Dua të bëjë një databazë për një dyqan me paisje të automjeteve qfarë më preferoni Access apo SQL si dhe më ndihmoni me ndonjë ide apo keni diqka te gatshme e kam për ngut.
Dua të bëjë një databazë për një dyqan me paisje të automjeteve qfarë më preferoni Access apo SQL si dhe më ndihmoni me ndonjë ide apo keni diqka te gatshme e kam për ngut.
Ndryshuar për herë të fundit nga BHGod : 26-01-2009 më 08:09 Arsyeja: Fshirje e e-mailit personal (mos i postoni, ju lutem).
Pergjigjen do ta gjesh edhe vet neqoftese e pyet vehten/dyqanin keto pyetje:
- Sa perdores/shfrytezues do ti sherbej kjo baze e shenimeve
- Ne cfar menyre do ti casen shfrytezuesit kesaj baze te shenimeve
- Cfar do te jet madhesia dhe shpejtesia e rritjes se kesaj baze te shenimeve
- A ekziston nevoja per perdorimin e transaksioneve
- A eshte jetike per business-in qe baza e shenimeve te jet gjithnje e gatshme (high availability)
- Dhe se fundit cfare jan mundesit financiale (SQL serveri mund te kushtoj me shume qofte ne hardware qofte ne software)
Veton,
Pytjet qe Uka ka parashtru padyshim qe duhet ti ja besh Klientit
-nese Bazen e perdorin pak shfrytezues (nje, dy)
-nese baza eshte ne kompjuterin ku punohet
-nese madhesia e bazes nuk rritet Eksponancialisht (Shpejt)
Do preferoja Access,
ne te kunderten SQL Server
Ndryshuar për herë të fundit nga little-boy : 26-01-2009 më 14:03 Arsyeja: ndryshim fjalie
Shiqo kam nje dyqan per pjes automejetesh kete do ta shfrytezoj vetem une do te beje faktura, me duhet raporti ditor dhe kshtu....
Atehere per ty qenka access!!
Mund te me ndihmoi ndokush nga ju sepse kam ngecur :
1.dua qe nga tabela kryesore te fus mallin(nga menyja qe do ta krijoj)
2.dua te beje nje faktur e cila do te printohet po edhe do te ruhet ne raport ashtu qe ne fund te qdo dite te jep raportin ditor,pastaj mujor e kshtu me radh
3.nese un fus mallin ne depo ta zeme 20 eshte sasia nese un shes 3 nga 20 te me lajmroi se ne depo kan mbetur edhe 17
pres ndihmen tuaj flm
Une kam pershtypjen se duke ju referuar edhe pergjigjeve te meparshme duhet edhe nje sugjerim nga ana e nje personi qe eshte mare me kete pune.
Konkretisht per pjese automjetesh kam hasur veshtiresi sepse behet fjale per mijera pjese kembimi.
Kemi:
- Makina te llojeve te ndryshme
- Makina te te njejtit emer por te viteve te ndryshme
- Pjeset jane te disa kompanive: nga ato me pak cilesore deri te ato me cilesore
Tani imagjino se sa artikuj ekzistojne si pjese kembimi vetem per Mercedez Benz pastaj Audi... WoltsVagen... Ford........... (mos t'i permend te gjitha)
Vetem sasia e artikujve kerkon nje databaze te fuqishme e jo me pastaj mbajtja e transaksioneve, blerjeve, inventareve etj...
Une do te sugjeroja nje program te gatshem dhe qe po ta shikosh me kujdes nuk ka shume kosto.
Kontakto me kompanine TPKSolutions.com ose Bilanc.com dhe aty do te gjesh versionin qe i pershtatet aktivitetit tend dhe cmimi eshte shume i aresyeshem.
Kerkoj ndjese per reklamen por per kete lloj aktiviteti i duhet besuar nje kompanie profesionistesh dhe teknologjise qe ata aplikojne: Java & SQL Server
Madje mund ta provosh duke e shkarkuar nga interneti: TPKSolutions.com
po jo or klodj mos beje reklam une dua te beje nje databaz sepse nuk kam edhe shum artikuj te automjeteve sdua te blej nese mund te me ndihmosh mire nese jo ska nevoj per reklama
Pergjigjia:
E keqja eshte se nje specialist (jo per punen tende me pak artikuj) nuk mund te jete edhe shites njekohesisht. Ndaj as mos mendo se bej reklame e as mos mendo se te kam thene genjeshtra. Me pak fjale pyet dhjete e bej si di vete! Por edhe ne kete menyre rezikon te humbasesh kohe dhe mund te biesh pre e programeve pirate, te cilat jane normalisht te lira se nuk kane shume kosto per piratet, por ashtu sic i merr ashtu edhe te lene. Ti o gjigand o do shesesh o do programosh. Te them vetem qe nuk ke eksperience sepse me aq sa kuptova nuk ja ke idene fare. Ndaj bej njehere shkollen per programator dhe pastaj do shikosh se sa e veshtire do jete edhe tia shesesh ndonje dyqani tjeter qe nuk njeh as ato qe shet.
Ketu ne Shqiperi te gjithe duan te jene edhe shites edhe programator, edhe mekanik, edhe elektrout, edhe pronar, edhe punonjes, edhe menaxher, edhe ekonomist, ..edhe jemi ne kete gjendje qe jemi. Dhe do vazhdojme te mbetemi per fat te keq.
Edhe tek e fundit pse t'ia blejme makinat gjermanit dhe francezit. Pse t'i bejne gjermanet, i bejme ne ketu. Nuk besoj te ofendohesh nga keto qe te them por nuk e kam me ty, e kam me ate pjese te shoqerise qe pandeh se i di te gjitha por s'di asgje!
Ne lidhje me temen e forumit duhet te lexosh sa me shume libra, sic kemi bere ne qe na kane rene lesht. Shiko njehere: http://www.agnidika.net/
Fund
Shkrim me me vend nuk kam lexuar moti. Kjo qe po ndodh cdo dite qofte edhe ne kete forum eshte me te vertete qesharake.
Ekzistojne me qindra tema si te formatoj kompjuterin e si te instaloj windowsin dhe me qindra ore te humbura ne spjegime nga specialistet e kompjutereve, ndersa formatimi dhe njekohesisht instalimi i windowsit ne kosove kushton 10 euro.
Krijoni Kontakt