-
A mundet kush te na tregoje per librin qe vijon ?
========= Libri ===========
Bibliographic information
Title
The Land of the Thunderbolt Mountains:
Authors
Dora D'Istria,
Morelle Smith
Translated by Morelle Smith
Edition illustrated
Publisher
I. B. Tauris, 2008
ISBN 1845115902, 9781845115906
Length 184 pages
Subjects Albania
Folklore
History / Europe / Eastern
History / General
Nationalism
Women
==============================
-
-
-
-
Dora d’Istria: Princesha me origjinė shqiptare, nė themelet e qytetėrimit europian
Ilia S. Karanxha
Emri i Dora d’Istrias zuri njė vend tė nderuar qysh nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare shqiptare dhe mbeti i pa prekur deri nė ditėt tona. Qysh kur ishte gjallė dhe pas vdekjes shkrimet lavdėruese, studimet apo monografitė qė fokalizonin aspekte tė veēanta apo komplekse tė jetės e veprės sė saj nuk kanė munguar nė Shqipėri por edhe nė vendet e tjera e nė veēanti: Rumani, Greqi, Itali, Francė e gjetkė. Fama e saj u pėrhap shumė shpejt nė Evropė dhe fill pas saj edhe pėrtej oqeanit. Nė ShBA gjatė vizitės qė bėri nė verėn e vitit 1880 ajo u prit me nderime tė veēanta dhe gjatė takimit qė pati tek shkrimtari i shquar amerikan Henry Longfellow (1807-1882) ai ju zotua asaj se do tė shkruante njė poemė pėr Skėnderbeun. Njė rast i shquar dhe jo i vetmi kur Dora d’Istria pėrdorte famėn e prestigjin e vet para personalitetesh tė shquara tė shkencės, tė kulturės, tė artit apo tė politikės pėr tu imponuar atyre pikėpamjet e veta nė dobi tė tė popujve danubianė-ballkanikė, qė luftonin pėr ēėshtje kombėtare e pėr progres shoqėror. Lista e kėtyre personaliteteve me tė cilėt ajo pati kontakte nė kohė e pėr ēėshtje tė ndryshme ėshtė mjaft e gjatė. Mund tė pėrmendim vetėm disa pėr tė krijuar njė ide tė pjesshme tė vlerės dhe rėndėsisė qė i jepnin asaj persona tė shquar si: Luis Benloew (1818-1900), Johann Georg von Hahn(1811-1869), Angelo De Gubernatis(1840-1913), Bartolomeo Cechetti(1838-1889), Lorenzo Valerio(1810-1865), Niccolo Tommaseo(1802 – 1874), Adam Wolf(1822-1883), Edgar Quinet(1803-1875), Francesco Protonotari(1836-1888), Paolo Mantegazza (1831-1910), Giuseppe Garibaldi(1807-882), Giorgio Asproni(1808-1876), Federgo Scolpis(1798-1878), Felice Schiavone(1803-1881) e shumė tė tjerė.
Raportet e Dora d’Istrias me rilindėsin tonė tė shquar Jeronim de Rada e nėpėrmjet tij edhe me rilindėsit e tjerė Zef Jubani, Thimi Mitko, Dhimitėr Kamarda, publiku shqiptar ėshtė njohur nga epistolari i saj i publikuar nė njė formė tė pjesshme nga J. Kastrati(A.Popullor 3/1963), A. Kondo(1977), J. Bulo(Nėntori 12/1987) dhe sė fundi, me kompetencė shkencore nė gjuhėn origjinale e nė njė variant gati shterues, nga studiuesja Merita Sauku-Bruci (2004), e cila ka nxjerrė nė dritė me komente pėrkatėse 112 letra tė Dora d’Istrias.
Nė lidhje me epistolarin e Dora d’Istrias me botimet e bėrė nė Shqipėri dhe diēka nė Rumani mbetemi gjithmonė nė hapat e para tė kėsaj ndėrmarrje tė rėndėsishme editoriale. Botimet e letrave tė saj nė Rumani janė bėrė nė “Revue historique du Sud-est européen” qė drejtohej nga N. Jorga (mė 1925, 1928 e mė 1932 )dhe tani sė fundi nga Georgeta Penelea Filitti nė revista Biblos (Iasi) (n* 9-10/ 2000).
Mbeten akoma pėr t’u gjurmuar e pėr tė nxjerrė nė dritė epistolarin apo dokumente qė lidhen me jetėn dhe veprimtarinė e Elena Gjikės nė fondet e Bibliotekės Kombėtare tė Firences (letėrshkėmbimi me A. De Gubernatis 156 letra, me F. Protonotari 18 letra, me N. Tommaseo 7 letra, e po kėtu edhe disa fonde tė tjera). Nė bibliotekėn Labornica tė Livornos (rreth 20 letra drejtuar personave tė ndryshėm), Biblioteka Arkivi i Risorxhimentos- Firence(Fondi mbi bashkė llazėrinė e artizanėve), Arkivi Historik i Komunės tė Firences (Fondet e Institutit Kombėtar Shurdh-memecėt), e po kėshtu fonde tė tjera qė sot ndodhen nė Torino, Venecia, Pisa, Roma, Cagliari, Gjenova, Graz dhe Bukuresht. Fondet qė ndodhen nė bibliotekėn e Kosencė-s mbi letėrkėmbimin me Jeronim de Radėn mund t’i konsiderojmė tė shteruara nga botimet e sipėrpėrmendura.
Krahas raporteve tė saj me figura tė shquara nė njė plan mė tė gjerė ajo ishte e njohur dhe e nderuar nga njė sėrė institucionesh me karakter kultural e akademik. Mė 1873 B. Cechetti, kuptohet nė konsultim edhe me vetė Dora d’Istrian, krahas veprave tė saj tė botuara deri nė atė moment na transmeton edhe listėn e kėtyre institucioneve, tė cilat njihnin dhe nderonin emrin e Dora d’Istrias. Nė lidhje me kėtė ai shkruan:
Princesha Dora d’Istria ėshtė pranuar nga shumė akademi tė Italisė, Francės, Greqisė, Turqisė evropiane, tė Azisė sė Vogėl, Austrisė. Ėshtė anėtare nderi e shoqatės Arkeologjike tė Athinės (28 maj 1860), anėtare e Shoqatės gjeografike tė Francės (19 janar 1866), anėtare korrespondente e Universitetit tė Venecias, 8 mars 1868, anėtare nderi e shumė akademive italiane (1868-1873) mes tė cilave akademia fizio-medistatika e Milanos, 18 qershor 1868, anėtare nderi e Minervės tė Triestes, anėtare nderi e Sillogut tė Athinės, maj 1867, anėtare nderi e Sillogut tė Kostandinopolit, 8 gusht 1870, presidente nderi e (shoqatės) Elikona tė Smirine (Azi) 17 mars 1871, anėtare e merituar e Akademisė Mbretėrore Rafaelo nga Urbino, 17 dhjetor 1871, anėtare letrare e Shoqatės pėr nxitjen e teatrit nė Itali, Firence 21 janar 1872, nėn-presidente nderi e Shoqatės tė grave greke pėr institucionalizimin femėror, 11 shtator 1872, anėtare e Akademisė tė Konsultės (Quiriti) nė Romė shkurt 1873, anėtare nderi e Paransios tė Athinės, 28 shkurt 1873, anėtare nderi e Akademisė Pitagorike tė Napolit 24 maj 1873, korrespondente e huaj e Akademisė Kombėtare e letėrsisė dhe e shkencave tė Barcelonės (Spanja) dhe e Institutit arkeologjik tė Buonos-Ayres (Amerikė) 30 maj 1873, presidente nderi dhe kujdestare e shoqatės Chark tė Kostandinopolit, 20 prill 1873 etj.
Kėtu pra mbyll listėn Cechetti duke mos i rreshtuar dot tė gjitha institucionet e duke na lėnė ne detyrėn pėr vitet qė do tė vinin ta plotėsonim kėtė listė. Mund tė shtojmė diēka se ishte edhe anėtare e shoqatės pėr studimet e orientit (9.XI.1873), por deri kėtu del qartė qė ajo u bė shumė shpejt njė nga tre gratė mė tė famshme tė shekullit tė XIX mes Giorgio Sand (Arnandine Lucia Aurora Dupin, 1804- 1876). Dhe konteshės d’Agoult (Marie Catherine Sophie 1805-1876 e njohur edhe me pseudonimin Daniel Stern) fakt tė cilin na e referon nė njė shkrim pėrkujtimor njė muaj pas vdekjes (16 dhjetor 1888) revista “Nuova Antologia” ku Dora d’Istria kishte botuar shumė nga studimet e saj.
Duke mbetur gjithmonė tek B. Cechetti ish-drejtor i arkivave veneciane ai veē meritės qė pati si kujdestar dhe pėrkthyes nė italisht i veprės “Shqiptarėt nė Rumani” u kujdes gjithashtu tė ndiqte me vėmendje tė posaēme gjithė jetėn publicistike tė Dora d’Istrias dhe njėkohėsisht ishte i pari qė filloj tė pėrpilonte bibliografinė e saj. Kjo bibliografi doli pėr herė tė parė mė 1868 e nė vitet qė do tė vinin ribotohej me shtesat e reja. Mė 1873 ai nxori edicionin e pestė tė kėsaj bibliografie dhe ky punim na bėn tė kuptojmė se sa e shumtė dhe e larmishme ka qenė veprimtarja krijuese e kėsaj gruaje tė shquar. Kėto informacione kanė vlerėn e veēantė se ato pėrpiloheshin nė kohėn kut vetė Dora d’Istria ishte gjallė dhe kėshillat e informacionet e saj kuptohet nuk i kanė munguar B. Cechettit. Kanė anėn e dobėt se diēka ka mbetur pa pėrmendur e nuk u ndoq ibotimi i tyre nė vitet e mėtejshme.
Ndėr tė parėt intelektualė tė nderuar qė i shprehu mirėnjohjen Cechetitt pėr kėtė punė tė kujdesshme dhe tė rėndėsishme ishte vetė Jeronim de Rada, i cili mė 1868 i dedikon atij njė vjershė nė dialektin arbėrsh bile edhe nė emėr tė shqiptarėve tė Kalabrisė. Bibliografia e vitit 1869 ishte strukturuar sipas argumenteve qė Dora d’Istria kishte trajtuar nė publikimet e saj dhe Cechetti i ndan ato nė 8 kapituj). Nė ribotimi e vitit 1873 ruhet i njėjti koncept i rigrupimit tė shkrimeve sipas tematikės qė trajtonin veēse kėsaj radhe ajo ėshtė e ndarė nė 10 pjesė dhe brenda tyre, nė ndonjė rast, ka dhe nėnndarje.
Pjesa e parė i kushtohet historisė tė letėrsisė dhe brenda saj kemi: 1. Poezia popullore e gadishullit lindor. 2. Poezia popullore e fino-mongolve. 3. Epope. 4. Portrete letrare.
Kėshtu sipas kėtyre nėnndarjeve janė renditur studimet: Letėrsia dhe kombi rumun sipas kėngėve popullore, e me radhė pėr kombin serb, pėr kombin shqiptar, pėr kombin grek e pėr kombin bullgar. Tė gjitha tė publikuara nė “Revue des deux mondes” nga viti 1857 deri mė 1867. Nė kėtė seksion mund tė futim edhe valle dhe kėngė kombėtare tė rumunėve tė botuar nė “Acta comparationis literarum universarum” (maj 1884).
Bie nė sy interesimi i menjėhershėm dhe i veēantė pėr artikullin qė trajtonte kėngėt popullore shqip. Ribotimi i menjėhershėm i tyre u bė nga Luigi Luciano Bonaparte (1813-1891) njė nga nipėrit e Napolonit I tė cilin Cechetti na e prezanton si njė filolog dhe albanolog tė shquar. Nė fakt u mor mė shumė me gjuhėn baske. Fill pas tij ato u pėrkthyen menjėherė nė greqisht(Therianos), nė italisht(E. Artom) ndėrsa nė shqip nga Dhimitėr Kamarda. Varianti nė italisht u botua nė Kozencė (Kalabri) i shoqėruar me portretin e autores tė realizuar sipas njė skice tė Felice Schiavone-s. Pra brenda vitit 1867 ato u ribotuan 4 herė dhe sot i gjejmė edhe nė njė ribotim modern shqip nėn kujdesin e D.Siliqi(2002).
Vazhdohet tė dalin nė tė njėjtėn revistė pariziene poezitė popullore tė hungarezėve(gusht 1871) dhe ato tė turqve tė lindjes(shkurt 1873), e cila do tė vazhdonte nė disa artikuj. Kėto tė fundit do tė ribotoheshin akoma nė frėngjisht nė rivista “Europea” (1876-77)edhe nė italisht (La poesia degli ottomani...) nė revista “Cornelia” (1877) ndėrsa nė anglisht (The poetry of the Turkish People) i gjejmė nė revista “The Penn Monthly”( 1878 shtator e mė tej) Mė 1877 do tė kemi daljen e vėllimit pėrmbledhės nė Paris me titullin “La Poésie des Ottomans” ndėrsa nė njė varinat modern kemi pėrkthimin e daljen e tyre edhe nė turqisht “Osmanlilarda siir- Istambul” (1988).
Nėn ndikimin e studiuesit Angelo De Gubernatis mbas viteve 1870 Dora D’Istria do t’i kushtohej edhe kulturės indiane e asaj persiane. Kėshtu nė kapitullin Epope Cechetti ka pėrmbledhur pikėrisht kėto studime tė cilat nisin me: Studimet indiane nė Italinė e Sipėrme- Mahābhārata dhe mbreti Nala(Les etudes indiennes dans la Haute Italie- Le Mahābhārata et le roi Nala). Ky studim u lexua fillimisht para shoqatės Arkeologjike tė Athinės u botua mė 1870 nė revista “Gréce” e pastaj edhe si broshurė mė vete nė Athinė. Po kėtė vit pati edhe botime tė tjera nė italisht. Me tė njėjtėn interes u pritėn edhe studimet e tjera tė kėsaj natyre ku Dora d’Istrias trajtonte kėtė argumente. Kėshtu kemi: Epopea indiane- Rāmāyana(1871); Vdekja e mbretit Dasarata(1871); Uttakaranda(1871); Epopea persiane- Shahu Nameh(1873). Pastaj studime tė tjera qė nuk i pėrmėnd Cecheti si p.sh., Poezia e persianėve nėn Kaxharėt(1879). Jeta e kleftėve nė perandorinė persiane (1879) dhe Epope ruse (Les épopées russes) kjo e fundit e botuar nė Revue Internationale (1883-84).
Nėn zėrin portrete letrare Cechetti e fillon me studimin e Dora D’Istrias mbi Shkrimtarėt shqiptarė tė Italisė jugore (1867) qė doli fillimisht nė Athinė e menjėherė u pėrkthye edhe nė gjermanisht nė Internationale Revue tė Vienės (janar 1867). Nė italisht u pėrkthye nga prof. N. Camarda dhe u botua si broshurė mė vehte nė Palermo (1867)
Studimi mbi letėrsinė rumune ku trajtohen Giorgio Cretiziano, Eliade Radulesco u botua fillimisht nė Rivista Orientale e Firences(1867) e mė pas u pėrkthe nė italisht nga prof. Pietro Ardito dhe u botua nė revista L’Umbria e le Marche (1868-69). Njė shkrim pėr Radulesco u botua edhe nė Illustration(14 nėntor 1868) Figura tė tjera qė trajtovi Dora D’Istria e qė i pėrkasin kėtij seksioni janė: njė studim mbi Giuzepe Veludo(1869), njė shkrim mbi Marko Polon(1869), Rusėt e mongolėt dhe Jean du Plan de Caprin (1872), njė nekrollogji mbi Eliade Radulesco(Neologos 1872).
Njė studim mbi historianėt nė literaturėn gjermane doli nė Konstandinopoli nė revista Evridiki(15 janar 1872) ndėrsa studimi mbi letėrsinė franceze nė shek. XIX u botua nė Revue Iinternationale
duke filluar nga dhjetori i vitit 1884 e vazhdoi nė shumė numura deri nė 10 gusht tė vitit 1885.
Pjesėn e dytė tė bibliografisė Cechetti ia ka kushtuar ēėshtjeve fetare qė trajtoi Dora d’Istria, ku na rendit veprėn e mirėnjohur qė e bėri tė famshme nė Evropė: Jeta nė manastiret nė Kishėn e lindjes tė botuar nė Bruksel(1855) dhe mė pas nė Paris(1858). Mė tej studimet Rumania dhe kisha ortodokse(1857); Rumenėt dhe papati (1856). Letėr njė filozofi athiniot(1860), Mitollogjia zoollogjike(1873). Por edhe shkrime tė tjera tė pa pėrmendura nga Cechetti nė lidhje me kėtė argument si: Kisha dhe Perandoria nė shek. IV pėr princin Alberto de Brolie(1856), Kisha orthodhokse(1874) Teollogjia dhe mrekullitė e Zonjės dė Krüdner(1888).
Pjesa e tretė qė rreshton shkrimet me karakter shoqėror Cechetti e ka ndarė nė dy n/kapituj: 1. Probleme femėrore dhe 2. Polemika kundra luftės. Bibliografia kėtu nis me veprėn e njohur: Femrat nga njė femėr(Pariz 1865) dhe vazhdohet me shumė shkrime e studime qė kanė parė dritė nė periodikė tė ndryshėm tė kohės. Citojmė kėshtu: Cėshtja e grave nė Austri(maj 1873) Ēėshtja e grave nė Gjermani( qershor 1873); Gratė e forta (New York 1871); Njė princeshė ruse pėr tė drejtat e grave(New York 1871); Letėr Presidentes tė shoqatės tė Zonjave greke pėr arsimimin e grave(1872) Letėr Presidentes tė Parnassos(1873) Kushtet e grave ndėr sllavėt e jugut(1878) Letra e princeshės Dora d’Istria mbi kufizimet nė punėt e grave(1878); Letėr e Princeshės Dora d’Istria mbi elektoratin nė gratė(1878); Letėr zonjės Aurelia Ciminio Folliero(1873)etj. Kėtu mund tė futim edhe shkrimin Shqiptarėt e Krishterė i publikuar revistėn (1874) ku trajtohen probleme qė lidhen me zakonet e martesave nė Shqipėri por edhe me situatėn e gruas shqiptare.
Nė polemikėn e saj kundra luftės janė botuar artikujt apo studimet: Lufta (Ahinė 1870), Politika e burrave dhe politika e grave(Costandinopoli 1871), Lufta dhe gratė(New York 1870), Lufta.(Firence 1871), Feja dhe lufta(Athinė1870, Costandinopoli 1871), Ēėshtja e Alabamės(Athinė 1871, Kostandinopoli1871), Paqja dh civilizimi(1882).
Nė pjesėn e katėrt kushtuar ekonomisė politike dhe agrikulturės mund tė shėnojmė mes tė tjerave shkrimin: Shoqėria amerikane e shkencave shoqėrore(1871) ndėrsa pjesėn e pestė Cechetti ja kushton shkrimeve tė Elena Gjikės mbi disa figura tė artit si p.sh. Giovanni Dupre(Athinė 1870), njė skulptor i shquar nė Firence cili thuhet se ka realizuar edhe njė bust tė Dora d’Istrias. Pastaj njė studim mbi Artistėt grekė(1871) e mė tej njė pėrshkrim nga njė vizitė qė ka bėrė nė Muzeun e Felice Schiavoni-t. Ky piktor ka qenė edhe autori i shumė portreteve qė ne trashėgojmė sot nga Elena Gjika i cili nė ndonjė rast ka bashkėpunuar edhe me piktorin parizian Adolfo Salmon.
Gati nė tė gjitha jetėshkrimet dedikuar Dora d’Istrias theksohet edhe kontributi i saj si piktore e pjesėmarrja e saj nė ekspozita mirėpo deri mė sot ka qenė a pamundur tė demonstrohet ndonjė vepėr e realizuar prej dorės sė saj. Nė lidhje me shkrimin: Njė verė nė brigjet e Danubit Cecheti na thotė se ai ėshtė shoqėruar me njė dizenjo nga njė pikturė e Dora d’Istrias e titulluar: Pamja nga Borēia – Rumani. Ky artikull i botuar nė revista Illustration(9.II.1861) vėrtet e kishte kėtė dizenjo por veē portretit tė Dora d’Istrias tė mirėnjohur gjetėm aty edhe tre grafika tė tjera qė ilustronin shkrimin e saj dy prej tė cilave janė tė firmosura nga autorė tė tjerė. Njė informacion tė ngjashėm Cechetti na referon edhe pėr shkrimin Kryengritja kreteze e cila ėshtė publikuar nė tė njėjtėn revistė mė 10 e 26 janar tė viti 1867. Koleksionin qė mundėm tė shfletonim i mungonin kėto data megjithatė pėr kėtė fakt Cechetti shkruan se aty: janė stampuar disa dizenjo tė vendfushimeve tė kryengritėsve tė Kandia-s tė nxjerra nga fotografi tė dėrguara nga autorja. Tė jenė kėto dizenjo tė realizuara nga vetė Dora d’Istria ? Apo ajo ka bėrė thjesht fotografitė? Pavarėsisht nga kėto njoftime tė pakta Dora d’Istria kishte zakon t’i shoqėronte shpesh shkrimet e saj edhe me ilustrime shumė prej tė cilave janė piktura apo grafika.
Nė tetor tė vitit 1870 ajo u stabilizua nė Firence dhe fill mė 1871 filloj tė blejė terrenet rreth e rrotull shtėpisė pėr ngritjen e kopshtit tė saj. Projekti me kėtė rast, sipas fjalėve tė Prof. Dot. Dimetrio Bargellini, u realizua nga njė prej arkitektėve mė tė shquar tė Parisit. Pra siē shihet raportet e Dora d’Istrias me artin mbeten akoma njė kapitull i pashkrojtur.
Duke u kthyer tek bibliografia e Cechettit nė pjesėn e gjashtė trjatohen artikujt me karakter politik ku na ka reshtuar 13 shkrime. Mes atyre qė kanė pasur mė shumė jehonė gjejmė : Mbi bashkėvllazėrinė e popujve latinė dhe vepra e tyre nė zhvillimin e njerzimit(1856) ; Pėrgjigje deputetit grek qė erdhi nga Triestja nė Venedik(1867); Letėr Dhomės Legjislative tė Athinės(1867)
Pėrgjigje komiteti tė grave epirote-thesale-maqedone(1867); Panhelenizmi(1867).
Pjesa e shtatė dhe e tetė i dedikohen historisė dhe udhėtimeve. Nė total janė 50 publikime tė karakterit tė ndryshėm gjė qė tregon edhe pėr impenjimin e veēantė tė Dora d’Istrias nė kėtė drejtim. Ndėr shkrime apo studime qė panė dritėn edhe si vepra mė vete mund tė shėnojmė: “Gratė nė Orient” (Zurig 1860), “Shqiptarėt nė Rumani” (Firence1873) e “Heronjtė e Rumanisė” (Firence 1887) qė u botua nėn kujdesin e P. Mantegazza. Mes artikujve apo studimeve mė nė zė tė kėsaj periudhe janė: Ishujt jonianė(1858), Kombi helen sipas historianėve(1860); Kryengritje kombėtare serbe sipas kėngėve popullore(1868), Gratė nė perėndim(1860-1861), Vasiliqija(1868 e mė 1869) Kleftėt e Greqisė moderne(1868), Gratė nė Indi(1871), Roma kryeqytet(1871), Azija dhe aziatikėt(1871) etj.
Mes veprave historike zėnė vend studimi pėr Bushatllinjtė e Shkodrės(1868) dhe pėr Ali Pashė Tepelenėn(1870), tė dyja nėn titullin e pėrbashkėt Shqiptarėt myslimanė tė botuar nė rev. “Nuova Antologia e Firences”. Mbi familjen Gjika ajo trajtoi gjatė nė studimi Shqiptarėt e Rumanisė i cili pasi u botua nė rivista “Europea” (1871-73) doli edhe si vėllim mė vete i pėrkthyer nė italisht nėn kujdesin e vetė B. Cechettit(1873). Fill me daljen e librit kemi dhe recensionet e para tė botuara nė rev. “Cornelia”(16 gusht 1874) nga C.F. Gaba. Njė pėrmbledhje studimesh ku trjatohet edhe ky problem kemi sė fundi nga Kristia Maksuti(2001). Nė kjo vepėr preket edhe origjina e kėsaj familje pėr tė cilėn Elena saktėson se Gjikat kanė prejardhje shqiptare duke shmangur kėshtu tė gjitha hipotezat qė pretendonin tė devijonin origjinėn e kėsaj familje. Mirėpo tregohet e rezervuar tė fiksojė se nga cila zonė e Shqipėrisė ėshtė familja e saj dhe pėr ēfarė arsye tė parėt e Gjikajve u shpėrngulėn nė Azinė e Vogėl. Mbi kėtė ēėshtje ajo shkruan:
Kur tė njihen mė mirė klanet e Shqipėrisė tė padepėrtueshme, historianėt mundet tė gjurmojnė mė mirė, se cilit prej tyre i pėrkisnin tė parėt e Gjikaive. Deri tani ėshtė e ditur se ndėr Klemendasit, njė nga fiset mė tė shquara tė Gegėrisė, gjenden Gjokajt (Giocai), e meqenėse Gjoka e Gjika janė sigurisht njė emėr identik, mund tė hamendėsohej qė Gjikajt tė rridhnin nga fisi i Kelmendit, tė cilėt pėr traditė mbahen me origjinė veneciane.
Vepra “Shėtitje nė Rumeli dhe nė More” (Zurig 1863) ku flitet edhe pėr shqiptarėt e Greqisė u prit jashtėzakonisht mirė nga publiku. Pjesė tė saj filluan tė pėrktheheshin e tė ribotoheshin nė periodikė tė ndryshėm mirėpo nė Kostandinopojė botimi i saj i pėrkthyer greqisht nė revista Evridiki u ndėrpre me urdhėr tė Sulltanit.
Ndėr pėrshkrimet e udhėtimeve vendin e parė qė e bėri tė njohur nė Evropė e zė vepra Zvicra gjermane dhe ngjitja nė Mönch(Paris, Genevra 1856) e cila u pėrkthye nė anglisht dhe gjermanisht ndėrsa mė 1857-8, pati njė ribotim tė pėrpunuar e me shtesa nė frėngjisht. Sot jo tė gjithė janė dakord se Dora d’Iastria e ngjiti me tė vėrtetė majėn e Monk-ut mbasi edhe njė nga udhėrrėfyesit nuk pranoi ta nėnshkruante dėshminė qė ajo publikoi nė kėtė vepėr. Mirėpo pavarėsisht nga kėto debate tė sotme vepra nė atė kohė bėri njė bujė tė madhe dhe Helena diti me mjeshtėri artistike tė tėrhiqte rreth vetes sė saj vėmendjen e gjithė evropianėve. Mjaft shkrime tė kėsaj natyre filluan tė botoheshin nė vazhdim si: Zvicra italiane(1856), Tiēino(1856), Lugano(1856), Ngjitja nė San Salvador(1859), Peizazhe dhe dhurata nga Zvicra italiane(1860), Njė shėtitje nė brigjet e Lago Maggiore(1864), Shėtitje nė Toskanė(1868, Gjiri i Species(1867), Kujtime nga Kanton Tiēino(1867), Njė ekskursion nėpėr Itali. I. Njė shėtitje nė Pompei II. Montenero III. Firence(1869), Njė dhuratė nga Spezia(1869), Njė pelegrinazh nė vari i Dantes(1869), Venecia 1867(1870), Alpet(1870), Pegli(1872), Gjiri i Rapallos(1873), Karnavalet e Venecies(1867) etj. tė cilat gjithashtu ishin tė mirėpritura nga shumė lexues pėr tė cilėt pėrshkrimet gjeografike ishin mjaft tė modės.
Pjesa e nėntė dhe e dhjetė e bibliografisė tė Cechetit pėrmbledh romancat dhe shkrime tė ndryshme. Mes tyre gjejmė shkrimin Projekte shqiptare (Esquisses albanaises) tė botuar nė revista Gréce e Athinės nė janar dhe shkurt 1868.
Duke kultivuar interesa tė ndryshme Dora d’Istria nuk la mėnjanė as pasionin e saj tė madh pėr kopshtarinė e drurėt e rrallė dekorativė. Kjo filloi nga momenti qė u vendos nė Firence (1870) dhe vazhdoi deri nė fund tė jetės sė saj. Njė vepėr tė veēantė pėr kėtė qėllim i ka dedikuar Prof. Dot. D. Bargellini (1887) drejtor i institutit botanik tė Firences i cili u pėrqendrua nė pėrshkrimin e 60 drurėve mė tė veēantė qė ishin rritur nėn kujdesin e vetė Dora d’Istrias dhe i jepnin kopshtit njė hijeshi madhėshtore tė cilėt sipas fjalėve tė vetė Prof. Bargellini-t (Barxhellinit) i bejnė nder qytetit tonė, dhe Asaj qė me aq dashuri e menēuri i ka mbledhur dhe i ka kultivuar.
***
Mė 17 nėntor 1888 ditėn e shtunė nė ora 6 e mbrėmjes nė rruga Leonardo Da Vinēi n* 10 (Villa Istriana) – Firence, vdes parakohe princesha Dora d’Istria nė moshėn 60-vjeēare pas njė sėmundje qė e bėnte tė vuante prej vitesh.
Dėshirat e fundit nė testamentin e saj tė shkruar me dorėn e vet (9 janar 1886) ishte qė funerali tė zhvillohej me njė ceremoni tė thjeshtė civile ndėrsa trupi tė kremohej nė varezat e Trespinianos (Firence), ku ruhet edhe sot e kėsaj dite urna e saj. Tregonte kėshtu edhe me vdekjen e saj njė akt tė lartė civilizimi por edhe humanizmi tė shquar kur shkruante se:
“Je donne a l’école des sourds muets ma maison et mes jardins sis Rue Leonardo da Vinci n. 10 et Viale Militare.”
Instituti Kombėtar i shurdhmemecėve ndodhej pikėrisht nė tė njėjtėn rrugė dhe kishte nisur jetėn e vet dy vjet mė parė se Dora d’Istria tė shkruante kėtė dėshirė nė testamentin e saj. Mirėpo nga ana tjetėr nuk la pa shpėrblyer nga pasurija e saj ngėrzit e familjes madje deri tek kopshtari i devotshėm qė i qėndroi besnik gjithė jetėn. Mbas disa vitesh administrata e institutit vendosi ta shiste Vilėn Istria dhe kopshtin pėr rreth saj deri sa mė 1932 duke kaluar dorė mė dorė kėto pasuri u prishėn pėr tė zėnė vend ndėrtesa tė reja.
Filologu dhe orientalisti i shquar A. De Gubernatis pėr njė nga takimet e tij tė para me Dora d’Istrian do tė shkruante:
Unė nuk e kam njohur si princeshėn Elena tė Rumanisė, por nga korret e himneve tė bukurisė sė saj greke, qė mė kumbojnė rreth e rrotull, himne princash dhe peshkatarėsh, poetėsh dhe kritikė, e sarmati-ve tė ashpėr dhe latinėve tė kėndshėm, duhet tė pranoj qė nuk bėhet fjalė pėr njė bukuri tė stisur, tė njė Diana tė zbehtė, tė njė lulele tė fishkur, por ama tė njė flake tė fortė e tė fshehur, gjithmonė e ndritshme e gjithmonė plotėjetė....Rumenė, shqiptarė, grekė, sllavė, latinė e trajtojnė dhe e respektojnė si bashkėqytetaren e tyre tė palodhur Dora d’Istrian, sepse ajo ka bėrė tė tingėllojė nė Perėndim fjala e saj e kėndshme, e ndjeshme, e gjallė dhe elegante nė dobi tė tė gjithėve : pėr Orientin e pastaj pėr latinėt ajo shpjegoi cilėsitė e gjermanėve, tė skandinavėve, tė fimaingėvė dhe tė anglo-saksonve, me qėllim qė progresi tė mos mbetej priviligj i vetėm disa popujve...(rivista “Contemporanea Nazionale Italiana”, Torino, prill 1869)
Nė vazhdim tė kėtij mendimi tė vyer tė Gubernatit nuk na mbetet gjė tjetėr tė themi pėr kėtė princeshė veēse njė nga pionieret e para tė Evropės sė Bashkuar.
Firence 23.XII.2010
-
-
ELENA GJIKA DHE KULTURA SHQIPTARE E RILINDJES KOMBĖTARE NĖ SYTĖ E STUDIUESVE
Elena Gjika dhe kultura shqiptare (Materiale nga Konferenca Shkencore e mbajtur mė 27 maj 2011, kushtuar Elena Gjikės, Universiteti i Europės Juglindore, Tetovė, - Kolegji Universitar “Biznesi”, Prishtinė, 2011, f. 360.
Tė nderuar zonja dhe zotėrinj!
Nė kėtė ditė tė shėnuar tė shkollės shqipe, po e pėrurojmė njė vėllim shkencor kushtuar njėrės prej personaliteteve mė tė rėndėsishme tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Nė historinė tonė mijėvjeēare shpesh na bie tė kujtojmė a pėrurojmė vepra pėr personalitete tė rėndėsishme tė botės shkencore a politike, pėr t’i pėrligjur ato personalitete me ndikim nė jetėn mendore dhe politike europiane me origjinė shqiptare, sado, as me jetėn dhe as me veprėn nuk i kanė dhėnė ndonjė kontribut nė mėnyrė tė veēantė historisė sė popullit shqiptar.
Prej epokės sė Rilindjes Kombėtare e kėtej jemi pėrpjekur tė identifikohemi me emra mitikė tė antikitetit, me kalorės epikė tė mesjetės, me krijues tė artit e tė shkencės sė Rilindjen Europiane, prej referencave tė tė cilėve kemi ndėrtuar krenarinė e kombit e tė gjuhės, tė idealeve e tė virtyteve, tė identitetit e tė nocionit. Nė kėta pėrbėrės tė ndėrtimit tė kombit shqiptar emri, jeta, vepra dhe kontributi i Elena Gjikės zė njė vend tė rėndėsishėm dhe shumėdimensional.
Elena Gjika ėshtė njėra prej personaliteteve mė tė shquara tė kohės sė saj me pėrmasa europiane dhe mė gjerė. Ajo ėshtė gruaja qė ka pėrshkuar dhe bartur disa nga proceset e mėdha tė zhvillimeve kombėtare gjatė Rilindjes Kombėtare Shqiptare dhe disa nga pėrbėrėsit e rėndėsishėm tė zhvillimeve kulturore e politike tė Europės dhe mė gjerė, prandaj kjo ėshtė arsyeja pse nė kėtė konferencė, kanė marrė pjesė e do tė mundė tė merrnin pjesė edhe shumė studiues tė hapėsirės kombėtare dhe mė gjerė. Kjo sigurisht ėshtė edhe arsyeja pse nė kėtė konferencė ishin ftuar studiues nga universitete tė ndryshme tė pėrvojės kombėtare dhe tė pėrvojės europiane, studiues tė fushave tė ndryshme kulturore, gjuhėsore, historike, publicistike, letrare, folklorike, etnologjike dhe tė hulumtimeve tė tjera tė qytetėrimit shqiptar e evropian, dhe sigurisht kjo ėshtė arsyeja qė pėr kėtė vėllim shkencor kanė shkruar studiues tė moshave tė ndryshme, prej atyre qė mendimet e tyre pėr princeshėn e lavdishme me origjinė shqiptare i kanė mbushur me pamje idilike tė saj, deri te ata studiues tė mendimit kritik europian, tė cilėt kumtesat e tyre i kanė shkruar duke vėnė theksin nė qėndrimin inferior tė shoqėrisė shqiptare pėrballė Europės, nė krahasim me angazhimin e pakompromis tė saj.
Nė shikim tė parė, ky vlerėsim pėr kumtesat kushtuar Elena Gjikės duket mjaft diferencues por nė kėtė rast e bėra jo paqėllim. Tė parėt, janė studiues me pėrvojė tė gjatė nė studimet historiko-letrare (Jorgo Bulo, Klara Kodra, Hamit Xhaferi, Bardhosh Gaqe, Agron Xhagolli, Vebi Bexheti, Shyqri Galica etj.), tė cilėt Elena Gjikėn dhe veprėn e saj vazhdojnė ta vlerėsojnė duke u nisur prej njohjes sė misionit tė saj shpirtėror dhe krijues nė institucionet politike dhe kulturore europiane, pa e ndarė kėtu princeshėn dhe veprėn e saj.
E kuptueshme! Para saj pėruleshin nė gjunjė princat qė me krenarinė e tyre kishin fituar betejat nė Lindje e Perėndim tė globit, shkrimtarė tė pėrmasave europiane dhe amerikane, mbretėr e mbretėresha qė mbanin qėndrim prej aristokratėsh edhe para udhėheqėsve tė shteteve mė tė fuqishme tė globit, artistė qė ngrinin nė kėmbė ēdo natė sallat e mbushura tė teatrove e tė operave tė qyteteve mė tė mėdha tė Europės.
Dhe pse tė mos e bėnin kėtė! Para dhuntisė sė saj, bukurisė sė saj, oratorisė sė saj, mesazheve tė saj pėr ēėshtjen shqiptare dhe lirinė e popullit, si rrallė ndonjėherė janė mbledhur krijues dhe bardė tė Lėvizjeje Kombėtare Shqiptare, duke e nderuar atė edhe me njė vėllim me krijime letrare.???tė cilat e gjejmė tė pėrmbledhura dhe tė botuara kėtu==
Grupin e dytė tė kumtesave tė kėtij vėllimi e pėrbėjnė vlerėsimet mė tė veēanta tė kontributit tė saj nė tėrėsinė e kulturės shqiptare dhe europiane. Fjala ėshtė pėr njė radhė paraqitjesh, duke pėrfshirė kėtu edhe referatin e Konferencės sė njohėsit dhe krijuesit padyshim mė tė mirė tė saj nė dekadat e fundit: Profesor Emin Kabashit, po edhe kumtesat e studiuesve tė tjerė tė cilėt pėr jetėn dhe veprėn e saj kanė sjellė tė dhėna tė reja (Merita Bruci), sinteza tė reja (Bahtije Gėrbeshi e Bukuroshe Isufi), pėrmasa tė reja (Fotaq Andrea), qasje tė reja (Roland Zisi, Mustafa Ibrahimi e Artur Lamaj) dhe dimensione tė reja tė jetės dhe veprės sė saj (Jusra Abduraimi, Samira Idrizi etj).
Kumtesat e tyre nė kėtė vėllim shquhen pėr qėndrimin kritik ndaj vendit qė i kemi dhėnė jetės dhe veprės sė Elena Gjikės nė historinė e qytetėrimit shqiptar dhe sidomos pėr horizontin e modest tė pritjes sė veprės sė saj nė jetėn kulturore dhe historike tė kombit, pėr dimensionet e shtrirjes sė veprės sė saj nė jetėn mendore, kulturore dhe identitare tė shqiptarėve dhe nė Europėn e shekullit XIX; pėr perceptimin e veprės sė saj ndėr shqiptarėt pas njė shekulli, pėr misionet e saj me ndikim nė qarqet politike, diplomatike, shkencore, kulturore dhe letrare nė Europė dhe nė Amerikė, pėr tė vėnė nė pah fatin e shqiptarėve pas Krizės Lindore etj. Janė jo vetėm veprat, diskutimet dhe letėrkėmbimi i saj po edhe imazhet vizuale pėr tė, tė krijuara nga piktorė tė pėrmasave tė mėdha, ato qė pas njė shekulli dėshmojnė dhe ngjallin ende diskutime pėr motivet krijuese tė disa shkrimtarėve tė pėrmasave klasike europiane e amerikane kushtuar shqiptarėve dhe heronjve tanė. Dua tė theksoj kėtu, se prej letėrkėmbimit dhe sidomos portretizimit tė saj pėrkrah shkrimtarėve, si Lonfellou, nuk ėshtė vėshtirė tė kuptohet se nga i erdhi muza atij pėr poemthin kushtuar Skėnderbeut, tė cilin mė vonė e pėrktheu Noli ynė.
Pėr tė gjitha kėto dhe shumė vlerave tė tjera kjo konferencė shkencore Kushtuar Elena Gjikės dhe kulturės shqiptare tė periudhės sė Rilindjes Kombėtare, kumtesat e sė cilės janė pėrmbledhur nė kėtė vėllim, ia ka arritur qėllimit tė organizatorit tė saj, i cili njėkohėsisht ka goditur me sukses edhe ditėn e pėrurimit tė saj: 7 Marsin, Ditėn e Mėsuesit!
Faleminderit!
Begzad Baliu
Prishtinė, mė 7 Mars 2012
-
-
i/e regjistruar
Per mua, e lindur dhe e rritur ne Rumani eshte krenari te kem bashkeatdhetare Elenen Gjika. Une jetoj ne Rumani qe prej lindjes, mirepo kam prejardhje shqiptare dhe deshire te madhe t'i sherbej Shqiperise ne cdo moment dhe rrethane. Prandaj Elena Gjika eshte per mua nje shembull qe do ta ndjek ne jete dhe ne veprimtari.
-
-
Principesha Shqiptare Elena Ghika o Dora d'istria
Principesha Elena Ghika o me mire e njohur Dora d'Istria e vajza e Mihal Ghika shqiptar guvernator i valachias dhe themelusi i museut historik te Rumanis.
Ka lindur me 22 janar 1828 ne Bukuresht.
Njifet si figuara me sinjifikative e asaj kohe,nje nga grat me intelegjinte te asaj kohe sa Garibaldi e quante (Sorrella)Ka gjiruar komplet evropen dhe nje pjes te jetes vet e ka kaluar dhe ne Firence ku kishte dhe vilen e saj .
Ajo ka shkruajtur disa libra te njohur ne evrop.
Eshte shum e njohur per ndihmen e saj per indipendencen e grecis dhe ka bere pjese ne me famosen soqetan Geografike te Evropes ate te Parisit.
Ka mar titullin e qytetares nderi te athines ne 1867 qe deri atehere vetem Lord Byron e kishte mare nje titull te tille.
Familja e saj ka banuar ne bukuresht dhe sot vila e tyre eshte musei i artit te Bukureshtit.
Familja ghika eshte origjin nga epiri dhe per 200 vjet nga 1650 deri ne 1850 e me shume kane dhene prima ministra rumanis,shum prej Gjikave kan qene princi te moldavia e te Vlachia.
Ka shum per te kompletuar pe keta shqiptar e kete teme
besoj se akili e te tjere forumista do shtojne me shume per keto qytetar nderi,principe, presidenti te vendeve te evropes se sotme.
Po vendos foto te Viles Ghika(muse arti)dhe Elena Ghika.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga altint71 : 20-03-2013 mė 11:31
-
-
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Principesha Shqiptare Elena Ghika o Dora d'istria
[QUOTE=altint71;3608913]P
.
Ka shum per te kompletuar pe keta shqiptar e kete teme
Eshte e para femer e pranuar ne " Akademine Franceze " ku per qindra vjete ekzistence pranoheshin vetem meshkuj . Perjashtim per COBANKEN me rrenje nga Shqiperia .Mos e kendoni " lart e perdhe ,por si kunder qe ". E gjithe kolonia e Bukureshtit dhe Kostances perbehej nga Vllehe Shqipetare .
-
-
Pėr: Elena Gjika - Dora D'Istria (1828-1888)
Elena Gjika pėr origjinėn mirditore tė Qyprilinjėve
Qyprilinjtė janė mirditorė, zotėrinj profesorė!
Kėto ditė shoqata Mehmet Pashė Qypriliu nė qytetin e lashtė tė Beratit promovoi librin Dinastia e Qyprilinjėve nė ish-Perandorinė Osmane, i cili, siē e dėshmon edhe vetė titulli, i kushtohet familjes princore tė Qyprilinjėve ose asaj qė njihet edhe me emrin Dinastia e Qyprilinjėve. Dhe ishin mbledhur pėr ta realizuar kėtė promovim shumė intelektualė beratas: Studiues tė apasionuar nė fushėn e historisė sė Shqipėrisė, shkrimtarė e publicistė e dashamirės tė studime ve historike.
Njė veprimtari e tillė, pothuaj, ishte projektuar qysh mė 14.12.2008, kur nė gazetėn prestigjioze Shqip u botua shkrimi i gazetarit Fatos Baxhaku me titullin Nė Roshnik, nė gjurmė tė Qyprilinjėve, nė tė cilin hidhej ideja se ajo qė njihet nė histori me emrin Dinastia e Qyprilinjėve e paska vendorigjinėn e saj nė Roshnik tė Beratit, edhe pse pėr kėtė ēėshtje kishte edhe versione tė tjera.
Duke u njohur me disa nga kėto versione, veēanėrisht me idenė e shkrimtarit Mihallaq Qilleri, qė e kėrkonte vendorigjinėn e Qyprilinjėve nė Libohovė tė Gjirokastrės dhe me idenė e gazetarit Fatos Baxhaku, qė e konsideronte Roshnikun e Beratit si vendorigjinėn e Qyprilinjėve, unė pata parashtruar nė njė gazetė, Elena Gjika pėr origjinėn mirditore tė Qyprilinjėve.
Siē e dėshmon edhe titulli i kėtij shkrimi, unė pėrpiqesha tė sillja nė vėmendjen e historianėve dhe tė dashamirėsve tė historisė mendimin e dijetares sė madhe shqiptare Elena Gjika, shprehur nė veprėn e saj Gratė nė Lindje, botuar mė 1859, nė Zyrih mendim qė nuk u pėrfill dhe nuk u mor nė konsideratė nga ca intelektualė tė Beratit, tė cilėt, siē dėshmon ky promovim, vazhdojnė tė ngulin kėmbė nė idenė e tyre se Roshniku na qenka vendorigjina e Qyprilinjėve.
Ėshtė kjo arsyeja qė, nė respekt tė tė vėrtetave historike, duam tu rikujtoj mė mbėshtetėsve tė kėsaj teze mendimin e dijetares sė madhe Elena Gjika, e ci la thotė: Mirdita ėshtė vendi ku linden dy familje, njėra prej tė cilave (Qyprilinjtė shėnimi im) ka luajtur njė rol tė madh nė Turqi dhe tjetra nė Moldavi-Vllahi (Rumani).
Nga Kyprili vazhdon mė tej ajo,- ka dalė njė vezir i madh dhe katėr breza ministrash janė dalluar (prej familjes apo prej fisit tė Qyprilinjėve) (shėnimi im). Familja tjetėr, ajo me emrin Gjika-e vijon mendimin dijetarja, ėshtė, gji ahashtu, me origjinė nga Kypriliu, ku lindi, nė shekullin e 17-tė, Gjergji i Parė, qė hipi nė fron nė vitin 1658.
Nga kėto pohime merret vesh se vendorigjina e familjes a fisit tė Qyprilinjė ve nuk ėshtė as nė Roshnik tė Beratit, as nė Libohovė tė Gjirokastrės dhe as nė ndonjė fshat tė Pėrmetit, por vetėm nė Mirditė!
Pėr kėtė dėshmonte, qysh mė 1969, edhe studiuesi i talentuar gjirokastrit-Lefter Dilo, i cili, nė njė korrespondencė tė kohės, shkruante: Kyprilin Elena Gjika e pėrmend si fshat nė Mirditė, prandaj do shikuar kjo. Dhe, mė tej vazhdon: Me fjalė tė tjera, ajo thotė se familja e Qyprilinjėve dhe e Gjikajve ishin prej Mirdite, si origjinė.
Njė dėshmi tjetėr qė vėrteton se Qyprilinjėt dhe Gjikajt e kishin vendorigjinėn e tyre nė Mirditė, ėshtė edhe fakti qė pėrfaqėsuesi i parė i kėtij fisi, qė pėrmendet nė historiografinė turke, quhej Ahmet Pashė Dukagjini, i cili, siē dėshmojnė dokumentet historike, ka vdekur mė 1517.
Nė kėtė konkluzion arrihet kur mbahen parasysh dokumente historike, tė cilat vėrtetojnė se Dukagjini i vėrtetė nė shekujt XV-XVII ishte Mirdita dhe lugina e Drinit. Dhe ishin kėta Dukagjinas, qė u konvertuan nė myslimanė, tė cilėt, si pėr tu shpėrblyer nga Perandoria turke, u lejuan tė vendoseshin nė Anadoll, duke marrė me vete herė emrin e krahinės-Dukagjin, herė emrin e fshatit tė tyre-Kypril.
Nga sa shihet, nuk vihet nė diskutim roli historik i kėsaj dinastie nė histori nė e Perandorisė turke dhe tė Shqipėrisė, por vetėm njė element me rėndėsi nė kėtė histori-vendorigjina e Qyprilinjėve dhe e Gjikajve, e cila, kurrsesi, nuk mund tė jetė ajo qė mendojnė disa intelektualė beratas, por Mirdita.
Se ėshtė disi e habitshme, pėr tė mos thėnė qesharake, tė dalė ndonjė intelektual a njė dashamirės i historisė nė ditėt tona e tė shtrojė pyetjen: Ku ėshtė bazuar Elena Gjika qė ka arritur nė pėrfundimin se Mirdita ėshtė vendorigjina e Qyprilinjėve dhe se fisi i saj Gjika, qenka me origjinė mirditore; se nuk ėshtė serioze tė thotė njė studiues se nuk mė bindin pohimet e Elena Gjikės, siē shprehen disa intelektualė beratas.
Se, jo thjeshtė intuita, por logjika e shėndoshė shkencore do ta ēonte studiuesin nė pėrfundimin se askush mė mirė se Elena Gjika nuk mund ta njohė vendorigjinėn e tė parėve tė saj, kur dihet se nuk kemi tė bėjmė me njė njeri tė thjeshtė, por me njė dijetare tė madhe me famė botėrore dhe me njė atdhetare tė flaktė.
Duke mos e mbajtur parasysh kėtė fakt, mbėshtetėsit e idesė se Roshniku ėshtė vendorigjina e Qyprilinjėve, pėrpiqen tė sjellin argumente pėr ta provuar kėtė. Dhe i vetmi argument i tyre ėshtė citimi se Vendlindja e Mehmet Pashė Qypriliut ėshtė Roshniku i Beratit.
Por njė e dhėnė e tillė nuk mund tė shėrbejė si argument, kur dihet se vend lindja e njė individi, cilido qoftė ky, nuk dėshmon, njėkohėsisht, edhe vendorigjinėn e tij. Dhe kėsaj i duhet shtuar e vėrteta e njohur qė shqiptarėt, kudo ku ka nė shkuar nėpėr botė, janė pėrpjekur ta ruajnė me fanatizėm emrin e vendorigjinės sė tyre.
Pėr tė mos u zgjatur me shembuj tė shumtė, po sjellim vetėm tre raste: Papa Klementi XI ruajti si mbiemėr trajtėn Albani. Edhe inxhinieri i tė pares hekurudhė tė nėndheshme Karl Gega zgjodhi mbiemrin Gega pėr tė shėnjuar pikėrisht vendorigjinėn e tij. Kėshtu bėnė edhe vėllezėrit e lavdishėm Frashėri: Samiu, Abdyli dhe Naimi, siē bėnė edhe bashkėkohėsit dhe bashkėluftėtarėt e Skėnderbeut vėllezėrit Gjon, Pal dhe Andrea Gazulli, tė cilėt e morėn me vete emrin fshatit Gazull tė Mirditės!
Dhe, pas kėtyre shembujve, lind njė pyetje:Pome Qyprilinjtė, ēpaska ndodhur?! Paskan marrė pėr mbiemėr emrin e njė qyteze nė Anadoll-Qypri, ku pas ka lindur bashkėshortja e Mustafa Qypriliut?! siē thonė mbėshtetėsit e tezės se Roshniku ėshte vendorigjina e Qyprilinjve. Se, me sa dimė, nuk ka ndodhur qė ndonjė shqiptar tė marrė pėr mbiemėr emrin e vendlindjes sė bashkėshortes sė tij!
Por kėtu lind edhe njė pyetje tjetėr:Popara se tė vinin nė Anadoll, ēfarė mbi emri mbante Mehmet Pashė Qypriliu? Ēfarė mbiemri mbante fisi i tij? Dhe ec e mos i beso pastaj dijetares sė madhe Elena Gjika, e cila na e thotė shkoqur se Qyprilinjtė e morėn me vete, si mbiemėr, emrin e vendlindjes sė tyre. Se ata nuk mund tė zgjidhnin pėr mbiemėr emrin e njė qyteze turke, ku paska lindur bashkėshortja e Mehmet Pashė Qypriliut!
Pėr ta fshirė pėrfundimisht tezėn se Qyprilinjėt rrjedhin nga Roshniku i Beratit, po sjellim edhe dy argumente: Njėrin prej tyre e hedh vetė njė mbėshtetės i kėsaj teze, i cili pohonte se Pesė Vezira tė Mėdhenj kanė qenė prej fa miljes sė Qyprilinjėve, ku, si Vezir i parė i Madh, renditet Ahmet Pashė Duka gjini.
Argumenti i dytė, qė i jep goditjen pėrfundimtare tezės, sipas tė cilės Qyprilinjėt na qenkan nga Roshniku i Beratit, ėshtė pohimi i Rilindasit tė madh-Pashko Vasa (po nga Mirdita-shėnimi im), i cili shkruante: Shqipėria, Perandorisė Osmane i ka dhėnė mė tė mirėt veriorė tė mėdhenj dhe gjeneralėt mė trima: Qyprili Mehmet Pashė, Fazlli Ahmet Pasha, Lutfi Pasha, Sinan Pasha, Mustafa Pasha dhe kaq burra shteti e gjeneralė me vlerė tė jashtėzakonshme.
Dhe, pas kėtyre pohimeve lapidare, mbetet t`u themi mbėshtetėsve tė tezės se Roshniku ėshtė vendorigjina e Qyprilinjėve: Jo, zotėrinj profesorė! Qyprilinjtė janė, nė origjinė, mirditorė. Se Mirdita njihej si Dukagjini i vėrtetė nė shekujt XV-XVII; prandaj edhe pasardhėsit e atyre qė e quajnė vetėn fis me Qyprilinjtė, vendorigjinėn e tyre duhet ta kėrkojnė nė Mirditė. Se kėndej e kanė origjinėn ata burra tė lavdishėm, tė cilėt dijetarja e madhe Elena Gjika, i quante bij tė Shqipėrisė sė pamposhtur!
03.04.2012 Preng Cub Lleshi
*Autori ėshtė poet, publicist dhe studiues. Idetė e kėtij shkrimi ai i ka trajtuar gjerėsisht nė librin e tij Polemika pėr Kastriotėt me parathėnie tė Akademikut Mark Tirta
http://www.google.se/url?sa=t&rct=j&...WsfpkLoH32d-Pw
-
-
Pėr: Elena Gjika - Dora D'Istria (1828-1888)
Elena Gjika, gruaja qė i dha shumė Shqipėrisė
Nė gjithė atė plejadė burrash dhe grash tė Rilindjes Kombėtare qė bėnė gjithēka kishin nė dorė pėr tė mirėn e kombit deri atėhere tė sunduar e tė rrėnuar nga regjimi shumė shekullor osman, duke respektuar atė mė tė largėtėn, qė ėshtė edhe mė e mallshme, nuk mund tė harrosh, princeshėn me origjinė shqiptare Dora d’Istria (Elena Gjika) qė mori pjesė, madje quhet edhe pioniere e Evropės sė Bashkuar, nė lėvizjen kulturore pėrparimtare tė Evropės si kundėrshtare e sundimit despotik dhe e shtypjes kombėtare.
Nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare ajo u shqua si njė aktiviste e madhe me kontakte me personalitete mė nė zė evropianė, por edhe me figurat tona tė rilindjes si me Jeronim De Radėn, Dhimitėr Kamardėn, Zef Jubanin, Zef Seremben, Thimi Mitkon, duke rrahur mendime pėr organizimin e lėvizjes kombėtare, sidomos nė vitet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Dora d’Istria ishte me origjinė shqiptare dhe kishte gjak princėror, ēka i lejoi kontakte tė shumta me rrethe tė ndryshme intelektuale, shkencore, politike dhe letrare.
Fama e kėsaj gruaje fisnike u pėrhap shumė shpejt nė Evropė dhe fill pas saj edhe pėrtej oqeanit. Ishte njė mikeshė e shkrimtarit tė shquar amerikan Henry Longfellow, i cili ka shkruar e dhe njė poemė pėr Skėnderbeun. Po kėshtu pati kontakte me personalitete tė shquar tė kohės si Hahn, Giuzeppe Garibaldi, Adam Wolf e shumė tė tjerė.
Elena Gjika ka lindur nė Rumani, mė 22 janar 1828, por origjina e saj ėshtė nga ngulimi labovit i Pargės. Veē tė tjerash kėtė e vėrteton vetė Elena Gjika, qė shkonte shpesh nė pranė brigjeve tė Pargės, ku kishte edhe shumė labovitė tė tjerė, qė shekullin e 17-tė kishin ardhur nga Labova dhe kishin krijuar “Ngulimin” labovit, i cili ekziston edhe sot . nė fund tė jetės qėndruan dhe vdiqėn nė Pargė. Prindėrit e Elena Gjikės kishin emigruar nė Rumani, madje, babai i saj, Mihal Gjika, u bė edhe ministėr nė Moldavi – Vllahi nė fillimet e viteve 1800, por jetėn mbyllėn jetėn nė Pargė nėmes tė shekullit tė 19-tė.
Elena Gjika nė moshė tė re studioi nė Rumani, Itali, Francė, Gjermani etj., ku u mbrujt me njė kulturė tė gjerė perėndimore, nė shkollat mė tė mira tė Europės. Ajo ishte vajzė e zgjuar, simpatike, shkruante poezi e tregime, pėrkthente nga literatura botėrore, falė pėrvetėsimit tė nėntė gjuhėve tė huaja.
Kur princesha Elenė, e ditur dhe e hijshme, tėrhoqi vėmendjen e shoqėrisė sė lartė, nuk ishte mė shumė se 20 vjeē. Ajo po vinte pas personalitetesh tė tilla grash si: shkrimtaret frėnge Zhorzh Sand dhe kontesha d’Agu, duke arritur nėkulmin e lavdishėm, aq sa princi i Rumanisė Karoli I i dėrgoi Urdhrin e Shkallės sė I “Bene Merenti”, vlerėsim qė nė perėndim caktohej pėr dijetarėt meshkuj.
Nė fjalorin universal francez shkruhet: “Princesha Elena njihte thellė italishten, anglishten, gjermanishten, frėngjishten, rumanishten, greqishten, latinishten, rusishten dhe shqipen”. Shqiptimi i tyre prefekt e pajisi me kulturė tė gjerė, sa qė studiuesi spanjoll Iriarte do ta quante “Enciklopedi e gjallė“.
Model jo vetėm i bukurisė sė femrės shqiptare, por edhe poete, piktore, publiciste pasiononte, mbledhėse dhe studiuese e folklorit. Ajo shkroi njė sėrė artikujsh publicistikė falė udhėtimeve dhe shtegtimeve tė shpeshta dhe tė largėta me njė tok mbresash udhėtimi, nėpėr organe tė ndryshme tė shtypit, si tek “Ilustration i Parisit”, “Lejour i Triestes” etj.
“Dashuria pėr atdhe ka qenė gjithmonė veēoria mė kryesore e shqiptarit. Shqipėria nė tė gjitha kohėt ka qenė vendi i heronjve. Kombi shqiptar ėshtė njė populli fortė i fuqishpėm porsi shkėmbinjtė ku jeton”, shkruan ajo nė artikullin e famshėm “Kombėsia Shqiptare sipas kėngėve popullore” (letėrkėmbim me De Radėn nė vitin 1859). “Populli shqiptar, njė nga mė tė vjetrit e Evropės, vazhdonte ajo, meritonte tė ishte i lirė dhe nė liri tė zhvillonte mė tej aftėsitė e veta krijuese”.
Ajo ishte pėr krijimin e njė Akademie Shqiptare nė Kalabri nėn shembullin e Akademisė Frėnge tė Risheljesė, e cila tė merrej me Fjalorin Kombėtar, pėr t’u bėrė shpirti i popullit shqiptar. Nė kėrkimet qė bėn nė Venecia Dora d’Istria shprehet pėr marrėdhėniet intime e tė gjata me Shqipėrinė, bile edhe pėr njė bashkėvėllazėri shqiptare.
Ajo ishte pėr njė pėrgatitje tė kryengritjes shqiptare me armė, duke siguruar 15 deri nė 20.000 pushkė 15 frangėshe. Kėtė kryengritje e pėrkrahte edhe gjeneral Garibaldi, qė i drejtohej Dora d’Istrias “Motėr heroike”.
Sipas “Larousses” (Paris, 1870, vėll VI, f. 1107) Dora d’Istria u bė “Kampion i palodhshėm i ēėshtjes sė kombėsive, tė ardhmes politike dhe shoqėrore tė popujve, pėr njė jetė moderne”. Ndėrsa arbėreshi Dhimitėr Kamarda do thoshte pėr tė: “Unazė e qytetėrimit midis lindjes dhe perėndimit”.
Pėr rolin aq tė ēmueshėm nė ēėshtjen e ēlirimit tonė kombėtar, atdhetarėt shqiptarė e mbiquajtėn “Ylli i Shqipėrisė”.
Ndėr pasuritė e saj letrare e shkencore, me interes pėr ne janė letėrkėmbimi i saj me rilindėsit tanė tė shquar qė i pėrmendėm nė fillim tė kėtij shkrimi. Nė epistolarin e saj, tashmė tė njohur dhe tė publikuar, vihet re kontributi i saj i shkėlqyer nė luftėn pėr pavarėsinė e Shqipėrisė.
Jetėn dhe veprėn e kėsaj zonje fisnike nuk mund ta njohėsh pa lexuar punimin voluminoz tė ish-drejtorit tė arkivave veneciane, B. Cechetti dhe sidomos bibliografinė e punimeve tė saj qė ndahet nė disa pjesė. Nė pjesėn e parė janė studime e punime letrare mbi poezinė popullore, portrete letrare tė gadishullit tė ballkanit dhe mė gjerė; studime tė poezisė indiane dhe popujve tė tjerė; kritika letrare etj; nė pjesėn e dytė tė bibligrafisė janė punimet mbi jetėn nė manastiret fetare qė e bėri Dora d’Istrian tė famshme nė Evropė; pjesėn e tretė, trajtohen problemet shoqėrore tė femrave dhe tė luftės; pjesa e katėrt i kushtohet ekonomisė politike dhe agrikulturės; nė pjesėt e tjera trajtohen artikujt me karakter politik; histori dhe udhėtime; dhe nė fund romanca dhe shkrime tė ndryshme. Mes veprave historike me interes pėr ne zėnė vend studimi pėr Bushatllinjtė e Shkodrės (1868) dhe pėr Ali Pashė Tepelenėn(1870), tė dyja nėn titullin e pėrbashkėt Shqiptarėt myslimanė tė botuar nė revistėn “Nuova Antologia e Firences”. Mbi familjen Gjika ajo trajtoi gjatė nė studimi Shqiptarėt e Rumanisė i cili pasi u botua nė rivista “Europea” (1871-73) doli edhe si vėllim mė vete i pėrkthyer nė italisht nėn kujdesin e B. Cechettit (1873).
*
Ka njė pėrmbledhje studimesh ku trajtohet edhe ky problemi i origjinės tė familjes Gjika, pėr tė cilėn Elena saktėson se Gjikat kanė prejardhje shqiptare duke shmangur kėshtu tė gjitha hipotezat qė pretendonin tė devijonin origjinėn e kėsaj familje. Mirėpo tregohet e rezervuar tė fiksojė se nga cila zonė e Shqipėrisė ėshtė familja e saj dhe pėr ēfarė arsye tė parėt e Gjikajve u shpėrngulėn nė Azinė e Vogėl.
Diēka pėr titullin e saj si princeshė: Titulli i saj si princeshė erdhi nga martesa me princin rus Aleksandėr Koltov Massalskij, me tė cilin kaloi njė jetė tė trazuar nė Oborrin Perandorak tė Carit Nikollai I. Jeta e Pallatit i ndrydhi shpirtin, prandaj largohet prej andej, fillimisht pėr nė Zvicėr, dhe pastaj nė lirinė e saj tė plotė nė tė gjithė botėn.
Njė Dianė e ndritshme plot jetė
Filologu dhe orientalisti i shquar A. De Gubernatis e pėrshkruan kėshtu Dora d’Istrian:
Unė nuk e kam njohur si princeshėn Elena tė Rumanisė, por nga koret e himneve tė bukurisė sė saj greke, qė mė kumbojnė rreth e rrotull, himne princash dhe peshkatarėsh, poetėsh dhe kritikė, e sarmati-ve tė ashpėr dhe latinėve tė kėndshėm, duhet tė pranoj qė nuk bėhet fjalė pėr njė bukuri tė stisur, tė njė Diana tė zbehtė, tė njė luleje tė fishkur, por ama tė njė flake tė fortė e tė fshehur, gjithmonė e ndritshme e gjithmonė plotė jetė….Rumenė, shqiptarė, grekė, sllavė, latinė e trajtojnė dhe e respektojnė si bashkėqytetaren e tyre tė palodhur Dora d’Istrian, sepse ajo ka bėrė tė tingėllojė nė Perėndim fjala e saj e kėndshme, e ndjeshme, e gjallė dhe elegante nė dobi tė tė gjithėve : pėr Orientin e pastaj pėr latinėt ajo shpjegoi cilėsitė e gjermanėve, tė skandinavėve, tė fimaingėvė dhe tė anglo-saksonve, me qėllim qė progresi tė mos mbetej privilegj i vetėm disa popujve…(rivista “Contemporanea Nazionale Italiana”, Torino, prill 1869)
Personalitet i padiskutueshėm shkencor i disa akademive
Princesha Dora d’Istria ėshtė pranuar nga shumė akademi tė Italisė, Francės, Greqisė, Turqisė evropiane, tė Azisė sė Vogėl, Austrisė. Ėshtė anėtare nderi e shoqatės Arkeologjike tė Athinės (28 maj 1860), anėtare e Shoqatės gjeografike tė Francės (19 janar 1866), anėtare korrespondente e Universitetit tė Venecias, 8 mars 1868, anėtare nderi e shumė akademive italiane (1868-1873) mes tė cilave akademia fizio-medistatika e Milanos, 18 qershor 1868, anėtare nderi e Minervės tė Triestes, anėtare nderi e Sillogut tė Athinės, maj 1867, anėtare nderi e Sillogut tė Kostandinopolit, 8 gusht 1870, presidente nderi e (shoqatės) Elikona tė Smirine (Azi) 17 mars 1871, anėtare e merituar e Akademisė Mbretėrore Rafaelo nga Urbino, 17 dhjetor 1871, anėtare letrare e Shoqatės pėr nxitjen e teatrit nė Itali, Firence 21 janar 1872, nėn-presidente nderi e Shoqatės tė grave greke pėr institucionalizimin femėror, 11 shtator 1872, anėtare e Akademisė tė Konsultės (Quiriti) nė Romė shkurt 1873, anėtare nderi e Paransios tė Athinės, 28 shkurt 1873, anėtare nderi e Akademisė Pitagorike tė Napolit 24 maj 1873, korrespondente e huaj e Akademisė Kombėtare e letėrsisė dhe e shkencave tė Barcelonės (Spanja) dhe e Institutit arkeologjik tė Buonos-Ayres (Amerikė) 30 maj 1873, presidente nderi dhe kujdestare e shoqatės Chark tė Kostandinopolit, 20 prill 1873 etj.
Botime tė Elena Gjikės nė shqip
“Gra tė para nga njė grua”, shtėpia botuese “Elena Gjika”, Tiranė 2003. Elena Gjika, “Letra drejtuar Jeronim de Radės”, shtėpia botuese “Bargjini” 2004. Elena Gjika, “Fyletia arbenore” prej Kanekate Iaoshima, pėrktheu Demetrio Camarda, Livorno 1867. Vehbi Bala, “Jeta e Elena Gjikės” (Dora D’Istrias), Rilindja, Prishtinė, 1970. Koli Xoxi, Zvicra dhe Dora D’Istria, Tiranė, Alta 1995. Koli Xoxi, “Erazmi i Roterdamit dhe Helena Gjika”, Marin Barleti, Tiranė, 1994. Koli Xoxi, “Franca sipas Dora D’Istrias”, Tiranė 1997. Ahmet Kondo, “Dora D’Istria pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare”, Tiranė 2002. Cristia Maksutoviē, “Elena Gjika dhe shqiptarėt e Rumanisė”, Tetovė 2001.
Botime shqip pėr Elena Gjikėn
Pėr Elena Gjikėn, shqiptarėt kanė shkruar dhe botuar shumė artikuj shkencorė, publicistikė si dhe njė sėrė monografish si” Vehbi Bala, “Jeta e Elena Gjikės Dora d’Istrias” (“Mihal Duri”, Tiranė, 1967, 5.000 kopje), Cristia Maksutovici, “Un nume pe nderpet uitat: Dora d’Istria”/ “Njė emėr i harruar me tė padrejtė; Dora d’Istria” (“Ararat”, Bukuresht, 1997), Kristia Maksuti, “Elena Gjika dhe Shqiptarėt e Rumanisė”, (Ēabej, Tetovė, 2001), Ahmet Kondo, “Dora d’Istria pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare”, (“Flesh”, Tiranė, 2002), Cristia Maksutovici, “Dora d’Istria”, (“Kriterion”, Bukuresht, 2004) etj.
https://njekomb.org/elena-gjika-grua...me-shqiperise/
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt