Moisiu dekoron Nderi i kombit Gjergj Fishtėn dhe Elena Gjikėn
TIRANĖ-Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, me rastin e 90-vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė, nderon disa nga figurat historike shqiptare. Sipas zėdhėnėsit tė kėtij institucioni, Arian Konomit, presidenti i Republikės Alfred Moisiu, nė kuadrin e 90-vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė, dekoroi disa nga figurat e historisė sonė, pėr kontributin, vlerat qė mbartin dhe shembullin qė transmetojne pėr brezat e ardhshėm. I madhi atė Gjergj Fisha u nderua pas vdekjes nga presidenti me urdhrin Nderi i Kombit, me motivacionin: Njė nga figurat mė madhore tė popullit shqiptar, me kontribut tė shquar si poet e gjuhėtar, publicist e politikan, mendimtar e luftėtar i paepur i ēėshtjes kombėtare, vepra e tė cilit ėshtė njė nga pasuritė e vyera tė trashėgimisė kulturore e atdhetare tė kombit tonė. Gjithashtu, edhe pėr Elena Gjikėn, e njohur ndryshe me emrin Dora dIstria, presidenti akordoi urdhrin Nderi i Kombit. Njė nderim i tillė, pas vdekjes, u bė me motivacionin: Publiciste e shkrimtare pėrparimtare, qė popullarizoi nė qarqet evropiane ēėshtjen shqiptare dhe pėrkrahu me tė gjitha forcat Lėvizjen Kombėtare Shqiptare. Presidenti i Republikės ka akorduar dje dekorata tė veēanta edhe pėr Sotir Kolea e Atė Vasil Marko. Qė tė dy janė nderuar me urdhrin Naim Frashėri, i artė, si veprimtarė tė shquar nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare. Atė Vasili, i mirėnjohur, u pėrkujtua pėr themelimin e Kishės Kombėtare Shqiptare nė SHBA dhe Kishės Autoqefale Shqiptare. Naim Frashėri, i artė, i u dha edhe luftėtares sė lėvizjes se viteve20 kundėr moscopėtimit tė Shqipėrisė dhe pėr emancipimin e gruas shqiptare, Marie Ēobės, pas vdekjes. Po dje, urdhri Naim Frashėri, i argjendtė, i u dha arbėreshit patriot nga Sicilia, Anselmo Lorekios, pėr pėrkushtimin e tij nė propagandimin nė arenėn ndėrkombėtare tė programeve politike tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Me po kėtė urdhėr u nderua miku i Shqipėrisė nė Britaninė e Madhe, pas vdekjes, Aubrey Herbert, Pėr mbrojtjen e ēėshtjes shqiptare nė Konferencėn e Paqes nė Paris dhe pėr kontributin e dhėnė pėr pranimin e vendit tonė nė Lidhjen e Kombeve. Ndėrkaq, nderohen me Medaljen e Artė tė Shqiponjės, pas vdekjes, figura tė tilla, si: Fehim Zavalani, Hajredin Fratari, Idriz Gjakova, Ismail Haki Nikoci, Ismail Progonati, Ismail Klosi, Nyzhet Vrioni, Sejfi Vllamasi, Oso Kuka dhe Pjetėr Gurakuqi, pėr kontributin e tyre tė ēmuar nė Lėvizjen Kombėtare dhe Pavarėsinė e Shqipėrisė, luftėtarė tė penės, gjuhės amėtare dhe pushkės.
Medalja Pėr merita tė veēanta civile iu akordua Petrit Velajt, pėr kontributin e tij dhe qėndresėn e paepur ndaj diktaturės dhe pjesėmarrjen aktive nė lėvizjen demokratike te viteve90, me motivacionin Shembull i luftėtarit pėr liri, demokraci e pėrparim.
B.Hoti.
----------------------------
------------------------------
Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
Krijoni Kontakt