Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    It's Good to Be Yourself Maska e new-man
    Anëtarësuar
    16-10-2008
    Postime
    355

    “Krushqit”, vënë në pranga tre trafikantë klandestinësh

    Nga klandestinët e shoqëruar 6 prej tyre ishin fëmijë të moshës nën 10 vjeç

    Trafiku i klandestinëve ka çuar në pranga tre persona, mëngjesin e sotëm. Burime zyrtare nga Policia e Korçës, thanë: tre burrat e arrestuar janë vënë në pranga për akuzën e “dhënies së ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit”.

    Ishin efektivët e sektorit antitrafik në Policinë e Korçës që me anë operacionit të koduar “Krushqit”, kanë vënë në pranga tre personat që dyshohen se kanë ndihmuar disa të tjerë të kalojnë kufirin.

    Në pranga kanë rënë Tomor e Haxhi Malo nga Erseka dhe Altin Lifo, po nga Erseka.

    Policia tha se, ka sekuestruar gjithashtu në cilësinë e provave materiale dhe pesë telefona celulare dhe një furgon me targa ER 005 A.

    Ndërkaq që, gjatë aksionit uniformat blu kanë, shoqëruar edhe 20 klandestinë, që u gjendën në fugonin e sekuestruar.

    Nga klandestinët e shoqëruar 6 prej tyre ishin fëmijë të moshës nën 10 vjeç, që dyshohet se, ishin duke u trafikuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga new-man : 24-01-2009 më 10:34
    I don't like to fuss or fight, just tryin' to live life right ! Florim Qerimi

Tema të Ngjashme

  1. Pranga për shfrytëzim prostitucioni 76-vjeçarit
    Nga Xhuxhumaku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 18:25
  2. Viti 2008, 10 VIP-at që përfunduan në pranga
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-12-2008, 18:45
  3. Ne gjyq 11 trafikante, nder ta 7 shqiptare
    Nga MiLaNiStE në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2006, 19:24
  4. Trafiku i vizave: Një deputet gati për në pranga
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2005, 17:54
  5. Pranga nenes qe i shiti vajzen dashnorit
    Nga Enri në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2003, 15:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •