Close
Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 116
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-07-2009
    Postime
    28
    Ramushi eshte hero dhe familja haradinaj dha mjaft per luft dhe ne liri...ramush te lumt ti je njeshi...

  2. #92
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    2,501
    Citim Postuar mė parė nga Mbinjeriu Lexo Postimin
    -Ramush Haradinaj ėshtė person me aftėsi tė kufizuara,person oportunist,kriminel,me njė fjalė fundėrrinė e shoqėrisė.
    E di kush e perdror kete gjuh vetem serbet o kopuk none,hup baj bothen more gjak prishet,ta shkaperdhefsha listen e darsmes mos bir shkau.

    Ka mbetur ti me tregu se kush qenka Ramushi shkaun e nanes.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  3. #93
    tHeKtHi MaMa :P
    Anėtarėsuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    Citim Postuar mė parė nga Mbinjeriu Lexo Postimin
    -Ramush Haradinaj ėshtė person me aftėsi tė kufizuara,person oportunist,kriminel,me njė fjalė fundėrrinė e shoqėrisė.
    ....................................
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Mbinjeriu
    Anėtarėsuar
    10-09-2009
    Postime
    397
    Citim Postuar mė parė nga Black_Mamba Lexo Postimin
    E di kush e perdror kete gjuh vetem serbet o kopuk none,hup baj bothen more gjak prishet,ta shkaperdhefsha listen e darsmes mos bir shkau.

    Ka mbetur ti me tregu se kush qenka Ramushi shkaun e nanes.


    -Pėrshendetje i nderuar mik diskutimi,
    -Si e ke hallin me kėto reagime prej njė personi me ērregullime mendore?
    -Ramush Haradinaj ėshtė i zhytur nė krime dhe nė rajonin e Dukagjinit tė gjitha bizneseve tė mėdha u qet haraē dhe nuk duhet tė jesh profet tė e dish se ēfarė njeriu ėshtė ky injoranti i cili po e bėn ligjin tė i shkojė pas!
    Kjo goje nuk eshte per keta veshe

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Kape njerin e mshoj tjeterit!
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2010
    Postime
    11
    Per Ekzekutimin e Ferat Mujes, perpos te dy te larte permendurve ka pasur edhe persona tjer me emer e mbiemer, qe kan ndikuar drejtperdrejt ne Vendimin per denim me vdekje, duke u nisur nga Bashkfshataret e tij me te aferm, e deri te njerzit neper poste, si Aktivistet e LKJs dhe Lidhjes Socialiste te Kosoves, e nder ta edhe Salih Mulaku, ndersa Muharrem Shabani ne at koh me sa di une ka qen Kryetar i Gjykates Komunale ne Vushtrri, dhe vertet Vendimi defenitiv eshte marr ne Bashksin Lokale te Samadrexhes.

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    http://www.kosovapress.com/ks/reposi...0olb_thmb1.JPG





    Zėvendėspresidenti Joseph Biden: Hashim Thaēi ėshtė George Washingtoni i Kosovės

    Zėvendėspresidenti Joseph Biden ka theksuar se Kryeministri Hashim Thaēi ėshtė George Washingtoni i Kosovės.


    Zėvendėspresidenti Biden siguroi kryeministrin Thaēi se integriteti territorial i Kosovės mbetet i pacenueshėm dhe se rendi dhe ligji duhet tė vendoset nė tėrė territorin e Kosovės.


    Zėvendėspresidenti Biden theksoi se e ardhmja e Kosovės ėshtė e sigurt nė NATO dhe Bashkimin Evropian.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #98
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-07-2010
    Postime
    146
    Per trim, eshte Ramushi,ky ka luftue kunder sllavit.Per plolitike,s`bejne asnjeri.
    Jo keta dy,po nga pozitat qe kane ne pushtet do t`i heqja qe te gjithe(me ndonje perjashtim te vogel) keta qe si kredi e kane pjesmarrjen ne lufte.Me keta, Kosova nuk ka per te ece perpara!

    Qe te jemi te qarte ne nje pike.Duhet te behet komision nga njerez per te cilet dihet qe jane moralisht dhe kombetarisht ne nivel dhe keta te shenojne emrat e te gjithe atyre qe moren pjese ne lufte per clirimin e Kosoves.Ushtaret e UCK-se duhet te marrin mbeshtetje financiare te garantuar nga shteti.Hashimit me shoke,nuk ua kisha dhene asnje cent.Keta kane vjedhe me shume se shume.

    Duhet bere program nacional.Duhet te zgjidhen te rinje te talentuar ,qe jane kombetare dhe te dergohen e shkollohen jashte,ne te gjitha lemite.
    Para se te dergohen jashte,duhet te nenshkruajne(obligohen me shkrim) se pas shkollimit patjeter do te kthehen e t`i sherbejne vendit.
    Kjo eshte patjeter utopi,sepse shqiptari s`ta leshon karriken kur ta ze njehere.

    Ne ceshtjen e mbetjes ne pozite te Hashimit me shoke,gjithsesi kane dore te huajt.Kjo vec ne shikim te pare duket absurde!Qe thote dikush,keta i kane votat e popullit…sigurisht qe i kane,qe s`dalin as 50 % te elektoratit me te drejte vote!

    Te huajt, qe i kane ne dore punet tona,punojne me llogari(me pare,pra) dhe gjithnje e arrijne qellimin.Kur keta e kuptuan qe Kosoves patjeter duhet te ia vejne disi kapakun,e moren dhe i rregulluan parakushtet njehere.Per te ia fut(d.m.th. hilet) Kosoves njehere e mire,atyre u duhej miratimi nga militantet.Nga partia me e madhe,pra,partia qe perfaqesonte krahun e luftes.
    Ata e dinin qe partia me e madhe qe doli nga krahu i luftes, PDK-ja, nuk kishte mundesi te merr vota te mjaftueshme per te marre pushtetin(e di populli pse s`ua dha ketyre votat e mjaftueshme!).
    Dhe te huajt e filluan aksionin.Njehere e prishen LDK-ne.Si rrodhen punet me tutje,dihet tanime.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Luli X : 22-07-2010 mė 05:00

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979





    Xhorxh Uashingtoni ne Kosove!



    Riza GREIĒEVCI



    Veproni me

    ndershmėri dhe drejtėsi ndaj tė gjitha kombeve tė tjera!



    Xhorxh Uashingtoni fitoi famė tė madhe duke udhėhequr amerikanėt drejt fitores nė luftėn e tyre tė gjatė pėr pavarėsi nga Britania. Ai luajti rol vendimtar nė miratimin e Kushtetutės amerikane dhe themelimin e Qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara. Dhe si presidenti i parė i vendit, Xhorxh Uashington ishte shembull i shėrbimit vetėmohues dhe i vetėpėrmbajtjes nė pėrdorimin e pushtetit qė e bėri atė tė admirohet nė gjithė botėn. Ishte dhe mbeti njė tribun i lirisė, arkitekt i bashkimit, i dashurisė, i afrimit tė racės me racėn, tė fesė me fenė. Sot nė Shtetet e Bashkuara festohet Dita e Presidentėve, njė ditė pėr tė nderuar presidentėt e Amerikės, duke filluar nga presidenti i parė, Xhorxh Uashingtoni. Ai dhe presidenti tjetėr i madh amerikan, Abraham Linkolni, kanė lindur nė muajin shkurt. Natyra udhėheqėse e Uashingtonit nė kohė paqe dhe lufte ėshtė karakterizuar nga besimi i fortė fetar dhe toleranca e tij ndaj feve tė tjera. Si i krishterė i devotshėm, Xhorxh Uashingtoni besonte se Zoti ishte burimi i autoritetit tė qeverisė sė ligjshme dhe i tė drejtave tė njeriut, njė nga mė tė rėndėsishmet prej tė cilave ishte liria e fesė. Nė njė letėr drejtuar baptistėve nė Virginia, tė cilėt nė njė kohė ishin pėrndjekur nga autoritetet koloniale, presidenti Uashington shkruan: "Askush nuk do tė jetė mė i zellshėm se unė pėr ngritjen e pengesave tė efektshme kundėr ēdo forme tė pėrndjekjes fetare".



    Xhorxh Uashingtoni njihet me Kosovėn!



    U bė si u bė, njė ditė (s'ka rėndėsi dita, ora, minuta) presidenti i parė i SHBA-ve, Xhorxh Uashington erdhi nė Kosovė. Natyrisht, pse jo, me gjithė zemėr, tėrė populli i Kosovės e priti ish-presidentin e parė amerikan me traditėn: Bukė e kripė e zemėr, kė tjetėr, pos bashkimtarin e dashurisė, tė besimit, historisė, krenarisė sė popullit amerikan. por edhe tė Kosovės. Por edhe pritja e Qeverisė sė Kosovės pėr nder tė presidentit tė parė amerikan, arkitektit tė demokracisė, barazisė, tolerancės ndėrfetare, tribunit tė dashurisė dhe tė besimit, ishte kurrė mė e pėrgatitur aq mirė, mė e zėshme, mė spektakulare, e ngrohtė gjithsesi, me nderimin mė tė lartė shtetėror, pėr kė tjetėr, pos pėr presidentin e parė tė SHBA-ve, simbolin e dashurisė tokėsore e qiellore tė racave, tė feve, tė popujve, tė mirėbesimit, tė afrimit, Xhorxh Uashington. Gjatė ca ditėve tė vizitės sė babait tė demokracisė, timonierit tė anijes sė dashurisė, tė besimit e mirėkuptimit ndėrfetar e ndėrnjerėzor, u bėnė pritje, shėtitje gjithandej Kosovės sė lirė, gjithandej trojeve etnike dardane, por eskorta e mikut etnik tė Kosovės, presidentit tė pare tė botės demokratike, Xhorxh Uashington, arriti edhe nė Prekaz, vizitoi dhe nderoi familjen Jashari, u pėrkul me nderim ballė varrit tė komandantit legjendar Adem Jashari, e la porosi:

    "Nderoni, ēmoni, gėzoni veprėn e gjakut, tė luftės ēlirimtare, sepse, kėshtu ju dėshmoni identitetin dhe vizionin tuaj, vepra kėto pėr brezat e fėmijėve tuaj, dėshmi e shtetit dhe e demokracisė! Ēmoni, duani, ndihmoni shtetin, vepėr e gjakut dhe e sakrificės, njė krua ku shuajnė etjen e jetės, dashurisė, lumturisė tė gjithė qytetarėt e Kosovės pa dallim feje, gjuhe. Tė besosh, do tė thotė ke Zot! Zotin, duhet nderuar ēmuar, vlerėsuar!



    Hidhni nė greminė: urrejtjet, meritė…!



    Epo, pra: Lufta pėr shtetin, pėr demokracinė, ėshtė luftė pėr mėshirėn e Zotit, ėshtė luftė me vetveten tuaj, qė akoma s'ka mbaruar, dhe zor se do tė pėrfundojė njė kohė tė gjatė. Aromė gjaku e krismash u vjen maleve kėtej. Aromė eshtrash e vajesh e lotėsh vjen kėtej konaqeve kosovare. Aromė shkrumb zjarri vjen kėtej. Aromė varresh masive, lot e thirrje nėnash pėr birin, burrin, vajzėn, nėnėn, babanė e pagjetur kėtej plot. Aromė thikash e sakicash vjen atje ndėrmjet partive politike. Shoh prehen thikat. Prehen sakicat. Bėhen gati "jurishnikėt", shpifėrsit, rrenacakėt, fjalamanėt, mburravecėt nė luftėn e pandershme pėr pushtet, duke harruar demokracinė, popullin,shtetin, Kosovėn…Pak mund t'u hyjnė nė punė thirravajet, mallkimet, fajėsimet, urrejtjet, sa mund t'u ndihmojė bashkimi i mirėkuptimit, i dashurisė, i besimit ndėretnik dhe ndėrshtetėror, i vullnetit dhe i djersės sė punės pėr ndėrtimin e Kosovės sė lirė, pėr ndėrtimin dhe lulėzimin e shtetit, sundimit tė ligjit, demokracisė, pėr hapjen e shtigjeve drejt ardhmėrisė evropiane demokratike moderne, drejt lumturisė jo vetėm tė vetvetes, por tė tė gjithėve. I vetmuar, krye nė vete, pa ligje, pa dashuri, pa mėshirė e demokraci, pa shpresė, me urrejtje, vepron vetėm djalli ogurzi! Kushdo t'i pėrngjajė djallit, s'duhet tė ketė hise ajri, as dielli, as bukė, as uji nė shtetin e Kosovės sė lirė!



    Njohja me kryeministrin e Kosovės



    Vizita e presidentit tė parė tė Amerikės, njeriu qė arriti tė bashkojė shtete, popuj, besime, raca, fe, kombe e kombėsi ngjyrash tė shumta nė Amerikėn e Madhe, tribuni e mbėltuesi i fidanėve tė demokracisė, ishte zhvilluar gjithandej shtetit tė lirė tė Kosovės. Pa tjetėr, presidenti Xhorxh Uashington s'kishte mundur tė fshihte kėnaqėsinė e arritjeve tė pakontestueshme tė QEVERISĖ SĖ PAVARĖSISĖ, QEVERISĖ SĖ MALEVE, QEVERISĖ ĒLIRIMTARE, pėr arritjen e veprave tė para tė shtetit tė lirė tė Kosovės, veprave tė punės, tė djersės, tė veprave madhore dhe tė ėndėrrueshme me shekuj nga populli i Kosovės. Presidenti i parė amerikan me sytė e vet pa veprat dhe tė arriturat e Qeverisė sė Kosovės, arritjet e popullit tė Kosovės. U takua dhe shprehu kėnaqėsi tė veēantė pėr takimin me kryeministrin Hashim Thaēi, me tė cilin kishte biseduar gjatė-gjatė sy me sy. Dhe, pati tė drejtė presidenti i parė i SHBA-sė tė mėsojė sė afėrmi pėr rrugėn e sakrificės sė popullit tė Kosovės me shekuj pėr liri e pavarėsi. Ai pėr sė afėrmi ishte njohur edhe me biografinė e kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi. Presidenti Uashington kishte kėrkuar tė mėsonte edhe mė shumė pėr biografinė e kryeministrit tė parė tė shtetit tė lire e tė pavarur tė Kosovės. Mėsova, Ju, zotėri Thaēi, me shokė, ishit pjesėtar i celulave tė para tė pėrpjekjeve pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės me forcėn e luftės ēlirimtare! Ju, me shokė, kishit frymėzuar, bashkuar, i kishit dhėnė besėn popullit tė robėruar kosovar se Ju do tė viheni nė ballė tė rezistencės me armė kundėr pushtimit shekullor! Ashtu edhe paska ndodhur! Aferim! Ju i dhatė besėn popullit, bukės dhe djepit tė nėnave tuaja, i dhatė besėn Kosovės, dhe e mbajtėt atė besė: Pa lirinė e pavarėsinė e Kosovės s'do ktheheni tė gjallė nė mes tė gjallėve! Ju ishit promotorė tė formimit, bashkimit dhe udhėheqjes sė luftės ēlirimtare pėr liri tė Kosovės! Ju drejtor i Drejtorisė Politike tė UĒK-sė! Ishit zgjedhur nga ēlirimtarėt nė ballė tė delegacionit ushtarak tė UĒK-sė pėr tė marrė pjesė nė bisedimet e Rambujesė! Ishit udhėheqės i delegacionit tė Kosovės nė ato bisedime tė Rambujesė! Pas mbarimit tė luftės ēlirimtare vendosėt pėr t'u marrė me politikė! Fomuat partinė me emrin: PDK, nė ballė tė sė cilės tė vendosėn meritat dhe sakrifica juaj! Ju humbėt disa zgjedhje qė u bėnė pas luftės ēlirimtare, por, arritėt tė merrni udhėheqjen e qeverisė sė Kosovės nė nėntor 2007! Arritėt tė bėheni kryeministėr qė doli nga radhėt e Luftės Ēlirimtare tė Kosovės! Juve populli u dha besimin me njė numėr rekord votash tė lira, kurrė tė papara, as dje, as sot! Ishit politikani (pjesėtari i UĒK-sė) mė i votuari nga populli i Kosovės kur e fituat postin e kryeministrit! Ju patėt fatin, nderin dhe privilegjin tė shpallni Deklaratėn e Pavarėsisė sė Kosovės - Kosova u bė shtet i lirė dhe sovran! Ishit tė emocionuar dhe krenar atė ditė nė jetėn tuaj qė ju, dje nė ballė tė Luftės Ēlirimtare tė Kosovės, mė 17 shkurt 2008, nė sybote, me zė tė lartė, i vėrshuar nga emocionet, krenar gjithsesi, nė emėr tė popullit, gjakut tė dėshmorėve, shpallet Kosovėn e Pavarur - shtet tė lirė! E keni ndje veten tė lumtur dhe krenar qė shumėkush nga shtresat intelektuale, qytetarėt, sidomos rinia e Kosovės, ua dhanė epitetin: Ismail Qemali i Kosovės!



    Le tė flasin veprat…



    Qarqe evropiane (Brukseli), veēmas SHBA-ja (stejt departamenti) dhe shumė qeveri tė vendeve tė tjera evropiane, kanė besim, shpresė dhe janė tė bindur se Ju po vlerėsoni, ēmoni, pėrjetoni dhe veproni si kryeministėr fuqishėm, qartė, drejt dhe nė mėnyrė demokratike tė perspektives me Qeverinė dhe shtetin e Kosovės! Po bashkėpunoni ngushtė dhe fuqishėm me qarqe pėrkatėse demokratike drejt Bashkimit Evropian, Aleancės-veriatlantike, dhe instancave relevante politike, ekonomike e demokratike tė Evropės, veēmas me SHBA-tė.

    Pėr kėto tė arritura: mbi 50 shkolla tė reja, mbi 900 kilometra rrugė tė asfaltuara (edhe nė rajone rurale), nisja e ndėrtimit tė Autostradės sė Kombit: Vėrmicė-Merdar, pėrgatitjet pėr fillimin e Autostradės sė dytė: Prishtinė-Shkup, pastaj financimi i afro 30 shtėpive matanė Ibrit, ndarja e disa miliona eurove pėr ndėrtime tė reja matanė Ibrit, suksese tė vėna re nė formimin e komunave tė pėrziera serbė-shqiptarė, e tė tjerė, suksesi historik i GJND-sė pėr ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė…Shkurt e shqip: Le tė flasin veprat!

    Epo, zotėri kryeministėr, Hashim Thaēi, i jep tė drejtė tė plotė tė dytit tė Amerikės, zotit Baiden, kur juve u nderoi me epitetin: Xhorxh Uashingtoni i Kosovės! Ky epitet, pa tjetėr, nderoi Qeverinė dhe popullin e Kosovės! Nderoi shtetin dhe tė ardhmen e tij. Dakord. Gėzuar!
    Gazeta Kosova-Sot
    31 Gusht 2010
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Thaēi do tė vizitojė Haradinajn nė Hagė?



    Prishtinė, 17 dhjetor - Pėr shkak se Tribunali i Hagės tė enjten anuloi vendimin pėr lirimin e pėrkohshėm tė Ramush Haradinajt nga paraburgimi, kryeministri nė largim i Kosovės dhe lideri i PDK-sė, Hashim Thaēi pritet qė gjatė javės sė ardhshme tė udhėtojė nė Hagė pėr ta takuar liderin e AAK-sė. Lajmin e kanė bėrė tė ditur pėr gazetėn Lajm burime tė PDK-sė tė afėrta me kryeministrinė.

    Nė fillim tė tetorit ishte mbajtur njė takim tė strukturave udhėheqėse tė dy partive, PDK dhe AAK, me qėllim tė arritje sė njė konsensusi pėr krijimin e njė strategjie tė pėrbashkėt lidhur me bisedimet midis Prishtinės dhe Beogradit, temė bosht e sė cilave do tė jetė veriu i vendit. Bashkėsia ndėrkombėtare, pėrkatėsisht BE dhe SHBA, kanė bindur Prishtinėn dhe Beogradin pėr fillimin e dialogut pėr ta mbyllur kapitullin e stabilitetit tė vendit dhe pritet qė kėto bisedime tė fillojnė pas formimit tė qeverisė sė re, e cila do tė dalė pas certifikimit tė rezultateve tė zgjedhjeve tė 12 dhjetorit. Burime tė Lajmit nga kreu i PDK-sė thonė se ėshtė nė interes tė Kosovės qė tė gjithė aktorėt politikė shqiptarė tė vendit t’i lėnė anash ndasitė dhe inatet personale pėr hir tė pėrmbylljes sa mė tė suksesshme tė bisedimeve tė ardhshme me Serbinė, qė do tė ndėrmjetėsohen nga BE-ja dhe tė ndihmuara nga SHBA, krejt kjo me qėllim tė futjes sė veriut tė vendit nėn kontroll tė plotė shtetėror, ku do tė sundojė ligji dhe rendi.

    Nė pyetjen nėse kreu i PDK-sė ėshtė “zgjuar vonė nga gjumi” lidhur me nevojėn e unifikimit tė faktorit politik shqiptar pėr ēėshtjen e fatit tė veriut tė vendit, pas ideve qė dolėn nga qarqe tė ndryshme perėndimore pėr njė status eventual tė posaēėm politik dhe territorial tė veriut tė vendit dhe, tash kur Prishtina zyrtare edhe faktori politik gjenden para presioneve tė ndryshme, burimet nuk deshėn qė tė deklarohen. Burimi i gazetės tha se, “fati i veriut tė vendit ėshtė ēėshtja qė duhet t’i bashkojė tėrė faktorin politik nė prag tė bisedimeve me shtetin fqinj nga veriu”. ("Koha ditore")
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Hagė: Ramush Haradinaj shpallet i pafajshėm
    Nga RTP nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 29-11-2012, 17:32
  2. Prishtina zyrtare: Jo planit me 6 pika te Ban Ki Moon te OKB
    Nga Harudi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 08-09-2009, 16:03
  3. Sejdiu e Thaēi
    Nga Sabriu nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 10:58
  4. Aktakuza e tribunalit tė Hagės pėr Haradinaj
    Nga I-amėshuar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •