Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Thaçi dhe Ahmeti i shtrijnë dorën njëri tjetrit

    PDSH bën të ditur jozyrtarisht se Ahmeti ka kërkuar nga Thaçi që të dilet me kandidat të përbashkët shqiptar në zgjedhjet presidenciale të 22 marsit

    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi është takuar me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, pas ftesës së bërë të këtij të fundit. Takimi kokë më kokë dhe i papritur midis dy liderëve të partive më të mëdha politike është zhvilluar në selinë e komunës së Tetovës, ku tema kryesore e këtij takimi kanë qenë zgjedhjet presidenciale dhe vendore të 22 marsit dhe zhvillimet e fundit politike, sidomos pas debateve që kanë të bëjnë me kandidaturat presidenciale, Njofton agjencia e lajmeve INA.

    “Jemi dakorduar që zgjedhjet e ardhshme të 22 marsit të kalojnë në një atmosferë të qetë dhe demokratike” , ka theksuar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Duke komentuar deklaratën e fundit se a ka marrëveshje me Gruevskin, kryetari i BDI-së ka shtuar se nuk ka marrëveshje të shkruar me kryeministrin Gruevski, por vetëm një marrëveshje që siç tha ai është principiele dhe vazhdohet të bisedohet me këtë parti maqedonase.

    Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi ka qenë i shkurtër në deklarimin e tij për mediat, duke shtuar se “kur isha unë në pushtet Ahmeti nuk pranoi të takohet me mua, ndërsa tani unë në mënyrë korrekte pranova të takohem”.

    Në PDSH theksojnë për INA se pozita e vështirë e Ahmetit me partnerin e koalicionit ka nxitur kërkesën e takimit nga radhët e partisë së “integristëve”. Përveç bisedimeve për zgjedhjet , Ahmeti ka kërkuar që të dilet me kandidat të përbashkët me PDSH-në në zgjedhjet presidenciale, një ofertë që nuk është pranuar nga PDSH”, theksojnë burime jozyrtare pranë PDSH-së, duke shtuar gjithashtu se Ahmeti ka kërkuar gjithashtu që të përkrahet kandidati i VMRO-DPMNE-së për president Gjorgji Ivanov.

    Siç bëhet e ditur gjithashtu se Thaçi ka kërkuar nga Ahmeti që të hiqet dorë nga dhuna në zgjedhje dhe evitimi i incidenteve, me qëllim që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike.

    (INA)
    Sui generis

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Raim
    Anëtarësuar
    09-11-2007
    Postime
    473
    Eshte nje gjest per tu pershendetur, si fillim, inshalla ne te ardhmen takimet e lidereve politik shqiptare intensifikohen.

    Te bashkuar me te fuqishem.

    Hajt per hajr, e pamundshmja e mundshme, edhe kjo ndodhi.

  3. #3
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Nese do ndodhe kjo, do ishte me te vertete nje veprim per tu pershendetur. Eshte turp qe te mbahet peng 40% e popullsise se Maqedonise, pra ajo Shqiptare, per kapriço te njeres apo tjetres pale. Mendimi im eshte se te 2 partite me te fuqishme ne vend duhet te dalin me kandidate Shqiptare te perbashket dhe pas zgjedhjeve duhet te kerkojne te jene faktor kryesor ne jeten politke, ekonomike e sociale te vendit.

    Te dy partite duhet te ushtrojne persion mbi faktorin maqedonas ne menyre qe Shqiptaret te respektohen njesoj si çdo shtetas tjeter i maqedonise, te mos diskriminohen dhe te jene te barabarte kudo brenda kufijve te shtetit maqedonas. Gjithashtu, do te beheshin nje faktor kryesor per zgjidhjen e emrit te Maqedonise ne menyre qe ky problem te merte nje zgjidhje definitive dhe Maqedonia te integrohej ne strukturat euro-atlantike.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  4. #4
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Shume bukur! interesi kombetar mbi partizmin-percarjen.
    Shpresoj kjo nisme te jete nje filiim i ri i te menduarit politikisht per ceshtjen kombetare dhe te ndodhin gjithmone konsultime dhe marrveshje mbrendakombetare per cdo ceshtje te rendesishme kombetare lokale dhe gjithkombtare.
    Vullneti i mire u kethen dinjitetin vete atyre qe merren me politike dhe perfaqsojne popullin, dhe i jep shprese popullit se dite me te mira do te vijne ne ate nenqiell, te shpresojme te jete nje hap i vockel ne pjekurine e mentalitetit politik shqiptar.
    Ndryshueshmeria ne karakter nuk duhet te jete shkaku i percarjeve ne politike, kundershtite mund te behen me tolerance dhe duhet te kete kundershti por, per rrugen se si te zgjidhen ceshtjet dhe jo kundershti mosdurimi personal dhe personalizimi te ceshtjes se pergjithshme kombetare qe dmth nese dy lidere partishe te ndryshme e urrejne njeritjetrin per arsye personaliteti, apo cfardo qoft arsye ,perseri duhet te ulen ne kuvend per ceshtjen kombetare dhe interesin e pergjithshem.
    Jeta eshte e shkurter per percarje , dhe ai qe e con shumicen e kohes dhe jetes ne urrejtje nuk ka kohe ta doje kombin.

    Me nderime per tolerancen dhe pjekurine politike,

    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 24-01-2009 më 19:24
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  5. #5
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Zotime te tilla jane bere dhe me pare - dhe dhuna s'ka munguar asnjehere. Uroj shume qe te kalojne keto zgjedhje ne qetesi, por sinqersisht t'ua them se kam dyshime shume te medha.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  6. #6
    shqiptari Maska e faruk_01
    Anëtarësuar
    24-09-2006
    Vendndodhja
    maqedoni
    Postime
    590
    u takuan pasi qe pranoi te takohet Menduh Thaci , Pdsh kur ishte ne qeveri Ali Ameti asesi nuk pranonte te takohet me Thacin,,shkonte me ate koken ( e shpraset) si humbur dhe nuk pranonte as takim as debat televiziv,, mjer ai the ata qe e votojne se cfar lideri kane
    O Sa mir t'jesh Shqiptar...

  7. #7
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Paska me ra bor sonte a ?
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-04-2008
    Postime
    212

    Thumbs up

    ja dhan doren njeri tjetrit uaaa sa mir vec ishalla nuk e kan shtrengu shum

  9. #9
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    mere njonin bjeri tjetrit, mo....... aj. ka....... aj.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 20-05-2009, 21:23
  2. Situata në Kondovë, Maqedoni
    Nga Prespar_ në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 19-10-2007, 01:51
  3. Pse Ali Ahmeti ik nga duelet televizive?
    Nga Omari në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 17-09-2007, 10:34
  4. Ali Ahmeti: Nuk jam në opozitë
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-09-2006, 05:53
  5. Ahmeti: Pse i paralajmërova maqedonasit për luftë të re
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-08-2004, 12:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •