Poema e rrenjes se dashur.

Perpara se te ishte era det se prapthmi,
qe nata te mberthehej me veshjen e zise
e qe yjet dhe hena te fiksonin ne qiell
ndriēimin e trupave te tyre.

Perpara se tepria e drites e qe mali
te shihnin shpirtrat te ngriheshin nga majat e tyre;
perpara se te plluskonte ndonje gje nen ajer;
kohe para fillimit.

Kur akoma nuk lindtte shpresa,
as flatronin engjejt ne driten e tyre te qendrueshme;
kur uji nuk ekzistonte
as ne shkencen e Zotit.

Perpara, perpara, shume perpara.

Kur akoma nuk kishte lule neper rrugica,
pasi rrugicat nuk ishin e as kishte lule;
kur qielli nuk ishte blu as te kuqe milingonat,
ishim tashme ti e une.