Ish-kryetari i komunės kalon nė AAK
Prishtinė, 25 maj - Kryetari i AAK-sė, Ramush Haradinaj, prezantoi Muharrem Shabanin, ish-kryetarin e komunės sė Vushtrrisė, si kandidat tė AAK-sė pėr kryetar tė komunės sė Vushtrrisė. Haradinaj tha se AAK-ja dita ditės po dėshmon qė ka virtyte tė larta dhe qė po vazhdon t’i bashkojė gjeneratat e ndryshme tė Kosovės. “Sot po ju prezantoj Muharrem Shabanin, i cili i bashkohet Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, si anėtar i Kryesisė Qendrore dhe i cili e merr besimin tonė si kandidat i AAK-sė pėr kryetar tė komunės sė Vushtrrisė”, tha ai. Ndėrkaq Muharrem Shabani, tashmė anėtar i AAK-sė, pohoi se ka aderuar nė AAK, sepse nė kėtė parti ka parė reformat, afrimin e njerėzve tė aftė, tė njerėzve tė dijes e jo servilėt. Shabani pėrmendi edhe arsyet e largimit tė tij nga LDK-ja, duke thėnė se “...nuk mė duhet serviliteti, prandaj kjo ėshtė arsyeja qė u bashkova me AAK-nė. Unė do tė jap kontributin tim nė komunėn e Vushtrrisė, por edhe tė vendit nė tėrėsi, aty ku ka reforma”. Ai shtoi se gjithmonė ka qenė i gatshėm ta shprehė vendimin pėr sakrificėn pėr njė shtet tė mirėfilltė. Muharrem Shabani ka qenė kryetar i komunės sė Vushtrrisė si kandidat i LDK-sė. Ai njihet si njė prej deputetėve tė Kushtetutės sė Kaēanikut.
E. Hamza
Kushe eshte Muharrem Shabani
Ferat Muja, i dėnuar me vdekje nė vitin 1982. Ende nuk i dihet varri
Pse, Muharrem?
Ferat Muja ėshtė vrarė nė vitin 1982. Prej atėherė, familja kėrkon eshtrat e tij. Ishte dėnuar me vdekje, pėr vrasjen e njė serbi. Njė nga pėrgjegjėsit pėr kėtė dėnim, familja Muja e bėn edhe Muharrem Shabanin. E ky ėshtė njė tjetėr kandidat pėr gjyqtar nė Gjykatėn Kushtetuese. Shabani mohon akuzat.
Nga Nebih Maxhuni mė 16.03.2009 nė ora 7:38
Ferat Muja, i dėnuar me vdekje nė vitin 1982. Ende nuk i dihet varri.
Ferat Muja kishte vrarė njė serb, duke u vetėmbrojtur.
Kėshtu, sė paku, thonė familjarėt e tij.
Dėnimi qė Ferati kishte marrė ishte maksimal: ekzekutim i menjėhershėm.
Sipas familjarėve tė tij, nga fshati Samadrexhė e Vushtrrisė, gisht nė vendimin pėr dėnim me vdekje tė tė afėrmit tė tyre, kanė pasur gjyqtari Muharrem Shabani, Kapllan Baruti, tash kryetar i Gjykatės sė Qarkut nė Mitrovicė, si dhe disa tė tjerė qė nė atė kohė mbanin pozita.
Vitet kanė kaluar dhe tash Muharrem Shabani, i cili pėr njė kohė ka qenė edhe kryetar i Komunės sė Vushtrrisė, pas vitit 1999, ka konkurruar pėr gjyqtar nė Gjykatėn Kushtetuese tė Kosovės.
Pas shkrimeve tė Expressit lidhur me kandidatėt pėr gjyqtarė tė kėsaj gjykate, ėshtė lajmėruar familja Muja. Ata tregojnė kėtė rast, duke shpjeguar se nga influenca e Muharrem Shabanit, tash nuk kanė as varr pėr tė qarė eshtrat e tė afėrmit tė tyre.
Murat Muja ėshtė vėllai i Feratit tė ndjerė, i cili rrėfen pėr Express historinė qė ka ndodhur nė vitin 1982.
Sipas tij, Ferat Muja (viktima), ishte nisur pėr tė shkuar nė Vushtrri, dhe duke kaluar rrugėn e fshatit Gojbulė, vendbanim me shumicė serbe, Danilo Milencic kishte tentuar ta vrasė atė me shat.
Nė atė moment, sipas familjarėve, Ferati kishte nxjerrė revolen nga brezi dhe e kishte qėlluar serbin 22-vjeēar.
Pėr mė tepėr, Murati shpjegon se gjykimi pėr tėrė kėtė ngjarje ka zgjatur vetėm 34 ditė. Pėr kaq kohė ėshtė marrė vendimi me vdekje.
“Vėllai ka qenė duke kaluar rrugės, nė tė cilėn gjithmonė kemi kaluar. Danilo Milencic, bashkė mė nėnėn e tij, kanė qenė tuj prashitė nė arė tė tyre. Dhe, pėr njė moment, ai i ka thėnė vėllait se nuk mund tė kalonte andej, e i ka bėrė hyxhym me shati pėr ta mbytė”, tregon ngjarjen e para 27 vjetėve, Murat Muja.
Ai tregon se pas vrasjes, vendimi pėr ekzekutim ishte marrė me procedurė tė shpejtuar, duke mos analizuar mėnyrėn e vrasjes dhe faktet se Ferati e kishte vrarė serbin nė vetėmbrojtje.
Murati thotė se protagonistėt e asaj kohe i kanė dhėnė kėsaj vrasjeje karakter politik.
Pėrveē kėsaj, ai shpjegon se Muharrem Shabani, Kapllan Baruti, e tė tjerė, bashkė mė disa banorė tė fshatit Samadrexhė, kishin thėnė se duhet tė ruhej bashkim-vėllazėrimi.
Tash, pas njėzet e shtatė vjetėsh, kur edhe eshtrat e Ferat Mujės ende familja nuk di se ku kanė tretur, lajmi se Muharrem Shabani ka konkurruar pėr anėtar tė Gjykatės Kushtetuese, familjarėt nuk i ka lėnė indiferentė.
“Muharrem Shabani nuk e meriton atė vend. Ai nuk e ka merituar as me qenė kryetar komune, as gjykatės, po ashtu, as Kapllan Baruti. Janė njerėz gjakpirės, qė kanė punuar me Serbinė, e qė sot mbajnė vende kyēe”, thotė Murat Muja, pėr Express.
Vendimi pėr ekzekutimin e Feratit, pas vrasjes sė serbit tė fshatit Gojbulė, familjarėt thonė se ėshtė nėnshkruar nė Bashkėsinė Lokale tė fshatit Samadrexhė.
“Gjyqtari Muharrem Shabani, i cili ishte edhe kryetar i Komitetit, ka ardhur dhe e ka nėnshkruar qė dėnimi t`i jepet me ekzekutim Feratit, e me pas i ka dhėnė komplet kahje politike vrasjes”, thotė Xhafer Muja, djali i Ferat Mujės.
Por, kėto akuza i kundėrshton Muharrem Shabani.
Sipas tij, nė tėrė kėtė histori, nuk ka asgjė tė vėrtetė.
“Shikoni dokumentet. Nėse ka diēka tė vėrtetė, jam i gatshėm plotėsisht tė pėrgjigjem. Unė s’kam qenė kurrė gjyqtar i Qarkut dhe nuk kam pasur tė bėjė mė kėto gjėra”, thotė Shabani pėr Express.
Ai pohon se nė atė kohė ka qenė gjyqtar nė Gjykatėn Komunale, e cila nuk ka pasur tė bėjė fare me ēėshtje tė tilla.
“Gjithashtu nuk ėshtė e vėrtetė se vendimi ėshtė nėnshkruar nė fshat”, thotė ai.
Shabani mohon se asokohe ka qenė kryetar i Komitetit.
“Rrenė ėshtė totalisht. Kurrė nė jetė nuk kam qenė kryetar i Komitetit. Unė kam qenė nė Kuvendin e Kosovės, nė shpalljen e Kushtetutės sė Kaēanikut, deklaratėn e sė cilės e kam lexuar”, thotė Muharrem Shabani.
Ndėrkohė, familjarėt e Ferat Mujės kėrkojnė nga institucionet qė Muharrem Shabani tė mos emėrohet gjyqtar nė Gjykatėn Kushtetuese. Ata ftojnė institucionet qė, pėrveē tij, edhe njerėzit e tjerė qė kanė dosje apo kanė qenė ish-pjesė e sistemit tė kaluar, tė mos emėrohen nė institucionin mė tė lartė tė drejtėsisė nė vend.
“Tė gjithė e dimė se ēka u kanė bėrė shqiptarėve njerėz tė tillė gjatė regjimit. Ftojmė institucionet qė ata nė asnjė mėnyrė tė mos emėrohen nė kėto pozita”, thonė tė afėrmit dhe familjarėt e tė ndjerit Ferat Muja.
Krijoni Kontakt