lexojeni si me poshte, dhe do te vijoni te mesoni (per te nje mijten here) taktiken skuthisto-pabesiste te salis ... autor i prapaskenave menxyriale ndaj Shqiperise...
PANORAMA 25/01/2009
Shkarkimi
Biberaj: Uroj qė Berisha tė mos e dinte
Deputeti i PD-sė, Aleksandėr Biberaj, hedh poshtė akuzat e Kryetares sė Kuvendit lidhur me abuzimet financiare pėr sa i pėrket disa udhėtimeve jashtė shtetit. Ēėshtja e biletave ėshtė njė shpifje e ulėt. Unė pėr ēdo takim e kam informuar zonjėn Topalli, i kam dėrguar kėrkesė, por nuk kam marrė pėrgjigje. Unė kam marrė pjesė nė ato takime dhe kam pėrfaqėsuar Shqipėrinė, por Parlamenti nuk mė ka rimbursuar asnjė nga ato shpenzime, unė i kam pėrballuar nga shpenzimet e mia. Kjo nuk ėshtė fare normale. Unė do kėrkoj njė komision hetimor pėr tė verifikuar tė gjitha shpenzimet si tė miat dhe tė Jozefina Topallit, tha dje Biberaj.
Nė njė intervistė nė Ora News, ai thotė se pas kėrkesės pėr shkarkimin e tij si kryetar i delegacionit tė Shqipėrisė nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė KE-sė, marrėdhėniet me kryeparlamentaren tashmė janė tė krisura. Pas kėsaj qė ka ndodhur krijohet njė krisje e marrėdhėnieve me zonjėn Topalli. Kurse me zotin Berisha kemi pasur dhe kemi marrėdhėnie tė mira. Uroj qė zoti Berisha tė mos ketė pasur dijeni pėr kėtė lėvizje qė ėshtė bėrė, shprehet Biberaj.
Deputeti demokrat tha se, pasi mori vesh lajmin se njė letėr ka mbėrritur nė Strasburg pėr shkarkimin e tij, ėshtė pėrpjekur tė flasė me Kryeministrin, por nuk ka mundur, ndėrsa sipas tij Topalli e Patozi nuk i kanė kthyer pėrgjigje. Jam pėrpjekur qė tė kontaktoj me Kryeministrin Berisha, por nuk kam arritur. I kam dėrguar njė mesazh zonjės Topalli dhe zotit Patozi pėr tė marrė njė konfirmim zyrtar dhe skam pasur pėrgjigje. Mė pas jam lidhur me Strasburgun, nga ku jam informuar se para disa ditėsh ėshtė dėrguar njė shkresė, e cila kėrkon zėvendėsimin tim si kryetar, por jo si anėtar dhe si zėvendėsues nė delegacioN.
Krijoni Kontakt