Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 41
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne oranews e ka dhene biberi nje intervju e aty e hodhi kte kumbull..se..ai kish pergatitur nje ligj te dosjeve ku fuste dhe sekretaret e organizatave te partis.. . pra une tha byberi e bera me te forte ligjin se ai qe u aprovua..
    pra eshte e qarte se byberi ka dashur te fuse ne ligj.. sali berishen.. prandaj o antimafi nuk ja kan futur kot ata qe thone se..biberi e kish me salen..

    tjeter.. po ki i ores e pyeti..a u takove me jozin ne amerik meqe ishit te dy atje me rastin obama atje.. jo tha biberi sjemi takuar fare..

    biberi pra do ket kohe qe do ket filluar besnikomustafoizmin..apo mero bazeizmin..ose ose tako ngjelizmin.. pra qe sic thote ai llafi vjeter i popllit.. i dale ne vitet 1900 e cazė.. biberi do ket filluar.. te haje buken e turkut e te benj davan e kaurrit.. pra te benj lart me an te pd-se e punen ta bej per ps-ne..

    keto gjera sjan te mira..

    kam sjell ketu ne forum nje shkrim me kujtime te mitros cela..
    aty ka nje gje very very interesante..

    shkoni hidhini nje sy e me thoni ne se e kini kap at gje veruy very interesante..

    kam nje hamendje..se duke mos e pasur lejen.. (kuptohet keto leje i jep vetem i plotfuqishmi lagjes..pra usa) per revolucion tip 97-te keta kanibalet rreth edvin gjinush meto paskalit.. jan detyruar ta lene te qete saliun 2-3 vjet qe te punoje.. e kjo sjell rezultate te prekshme ne popull nga qeverisja e saliut.. e mbi te gjitha shum katunde po shohin asfaltin para deres.. e krye rruga durres kuksi po behet.. po duket..po ben muuu.. pra shancet per demagogji te mafies socialiste kan rene.. si psh..edvinua smund te prallise parullen.. kryeministri i erresires.. per saliun se poplli po sheh cdo nate edvinon ne ekran e ekranet spunojn me vajguri.. pra ps me qenefet anekse te saje.. nuk ndihet mire ne vigjilje te votimeve.. e prandaj po i djegin ca gjera.. pra po i detyrojne hafijet teper sekrete te cfaqen..

    e me kte kam parasysh aktivizimin..ose heqjen e maskave nga spiunet nard ndok tak ngjel nik mutaf.. e ndoshta dhe ky brukselisti prej nikaj merturi..biber byberaj.. e ndoshta ndoshta..qoft hamendje kjo.. dhe bamke comanga qe na beri dhurat nje mini nexhmije me ine ramen..

    qofshin hipoteza keto..se do jet tmerr po qe se ja kam qellue..




    ..

  2. #32
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    brano me je bo si njato fallxhoret hahahahahahaha

    do ma shikjosh i cik filxhonin. ene ktheje kalendarit ke 2009 se tka met ke '69 hahahahaha
    no glove no love

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga TikTak Lexo Postimin
    brano me je bo si njato fallxhoret hahahahahahaha

    do ma shikjosh i cik filxhonin. ene ktheje kalendarit ke 2009 se tka met ke '69 hahahahaha
    Si te jete halli te dalte falli,ni merak e ke ne zemer ,Tiko u bo gjo me ate te ashensorit ,kte me thuj ,lene Salen se o fut ne andropauz i shkreti ,te kap ene trunin plus te tjerave.... ajo,semundje e keqe .

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga TikTak Lexo Postimin
    brano me je bo si njato fallxhoret hahahahahahaha

    do ma shikjosh i cik filxhonin. ene ktheje kalendarit ke 2009 se tka met ke '69 hahahahaha
    Tiko,

    69,

    o stil,

    ashtu vit i nerum, prandaj Brari e ka gjithnji ne zemer

    lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #35
    ***VIP***
    Anėtarėsuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Nje gje s'marr vesh une. C'te keqe ka ti hapet dosja saliut dhe te gjithe politkaneve aktuale ne Shqiperi. Me duket llogjike nqs duam nje klase politike te paster. Te hetosh ca dhe te lesh te tjeret jashte eshte si ti besh ca te nenes a ca te babes. Nqs Berishes nuk i hapet dosja i pari; atehere cfare pastertie ka figura e tij?
    Moderator, e di vet ti...

  6. #36
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    shikjoje i cik amon hahahahahahaha

    no glove no love

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    "PANTERA E ZEZE" DHE “LUANI “ BERISHA

    8 Shkurt 2009

    Nga Hamdi Dega, Nju Jork

    Ne vend te hyrjes

    ... Te paret e hengren Neritan Ceka, Frrok, Cupi, Gramoz Pashko, Prec Zogaj, Azem Hajdari... Pastaj i erdhi radha Avokat Ngjeles... Dje e kishte radhen Besnik Mustafaj! Sot eshte rendi i Aleksander Biberajt... Kush e ka radhen pas tij!? Le te presim e te shohim!

    Cmimi i heshtjes

    Te heshtim apo te mos heshtim....Pergjigjen e shkelqyer kesaj pyetje qe i mundon shume jo vetem shqiptaret e ka dhene ne menyre te shkelqyer Nobelisti i famshem Cifut Elie Wiesel ne Romanin e tij te famshem "Nata"
    " Ne Gjermani ata erdhen fillimisht per komunistet dhe une nuk fola. Nuk fola sepse une vete nuk ishja komunist. Atehere ata erdhen per cifutet e une perseri nuk fola. Nuk fola sepse une vete nuk ishja cifut. Me vone ata erdhen per sindikalistet dhe une perseri nuk fola. Nuk fola sepse une vete nuk ishja sindikalist. Pastaj ata erdhen per Katoliket dhe une perseri nuk u ndjeva. Une nuk fola sepse une vete ishja protestan... Me ne fund ata erdhen per mua dhe atehere nuk kishte mbetur askush te fliste...", thote Prifti Martin Niemoller duke folur per diktaturen naziste ne Gjermani.
    A nuk ndodhi keshtu edhe me diktaturen komuniste ne Shqiperi... Une nuk fola. Ti nuk fole. Ai nuk foli. Ne nuk folem. Ju nuk folet.... Ata nuk folen! A nuk po ndodh keshtu edhe sot ne demokracine autokratike shqiptare....
    A ka shtrat me te nxehte per cdo diktature, per cdo te keqe te vogel e per cdo katrahure te madhe se sa heshtja perballe se keqes. Derisa ajo behet katastrofe per te gjithe e atehere me te vertete nuk ngelet askush per te folur per viktimat e saj!

    Jane te rralle popujt ne bote qe e kane paguar heshtjen me shtrenjte se ne shqiptaret. Cmimi teper i larte : Gjysem shekulli barbari! Gjysem shekulli katrahure! Gjysem shekulli skllaveri!
    Bashkimi ben fuqine. Percarja sjelle roberine ! Heshtja sjell kerdine…..

    Dy " Panterat e Zeza “ shqiptare

    Roli politik i Jozefina Topallit sidomos kohet e fundit eshte pike per pike roli i "Panteres se Zeze" ne kohen e ish- diktatures. Vecse "Pantera e Zeze" e asaj katrahure ishte shume me e terhequr, shume me e permbatjur, shume me e thjeshte ne syte e publikut.
    "Pantera e Zeze" e sotme eshte ne skalionin e pare te show-t politik. Eshte teper agresive. Dallohet per mendjemadhesi qe shkon deri ne arrogance. Kryeligjvenesja e Shqiperise Jozefina Topalli eshte ne avanguarden e shkeljeve te hapura ligjore me fyerjet e kercenimet qe do te konkuronin e benin "zhele" cdo "vagabond" shqiptar e nderkombetar.
    Eshte bere edhe mjeshtre e mashtrimit kombetar dhe nderkombetar. Takimin dhe shoqerimin nga nje hotelier e paraqiti si nje Kongresmen amerikan. Mashtrimi i saj po kalon cdo kufi. Arrin deri aty sa arrin te genjeje edhe per takimin me ish- Senatoren e Nju Jorkut dhe miken e madhe te shqiptareve Hillari Klinton, sot Sekretare e Shtetit te SHBA-se. Aventure shume e rrezikshme. Guxim i cmendur. Skandal e mashtrim nderkombetar...

    Cfare diplomacie (!?)

    Sic shihet krejt qarte nje nga pikat ku ajo ka perqendruar krahmarrjen politike ndaj Berishes, krahas krijimit te kultit te saj mediatik, eshte pikerisht politika e jashtme, diplomacia, ku realisht ajo nga pergatitja dhe njohurite eshte pak me ulet se niveli medioker. Po ti hedhish nje sy statistikave , Jozefina Topalli ka udhetuar me shume se te gjithe kryeparlamentaret shqiptare te marre se bashku qe nga shpallja e pavaresise e deri sot. Vetem gjate vitit te fundit kilometrazhi i saj e ka kaluar gjysem milioneshin... Rezultatet konkrete te diplomacise Topalli :
    Deboi diplomatet amerikane nga Kuvendi Popullor....
    Deboi perfaqesuesit e OSBE-se nga Kuvendi Popullor...
    Protesta me shkrim nga te dy palet.
    “Gabim administrativ" u pergjigj kryediplomatja qe mashtroi dhe falsifikoi edhe protokollin e Kuvendit te Shqiperise, nje tjeter skandal kombetar e nderkombetar njekohesisht!
    Hotelierin e paraqet si Kongresmen.
    Takimin e fotot e 2004 me Hillari Klinton, numim tre te administrates amerikane i shet si te 20 Janarit 2009... E shet sapunin per djathe!

    Turist diplomacia me rezultat zero (!? )

    Ne cdo vizite qe ka bere jashte Shqiperise, kryeparlamentarja Topalli deklaron se sigurova perkrahjen per per ratifikimin e MSA, njohjen e Republikes se Kosoves ne Kuvajt, ne Arabine Saudite, ne Filifistuan…. per … terrci e verrci . Asnje nga keto shtete nuk e ka bere nje hap te tille. Kjo quhet diplomacia me rezultat zero jo nga dietat, salltanetet, mbi gjysem milione kilometra udhetime “first klas” me djersen e popullit, e deri shetitje ne kurriz devesh. Jo!
    Vetem per “diplomacine” e kryeparlamentares “ish te persektuuar deri ne palcen” e “Dizenjatores” keto dy vitet e fundit jane bere shpenzime me te larta se per te gjitha delegacionet parlamentare shqiptare per gati nje shekukll te marra se bashku. Rezultati i saj konkret i barabarte me zero…. Kjo eshte diplomacia turistike me rezultatin zero.

    Arroganca e skifterit dhe koteci i Berishes

    Po cfare diplomacie munde te beje nje kryeparlamentare me te huajt, me boten kur ajo nuk merret vesh, nuk di te miresillet jo vetem me me deputetet e opozites por edhe te pozites , kur ajo i fyen, perjashton, ndeshkon deputetet e opozites duke i quajtur "vagabonde" e i kercenojne me perzenie per " zhelesh" e me vrasje ... Urojme te mos nxjerrin edhe koburet se do na e marrin edhe ate pak fytyre te nxirosur qe na ka mbete ne syte e botes( !? ) Amen !
    Fuqia e vertete e Jozefines nuk eshte ajo vete por Berisha. Pa perkrahjen e tij brenda 24 oresh ajo e ha si cilido qe shkeli sadopak ne kallon e tij. Kush cenon Berishen sot e han suphane pupullucken sot jo neser.
    Ne kotecin e politikes se Berishes ka dhe do te kete vetem nje kendez. Jo dy, as tre.... Ky kendez e ka emrin Sali Berisha. Ai mund te lejoje te kakarise ndonje pule si Jozi, persa kohe ajo i ben iso atij. Perndryshe.... perndryshe "Buy... buy baby !" A nuk ndodhi keshtu me Ceken.... Mustafajn e se fundi edhe me Aleksandrin....


    Mjeshtri i sterkembeshit politik

    Nderkohe “Luani” Berisha vezhgon, regjistron, hulumton dosjet e vjetra e te reja, grumbullon fakte edhe per “Panteren e Zeze” njesoj si Mao Ce Duni per Lin Biaon, sic shkruan me shume largepamesi nje nga analistet mendjeholle shqiptar me pseudonimin Malis.
    Sigurisht qe ai nuk do ti rrezoje avionin asaj sepse nuk ka nevoje dhe aresye per modele kineze…. Nje dite te bukur ai i heq fletet lakrorit dhe i jep dy shanse: doreheqjen e bute ose sterkembeshin e forte, per cka eshte me mjeshter edhe se Ten Hsiao Pini i politikes shqiptare Fatos Nano.
    Kush e ka radhen tani!? Jozefina Topllai akoma eshte thjshte nje pule qe vetem kakaris. Nuk ka imituar ende kendezin.... Cilido qe fillon te kendoje si kendez ne kotecin ose ne qymezin e Berishes, qofte edhe pule... Eshte tradite qe pulave qe fillojne te kendojne si kendez u pritet koka sepse sjellin fatkeqesi...
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pse llap harron me vnue emrin e gazetes nga e ke marre kte trakt enverist?
    nejse..
    Jozi boll mire po sillet me ju te drejtoris politike por ju gjithmone cakej do mbeteni.. mos ju ardht rasti kini me e kafshue..
    po shyqyr do ket votues ne shkoder qe do ta votojne kte trimnesh e ta kemi per inatin tuj o shoka enverista.. jozin gjithmon ne parlament..

    ja si e fillon hamdi dega shkrimin e tij ..

    --

    "PANTERA E ZEZE" DHE “LUANI “ BERISHA

    8 Shkurt 2009

    Nga Hamdi Dega, Nju Jork

    Ne vend te hyrjes

    ... Te paret e hengren Neritan Ceka, Frrok, Cupi, Gramoz Pashko, Prec Zogaj, Azem Hajdari... Pastaj i erdhi radha Avokat Ngjeles... Dje e kishte radhen Besnik Mustafaj! Sot eshte rendi i Aleksander Biberajt... Kush e ka radhen pas tij!? Le te presim e te shohim!

    ------------------



    ja ta komentojme pak pamfletin e te djallezuarit hamdi dega e sigurimit enverist te nexhmijes..



    vlera e nji shkrimi dallon ne ate se sa i vertet eshte e sa mashtrus eshte..

    hamdiu i deges se sigurimit enverist te tropojes.. e fillon me genjeshtra shkrimin e tij .. ashtu sikurse krejt shkrimet e tija qe zakonisht i poston ne balkan web e gsh te karlo bollinos se nexhmijes.. se edvin ramiz ali-altin arapit..

    po i kujtojme hamdiut te zoges se degajve.. se ne emrat qe permend askush nuk e ka ngrene.. ne ate kuptimin qe don ti jape hamdiu..
    enveristi hamdi perdor shprehjen " e ka ngrene" nga koha e enverit.. kur plenumet enveriste hanin kokat e birospolitike apo antareve me te shquar te komitetit qendror a qeverrise..

    nga ato emra qe permend hamdiu i deges se brendshme te tropojes e sot i deges se spiunazhit enverist ne Amerik.. vetem njeri eshte vrare politikisht.. pra e ka ngrene.. e ky eshte bashkfshatari i hamdiut Azem Hajdari.. i cili nuk u vra nga Berisha e Jozi por pikerisht nga besniket e Hamdi deges.. pra nga bandat enveriste te deges brendeshme te tropojes e te komitetit te partise se enverit te tropojes.. dhe vrasesit..pra jaho e haklajt e te tjere jan direkt ne lidhje politike e spiunazhi me kte hamdiun e deges.. e hamdiu i njeh ata personalisht.. e ndoshta arsyet qe hamdiu rri ne usa.. jan pikerisht lidhjet e ketij enveristi me keto banda kriminelesh qe kan bere kerdine mbi popullaten tropojane e ne krejt shqiperine..

    le te dalim tek Neritan ceka..

    cfar ngrenje sheh hamdi mashtrusi tek rasti neritan..

    nuk e di ham hami hamdi se neritani sot eshte nen kryetar i kuvendit ?
    po tek frroku?
    cfar ka ngrene frroku?
    si kokrra molles eshte ne mes te tiranes edhe se ka "merita" sikurse dhe hamdiu ne tragjedin e 97 tes.
    dalim tel Gramozi..
    Gramozi u bashkua me berishen.. dhe u vra aksidentalisht duke bere kanvaleshenc ne oazet e bregdetit dhe ishte Berisha qe u dha shancin te behen perpjekjet maksimale per ta shpetuar por fati keq e ndodhi tragjedia me helikopterin..
    Dalim tek Preci..
    deputet i Pd se eshte e ne se do ta haj kush eshte ajo PS ja e PPSH-se qe ja kujton cdo dite nickun qe ja vuri vet dikur...
    Preci si kokrra molles eshte sot ne Tiran e kontribon ndershmerisht per demokracine..
    Dalim tek Ngjela..
    ishte PPSH-ja e Hamdi deges qe e burgosi Ngjelen..
    Ishte PD e Jozit dhe Berishes qe e ben Ngjelen te lire me dinjitet e i dhane cdo mundesi te shpalose pikpamjet e tij politike.. e i dhane mundesi te behet deputet e minister disa here.. e sot dhe se shan cdo dit Jozin e Berishen.. Takun Ngjele e ke si kokrra molles ne Rogner e Sheraton duke bere jet aristokratike.. e jo Spaco -qaf barike.. si ajo qe i dha hamdiu me partin e tij dikur ..
    Ngjela eshte simboli me i mire.. ose indikatori me i mire qe tregon se Regjimi i Saliut eshte demokracia me liberale..
    Cdo dite shpif e cfryn ai kunder Saliut e cdo dite e ke ne sheraton duk bere jet pashai modern..
    Hamdiu dhe Besnik Mustafen na ben te persekutuar..pra qe e ka ngrene nga Saliu..
    o hamdiu i PPSH-se po sta beson mustafa kte kumbull bajate or kopuk tropoje..
    Besnik Mutafa nuk e ka ngrene perkundrazi po ha e po ben qejf ne cifligun e tij ne linze.. e po vervit mullaqet e majme neper rogner sheratonat e Tiranes si nje sheik i vertete..
    edhe byberin e ham ham aty do e kesh me faqet si petull nga rehatia e lezeti i privilegjeve te deputetit e tuj shku per bruksel sikur me qen rokfeler..

    kaq demagog magar ky hamham dega..sa dhe frazen e pare ne shkrim e ka totalisht genjeshter.. si ska turp..

    Pra nuk te ha Jozi me Saliun o Hamdi..
    Zoga jote nat e dit kudo ku shkon kunder Saliut trubullon e turfullon..po nuk i ka than kush gjys fjale.. perkundrazi pensionin e partizanes ja ka dhan Saliu e ja ka shum fishiue cdo vit sikurse vetranve tjere..

    saliu e Jozi e duan tropojen e Shkodren e Shqiperine Demokratike o Hamdi.. kurse ti me hafijet e tjera e deshet kafaz enverist Shqiperine e tropojen post kufitare qe vret Shqiptare e persekuton shqiptaret..

    pra ndryshoni shume..

    mbaju o ham ham me ate panteren nr 1.. po aq na ben..

    llap.. do dalin nji dit ato flliqsihanet mes juve enveristave te kosoves e ktyre jaho salihve e haklo degave te tropojes..



    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 08-02-2009 mė 16:53

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    BIBESRAJ eshte kryetar i komisionit Europian per krimet e komunizmit ne Ukraine

    shpresojm qe te mos jete PRESION i ndonje SHTETI LINDOR tartaro-sllav

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2006
    Postime
    174

    “Sekti Topalli rrezikon fitoren e PD nė zgjedhje”

    Deputeti i PD-sė, Aleksandėr Biberaj, akuzon kryeparlamentaren Topalli se ka krijuar njė grupim brenda kėsaj partie, i cili po pasurohet financiarisht pėrmes shpėrdorimit tė pushtetit. Anėtari i kryesisė sė PD-sė flet nė njė intervistė pėr gazetėn “Panorama” edhe pėr zgjedhjet brenda kėsaj partie.

    Z. Biberaj, si e vlerėsoni fushatėn e zgjedhjeve tė reja nė Partinė Demokratike?

    Nuk kam informacion sesi po shkon kjo fushatė nė nivel kombėtar, por nė pėrgjithėsi vihet re njėfarė ngadalėsimi, njėfarė topitje. Mungon transparenca nė pėrzgjedhjen e kandidatėve pėr kryetarė degėsh, pasi kryesia qendrore nuk ėshtė mbledhur pėr tė diskutuar dhe selektuar kandidatėt qė vijnė nga baza, siē edhe e parashikon statuti. Edhe vetė kandidatėve pėr kryetarė degėsh nuk po i lihet kohė e mjaftueshme pėr tė bėrė fushatė brenda partisė. Ka njė frenim tė pashpjegueshėm tė fushatės sė zgjedhjeve nė Tiranė, e cila duke pasur 32 deputetė nė Parlamentin e ardhshėm, merr njė rėndėsi tė jashtėzakonshme, pasi Tirana pėrcakton edhe fituesin e zgjedhjeve tė 28 qershorit, pra edhe qeverisjen e ardhshme. Nga pėrvoja 18-vjeēare e zgjedhjeve, rezulton se kush ka fituar Tiranėn ka fituar Shqipėrinė. Nė kėto kushte do tė gjykoja se fushata e zgjedhjeve nė Tiranė duhet tė vazhdojė pa humbur kohė, nė mėnyrė qė PD-ja e Tiranės tė ketė njė lidership tė ri, qė tė jetė i aftė dhe me autoritet pėr tė na ēuar drejt fitores sė zgjedhjeve tė 28 qershorit. Para 4 vitesh premtuam se zgjedhjet e kėtij viti nė parti do tė bėheshin me parimin “njė anėtar, njė votė”, gjė qė deri tani nuk ka ndodhur. Megjithėse jemi vonė, por, pėrderisa rregullat e lojės pėr zgjedhjen e kreut tė PD-sė Tiranė nuk janė pėrcaktuar akoma, gjykoj se nėse ka vullnet politik mund tė aplikohet parimi “njė anėtar, njė votė”, duke u nisur jo vetėm nga rėndėsia e PD-sė Tiranė, por edhe me qėllim qė tė fillojmė zbatimin e kėtij parimi. Parimi “njė anėtar, njė votė” ėshtė parimi mė demokratik, i cili zbatohet si nga Partia Republikane dhe ajo Demokratike nė SHBA, por edhe nga tė gjitha Partitė Popullore Europiane. Nė tė njėjtėn kohė gjykoj se duhet tė fillojmė pėrgatitjet pėr Kuvendin Kombėtar tė PD-sė, Kuvend i cili zgjedh edhe organet e reja drejtuese, shpalos platformėn elektorale dhe pėrgatit partinė pėr zgjedhjet e 28 qershorit. Kongresi siguron gjithashtu edhe rinovim dhe rrotacion tė elitės politike tė PD-sė, aq i nevojshėm dhe i domosdoshėm pėr tė fituar zgjedhjet e 28 qershorit, pasi njė pjesė e elitės politike ėshtė konsumuar nė mėnyrė tė pariparueshme. Nė fund do tė thosha se nėse duam njė fitore nė zgjedhjet e 28 qershorit, duhet qė strukturat e PD-sė nga qendra nė bazė, tė cilat janė nė njė gjumė tė thellė letargjik tė zgjohen, dinamizohen, motivohen dhe orientohen pėr fitore, pasi koha po kalon.

    Si i gjykoni rezultatet e fundit tė sondazheve tė “Zogby International” ku PD del parti e dytė pas PS?

    Mendoj se sondazhet nuk bėhen edhe aq pėr t’u gjykuar sesa pėr t’u lexuar. Nga leximi mė rezulton se ne si PD duhet tė bėjmė korrigjime, pėrmirėsime dhe ndryshime tė thella para zgjedhjeve, me qėllim qė t’i fitojmė zgjedhjet.

    Ėshtė folur pėr ekzistencėn e klaneve ose grupimeve nė PD. Cila ėshtė e vėrteta sipas jush?

    Nė ēdo parti ose organizatė ku njerėzit anėtarėsohen ose inkuadrohen ėshtė normale qė tė ketė mendime, ide apo vizione tė ndryshme, gjė qė natyrisht mund tė sjellė edhe ekzistencėn e grupimeve apo lobingjeve brenda tyre. Nėse kėto grupime kanė si bazė zhvillimin dhe demokratizimin e partisė dhe kanė njė debat konstruktiv, mendoj se kjo ėshtė njė gjė pozitive. Asnjėherė nuk duhet pretenduar qė tė gjithė ata qė anėtarėsohen nė njė parti ose organizatė do tė jenė dakord qind pėr qind tė kohės me vendimmarrjen dhe strategjinė e lidershipit, pasi kjo ndodh vetėm nė diktaturė. Realisht sot nė PD nuk ka grupime tė bazuara nė prejardhje, origjinė apo trashėgimi, tė cilat mund tė gjeneronin njė debat konstruktiv brenda partisė, ndėrkohė qė ka individė potencialė, tė cilėt dėshirojnė tė ketė njė debat tė shėndoshė dhe konstruktiv brenda partisė. Sot nė PD, pėrveē linjės zyrtare, fatkeqėsisht ka edhe njė linjė tjetėr qė pėrfaqėsohet nga njė grup i ngushtė individėsh, tė cilėt dirigjohen nga kryetarja e Parlamentit, dhe nė shumė raste linja e kėtij grupi etiketohet si linjė zyrtare e PD-sė. Ky grupim ka pikėpamje, filozofi dhe qėllime tė ndryshme nga pikėpamjet, filozofia dhe qėllimet e PD-sė, lidhet nė bazė tė interesave personale dhe ėshtė totalisht i shkėputur nga elektorati demokrat. Po t’i referohemi fjalorit tė gjuhės shqipe, njė grupim i tillė quhet “sekt”. Siē dihet “sekti” marrin emrin e liderit tė tij, kėshtu qė nė rastin konkret kemi tė bėjmė me “sektin Jozefinė”, ose “sektin Topalli”. Ky “sekt” qė pėrfaqėson njė pakicė nė PD, ka si qėllim kryesor pushtetin absolut dhe pasurimin nėpėrmjet tij. Pėr tė realizuar qėllimet e veta, ky “sekt” jo vetėm qė po keqpėrdor dhe abuzon me pushtetin qė i ėshtė dhėnė nga demokratėt mė 3 korrik 2005, por po pėrdor edhe ēdo mjet tjetėr jo-demokratik, jo-institucional dhe jo-etik, si dhe njė makineri tė tėrė shpifjesh, mashtrimesh, intrigash, prapaskenash, si dhe sulmesh tė paprincipta, me qėllim likuidimin apo goditjen e ēdo personi qė nuk ėshtė anėtar apo shėrbėtor i “sektit”. Zakonisht “sektet” dalin mė vete me ideologjinė e vet dhe shkėputen nga partia mėmė, por me “sektin Jozefinė”, po vihet re njė dukuri e paparė mė pėrpara: transformimin e sektit nė partinė mėmė. Qė nga viti 2005, kur PD-ja erdhi nė pushtet dhe deri sot, ky “sekt” ėshtė pėrpjekur tė shtrijė rrjetin e vet gjithandej dhe tani po pėrpiqet tė finalizojė strategjinė e vet, duke synuar tė komandojė gjithkė, gjithēka dhe gjithkund. Tani qė jemi nė fushatėn e zgjedhjeve tė reja nė PD, “sekti” po pėrpiqet qė tė privatizojė partinė, duke synuar tė vendosė ithtarėt e vet gjithandej, gjė qė do tė pėrpiqet ta bėjė edhe me listėn e deputetėve pėr zgjedhjet e 28 qershorit. Natyrisht qė nė realizimin e qėllimeve tė veta, por edhe duke i dhėnė njė kosto shumė tė lartė PD-sė, “sekti”, nė planin e jashtėm ėshtė armiqėsuar me botėn demokratike dhe institucionet ndėrkombėtare, ndėrsa nė planin e brendshėm ėshtė armiqėsuar me institucionet shtet-formuese dhe me bazėn e partisė, tė cilėn nuk e ka pėrfillur fare gjatė kėtyre 4 viteve. Strategjia e tyre nė kėtė prag-fushate ėshtė mė se e lexueshme, pasi futen nė fushatėn e zgjedhjeve, duke pasur barazimin nė xhep. Nėse fiton PD, do tė synohet qeverisja e vendit, ēfarė nėnkupton vazhdimin e shfrytėzimit tė pushtetit pėr interesat e tyre, nėse PD humbet zgjedhjet, ata nuk e kanė pėr gjė qė tė fajėsojnė dhe tė bėjnė pėrgjegjės pėr humbjen lidershipin e PD-sė, dhe pastaj tė pėrpiqen qė tė marrin nė tavolinė lidershipin e PD-sė. Ne si anėtarė tė kėsaj partie, kemi disa ideale qė na bashkojnė dhe disa ide qė na ndajnė, por pėr asnjė moment diferencat nė ide nuk duhet tė pėrēajnė partinė kur vjen puna pėr qėllimin final, fitoren nė zgjedhjet e 28 qershorit, me qėllim vazhdimin dhe implementimin e reformave demokratike. Ne anėtarėt e PD-sė nuk mund tė futemi nė njė kosh me “Sektin Topalli” dhe nė asnjė mėnyrė nuk duhet qė “Sekti Jozefinė” tė unifikohet me PD-nė. Ky 4-vjeēar tregoi mjaftueshėm se ky “Sekt”, pėrveē interesave personale pėr pushtet dhe pasurim, nuk ka asnjė lidhje tjetėr me PD-nė dhe demokratėt.

    Pse ėshtė lejuar pėr kaq gjatė njė sjellje e tillė nė PD dhe pse nuk ka pasur reagime nga grupi parlamentar apo z.Berisha?

    Kur diēka negative ndodh, nė fillim nuk beson qė po ndodh, pastaj mundohesh ta ndryshosh apo korrigjosh, dhe nė fund s’tė mbetet gjė tjetėr veēse ta denoncosh, dėnosh dhe luftosh. Nė parti ka ekzistuar dhe ekziston qė prej 4 vitesh njė paralizė institucionale pėr tė analizuar, debatuar, rregulluar dhe dėnuar tė keqen dhe pėrqafuar tė mirėn. Ky fenomen tepėr negativ, fatkeqėsisht ėshtė lejuar qė nga maja deri te baza e partisė. Heshtja ndaj kėtij fenomeni, nėnkupton mosdije ose mbėshtetje. PD-ja tani ndodhet para njė zgjedhje historike, qė do ketė efekt pėr vitet nė vazhdim, pasi reformimi i saj dhe pastrimi i radhėve tė saj nga individė qė i japin asaj imazhin e keq apo tentojnė ta kthejnė atė nė njė parti-sekt ėshtė kusht pėr fitoren e zgjedhjeve tė 28 qershorit. Mendoj qė ka ardhur koha qė ne demokratet tė beje njė analizė brenda vetes, tani sa nuk ėshtė vonė, pėrpara zgjedhjeve tė 28 Qershorit. Debati i shėndoshė vetme do tė forcojė PD-ne dhe do tė krijoje kushte pėr tė fituar nė zgjedhjet e 28 Qershorit. PD-ja ėshtė njė forcė e madhe politike, qė ka bėrė shumė gjėra pozitive PR Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Nuk duhet nė asnjė mėnyrė qė gabimet, emri i keq apo imazhi negativ i disa individėve tė caktuar, tė pėrcaktojnė se kush ėshtė PD-ja. PD-ja e vėrtetė ėshtė PD-ja e mijėra e mijėra anėtarėve dhe simpatizantėve demokratė, tė cilėt kanė sakrifikuar gjithēka gjatė 8 viteve tė vėshtira tė qėndrimit nė opozitė, me qėllim qė PD-ja tė vinte nė pushtet, dhe kur PD-ja erdhi nė pushtet, ata u lanė rrugėve nga kėta individė. Anėtarėt dhe simpatizantėt e PD-sė nuk mund tė pajtohen me kėta individė, nuk mund tė unifikohen me ta dhe as tė pėrfaqėsohen mė prej tyre. PD-ja duhet patjetėr tė bėjė njė vetėpastrim dhe filtrim tė hollėsishėm para zgjedhjeve tė 28 qershorit, pėrndryshe kėta individė me veprimet apo mosveprimet e tyre do tė sjellin njė bllokim dhe paralizė tė partisė.

    Nė kėto kushte si i shikoni shanset e PD-sė nė zgjedhjet e 28 qershorit?

    PD-ja dhe aleatėt e saj i kanė kushtet pėr tė fituar edhe njė mandat tė dytė qeverisės, por rreziku dhe kėrcėnimi real PD-sė aktualisht nuk i vjen nga opozita, por i vjen nga brenda, i vjen nga “Sekti Jozefinė”, i cili po e gėrryen, dobėson dhe ngushton bazėn e PD-sė ēdo ditė. Kėta individė pa ide dhe pa vizion, me mentalitet primitiv dhe psikologji bizantine, qė kanė si qėllim tė vetėm pushtetin absolut dhe pasurimin, ka kohė qė po mbjellin frymėn e pėrēarjes dhe tė pėrjashtimit nė PD. Kėta individė pėrbėjnė edhe virusin mė tė egėr dhe mė shkatėrrues qė ka prekur ndonjėherė PD-nė, virus ky qė pėrpiqet tė kontrollojė dhe tė realizojė gjithēka me dhunė, virus qė ka krijuar nė PD klimėn e njė lufte tė paprinciptė, tė pamoralshme, tė pabarabartė dhe tė panevojshme brenda llojit. Por kaq rrezik pėrbėn pėr PD-nė edhe heshtja ndaj tė keqes dhe mbulimi i saj. Gjithsesi, gjykoj se prapė PD-ja ka forca progresiste qė mund ta ēojnė PD-nė drejt njė mandati tė dytė qeverisės dhe ky duhet tė jetė qėllimi ynė i pėrbashkėt deri nė fitoren e 28 qershorit. Ne si demokratė kemi ē’tė ofrojmė dhe mund tė ofrojmė mė shumė se kundėrshtarėt tanė politikė, pasi kemi idetė, kemi vizionin, kemi pėrvojėn, kemi inteligjencėn dhe njerėzit e duhur pėr reforma demokratike qė do ēojnė Shqipėrinė pėrpara. Populli shqiptar ėshtė njė popull pėr t’u admiruar pėr nivelin e menēurisė dhe zgjuarsisė dhe besoj se mė 28 qershor, shqiptarėt nuk do tė ndėrpresin nė mes reformat e filluara tashmė nga PD-ja dhe maxhoranca e djathtė, reforma qė po e anėtarėsojnė Shqipėrinė nė NATO dhe pėr disa vjet edhe nė BE. Mendoj se parimet, idealet dhe qėllimet tona janė mė tė pastra dhe mė tė pasura se ato qė pėrfaqėsojnė dhe pėrkrahin krahu i majtė. Ėshtė i domosdoshėm edhe njė mandat i dytė qeverisės pėr tė djathtėn, pėr aq kohė sa mbetemi alternativa mė e mirė nė vend, dhe pėr aq kohė sa e majta nuk po ofron ndonjė alternativė bindėse. Mendoj qė duhet tė pėrqendrohemi tek ajo qė ėshtė thelbėsore, kush ka ide dhe vizion mė tė qartė pėr zhvillimin e vendit dhe afrimin e Shqipėrisė sa mė shpejt nė BE. Faktet janė tė dukshme dhe ēdo person qė ka parė Shqipėrinė kėto 12 vjet, di tė bėjė dallimin e 8 viteve tė qeverisjeve sė majtė me kėto 4 vite tė qeverisjes sė djathtė.

    Pas pėrplasjes qė patėt me kryetaren e Kuvendit pėr shkarkimin tuaj nga delegacioni shqiptare nė Ke, ēfarė tė ardhme ka karriera juaj politike?

    Unė karrierėn politike e kam filluar nė Dhjetorin ‘90 me idealet e lėvizjes sonė pėr liri dhe demokraci, pėr patriotizėm dhe bashkim kombėtar, si dhe pėr europianizim tė Shqipėrisė. Mė pas kuptova qė tė kesh sadopak ndikim nė demokratizimin dhe lirinė e vendit tėnd, e vetmja mėnyrė ishte tė jesh pjesė aktive e politikės dhe tė japėsh kontributin tėnd. Si nė ēdo fushė, karriera ėshtė diēka pozitive pėr tė ndikuar sadopak nė atė qė bėn. Mendoj qė karriera ime politike ka nisur, ėshtė dhe do jetė gjithmonė e bazuar nė parime, vlera dhe ideale pozitiviste, nė shėrbim tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve kudo qė janė, me qėllim demokratizimin, zhvillimin dhe integrimin e vendit tim. E ardhmja nuk mė tremb aspak, edhe pse nė disa raste ka pengesa provizore.
    Sa do rrosh do te mesosh......

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Jozefina Topalli
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 08:02
  2. I biri i Hysen Sheshorit: Babai im asnjehere nuk e ka akuzuar Berishen
    Nga brooklyn2007 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 150
    Postimi i Fundit: 22-04-2011, 12:30
  3. Topalli: Presidenti te konsultohet me Kuvendin per emerimet
    Nga new-man nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 10-02-2009, 02:27
  4. Jozefina Topalli, gruaja mė e pushtetshme nė Shqipėri
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 13-11-2007, 07:30
  5. Aleksander Moisiu
    Nga dodoni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-05-2005, 13:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •