet. per sa i perket progresit te komunitetit pojap vetem nje shembull. Ne pogradec ka qene edhe eshte akoma nje Shoqeri Fetare q uajtur Nehemia e cila ka bere shume shume shume ne pogradec per progresin e komunitetit ne pogradec. normale qe gjate nje aktiviteti psh ndertimit te fabrike apo ndertimit te nje rruge apo ndrimit te shenjave rrugore mund te kene thene fjale per zotin ose mund te kene shperndare fletpalosje per fene por perseri kane ndihmuar ne kete progres. nese do te dish me shume reth ato qe kjo shoqeri ka bere ne pogradec me thuaj se te jap shembuj sa te duash. Nje nga ato qe po permend eshte nderhyrja e kesaj shoqate ne ndertimin e impjantit te pastrimit edhe filtrimit te ujit te pishem edhe kolektorit te ujrave te zeza.

    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    Ndertohen kisha dhe xhamia dhe askush nuk mendon pako shkolla ,kopshte????!!!!!
    Tani te akuzosh fene, kishat, xhamite per mos ndertimin e shkollave edhe kopsheve eshte per mendimin tim nje budallallik edhe nje gje e pa menduar mire. ku ka shume shkolla e kopshte ta quajme me profil fetar por ama ndihmojne ne edukimin e femijeve. Tani do vije Sulioti e do hidhet perpjete e do thote qe u mesojne femijeve te urejne atdheun te duan zotin, te flasin greqisht e italisht e ti edukojne ata ne baze te shteteve nga vijne. Ky eshte e budallalliku tjeter i nje "patriot dua te behem" ku mendon se akoma shqiperia mund tja dale vete pa ndihmen e te tjereve pasi ne jemi race e paster ilire. Po e provoji shqiperia enverin ku ariti ne nje pike qe fabrikat e ndertuara nuk mmund te punonin se skishim paisje per ti riparuar difektet. ku mezi mbajme shpine me drita se sistemi i ndertuar nuk mban e asnje investor nuk mer persiper rinovimin e keti sistemi. Nese se devijova pak nga tema. Ne pogradec sa mbaj mend une ku8r kam qene atje ka 2 kopshte "ortodokse" po i quaj ortodokse se i manaxhon kisha ortodokse. ka 1 kopesht i ndertuar nga shoqata Nehemia. Jane dy shkolla fillore edhe tetvjecare njera e manaxhuar e ndertuar nga shoqata nehemia edhe nje e ndertuar nga shoqata nehemia edhe e manaxhuar nga kryetari i bashkise Artan Shkembi ish profesori im i Matematike/Informatike. Ka edhe nje universitet teknik te ndertuar edhe te manaxhuar nga shoqata Nehemia ku po e theksoj nje shoqate/kishe Protestante Gjermane. Tani mund te thote Suljoti qe jane antikombetare ... Po ca ka ketu per anti kombetare eshte detyra e nxenesit te mesoje edhe te jete i afte te ndjeke mesimet. Pse nuk ndertohen shkolla publike kjo duhet ti hidhet ne qafe qeverise jo sekteve fetare. Mund te dale edhe ideja qe pse te mesojne keta femije per zotin ku sipas ateisteve eshte nje iluzjon apo nje genjeshter. Tani eshte edhe e mundur qe nje familje myslimane jo shume fetare mund ta coje femijen ne nje kopesht ortodoks por ama kjo familje e di se cfare eshte edhe i mer parasysh se cmund te ndodhe ne kopesht ku edukatorja do permende emrin zot edhe myslimani thote Allah ose shembuj te tjere. por ama besimi fetar eshte nje gje qe i jepet femijes nga familja derisa ai te jete ne gjendje te llogjikoje vete e te thote se dua te jem ateist po nuk mund te mendohet se edukimi fetar eshte keq per femijet. Atehere ti leme keta femije ne rruge? Pse po i ngatrojme edukimin familjar me edukimin shkollor ku feja eshte pjese e njeres e jo e tjetres.

    Ardi

    P.S. Mezi po pret qe ndonjeri te hidhet e te permende abuzimet seksuale ne shkollat katolike
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  10. #10
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Elementet baze qe historikisht feja ka injektuar ne shoqeri jane - Injoranca, Percarja dhe Kaosi - Jo paqellim i rrjeshtova ne kete menyre. Jane fenomene qe te lidhura zinxhir pjellin njera-tjetren dhe, per te kuptuar me gjate pasojat e ketij te fundit, Kaosit, mjafton qe te te funksionojne mire shqisat, te kesh ne zoterim ndonje televizor apo radio, te jesh ne gjendje te lexosh gazetat dhe mbi te gjitha te kesh aftesite te perceptosh realitetin.

    Kete me lart nuk e shkrova per te shprehur mprehtesine e mendjes sime, as nuk kalova minuta duke zgjedhur fjalet, por shpreha thjeshte mendim tim, ne konkluzion te se cilit, pa indokrinime, pa opinionime ...por thjeshte duke zbatuar ate qe sapo thash me lart. Silluni e sorrollatuni, quami djall apo injorant, po ti analizoni gjerat ne menyre te mirefillte, ketu do perplaseni se fundi.

    Psh, po citojme zoterine me lart, i cili eshte intelektual, i rrituar e arsimuar ne nje shoqeri moderne dhe demokratike, ku liria e fjales, zgjedhjes dhe mendimit jane te pamohueshme...do vejme re, qe ndikimi i fese, ka nje efekt te cuditshem me mjergullimin e qartesise se ideve te tij, ne unidireksionin absolut qe ai ndjek dhe qe duket qarte ne llogjiken qe ai perdor ne argumentim.


    Secili prej nesh, eshte produkti i prinderve dhe familjes se tij. Ne familje marrim edukaten dhe moralin fillestar. Mesojme te mos vrasim, te mos vjedhim, te mos genjejme, te mos kurverojme, etj. Ky moral familjar eshte i trasheguar. Ashtu i gjysherit tane mesuan prinderit tane, ashtu edhe prinderit tane na mesojne ne, ashtu edhe ne do tu mesojme femijeve tane dhe femijeve te femijeve tane.

    Po te germosh me thelle, ky moral familjar i ka rrenjet tek tradita fetare te ciles i perket familja. Kjo tradite fetare familjare eshte nje tradite e perbashket qe e ndajne pak a shume te gjithe besimtaret qe i perkasin atij besimi. Perpara se Kushtetuta e Shqiperise te na mesonte qe te mos vrasim e presim pasi do te na ndeshkoje "ligji", kemi mesuar nga goja e prindit te njejten gje, edhe ne ato kohera e epoka ku "ligji" ne ate vend nuk ka ekzistuar.
    Mos valle do na thuash qe nje familje jo-fetare (se termin 'ateiste' e quaj pak absurd ne thelb) nuk i rrit me te njejten fryme femijet?! Mos valle do mungonte dashuria, respekti, kujdesi, keshilla dhe predikimi per nje jete paqesore?! Zoteri, te jesh i bindur qe edhe gomari do te kishte aftesi artikulimi dhe te zoteronte dhuntine e te folurit, pamvaresisht nga mungesa e llogjikes aq te perparuar sa ajo qe zoteroni ju...ne te njejten menyre do i rriste ato krricat e tij. Apo mos valle pretendoni se paganet, apo c'po them une, njerezit qe jetuan mijera e mijera vite para lindjes se fese suaj...i rriten ndryshe femijet e tyre?! Ne kete paragrafin qe te citova, spikatet dukshem injoranca qe vjen si rrjedhoje e fese.

    Kurse ne paragrafin e meposhtem spikatet akoma me dukshem 'percarja' e cila akoma me teper shtyhet nga besimi fetar. Po ta studjosh ne thelb, del ne pah difekti kryesor i besimtareve. Une e di te verteten. E imja eshte rruga e vetme drejte Zotit (se per ke Zot e keni fjalen, vec ju e dini...mgjs ju i dini te gjitha ne fakt) dhe automatikisht, ofendoni besimtaret e tjere, i ulni ato, krijoni konfliktin, perplasjen dhe pastaj...vjen kaosi. Ky i fundit, po na merr ne qafe dhe neve te tjereve pale.

    Po mire more zoteri, ku ai gomari, te cilit i dhuruam aftesine te fliste e te keshillonte krricin e tij, do bente te njejten gje...perse te shkon mendja se besimtaret qe i perkasin nje besimi tjeter, nuk do vepronin ashtu?!

    Se dyti, si eshte e mundur, qe paskekan egzistuar civilizime teper te avancuara ne teknollogji mijera vite perpara lindjes se Jezuit dhe qenka dashur qe te shkruhet libri fetar, qe njerezia te mesoka menyrat sesi te sillet, si e respektoje nenen e babane, vellain e motren, komshiun e njeriun dhe te mos vriska e vidhkeka...nga frika e atij ligjit shpirteror?! Te lutem, mos me thuaj qe nuk ka sens fare kjo qe po them.


    Dhe po ti hidhet nje sy historise shqiptare te ketyre 100 viteve te fundit, ne fillimet e shekullit te XX ku analfabetizmi dhe varferia kish pushtuar me 80% te popullsise se vendit dhe prezenca e nje shteti modern ishte inekzistente, numri i krimeve, vrasjet, vjedhjet ishin shume here me te uleta se sa jane sot, edhe pse sot shqiptaret jane shume here me te arsimuar, shume here me te pasur dhe shume here me te mbrojtur nga ligji demokratik se atehere. Dallimi i madh midis atehere dhe sot eshte se atehere shqiptaret jetonin "me friken e Perendise" dhe sot jetojne si ata zombat qe jane te gjalle fizikisht por te vdekur shpirterisht

    Ne kete citimin tjeter, vazhdon e i keqeson gabimet ne llogjike. Do ti bie shkurt fare kesaj sepse jam i sigurte qe cdo njeri me kater klase shkolle qe te lexon, do te te kundershtonte ne heshtje. E para e punes, ti nuk ke asnje fakt, asnje statistike ne lidhje me krimet e atehershme dhe ta them une psene. Ne jemi nje komb, qe kemi aq shume mangesi ne arkivin historik saqe edhe per evenimentet me te rendesishme kombetare, qe ndodhnin nje here ne jete, kemi dilema persa i perket saktesise ne kohe, persa i perket zinxhirit te rrjedhojave te ngjarjeve...dhe ti me vike me fakte dhe statistika.

    Se dyti, gjate atij shekulli qe permende, Shqiperia sapo pati pesuar nje operacion plastik fetar, duke u shnderruar nga kristiane ne myslimane. Kaloi ne duart e nje mbreti Zog, i cili vetem me nje Abaz Kupi mbante tere vendin zap, jo me te perdorte xhandarmarine. Pas tij kaloi ne duart e nje diktatori, ku edhe muret i kishe frike se te degjonin dhe ku rendi e rregulli, ishin prioritet numer nje dhe qe u zbatua ne maksimum. Ti me krahason ate kohe me kohen e hajdutit, agjentit dhe Katastrofikut Sali Berisha dhe kujton se duke ma amballazhuar me termat si demokraci etj, do ti japesh nocionet e nje shteti te unifikuar, demokrat etj. Saliu nuk krijoi asgje tjeter, vecse nje kasaphane qe nenat tona e qane me lot e baballaret e gdhenden ne rrudhat e tyre.

    Por ajo qe me terheq me shume eshte fakti se ne kohen e Enverit, Shqiperia e deklaruar si Shteti i pare Ateist ne Bote, rriti dhe gatoi nje brez teper te shmangur ose mos te them fare te reduktuar nga besimi dhe aplikimi i fese. Atehere, ma shpjego pak se kjo formula nuk plotesohet mua...Si ka mundesi te kete arritur krimi ne minimum, ne nje shoqeri anti-fetare te atille?! Ku ishte ligji hyjnor ne ato kohe. Po tani qe eshte mbushur vendi me kisha e xhamia...pse kaq krim?
    ...Se kupton qe thjeshte po perdor llogjiken tende. Jane fjalet e tua keto, jo te mijat.


    Ti, apo komuniteti yt ateist cfare jeni duke bere per shoqerine shqiptare?
    Albo

    Komuniteti ateist?!!!

    Ne fillim po te shpjegoj gabimin ne etiketimin e ketij termi pastaj dalim tek kontributi...nese kemi kohe, se shkoi vone. Ateistet eshte pak veshtire ti grupezosh, ose me mire tu krijosh kopene..per vete faktin se do u mungonte bariu, ne thonjeza. Ndryshe nga besimtaret, te cilet packa se u krijuan te gjithe nga nje Zot, nje krijues, u kopezuan dhe u burgosen neper 500 fe te ndryshme ne emerime e zakone, por te njejta ne thelb ateistet, morren kete emer jo thjeshte sepse refuzuan Zotin, por sepse dolen jashte kesaj turrme te verbuar. Zgjodhen llogjiken. Zgjodhen qe te mos i perkisnin nje ideologjije, nje besimi vetem sepse linden ne nje familje e cila e ushtronte ate, por vendosen qe duke perdorur kapacitetin e tyre mendon, njerezor, te dallonin te miren nga e keqja, driten nga erresira, absurditetin nga arsyeja...pra, ato qe ju i quani mekatare dhe djallezor...ato te cilet i dogjet ne turren e druve, vetem e vetem se me mendjen e tyre te ndritur, nuk i puthen kembet e kalbura prifterinjve, por thane qe Toka eshte e Rrumbullaket, ato qe shpiken rroten e elektricitetin...ato qe zberrthyen atomin e qe studjojne ADN-ne, ato qe po sherojne semundjet me mizore qe shfarrosin jete femijesh te pafajshem...ato, ato nuk jane DELE, be be baa.

    U lodha...
    Sinqerisht...
    E lashe, se eshte e kote!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DeuS : 27-01-2009 mė 03:49

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A ndikon Stresi ne Plakje ?
    Nga J@mes nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 07-06-2007, 07:18
  2. Si ndikon televizori tek femijet
    Nga deniel nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:21
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-11-2005, 10:33
  4. Si Ndikon
    Nga green nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 02-04-2005, 00:20
  5. Cili ndikon me shume ne formimin e personalitetit: geni apo mjedisi rrethues?
    Nga gurl nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 01-11-2004, 15:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •