para disa ditesh u largua nga shkolla pse kishte shamij, drejtori tha se un respektoj regulloren, si mendoni ju cka eshte kjo,,,cka mendoni per ate drejtor ku dihet se shamija eshet simbol i fese islame, cka eshte ky drejtor ku jeton ky, a nuk shikon boten sot se gruaja apo vajza me shami sot studjnon lireshet jo ne shkollen e mesem po ne univerzitetet me eminente te botes, e na i penguata shamija nje far drejtori nga 8 Shtatori..?
mirepo drejtori peso largim vajza u kthye ne shkolle
Kaltrina Etemi ka vazhduar sot pa probleme të ndjek procesin mësimor në shkollën e mesme ekonomike "8 shtatori" në Tetovë.
Shamia e saj nuk ishte pengesë, e gjithë kjo pas vendimit të kryetarit të komunës së Tetovës, Hazbi Lika për ta shkarkuar drejtorin Latif Ismaili, i cili duke u thirrur në rregulloren e shkollës nuk lejonte Kaltrinën që me shami ndjek procesin mësimor. Pas këtij vendimi siç thotë Kaltrina, sjellja ndaj saj ka ndryshuar dukshëm, si nga shoqëria e saj ashtu edhe nga profesorët.
"Tani situata ka ndryshuar, është më ndryshe. Shokët më kanë prit më ndryshe, në mënyrë tjetër. Mendojë se krejt ne nxënësit kemi ardhë me një qëllim që të mësojmë këtu", thotë nxënësja Kaltrina Etemi.
Sot është prononcuar edhe drejtori i shkarkuar Latif Ismaili i cili thotë se nuk ka pas për qëllim që ta pengojë Kaltrinën që me shami të vij në shkollë, por se ka vepruar në pajtim me rregulloren e shkollës të cilën edhe e ka trashiguar nga udhëheqësia e mëparshmë e kësaj shkolle . Ai dyshon se bëhet fjalë për skenar të përgatitur më parë, për të prishur imazhin e tij dhe paraqitur atë si armik të fesë islame.
"Nuk kemi kundër feve asgjë, përkundrazi ne jemi ata të cilët e ndihmojmë dhe do ta ndihmojmë se edhe ne i përkasim fesë muslimane dhe pala tjetër feve të veta.
90 % të famljes time janë të mbuluara, mua asnjëhërë nuk më oengojnë, ështyë përcaktimi i tyre fetar dhe në shtëpinë time lexohet Kuran, në shtëpinë time falet namaz .Shamia e Kaltrina Etemit mua nuk me penmgon, Kaltrina është në mësim, le të vazhdon le të punon dhe pavarsisht se unë prej sot nyuk jam drejtor, do të vij drejtori tjetër dhe me siguri ai do të punon ashtu si mendon të punon.", tregon ish drejtor i shkollës,Latif Ismaili
Edhe Kaltrina shprehë keqardhje për shkarkimin e drejtorit, qëllimi im nuk ishte të dëmtoj dikë, por të më lejohet të ndjek pa pengesa procesin arsimor,thotë ajo.
"Më erdh keq pasi që unë nuk kam desht askujt ti bëj dëm, unë thjeshtë kam pas atë vullnet dhe frocë që të vijë të mësojë. Për sa i përket shamisë unë mendojë se ajo është gjë personale e cila nuk ndikon shumë edhe në mësim.", shton ajo.
Ish drejtori Latif Ismaili bëri të ditur se brenda javës shkolla të emëroj ushtrues detyre, ndërsa pas shpalljes së konkursit për zgjedhje të dejtorit do të zgjedhet drejtor i ri i shkollës ekonomike "8 shtatori" në Tetovë.
Krijoni Kontakt