Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Bilanci i punes se shtetit per vitin 2008

    Tirana Observer E Premte , 26 dhjetor 2008

    Abuzimet manipuluese tė 2008-ės
    Shkruar nga Edlira Gjoni

    Po mundohesha tė gjeja vlerėsime pozitive dhe kujtime tė mira nga 2008-a. Por tė vėshtirė e kam ta fsheh tė vėrtetėn, po aq sa t’i bėj lajka asaj. Jo! 2008 nuk ka qenė aspak vit i sukseseve tė mėdha pėr tė cilat mundohen tė na mbushin mendjen politikanė tė majtė e tė djathtė. Shqipėria nuk e ka marrė aspak ftesėn pėr nė NATO, sepse paskemi pėrmbushur standardet, por sepse ishte njė shpėrblim pėr t’u dhėnė nė kėmbim tė interesave gjeo-strategjike qė kanė peshkaqenėt e mėdhenj tė politikės botėrore.

    Jo! Shqipėria nuk ka pėr tė pasur asnjė lehtėsim nė procesin e vizave, edhe pse i gjithė vendi u shit si mall pa zot pėr tė babėziturit e pėrtej detit, qė BE-ja nuk i lė t’i pėrdorin ambientet e tyre sipas qejfit. Jo! Rritja ekonomike nuk ėshtė as 9.9 e as 2.9 %. Ku i marrkan shifrat kėta statisticienė qė flasin tė tilla broēkulla, teksa vetėm nė njė zonė tė Tiranės paskej 30 mijė familje me ndihmė ekonomike? Ku janė marrė shifrat, kur gati 60% e tė diplomuarve nuk gjejnė dot punė ose punojnė nė profile qė s’kanė lidhje me formimin e tyre akademik?

    Pėr ē’rritje bėhet fjalė, kur ka punėdhėnės qė akoma kanė guximin tė mendojnė se ėshtė normale tė paguash njė mėsues, infermiere apo laborante me 10 mijė lekė nė muaj? Ku jetojmė ne, kryeministri dhe specialistėt e INSTAT-it qė paskan patur rritjen ekonomike, qė nė tė vėrtetė kombi e nėnkupton si rritje tė mirėqenies.

    Po televizionet u ēanė duke na folur pėr shndėrrim, jo thjesht ndryshim tė Shqipėrisė. Gėnjeshtra kaq tė hapura nė mes tė ditės e tė natės vėshtirė se kemi dėgjuar mė parė. Manipulimi ėshtė mbreti mė i pa shqetėsuar ndėr kėto vise. Mungesa e transparencės po bėn kėrdinė nė shumicėn dėrrmuese tė veprimeve politike. Opiumi i dikurshėm pėr popullin ėshtė rikthyer fuqishėm kėto vite, tashmė jo nė trajtėn e fesė, po nė atė tė politikės.

    Jo. 2008-a nuk ėshtė aspak viti i sukseseve tė mėdha. Jo dhe jo. Ėshtė tmerrėsisht e vėshtirė tė gjesh punė nė Tiranė dhe ėshtė akoma mė e vėshtirė tė gjesh dikė tė jetė i gatshėm tė testojė aftėsitė nė punė. Morali i intervistimit tė drejtė mungon totalisht dhe etika nė punė ėshtė shkatėrruese. Eksperienca personale mė trembi kur nė ambientet ku u ktheva pas njė largimi tė gjatė nga Shqipėria, fillonin e mbaronin nė kafe dhe vėrtiteshin vetėm rreth thashethemeve tė kafeneve.

    As kartat qė shėnojnė hyrje-daljet nėpėr institucione, as njoftimet administrative, as rregulloret e brendshme, tė shkruara ose jo, nuk e kanė zbutur aspak informalitetin dhe imoralitetin e etikės sė punės. E gjitha kjo sjell njė zhgėnjim tė thellė qė nuk mund tė shitet kurrė si sukses.

    Liberalizmi i universiteteve solli njė inflacion studentėsh, zotėrinj qeveritarė. Solli nė auditore njerėz qė janė akoma mė tė predispozuar tė shpenzojnė ditėt kafeneve. E shkatėrroi sistemin e vlerave tė universitete, duke hapur derėn pėr kėdo qė s’ka lidhje fare me akademizmin.

    Fundi i 2008-ės mbėrthen mė shumė zymtėsinė e pashpresė qė shoh vėrdallė tek qindra tė diplomuarit qė kėrkojnė punė. S’ka punė! NUK KA punė, zotėrinj, nėpėr ato institucionet tuaja arsimore, shėndetėsore, administrative e ēfarėdo qofshin, qė janė mbushur nė mos me nepotikė, me autokratė qė s’hapin as derėn, as kompjuterin, as telefonin, as mendjen pėr tė pranuar edhe mė tė rinjtė.

    Nuk ndjehem e zhgėnjyer. Ndjehem e indinjuar me situatėn e fundit tė 2008-ės nė Shqipėri. Vlera nuk ka asnjė vlerė. Meritat nuk i hyjnė nė sy kujt. Egoizmi ka kapluar ē’ka gjetur pėrpara dhe furcėzimi ėshtė bėrė shkatėrruesi pėrfundimtar i ēdo tė vėrtete, duke marrė me vete edhe shpresat pėr ta parė nė sy atė (tė vėrtetėn).

    Mua mė ka ezuaruar vargu i gjatė i njerėzve qė kam hasur nė kėrkim tė njė pune; studentė tė diplomuar nė universitetet shtetėrore qė iu mbyllet dera ngado qė shkojnė. Punėdhėnėsit duan njerėz me eksperiencė. Administrata publike ėshtė mbyllur me derėn e hekurt tė miqėsive. Sektori privat ofron pagesat fyese prej 10 mijė lekėsh nė muaj. Asnjė kontroll mbi asnjėrin sektor. Situata ėshtė alarmante, jo rozė. Zotėrinj qeveritarė, realisht, nuk ka asgjė pėr tė festuar. As pėr t’u mburrur.

    Ju keni zgjedhje nė 2009-ėn dhe po i bėni shėrbim votave qė doni qė tani. Po ē’votė keni fytyrė t’iu kėrkoni tė rinjve qė kanė ngelur rrugėve, pa punė, pa shpresė pėr ta gjetur atė, tė zhvleftėsuar, tė pėrbuzur e tė pa-aftė ta luftojnė gjendjen e tyre? 2008-ėn e bastarduat, zotėrinj. E privatizuat njėlloj si gjithēka tjetėr. E vratė tė vėrtetėn e saj e po e lini pas, njėlloj si Gėrdecin, ligjin e spiunėve, milionat e Kalimashit, batėrditė e TEC-eve, imoralitetet e ndyra me publikun e gjithēka tjetėr ju shkoi ndėr mend kėtė vit. Shqipėrinė nuk e shoh tė trishtė kėtė fund-viti me diellin e saj mashtrues e tė acartė; e shoh tė ngrirė, tė ngrirė nėn zero, tė paaftė edhe pėr ta kuptuar sa keq ka ngrirė qenia e saj.

    Po qeverisni njė qenie tė ngrirė, zotėrinj tė suksesshėm tė reklamave me shumėn arritje. Po qeverisni njė turmė qė i keni prerė ēdo damar kuptimi, reagimi, shprese e dėshire pėr tė menduar, jo mė pėr tė shpresuar se njė ditė do ta marrin veten nga katrahurat politike, mjedisore, financiare, njerėzore e gjithėfarėsore qė po bėni mbi ta.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ke plotesisht te drejte.
    Shiperia nga nje vend i veshtire tani eshte bere i pamudur.
    Dhe se ka fajin kriza boterore se ne jemi jashte saj.
    Krizen e ka krijuar vete politika jone me hajduterine materiale dhe shpirterore maksimale qe ushtron ndaj popullit te vet.
    Jepet lek per te siguruar vend pune.
    Jepet lek te doktori.
    Jepet lek te celulari
    Te interneti
    Te bashkia
    Te cdo ministri
    Te shkollat
    Te drejtorite rajonale te cdo lloji
    Te keshi
    Te ujesjellsi
    Te kontrolli teknik i makinave
    Te dogana
    Te kufiri
    Te ambulanca e spitali
    Te hipoteka
    Te polici
    Ne prokurori
    Ne gjykate
    ......
    Me nj fjale jepet lek i pataksuar per te mbajtur ngrehinen hajdute te shtetit.

    Shqiperia eshte bere nje vend ku kushdo ruhet nga hajduti.
    Dhe hajduti shpik perdite forma te reja per te vjedhur dhe populli vidhet ca sa te mesoje antidotin e shpikjes se fundit.

  3. #3
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anėtarėsuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Ke plotesisht te drejte.
    Shiperia nga nje vend i veshtire tani eshte bere i pamudur.
    Dhe se ka fajin kriza boterore se ne jemi jashte saj.
    Krizen e ka krijuar vete politika jone me hajduterine materiale dhe shpirterore maksimale qe ushtron ndaj popullit te vet.
    Jepet lek per te siguruar vend pune.
    Jepet lek te doktori.
    Jepet lek te celulari
    Te interneti
    Te bashkia
    Te cdo ministri
    Te shkollat
    Te dogana
    Te kontrolli teknik i makinave
    Te dogana
    Te kufiri
    Te ambulanca e spitali
    Te hipoteka
    Te polici
    Ne prokurori
    Ne gjykate
    ......
    Me nj fjale jepet lek i pataksuar per te mbajtur ngrehinen hajdute te shtetit.

    Shqiperia eshte bere nje vend ku kushdo ruhet nga hajduti.
    Dhe hajduti shpik perdite forma te reja per te vjedhur dhe populli vidhet ca sa te mesoje antidotin e shpikjes se fundit.
    ne shume shtet duhet te pqaguash per sherbime te tilla, jo vetem ne Shqiperi. S'te thote njeri na celular apo internet me zor. lol
    Te tjera qendrojne.
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-04-2003
    Vendndodhja
    Ne Kete Univers
    Postime
    147
    Epo keshtu eshte kur behet realitet ajo Shprehja e fameshme"HAJDUTI THERRETJ KAPENI HAJDUTIN".
    Pastaj cfare mund te pritet nga nje vend si Shqiperia ku tashme atje,ka humbur cdo gje,morali,respekti,kultura e punes(jo se kemi patur ndonjehr te tille),kuptimi i fjales,ku atje e gjithe klasa Ekonomiko-politike-qeverisese,drejtohen nga Sterniper dhe niper ZORRETHARRESH,..........mbase ka shume per te thene por po e le me kaq se nuk ja vlen me biseduar meeeeeeeeeeeeeeee.
    Tung

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga Inteligjentja Lexo Postimin
    ne shume shtet duhet te pqaguash per sherbime te tilla, jo vetem ne Shqiperi. S'te thote njeri na celular apo internet me zor. lol
    Te tjera qendrojne.
    Jane ryshfete te tera djale
    Ne shqiperi
    Mer internet dhe kurre se ke aq sa paguan dmth ka vjedhje.
    Te doktori ste prek kush me dore po si dhe ryshfet megjithse je me sigurim shendetsor.
    Te kontrolli teknik i mjeteve seshte fjala per taksat se edhe aty ka plot abuzime me sistemin e taksave. Behet fjale per 50 mije lek reja qe i duan ne dore te kalojne makinen.
    Te celuari te vjedhin se tariat jane hajdute me te lartat ne Europe
    Ne shkolle paguan leke jave per jave kot sde do drejtori. Sajohen eskursione, lloj lloj gjerash te tjera dhe leket ju meren nxenesve. Mesusit u bejne presion prinderve qe ata femijet ti cojne ne kurse private po nga ai mesues per te mare leke.
    Ne dogane ste bejne asnje veprim legal po sdhe leke.

    Prandaj mos ja fut kot me brockulla qe ne bote paguahen aksh sherbime.
    Ne bote me 10 eu mer min 2 mbit internet, ne Shqiperi me 20 eu me 256 kb
    Prandaj vuri mendte ne koke kur shkruan

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Juanito02 tek celulari dhe interneti jam plotesisht dakord me ty. Tek keto te tjerat nuk kam pasur rastin te jem viktime e rryshfeteve. Te them te drejten punoje ne nje kompani telefonie e quajtur Vodafone me sakt Vjedhje pa mas. Kjo kompani ka te pakten 1.3 milion abonent ne te gjithe Shqiperin, e imagjinon dot te flasesh brenda rrjetit me 2.1 lek minuti, te dergosh nje sms brenda rrjetit 1.8 lek, te cosh nje mms 2.2 lek. Pastaj te mos flas jashte rrjetit se te shkon 1 min 6.2 lek, te shkon nje sms 2.5 lek, te shkon nje mms 4.2 lek.

    Tani te kaloje tek Interneti, eshte nje vjedhje jo hapur po zbuluar fare, ja mesoni se si vjedhim ne. Te paguash 50 mij lek ne muaj, per nje linje qe nuk arin as 512 kbp/s. Te imagjinosh jashte kufijeve te Shqiperis me 20 Euro te shkon linja pa frike mbi 7-8 mbp/s.

    Nuk kam cfare te flas me teper, se kur i mendoj me ze dhimbja e kokes, jo qe i heqim mbi shpatulla muaj per muaj dhe prap vazhdojme te viktimizohemi te nje sistemi te till, nuk jemi mesuar akoma te ngrem koken dhe te themi stop, nuk vazhdohet me keshtu. Sa do te keqinje fqinjet tane, po per nje femije gjeten shkakun dhe po rrenojne nje shtet, jo mo te arish ti vjedhesh qe te djegin brenda nates. Te mesojme te mirat dhe organizimet jo te mesojme vetem urrejtjen ndaj kesaj apo asaj, dhe mos te cojme koken per veten tone. Gjithmon do jemi viktima nese nuk ngrejme koken dhe te kerkojme ate qe na takon dhe te ndergjegjesohemi qe nuk ecet keshtu po duke luftuar per te ecur perpara dhe jo duke ndenjur ne vend dhe duke pritur nga bota.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,288
    Postimet nė Bllog
    22
    Policia, bien vrasjet, rriten rastet e korrupsionit

    Artan Cena
    E Shtune, 27 Dhjetor 2008

    TIRANĖ - Bie numri i vrasjeve ne vend, por nderkohe qe ka pasur rritje te veprave te tjera. Nje dite me pare, Policia e Shtetit ka zhvilluar analizen e nje viti pune, ku jane bere te ditura rezultatet dhe deshtimet e saj gjate 2008. Ne fjalen e tij, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, tha se, gjate ketij viti jane 40 grupe kriminale, me 198 autore, nga te cilet jane arrestuar 158 vete. Ne analize ishin te pranishem dhe Kryeministri Sali Berisha, ministri i Brendshem, Bujar Nishani, si dhe drejtues te larte te Policise ne qarqet e vendit. Ne fjalen e tij, Prenci evidentoi se gjate ketij viti jane evidentuar 13426 vepra penale, nga te cilat jane zbuluar 10858.

    Drejtori i Policise, deklaroi se, ka pasur nje rritje te denoncimeve te rasteve te korrupsionit, ku sipas tij, nje numer i madh i te personave jane ne hetim ne gjendje te lire, nje pjese shume e vogel, jane ne kerkim nderkohe qe te tjeret jane te vene ne pranga, prej 198 personash. Gjate ketij viti, tha Prenci, jane kryer 152 operacione me 568 te arrestuar ose 21 operacione me 65 autore me shume se ne vitin 2007. Nga keto operacione, beri te ditur ai, 43 jane ne fushen e krimeve te renda me 101 te arrestuar, 40 operacione per antikorrupsionin dhe krimin ekonomik e financiar, me 198 te arrestuar, 40 operacione antidroge me 172 te arrestuar, 29 operacione antitrafik me 97 te arrestuar. Vrasjet e ndodhura nga viti 1992 deri ne 2008, tha ai, shenojne nje tendence ne ulje. Ai beri te ditur se ne tre vitet e fundit eshte shenuar nje numer i vogel i vrasjeve, duke vecuar faktin se numri 85 i vrasjeve te ndodhura ne 2008 perben minimumin historik te ketyre 18 viteve persa i takon ketij krimi. Keshtu, per vitin 2008 jane shenuar18 vrasje me pak se 2007 dhe 46 vrasje me pak se viti 2005. Kane rifilluar hetimet per 215 krime, prej te cilave 81 ne krimin e vrasjes, per 39 prej te cilave ka perfunduar dokumentimi i plote ligjor, nderkohe qe te tjerat jane ne proces. Prenci vuri ne dukje se gjate ketij viti jane evidentuar 702 krime kundra personit, nder te cilat 665 te zbuluara, ose 95 % e tyre, 3491 krime kundra prones , nder te cilat 1701 te zbuluara, 9 vepra penale ne fushen e akteve terroriste, prej te cilave jane zbuluar 8, jane marre ne mbrojtje 740 persona te dhunuar dhe jane paraqitur 340 kerkese padi per leshimin e menjehershem te mbrojtjes dhe ne te gjitha rastet te dhunuarve u eshte garantuar mbrojtja e nevojshme nga policia.

    Trafiku i droges

    Shqiperia tani eshte vendi nga ku nuk trafikohen droga te forta, tha dje, drejtori i policise, Ahmet Prenci. Luften qe po bene policia shqiptare ndaj trafikut te droges e tregojne edhe statistikat e policise Italiane, sipas te cilave eshte sekuestruar 4 kg mariuane dhe vetem 10 kg heroine, ose 17 here me pak se viti 2007. Kete e deklaroi gjate dites se djeshme, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, gjate fjales se tij, ne analizen vjetore te institucionit qe drejton. Sipas vleresimeve tona, ulja e sasive te droges te sekuestruara nga autoritetet italiane, tregon per nje reduktim te ndjeshem te trafikimit te drogave qe tranzitohen nepermjet Shqiperise per ne Itali dhe Bashkimin Evropian.

    Aksidentet, 81 te vdekur me pak se nje vit me pare

    Ahmet Prenci, deklaroi dje se, vihet re nje rritje e ndjeshme e goditjes ne sektorin e antikorrupsionit. Nderkohe qe ka nje ulje te numrit te aksidenteve. Gjate 2008 jane evidentuar 344 vepra me 619 autore, nga te cilat 68 vepra jane per korrupsion dhe 276 per vepra te kryera nga punonjesit shteterore apo publik. Jane evidentuar 68 raste me 153 zyrtare prej te cileve 72 te arrestuar. Krahasuar me vitin 2007, eshte 5-fishuar forca goditese, dhe krahasuar me vitin 2005, 10-fishuar forca goditese e policise. Ne lidhje me sigurine rrugore, fale masave te marra nga Policia rrugore eshte bere e mundur ulja e aksidenteve, pasi kete vit kemi 81 te vdekur me pak se viti i kaluar.

    Vrasjet

    Viti 2008, eshte minimumi historik i 18 viteve te fundit, pasi ka vetem 85 vrasje. Porsa u perket zbardhjeve te ngjarjeve te vjetra, kane rifilluar hetimet e zbuluar autoret per 215 krime te vjetra ne evidence, prej te cilave 81 per krimin e vrasjes, 39 prej tyre ka perfunduar dokumentimi.

    Prenci: Cfare do te bejme gjate 2009

    Tirane - Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci theksoi se "perpjekjet dhe sakrificat tona edhe gjate ketij viti, kane ndjekur pike per pike harten e prioritete te qeverise, jo vetem si problematika kombetare, por edhe si detyrime nderkombetare te marra ndaj partnereve, duke qene te ndergjegjshem se i kontribuojme jo thjesht ruajtjes se rendit dhe sigurise publike ne vend, por edhe procesit te integrimit te Shqiperise ne strukturat Euro-Atlantike". Prenci ka folur dhe per ligjit e strategjive per Policine e Shtetit, reformen qe eshte bere ne kete sektor dhe riorganizimin. Gjithashtu ne fund te fjales, ai ka treguar dhe prioritet e institucionit qe drejton per vitin e ardhshem, 2009. Zbatimi i detyrimeve qe rrjedhin nga Programi i qeverise dhe Ministrise se Brendshme, thellimi i luftes kunder krimit te organizuar, trafiqeve te paligjshme dhe terrorizmit, jane dy nga prioritetet kryesore te policise. Gjithashtu dhe lufta kunder korrupsionit, pastrimit te parave dhe krimeve kompjuterike, identifikimi, hetimi dhe sekuestrimi i pasurive, pronave dhe aseteve qe rrjedhin nga veprimtari kriminale, thellimi i punes per ndjekjen, zbulimin dhe goditjen e krimeve te vjetra, jane disa prej drejtimeve kryesore te policise. "Institucionalizimi i bashkepunimit me agjencite e tjera te zbatimit te ligjit, Prokurorine, SHISH, Doganat, Tatimet, Drejtorine e Pastrimit te Parave, Inspektorati i Larte i Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurive, etj", eshte nje tjeter fushe qe policia do te kete perparesi gjsate 2009, tha Prenci.

    Berisha

    "Une nuk mund te pranoj qendrimin e autoriteteve policore te Gjirokastres, te cilat 4 muaj rresht nisin betejen me Lazaratin, ndersa ata qe mbjellin drogen, 8 muaj rresht qarkullojne te lire ne Gjirokaster e ne te gjithe Shqiperine"

    KJ

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,288
    Postimet nė Bllog
    22
    Reformat, Shqiperia e dyta ne bote

    E Enjte, 11 Shtator 2008

    Reformat per hapjen e nje biznesi, ulja e taksave dhe pagesat e tyre online, lehtesirat ne kreditimin e ekonomise dhe mbrojtja e investitoreve te huaj e kane renditur Shqiperine ne vendin e dyte ne bote per reformat e ndermarra ne permiresimin e klimes se biznesit per vitin 2009. Rezultatin e ka njoftuar dje per median vendase, perfaqesuesja e Bankes Boterore ne Shqiperi, Camile Nuamah. Lajmi eshte njoftuar edhe nga selia e Bankes Boterore ne Uashington. Si rezultat i reformave te thella ne kater sektore domethenes per aktivitetin e biznesit, Shqiperia kapercen nga vendi i 135, ne te 86-ten, duke u ngjitur plot 49 vende ne renditjen e 181 vendeve. "Shqiperia ka thjeshtuar dhe lehtesuar rregullat ne kater, nga dhjete treguesit e vleresuar nga ky raport pergjate nje viti, (Qershor 2007-Qershor 2008), duke kapercyer ne kete menyre dhe renditjen e pergjithshme ne te berit biznes, nga vendi i 135 ne ate te 86. Ne kete menyre Shqiperia eshte e krahasueshme me vendet e tjera ne rajon", ka qene deklarata e djeshme e perfaqesues se Bankes Boterore ne Shqiperi, Nuamah. Ky eshte vleresimi me i larte qe Shqiperia ka marre qe kur Banka Boterore ka ndermarre vleresimin per klimen e biznesit. Vleresimin me te ulet ne kete studim Shqiperia e ka marre ne procedurat e falimentit, pasi nuk ka ende asnje rast, ku nje biznes ka shpallur falimentin nepermjet gjykates. "Raporti si te besh biznes 2009 konfirmon progresin e dukshem qe Shqiperia ka bere gjate gjithe periudhes se tranzicionit, permes krijimit te rregullave per nje ekonomi funksionale tregu, tha Camille Nuamah, Drejtuese e Zyres se Bankes Boterore ne Shqiperi. Ajo tha se, "Vendi duhet te mbeshtetet mbi keto arritje duke siguruar ne te njejten kohe qe "rregullat e reja" te jene edhe "rregulla te mira", pra qe zbatohen ne menyre transparente, efeciente, te barabarta dhe qe lehtesojne, me shume sesa pengojne investimet e mira dhe krijimin e vendeve te punes." Nder reformat, te cilat favorizuan Shqiperine ne kete renditje, Shefja e Bankes Boterore ne Tirane, Nuamah , permendi zvogelimin e nivelit te tatimit mbi fitimin nga 20% ne 10% dhe futjen e pageses online te taksave per biznesin e madh, te cilet jane dhe kontribuuesit kryesore. Nderkohe, ne Shqiperi eshte shenuar progres lidhur me kreditimin, permes krijimit te regjistrit publik te kredive dhe forcimit te mbrojtjes te te drejtave te investitoreve dhe aksionereve, permes ligjit te ri shoqerive tregtare.

    "Nisja e nje biznesi te ri eshte bere me e lehte si rezultat i konsolidimit te disa procedurave prane Qendres Kombetare te Regjistrimit te Biznesit dhe zvogelimit te tarifes se regjistrimit", tha Nuamah.

    Sipas Bankes Boterore, vendet e Evropes Lindore dhe Azise Qendrore vazhdojne te udheheqin ne nivel boteror, persa i perket lehtesimit te barrierave rregullatore dhe qendrueshmerise se agjendes se reformave. Ndersa, Shqiperia kete vit i eshte bashkuar vendeve qe kryesojne reformat duke e bere me te lehte per sipermarresit te bejne biznes dhe te krijojne vende pune. Singapori udheheq per te tretin vit radhazi renditjen ne rang boteror per kuadrin e pergjithshem rregullator te berjes biznes. Zelanda E Re pason e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara qe renditen te tretat. Ne rajonin e Evropes Lindore dhe Azise Qendrore vendet qe renditen me mire jane Gjeorgjia ne vendin e 15-ta, Estonia e 22-ta, Lituania e 28-ta, Letonia 29-ta dhe i Azerbajxhani i 33-ti. Raporti si te besh biznes 2009 rendit 181 ekonomi sipas lehtesise se te berit biznes bazuar ne 10 tregues qe regjistrojne kohen dhe koston qe duhet sipas rregullave te aprovuara nga qeveria per te filluar dhe zhvilluar nje biznes.

    Berisha: Me 2010 klasifikimi do te jete edhe me i larte


    Kryeministri Sali Berisha e pershendeti dje raportin e Bankes Boterore "Si te besh biznes", i cili e rendit Shqiperine ne vendin e dyte ne bote, per sa i perket permbushjes se reformave qe ka ndermarre. Ne fillim te mbledhjes se Keshillit te Ministrave, Kryeministri Berisha u ndal ne analizen qe Banka Boterore, te cilen ai e konsideroi si institucioni me serioz i planetit, i ben reformave ekonomike te periudhes pranvere 2007 - pranvere 2008, ne Shqiperi. "Ne klasifikimin e pergjithshem Shqiperia le mbrapa ne teresi rreth 50 vende ne pozicionin e saj. Reformat e ketij viti kane bere qe Shqiperia te levize nga vendi i 136 ne vendin e 86, kurse per disa tregues Shqiperia po ecen drejt catise se botes", vleresoi Kryeministri Berisha. Kreu i Qeverise vuri ne dukje se raporti i Bankes Boterore do ti ushtrohet nje analize te hollesishme nga ministrite dhe agjencite e linjes, ne menyre qe te percaktohen te gjitha detyrimet qe dalin perpara per te kapur stacionin tjeter".



    Vendet me reformatore


    1. Azerbajxhani

    2. Shqiperia

    3. Republika e Kyrkyzit

    4. Bjellorusia

    5. Senegali

    6. Burkina Faso

    7. Botsuana

    8. Kolumbia

    9. Republika Dominikane

    10. Egjypti



    Reformat shqiptare


    Zvogelimi i nivelit te tatimit mbi fitimin nga 20% ne 10% dhe futjen e pageses online te taksave per biznesin e madh.

    Shqiperia ka shenuar progres lidhur me kreditimin, permes krijimit te regjistrit publik te kredive.

    Shqiperia ka forcuar mbrojtjen e te drejtave te investitoreve dhe aksionereve, permes ligjit te ri te shoqerive tregtare.

    Nisja e nje biznesi te ri eshte bere me e lehte si rezultat i konsolidimit te disa procedurave prane Qendres Kombetare te Regjistrimit te Biznesit dhe zvogelimit te tarifes se regjistrimit.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kryeministri i "erresires" Sali Berisha e llamburiti sheshin naten e vitit te ri qe edvini te shihte mire shishen e shampanjes.. mirpo meazallah se thane.. o po na e beri drit tiranen saliu..
    po jo vetem ate nate.. por qindra nete saliu e ruli u dhane drita shqiptareve.. por perseri asnje llaf i mire nga vampiret e komitetot qendror te ppsh-se ose bashkise se tiranes sic e kane nickun..

    i urojme qeverrise pun te mbare per kte vit vendimtar..

    mafia enveroiste edviniste do beje te 999 tat.. ta ndale rrugen ta ndale driten ta ndale qetesine e prosperitetin...

    uroj qe populli me voten e tij kete vit tu jape dhe nje dajak te mire kanibaleve si me 3 korrik.. e ti zbythe keta vampire nje her e mire nga zyrat e shtetit e bashkive..!

  10. #10
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    une mendonj se e pergjishmja eshte pd-pozitive ...

    nje nga fitorjet e medha eshte bashkepunimi dhe konsensusi me vampiret, krokodilet, shtazet e kq, te bashkise e te poshtersise, e cila kulmoi me ligj sigurim-dosjesh, zgjedhash te reja, dhe prokurora te kuq, por te trembur nga roze e blu ...

    viti 2008 ka qene viti i Shqiptareve ... ec te shofim 2009 ... i kujt do jete ...

    a do te kete perseri gjemim gerdecor, varka qe marrin jete njerezish, koprrupcion fa(z)llik, gjakmarrje si ne mesjete, ende ikje ende masive prej parajses kepurdhore te regjimit pd-ps ...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Shteti, mėnyra dhe forma e ndėrtimit tė shtetit tė Kosovės
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 14:31
  5. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •