Financat
Kėmbimet valutore, dollari amerikan vazhdon tė fundoset
Sipas ekspertėve, zhvlerėsimi i dollarit nuk mund tė pėrkthehet si njė vlerėsim i lekut shqiptar, por si njė ndikim i lėvizjeve nė tregjet ndėrkombėtare tė kėmbimit tė valutave
Autori / Data (05-12-2003)
Me sa duket dollari amerikan nuk po njeh fund nė rėnien e tij. Edhe gjatė seancės sė djeshme nė tregjet ndėrkombėtare tė kėmbimit valutor monedha e gjelbėr ka shėnuar njė nivel rekord rėnieje kundrejt euros, mė i ulėti i arritur nga dollari qė nga momenti i hedhjes nė treg tė monedhės sė pėrbashkėt europiane. Dje njė dollar ėshtė kėmbyer me 0.83 euro, ndėrkohė qė niveli mė i ulėt ka qenė ai i dy ditėve mė parė, 0.84 euro. Edhe kėsaj here ndikimi i lėvizjeve nė raportin midis dy monedhave kryesore nė tregjet e huaja, ka qenė i menjėhershėm edhe nė tregun e kėmbimit valutor tė vendit tonė. Dje dollari amerikan ka pėsuar njė zhvlerėsim tė konsiderueshėm kundrejt lekut, duke u blerė me 111.1 lekė, ndėrkohė qė njė ditė mė parė ishte blerė me 112.5 lekė. Sipas njė specialisti nė njė agjenci tė kėmbimit valutor nė kryeqytet, kjo rėnie prej 1.4 lekėsh nuk tregon pėr njė vlerėsim tė monedhės sonė, por thjesht pėr njė reflektim tė lėvizjeve nė tregjet ndėrkombėtare. Ky zhvlerėsim i dollarit kundrejt monedhės shqiptare ėshtė thjesht njė ndikim i ardhur nga dobėsimi i theksuar i dollarit nė tregjet ndėrkombėtare tė kėmbimit valutor. Kjo do tė thotė qė nė kėtė rėnie nuk ka ndikuar asnjė faktor i brendshėm, shprehet ai.
Analistėt
Njė dobėsim i tillė i monedhės amerikane dhe, si rezultat, vlerėsimi i mėtejshėm i euros ka ndodhur nė momentin qė Banka Qendrore Europiane (BQE) nuk ndryshoi normat e saj tė interesit. Njė gjė e tillė, me sa duket, ka rritur shqetėsimet rreth ndikimit tė forcimit tė monedhės europiane nė rigjenerimin ekonomik tė Eurozonės nė tė ardhmen. Ky vendim i BQE-sė pritej nga tregjet, pavarėsisht rritjes sė euros kohėt e fundit, pasi bankierėt europianė sugjeruan se njė ndryshim nė politikėn aktuale tė normave tė interesit ishte pak e mundshme tė ndodhte. Duke ndjekur kėtė vendim, monedha europiane arriti nivelin e saj mė tė lartė nė kėto ditė, 1.2150 dollarė. Shumė ekonomistė dhe studiues tregu kanė parashikuar njė vlerėsim tė mėtejshėm tė kėsaj monedhe. Kėtė vit monedha e pėrbashkėt europiane ka pėsuar njė rritje rreth 13 pėr qind kundrejt dollarit dhe ėshtė mė lart se 27 pėr qind qė nga hyrja e saj nė treg nė prill tė vitit 2002. Megjithatė, ekonomistėt kanė frikė se, nė qoftė se forcimi i monedhės do tė dėmtojė eksportet dhe nė qoftė se nuk rritet konsumi i brendshėm, atėherė rigjenerimi i Eurozonės do tė ndrydhet. Tė dhėnat e publikuara kėtė javė kanė treguar se rritja ekonomike e Eurozonės nė tremujorin e tretė tė kėtij viti i detyrohet kryesisht rritjes sė eksporteve. Kompanitė e mėdha kanė paralajmėruar me kohė qė eksportet e tyre qė janė konkurruese nė tregje, janė tė kėrcėnuara nga vlerėsimi i euros.
Parashikimet
Por mbeten akoma shpresa pėr dollarin. Nė fund tė seancės sė djeshme tė tregut valutor tė Nju-Jorkut, dollari amerikan pėsoi njė rritje tė konsiderueshme, duke marrė parasysh nivelet akoma tė ulėta nė tė cilat ndodhet. Kjo erdhi si rezultat i lajmit qė presidenti amerikan Xhorxh Bush mund tė ngrejė taksat e hekurit. Mendohet qė kjo tė ketė pasur njė ndikim shumė tė madh. Ka pasur edhe njė ulje nė shitjen e euros, shprehet Philip Capone, njė tregtar nė Fortis Bank nė Nju-Jork. Nė bursėn e Nju-Jorkut euro pati njė rėnie prej rreth 0.4 pėr qind, nė nivelin e 1.2062 dollarėve, shumė mė i ulėt se niveli i 1.2155 dollarėve, sipas tė dhėnave tė Rojters.
Rėnia e dollarit, presion pėr uljen e ēmimeve
Sipas ekspertėve shqiptarė, zhvlerėsimi i dollarit mund tė ketė vetėm efekte pozitive duke bėrė presion nė rėnien e ēmimeve, tė paktėn pėr atė pjesė tė mallrave tė importuara nėpėrmjet kėsaj monedhe
Zhvlerėsimi i dollarit nuk pritet tė japė ndonjė ndikim tė ndjeshėm nė importet shqiptare. Duke patur parasysh se monedha amerikane ka disa muaj qė po ndjek njė trend rėnieje, mund tė themi se tregu ka njėfarė mbingopjeje me ato produkte specifike tė importuara nėpėrmjet monedhės amerikane, shprehet Adriatik Kotorri, pedagog nė Fakultetin Ekonomik tė Tiranės. Javėn e fundit nė tregjet ndėrkombėtare valutore kryesore tė botės po bie nė sy njė rėnie e dukshme e dollarit amerikan, mė e theksuar sesa rėnia e qėndrueshme qė ka pasur kjo monedhė gjatė muajve tė fundit. Sipas Kotorrit, pėr vetė mėnyrėn e funksionimit tė tregut valutor nė Shqipėri, kjo rėnie e dollarit ėshtė reflektuar shpejt dhe nė njė masė afėrsisht tė njėjtė. Pėr sa i pėrket impaktit qė mund tė ketė njė gjė e tillė nė ekonominė shqiptare, ėshtė disi e vėshtirė pėr ta matur nė mėnyrė tė ndarė kėtė ndikim. Kjo pasi nė kėtė periudhė tė vitit ka shumė fenomene tė ndėrthurura qė veprojnė njėkohėsisht nė ekonominė shqiptare, shprehet ai. Konkretisht, kur flitet pėr luhatjet e vlerės sė njė monedhe tė huaj pasoja e parė qė mund tė ketė ėshtė luhatja e eksport-importeve dhe nėpėrmjet tyre edhe e ēmimeve nė treg, pra inflacionit. Pėr sa u pėrket importeve, pavarėsisht se pjesa mė e madhe e tyre bėhet me vendet e Eurozonės, pėrsėri importet nė dollarė kanė njė peshė tė konsiderueshme nė totalin e importeve. Teorikisht me rėnien e vlerės sė dollarit do tė duhej tė pritej qė kėto importe tė rriteshin pėr shkak tė ēmimeve mė tė favorshme qė do tė rezultonin nė tregun shqiptar. Por, duke pasur parasysh rėnien e vazhdueshme tė dollarit amerikan, njė gjė e tillė ka pak mundėsi tė ndodhė. Pra, rritja e importeve ka ndodhur gradualisht gjatė kėtyre muajve dhe ky zhvlerėsim i fundit i dollarit nuk pritet qė tė japė njė ndryshim tė ndjeshėm tė tyre.
Ēmimet
Pėr sa i pėrket nivelit tė ēmimeve nė ekonominė shqiptare, zhvlerėsimi i dollarit mund tė ketė vetėm efekte pozitive duke bėrė presion nė rėnien e ēmimeve, tė paktėn pėr atė pjesė tė mallrave tė importuara nėpėrmjet kėsaj monedhe. Por, ashtu si ka ndodhur dhe nė fund tė viteve tė tjera, edhe kėtė fundviti pritet qė ēmimet e njė kategorie tė caktuar mallrash tė rriten ndjeshėm. Kjo nuk ka se si tė lidhet me zhvlerėsimin e dollarit, por ndikohet nga spekulimet e tregtarėve, si ata me shumicė dhe ata me pakicė, si dhe nga faktorė tė tjerė qė do tė ndikojė gjatė kėsaj kohe, shprehet Kotorri. Sipas tij, konkretisht bėhet fjalė pėr rritjen e hyrjes sė monedhės europiane qė pritet tė ndodhė nė prag tė festave tė fundvitit, pėr shkak tė njė fluksi mė tė madh emigrantėsh. Kjo rritje pritet tė sjellė rėnien e lehtė tė vlerės sė euros kundrejt lekut, por jo tė shoqėruar me njė rėnie respektive nė ēmimet e mallrave tė importuara me kėtė monedhė. Por pėr kėtė tashmė dihet qė ndikojnė njė varg faktorėsh ekonomikė, politikė, psikologjikė etj.
I vetmi ndikim i rėndėsishėm qė i pėrket vendit tonė ėshtė ai qė ka tė bėjė me rezervat valutore tė institucioneve financiare. Interesat qė ato do tė pėrfitojnė nga depozitat nė dollarė nė bankat e huaja do tė ulen ndjeshėm.
Krijoni Kontakt