Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 26
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Lightbulb Këngë të Çamërisë (Thesprotia) me tekste



    Delvina me Çamërinë
    përnjëherë në këmbë c'u ngrinë

    Hajde moj kalaja ajdhonate
    Moj ç'i bëre trimat që pate

    Luftojnë me jataganë
    Ore për liri e për vatanë

    Delvino, Delvina, Delvina me Çamërinë

    Hajde Delvina me Çamërinë
    Përnjëherë në këmbë ç'u ngrinë

    Përnjëherë në këmbë c'u ngrinë
    tri taborë asqerë ç'i prinë

    hajde moj kalaja ajdhonate
    moj ç'i bëre trimat qe pate

    luftojnë me jataganë
    për liri e për vatanë!


    (Delvina ne koherat e herta ka qene pjese e Çamerisë, me vone me kalimin e kohës u asimilua me lab.)
    Ndryshuar për herë të fundit nga _AuLoNa_ : 03-05-2009 më 19:17
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  2. #12
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    ULU MAL TE SHOHE KASTRINE( Motiv kenge Çame nga Namik Selmani)

    Ulu mal te shohe Kastrine
    se kam vite pa e pare
    Erdha mbledhur me Citjane
    tani jam një floke - bardhe
    Ulu mal qe te shoh dene
    Mos është thinjur duke pritur?
    C'mu be dhromi kupe me helme
    shteg me shteg me ferra stisur
    Ulu mal , mos ma zer diellin
    Se kam ftohte , jam çipllak
    Njeqinde zjarre te me ndezin
    Nuk ma ngohin një pikë gjak
    Ulu mal ,qe te shohe varret
    E t'ua puth barin e blerte
    Tu rrefej për mijra halle
    Qe me zune ne 50 vjet
    Ulu mal te shohe Kastrine
    E t'i them një amanet
    Se Shqiponja zemerdlire
    Pa e pare, kurrë s'vdes
    Ulu mal se sot kam dasëm
    Ndaj kam sjell 100 dhioli
    Do ta zgjoj gjyshin nga varre
    T'ia marr prapë si ne rini
    Do ta zgjoj nga gjumi i gjatë
    Boll me enderra me gogola
    Çamëria , melhem plage
    Hapur-o pa lloz te porta
    Do ta zgjoj nga gjumi i thelle
    Kroje , djepe dhe përralla
    Qofte fjala monument
    Ngritur -o për ditë te bardha
    Ulu mal se dua qiell
    Të shohe zogj ne fluturim
    Do te mbledh një grusht me yje
    Qe ta hedh mbi Camerine
    E, ne vdes , te vdes mbi varre
    Lare-o me drite hënë
    Mal mbi to te benen lulet
    Njomur-o me lote nene
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  3. #13
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    JANINE VJESHTE
    BILAL XHAFERRI

    Liqeni i Janinës – luginë plot me ujë
    Dergjet i përgjumur në mjegullën mëngjesore,
    Shket krahu i pulëbardhës mbi nisinë si tumule,
    Me fletët e rrepeve mbulon era shetitoret.
    Xhamitë ekzotike, bija lindore të braktisura
    U pozojnë të trishtuara turistëve nga perëndimi.
    Matanë sinorit me tela vijën stërnipat e Pirros
    Dhe kalojnë kryeulur nën rrepet buzë limanit

    Vjeshta lakuriqe si "missis minifunde",
    Fërkohet pas ledheve mjekrosh tërë myshk,
    Atje ku Frosina iu shkëput Ali Pashait
    Dhe në ujrat e ftohta të gjolit u zhyt.
    Ashtu është Janina e vjetëruar mënjanuar
    Dhe të duket sikur në gjol mengadalë do humbasë
    Bashkë me lavdinë e dikurshme të harruar
    Bashkë me buçimën e tambureve luftarakë.
    Do humbasë në Janinën e re me neon,
    Nën valët e veturave që shkasin asfalteve
    Nën hotelet moderne "Ksenia", "Palladion".
    Nën tingujt e kambanave dhe këngët e psallmeve...

    Liqeni i Janinës – luginë plot me ujë
    Përkundet i përgjumur në mjegullën mëngjesore.
    Që tej sinorit me tela vijnë stërnipat e Pirros
    Dhe kalojnë kryeulur nën rrepet e shetitoreve
    Me një mendim të heshtur, me një brengë përvëlonjëse
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  4. #14
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    SHKRUAN :ABEDIN RAKIPI

    E morra xha Aliun dhe pasi ja putha doren
    ju luta me ngutje : me fol per Çamerine.
    I rrodhen lotet menjehere plakut flokebardhe
    dhe duke i fshire me tha :
    Barre te rende me ke lene o bir,
    po une do te flas qe ti mos ta harrosh kurre Çamerine.
    11 vjet i pata kur greket shkallmuan deren,
    dhe babane e dy vellezerit i rrahen me kembe i
    shkelen,
    i lidhen burrat te kasollja pas shtepise,
    pastaj motren e nenen i terhoqen zvarre mes avllise.
    I leshuan qente e eger mbi to dhe ja grisen fustanet,
    une qaja dhe ulerija per gjemen qe zuri vatanet,
    pasi na lane ta gdhinim gjithe naten jashte ,
    ne mengjes i vune zjarrin vatres tone te lashte.
    Mua me rrahen dhe me thane te zhdukesha,
    me lote dhe gjak u ngjita ne koder te fshihesha,
    u fsheha mes shkurreve dhe shihja nenen e babane.
    Motren e cnderuan pa meshire dhe nenen e vrane,
    dhe pastaj si bisha shkuan te kasollja ku ishin te
    lidhur vellezerit me babane.
    Hidhnin thika nga larg me doren e djathte
    dhe si shenjester merrnin kembet e babait tim,
    shume thika kembet e babait i bene gjak me ngasherrim,
    ulerinte i ngrati dhe i lutej ALLAHUT me ze te larte,
    ja prene dhe gishtin dhe ja vodhen unazen e arte.
    Baba, vellezer e moter,
    i mbyllen te gjithe ne kasolle si rober,
    dhe pasi e lyen kasollen ma vaj i vune zjarr,
    dhe zjarri i kryqeve perpiu kasollen dhe te gjoret.
    Klithnin, ulerinin, qanin therrisnin Zotin,
    dhe fjala e fundit qe degjova ishte ska zot tjeter vec
    zotit te vertete dhe i derguari i tij eshte robi i
    vertete,
    ndersa una s'shikoja dot me se lotet mi qeruan syte.
    O zot o shpirt i perjetshem fali meshire,
    ndersa greket rreth e rreth kasolles qeshnin dhe
    therrisnin HELADHA, HELADHA, HELADHA, tha xha Aliu.
    U mbyt nga lotet xha Aliu sa edhe une
    ju luta zotit te me falte,
    qe ja lendova kujtimet,
    por fshehurazi edhe une u mbyta ne lote
    dhe i premtova xha Aliut qe sdo ta harroja kurre
    ÇAMËRINË
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  5. #15
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    KËTA KRALËT EVROPIANË

    Këta kralët evropianë,
    Në male përmbi Sajadhë,
    Vunë një nishan të bardhë,
    Për të dhezur shamatanë,
    Shqipëria me junanë,
    Çamërinë e lanë mënjanë,
    Dhe Kosovën me serbijanë,
    Ti pse klanë moj Çamëri,
    Ç'të mos klajë moj Shqipëri,
    Gjithë huduti i Çamërisë,
    I mbeti resto Greqisë,
    Shqipëri tre viljeta
    Në mes kraleve mbete,
    Shqipëri,t'paça fal,
    Të kam nënë e më ke djalë.
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  6. #16
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    Mu te trapi trepe-trepe

    Mu te trapi trepe-trepe
    shkuan Salica* me djepe,
    ca me djepe, ca pa djepe,
    une e zeza ka do vete!
    Shkuan camete rremuje,
    s'kish njeri t'u ipi uje,
    grate i mori lemeria,
    po shkojne nga Shqiperia,
    mbeti shkrete Cameria!
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  7. #17
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    NE PESE-PUSE KALA


    Ne Pese-Puse Kala
    dolli palo Jorgua
    Kostandini shkeli krijne
    te ben pashken ne Janine
    >Riza beu-tha-do ndroj dine
    do bij bajram ne Athine
    Janine, e zeza Janine
    del e shih asqere qe vijne
    Mahmut beu me dhjet mile
    Moj Janine,o moj Janine
    veqil keshe Sheh Aline
    kajmekami me katine
    radhazi telit i bijne
    Mecove,e zeza Mecove
    shume u mbajte,pra tu hodhe
    shqipetaret perpara shkojne
    me jatagane ne dore
    Valle kush e beri fora?
    Selam Hasani nga Vlora
    pika gjak i kullon kordha.
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  8. #18
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    JANINE MOTRA JANINE

    Janine,motra Janine
    dil e shih c'djelma qe vijne
    Taborret e Vlores vijne,
    per Bezhan e per Janine
    dolli mileti i prine
    nuk e mbanin dot gezimne
    dridhej vendi ne Janine
    ka muzikate qe bijne.



    JANINE E ZEZA JANINE


    Janine e zeza Janine,
    Janin-o 1)
    mire ta bene tertipne
    Selim Qori me Uznine
    ne Korfuz vane e te shitne
    anapolona tre mile
    Janine te mbite ngjoli
    hapi site se te mori
    Po e pe qe te te marre
    veri xhepanese zjarre
    me mire t'e djegesh vete
    se ta marre Junani shkrrete.
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  9. #19
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527


    Te rriti mamaja

    Te rriti mamaja moj
    Te beri manare
    Nuse e bukur je bere moj
    Shtatin si sorkadhe

    Te mori babai moj
    Te nxorri ne valle
    Si s'i mbajte lotet moj
    Per babane ti qave

    Te mori vellai moj
    Te nxorri ne valle
    Si s'i mbajte lotet moj
    Per vellane ti qave

    Ika baba ika
    Mbetsh o me shendet
    Shendet patsh moj bije
    Atje ku do te vesh

  10. #20
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527


    Ajde Delvina more me
    ooo me Çamërinë

    O menjëherë more në këmbë u ngrinë
    more menjë--herë në këmbë u ngrinë

    O menjëherë o në këmbë u ngrinë
    ajde menjëherë o në këmbë u ngrinë

    O c'humbën more mbi Janinë
    ore ç'humbën mbi Janinë

    O moj kalaja
    oh moj me bedenë
    ajde moj kalajaa
    oh moj me bedenë

    O djeltë tanë moj atje mbenë
    moj djeltë ta--në atje mbenë
    o djeltë tanë oh moj atje mbenë
    ajde djelte tane oh moj atje mbenë

    O me jata--gane ç'u prenë
    more me jata--gane ç'u prenë

    o Tahir Çapa--O-pari me shokë
    hajde Tahir Çapa--o-pari me shokë
    o me Gjo(n)lekën more ç'u bë tokë
    o more me Gjo(n)lekën ç'u bë tokë.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •