PDK ka shtuar radhėt me zyrtarė tė lartė tė Degės sė AAKsė nė Gjilan dhe kėshilltarė komunalė. Zyrtarė tė PDKsė pretendojnė se nė partinė e tyre janė shkrirė 30 nėndegė tė AAKsė nė Gjilan. Ndėrkaq, Ramush Haradinaj thotė se ka pranuar 1470 anėtarė tė rinj nė Deēan. Ai ka zbrazur akuza tė ashpra nė adresė tė Qeverisė. Nė betejėn pėr anėtarėsi tė re ėshtė pėrfshirė edhe AKR.
Megjithėse zgjedhjet e reja lokale janė sė paku tetė muaj larg, lėvizja e zyrtarėve tė lartė lokalė dhe anėtarėsisė nga njėra parti nė tjetrėn po merr pėrmasa gjithnjė e mė tė mėdha.
Tė dielėn nė Gjilan, Partia Demokratike e Kosovės (PDK) ka dridhur strukturėn e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK).
Ndėrkaq, nė bastionin mė tė fortė tė AAKsė, nė Deēan, zyrtarė tė kėsaj partie pretendojnė se kanė pranuar 1470 anėtarė tė rinj, qė tė gjithė tė ardhur nga subjektet tjera lokale.
Nė betejėn pėr anėtarė tė rinj, tė dielėn ėshtė pėrfshirė edhe Aleanca pėr Kosovėn e Re (AKR), e cila po ashtu thotė se ka pranuar zyrtarė tė partive tjera nė Shtėrpce.
Javėn e kaluar, ish-deputeti i AKRsė, Arsim Rexhepi i ėshtė bashkuar LDKsė.
Pas Drenasit dhe Vushtrrisė, nė njė tubim nė Gjilan, PDK ka shtuar radhėt e veta me zyrtarė tė lartė tė Degės sė AAKsė.
Nė partinė mė tė madhe nė vend janė anėtarėsuar ish-kryetari i Degės sė AAKsė, Sabedin Kadriu. Nė zgjedhjet e fundit lokale, Kadriu ka qenė kandidat pėr kryetar komune nga radhės e kėtij subjekti politik.
Nė PDK kanė aderuar edhe dy nga katėr kėshilltarėt e AAKsė nė Kuvendin Komunal tė Gjilanit, Ejup Haziri dhe Lujeta Kadriu, si dhe anėtari i Kryesisė sė Degės, Burhan Selmani.
Tė gjithė kėta ndėr themeluesit kryesorė tė AAKsė nė kėtė qytet.
Zyrtarė tė Partisė Demokratike kanė deklaruar se kėsaj partie i janė bashkuar edhe 30 nėndegė tė AAKsė nė Gjilan.
I sapoardhuri nė PDK, Sabedin Kadriu, ka theksuar disa nga arsyet qė e kanė shtyrė tė ndėrrojė partinė. Ai ka thėnė se tėrė puna e bėrė nė Degėn e AAKsė nuk ėshtė vlerėsuar mirė. Kadriu ka pėrmendur shantazhin dhe mungesėn e demokracisė sė brendshme nė Aleancė. Ai parashikon se PDK do tė mposhtė sėrish partitė rivale dhe Gjilanin do ta bėjė edhe mė tė mirė se qė ka qenė mė parė.
Pėr tė pėrshėndetur forcimin e partisė, tė dielėn nė Gjilan kanė qėndruar zyrtarėt e lartė tė PDKsė, Fatmir Limaj, Hajredin Kuēi, etj.
Nė Kosovė po ndodhin shumė ndryshime, kurse PDK po dėshmon se po i qon nė vend premtimet dhe zotimet se do ta ndryshojė vendin. Pėr njė vit tė kėsaj Qeverie kanė ndodhur ndryshime tė mėdha, ka thėnė Limaj. Ne nuk pretendojmė se pėr njė vit i kemi arritur tė gjitha dhe do ti zgjidhim tė gjitha problemet. Por, qytetarėt pėr ēdo ditė po shohin se po vijnė investime, se investime po vijnė edhe nė Gjilan e do tė vijnė edhe nė tė ardhmen.
Nėnkryetari i PDKsė, Limaj, ka thėnė se nė partia e tij po pranon njerėz tė rinj tė cilėt
vizionin e tyre mund ta sendėrtojnė duke u futur nė PDK, parti qė ėshtė e hapur pėr tė gjithė ata qė duan ti afrohen.
Manifestimi i organizuar nga PDK me rastin e pranimit tp anėtarėve tė rinj ėshtė mbajtur nė Hotelin Kristal. Rreth 50 mė larg, nė selinė e Degės sė AAKsė, nėnkryetari Ahmet Isufi u ka uruar punė tė mbarė ish-kolegėve tė vet duke vlerėsuar se ėshtė e drejtė e secilit tė vendos pėr pėrkatėsinė partiake.
Sipas tij, edhe nė AAK ka aderime nga partitė tjera, por kjo trajtohet ndryshe.
Edhe te ne erdhėn shumė anėtarė tė PDKsė, tė LDKsė, LDDsė e tė subjekteve tė tjera, por ne ata nuk do ti pėrdorim pėr marketing, nuk do tė luajmė me ndjenjat e tyre ashtu siē bėnė tė tjerėt, pak mė larg nga kėtu, ka thėnė Isufi.
Ai i quan tė pavėrteta pohimet e zyrtarėve tė PDKsė se nė tė janė shkrirė 30 nėndegė tė AAKsė. Ahmet Isufi ka paralajmėruar se do tė shqyrtohet mandati i kėshilltarėve komunalė qė janė bėrė pjesė e PDKsė.
Nė procesin e fundit zgjedhor nė AAK, para disa muajsh, Isufi ėshtė zgjedhur edhe kryetar i degės sė kėtij subjekti nė Gjilan. Tė dielėn ai ka bėrė tė ditur se kryesia e re e kėsaj dege do ti ketė 39 anėtarė.
Para qindra simpatizantėve nė njė tubim partiak nė Deēan, Kryetari i AAKsė, Ramush Haradinaj, qė pretendon tė marrė kreun e Qeverisė, ka bėrė tė ditur se nė zgjedhjet e ardhshme partia e tij synon tė fitojė 51 pėr qind tė votave nė Kosovė.
Ai ka bėrė thirrje Hashim Thaēit, qė nė vend tė fushatės pėr libreza tė reja,
tė dalė nė zgjedhje.
Haradinajt nuk i ka shpėtuar as ky tubim pa pėrmendur njėqind ditėt e punės sė tij si Kryeministėr, duke i bėrė thirrje Qeverisė aktuale qė ta merr si model qeverisjen e tij.
Mos harroni se nė njėqind ditshin e qeverisjes Haradinaj nuk ka pas korrupsion, u ka thėnė ai simpatizantėve tė vet.
Ai ka rikujtuar se koalicioni i tij me LDKnė, nė dhjetor 2004, ėshtė kritikuar ashpėr nga PDK, e cila sot ėshtė ka ndėrtuar qeverinė po me kėtė parti.
Po tė njėjtit njė njerėz qė mė kritikuan lidhėn koalicion ma vonė. E ndoqėn rrugėn tonė. Po tė njėjtit njerėz shkuan te varri i Presidentit Rugovės dhe po e shihni dyfytyrėsinė e kėtyre njerėzve, ka thėnė Haradinaj.
Unė kam pas njė fytyrė, njė qėndrim dhe njė fjalė.
Lideri i AAKsė, i cili para disa ditėsh ka deklaruar se pas largimit tė tij nga Qeveria AAK-LDK, ajo kishte degraduar, u ka thėnė bashkėpartiakėve nė Deēan se ndaj partisė sė tij ėshtė bėrė propagandė negative.
Nė kohėn kur s`jam kanė kėtu, ditė e natė qytetari i vendit u bombardua me propagandė se Aleanca janė hajna. Tė gjitha kėto akuza kanė qenė rrena tė SHIK`ut, qė i kanė bėrė pėr interesa zgjedhore.
Gjatė fjalimit tė tij ai ka zbrazur edhe njė varg akuzash ndaj ekzekutivit tė vendit.
Janė shtyrė zgjedhjet kryesisht pėr shkak se shkolla qeverisėse e sotshme nuk ka mbėrri me i rrejt mjaftueshėm njerėzit e vendit, ka thėnė Haradinaj.
Ai konsideron se Qeveria e Kosovės nuk ėshtė duke ndihmuar sa duhet Deēanin, pasi po o bllokon projektet e kėtij qyteti dhe nuk po i financon njėsoj sikur nė komunat tjera tė Kosovės.
Krijoni Kontakt