Sa po i ndihmon diplomacia shqiptare Qeverisė?
Pjetėr Jaku *

Eshtė tepėr vonė tė analizosh diplomacinė shqiptare nė prag tė zgjedhjeve tė kėti viti…

Eshtė tepėr vonė dhe e pafalshme pėr Qeverinė dhe mazhorancėn , edhe nėse ajo ( Qeveria), kėtė problem do ta analizoj nesėr…

Poashtu, asnjėherė vonė pėr ndonjė veprim tė mundshėm…

Pesha e diplomacisė shqiptare ėshtė dukshėm pa rėndėsinė e duhur, tė paktėn nė ato vende qė kanė rol dominues nė politikat ndėrkombėtare. Pikėrisht pėr kėtė, diplomatėt shqiptarė nė vendet pėrendimore si: Amerika, Italia, Anglia dhe Greqia si dhe nė vendet e nxehta siē ėshtė Serbia, duhet t’i kordinojnė punėt mė mė kujdes dhe, taktikisht me projekte, kur dihet se vendet mė mė peshė nė botė, kėto vite kanė qėnė dhe janė nė anėn e shqiptarėve. Taktikisht, kur edhe ke njė strategji tė qartė, duhet bashkėpunuar me elementėt demokratė dhe pėrparimtarė, me shoqatat dhe grupacionet, qė dallohen pėr aktivitete tė rėndėsishme politike nė favor tė Shqipėrisė e, jo me forca regresiste, tė sepcializuara pėr t’u duk ndryshe, edhe pse ata pėrsona mund te jenė biznesmenė e, veprimtaria e tyre ėshtė vetėm nė tė mirė tė biznesit.
Ēdo levizje e diplomatėve shqiptarė, ėshtė dukshėm e ndjeshme dhe e pėrfolur nė komunitetet shqiptare, tė cilat kanė pasė ė kanė lidhje tė vazhdueshme me Shqipėrinė dhe me forcat demokratike shqiptare, brenda dhe jashtė kufijve fizik tė Shqipėrisė. Secili shqiptar i emigruar mban lidhje tė pėrhershme me vendin e tij prej nga ka ardhur, me tė afėrmit e tij, me miqtė dhe shokėt, por edhe me vendin ku jeton.
Qoftė edhe nė njė bisedė pėrsonale, politika do tė pėrflitet, veprimet e qeverisė dhe, sidomos tani, nė kėtė vit zgjedhjesh parlamentare! Edhe kėtu, emocionet politike janė dallueshėm tė dukshme dhe tė pėrcaktuara, djathtas e majtas. Ka shumė pro e kundra nė tė dy kampet, por ka edhe shumė tė papėrcaktuar, qė vrojtojnė me tė dy sytė. Ka me dhejtra, pėr tė mos thėnė me qindra qendra, biznese e kafe shqiptare, qė gumėzhijnė nga bisedat politike, tė cilat s’rreshtin sė analizuari, sa Kryeministrin, sa kryebashkiakun, qė pretendon tė jetė kryeministėr, por mjaft rrallė Shqipėrinė. Tė gjitha kėto biseda, nė njėfarė mėnyre shkojnė nė Shqipėri. Mjetet nuk mungojnė, sa tė ndjehemi , pothuajse nė Shqipėri, veē jo fizikisht!
A i njohin kėto qendra diplomatėt tanė, sidomos titullarėt?
Pak dhe aspak.
A punojnė pėr t’i njohur?
Pak dhe hiq.
E dimė se njė ambasador ėshtė pėrfaqėsuesi i njė shteti nė njė shtet tjetėr por, nė njė vend siē ėshtė Amerika, ēdo ambasador e ka njė tė tillė parardhės tė perjetshėm : diasporen! Diaspora, edhe pse mė njė organizim spontan, duhet thėnė tė organizuar. Dhe, jo tė organizuar nė vetėm njė qendėr fetare, ose nė vetėm njė pėrson, pa as mė tė voglen dijeni politike, sidomos nė diplomaci, pa arsimin minimal dhe njohuritė e njė tė vetmi qendrim diplomatik. Pak a shumė i dimė detyrat e njė diplomati, qė pėrfaqėson tė gjitha palėt, por e dimė se edhe i shėrben njė qeverie qė ka politika tė caktuara nė periudhėn qė drejton, por edhe strategji afatgjatė, ku nė vėmėndje ka njė formim tė caktuar dhe pėrkrahės tė njohur. T’i zhgėnjesh ata, do tė thotė, tė luftosh kundėr vetes!
Kishte nje ide tė mirė vitin qe shkoi zv/ ambasadori shqiptar ne Washington, Kreshnik Ēollaku, pėr organizimin e njė Kongresi te Diasporės shqiptare nė Amerikė.
Siē shihet, kėtyre diplomatėve ( disa prej tyre dhe, ne rastin konkret shefit te diplomacisė shqiptare nė Washington ) i ka humbur orientimi, ose nuk ka pasur orientim. Nė kėtė rast , aftėsia pėr t’u vetėorinetuar, u pėrket njerėzve te ditur dhe pa interesa.
Jam i bindur, se nė ndihmė tė tyre do tė viheshin shumė shqiptarė tė aftė dhe, jo njė ose dy afaristė, nėse ata do tė dinė se me kė dhe pėr kė po punojnė, se sa po i shėrbejnė Atdheut tė tyre ( tonė ), edhe pse nė fund tė botės, apo ngjit me Shqipėrinė.
Nė disa raste dhe, jo rrallė ata po ndihmojnė ndjeshėm kundėrshtarėt e tyre, pėr tė ardhur sa mė lehtė nė pushtet. Nė fund tė fundit, shqiptarė janė tė dy palėt, ashtu siē thonte Ahmet Zogu pėr Konicen. Por, ndėrprerja e reformave, do tė ishte me pasoja edhe pėr zhvillimin e vendit.
Edhe pse nuk kam mundėsi, as nuk pretendoj tė ndjekė hap pas hapi kėtė fenomen por, duke parė dhe analizuar rastet konkrete, nė njė vend konkret, tė vjen tė mendosh se, tė paktėn nė Amerikė, me njė komunitet shqiptarėsh prej mė shumė se gjysėm milioni, dhe me njė organizim 100 vjeēar, diplomacia shqiptare nuk punon mirė, ose diēka nuk shkon. Dhe, nė kėtė rast, unė bėj me faj titullarin.
Pokėshtu, edhe punonjės tė Ministrisė sė Jashtme, qė udhėtojnė pėr Amerikė, nuk i kanė tė zgjidhura drejt takimet me komunitetet, nė favor tė kauzės sė njė shteti demokratik dhe tė njė qeverisje tė djathtė. Ata dukshėm anojnė nga privilencat pėrsonale, duke i ngjyrosur takimet e tyre mjaftueshėm pėr njė raport nė fund tė ēdo vizite.
Konkretisht?
Nė shkrimin tjetėr….