Close
Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 95

Tema: Dollari

  1. #71
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Financat
    Kėmbimet valutore, dollari amerikan vazhdon tė “fundoset”

    Sipas ekspertėve, zhvlerėsimi i dollarit nuk mund tė pėrkthehet si njė vlerėsim i lekut shqiptar, por si njė ndikim i lėvizjeve nė tregjet ndėrkombėtare tė kėmbimit tė valutave






    Autori / Data (05-12-2003)


    Me sa duket dollari amerikan nuk po njeh fund nė rėnien e tij. Edhe gjatė seancės sė djeshme nė tregjet ndėrkombėtare tė kėmbimit valutor monedha e gjelbėr ka shėnuar njė nivel rekord rėnieje kundrejt euros, mė i ulėti i arritur nga dollari qė nga momenti i hedhjes nė treg tė monedhės sė pėrbashkėt europiane. Dje njė dollar ėshtė kėmbyer me 0.83 euro, ndėrkohė qė niveli mė i ulėt ka qenė ai i dy ditėve mė parė, 0.84 euro. Edhe kėsaj here ndikimi i lėvizjeve nė raportin midis dy monedhave kryesore nė tregjet e huaja, ka qenė i menjėhershėm edhe nė tregun e kėmbimit valutor tė vendit tonė. Dje dollari amerikan ka pėsuar njė zhvlerėsim tė konsiderueshėm kundrejt lekut, duke u blerė me 111.1 lekė, ndėrkohė qė njė ditė mė parė ishte blerė me 112.5 lekė. Sipas njė specialisti nė njė agjenci tė kėmbimit valutor nė kryeqytet, kjo rėnie prej 1.4 lekėsh nuk tregon pėr njė vlerėsim tė monedhės sonė, por thjesht pėr njė reflektim tė lėvizjeve nė tregjet ndėrkombėtare. “Ky zhvlerėsim i dollarit kundrejt monedhės shqiptare ėshtė thjesht njė ndikim i ardhur nga dobėsimi i theksuar i dollarit nė tregjet ndėrkombėtare tė kėmbimit valutor. Kjo do tė thotė qė nė kėtė rėnie nuk ka ndikuar asnjė faktor i brendshėm”, shprehet ai.

    Analistėt
    Njė dobėsim i tillė i monedhės amerikane dhe, si rezultat, vlerėsimi i mėtejshėm i euros ka ndodhur nė momentin qė Banka Qendrore Europiane (BQE) nuk ndryshoi normat e saj tė interesit. Njė gjė e tillė, me sa duket, ka rritur shqetėsimet rreth ndikimit tė forcimit tė monedhės europiane nė rigjenerimin ekonomik tė Eurozonės nė tė ardhmen. Ky vendim i BQE-sė pritej nga tregjet, pavarėsisht rritjes sė euros kohėt e fundit, pasi bankierėt europianė sugjeruan se njė ndryshim nė politikėn aktuale tė normave tė interesit ishte pak e mundshme tė ndodhte. Duke ndjekur kėtė vendim, monedha europiane arriti nivelin e saj mė tė lartė nė kėto ditė, 1.2150 dollarė. Shumė ekonomistė dhe studiues tregu kanė parashikuar njė vlerėsim tė mėtejshėm tė kėsaj monedhe. Kėtė vit monedha e pėrbashkėt europiane ka pėsuar njė rritje rreth 13 pėr qind kundrejt dollarit dhe ėshtė mė lart se 27 pėr qind qė nga hyrja e saj nė treg nė prill tė vitit 2002. Megjithatė, ekonomistėt kanė frikė se, nė qoftė se forcimi i monedhės do tė dėmtojė eksportet dhe nė qoftė se nuk rritet konsumi i brendshėm, atėherė rigjenerimi i Eurozonės do tė ndrydhet. Tė dhėnat e publikuara kėtė javė kanė treguar se rritja ekonomike e Eurozonės nė tremujorin e tretė tė kėtij viti i detyrohet kryesisht rritjes sė eksporteve. Kompanitė e mėdha kanė paralajmėruar me kohė qė eksportet e tyre qė janė konkurruese nė tregje, janė tė kėrcėnuara nga vlerėsimi i euros.

    Parashikimet
    Por mbeten akoma “shpresa” pėr dollarin. Nė fund tė seancės sė djeshme tė tregut valutor tė Nju-Jorkut, dollari amerikan pėsoi njė rritje tė konsiderueshme, duke marrė parasysh nivelet akoma tė ulėta nė tė cilat ndodhet. Kjo erdhi si rezultat i lajmit qė presidenti amerikan Xhorxh Bush mund tė ngrejė taksat e hekurit. Mendohet qė kjo tė ketė pasur njė ndikim shumė tė madh. Ka pasur edhe njė ulje nė shitjen e euros”, shprehet Philip Capone, njė tregtar nė Fortis Bank nė Nju-Jork. Nė bursėn e Nju-Jorkut euro pati njė rėnie prej rreth 0.4 pėr qind, nė nivelin e 1.2062 dollarėve, shumė mė i ulėt se niveli i 1.2155 dollarėve, sipas tė dhėnave tė Rojters.

    Rėnia e dollarit, presion pėr uljen e ēmimeve

    Sipas ekspertėve shqiptarė, zhvlerėsimi i dollarit mund tė ketė vetėm efekte pozitive duke bėrė presion nė rėnien e ēmimeve, tė paktėn pėr atė pjesė tė mallrave tė importuara nėpėrmjet kėsaj monedhe

    Zhvlerėsimi i dollarit nuk pritet tė japė ndonjė ndikim tė ndjeshėm nė importet shqiptare. “Duke patur parasysh se monedha amerikane ka disa muaj qė po ndjek njė trend rėnieje, mund tė themi se tregu ka njėfarė mbingopjeje me ato produkte specifike tė importuara nėpėrmjet monedhės amerikane”, shprehet Adriatik Kotorri, pedagog nė Fakultetin Ekonomik tė Tiranės. Javėn e fundit nė tregjet ndėrkombėtare valutore kryesore tė botės po bie nė sy njė rėnie e dukshme e dollarit amerikan, mė e theksuar sesa rėnia e qėndrueshme qė ka pasur kjo monedhė gjatė muajve tė fundit. Sipas Kotorrit, pėr vetė mėnyrėn e funksionimit tė tregut valutor nė Shqipėri, kjo rėnie e dollarit ėshtė reflektuar shpejt dhe nė njė masė afėrsisht tė njėjtė. “Pėr sa i pėrket impaktit qė mund tė ketė njė gjė e tillė nė ekonominė shqiptare, ėshtė disi e vėshtirė pėr ta matur nė mėnyrė tė ndarė kėtė ndikim. Kjo pasi nė kėtė periudhė tė vitit ka shumė fenomene tė ndėrthurura qė veprojnė njėkohėsisht nė ekonominė shqiptare”, shprehet ai. Konkretisht, kur flitet pėr luhatjet e vlerės sė njė monedhe tė huaj pasoja e parė qė mund tė ketė ėshtė luhatja e eksport-importeve dhe nėpėrmjet tyre edhe e ēmimeve nė treg, pra inflacionit. Pėr sa u pėrket importeve, pavarėsisht se pjesa mė e madhe e tyre bėhet me vendet e Eurozonės, pėrsėri importet nė dollarė kanė njė peshė tė konsiderueshme nė totalin e importeve. Teorikisht me rėnien e vlerės sė dollarit do tė duhej tė pritej qė kėto importe tė rriteshin pėr shkak tė ēmimeve mė tė favorshme qė do tė rezultonin nė tregun shqiptar. Por, duke pasur parasysh rėnien e vazhdueshme tė dollarit amerikan, njė gjė e tillė ka pak mundėsi tė ndodhė. Pra, rritja e importeve ka ndodhur gradualisht gjatė kėtyre muajve dhe ky zhvlerėsim i fundit i dollarit nuk pritet qė tė japė njė ndryshim tė ndjeshėm tė tyre.

    Ēmimet
    Pėr sa i pėrket nivelit tė ēmimeve nė ekonominė shqiptare, zhvlerėsimi i dollarit mund tė ketė vetėm efekte pozitive duke bėrė presion nė rėnien e ēmimeve, tė paktėn pėr atė pjesė tė mallrave tė importuara nėpėrmjet kėsaj monedhe. Por, ashtu si ka ndodhur dhe nė fund tė viteve tė tjera, edhe kėtė fundviti pritet qė ēmimet e njė kategorie tė caktuar mallrash tė rriten ndjeshėm. “Kjo nuk ka se si tė lidhet me zhvlerėsimin e dollarit, por ndikohet nga spekulimet e tregtarėve, si ata me shumicė dhe ata me pakicė, si dhe nga faktorė tė tjerė qė do tė ndikojė gjatė kėsaj kohe”, shprehet Kotorri. Sipas tij, konkretisht bėhet fjalė pėr rritjen e hyrjes sė monedhės europiane qė pritet tė ndodhė nė prag tė festave tė fundvitit, pėr shkak tė njė fluksi mė tė madh emigrantėsh. Kjo rritje pritet tė sjellė rėnien e lehtė tė vlerės sė euros kundrejt lekut, por jo tė shoqėruar me njė rėnie respektive nė ēmimet e mallrave tė importuara me kėtė monedhė. Por pėr kėtė tashmė dihet qė ndikojnė njė varg faktorėsh ekonomikė, politikė, psikologjikė etj.
    I vetmi ndikim i rėndėsishėm qė i pėrket vendit tonė ėshtė ai qė ka tė bėjė me rezervat valutore tė institucioneve financiare. Interesat qė ato do tė pėrfitojnė nga depozitat nė dollarė nė bankat e huaja do tė ulen ndjeshėm.
    PAUCA SED MATURA

  2. #72
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Kėmbimet: Tė dhėnat e ekonomisė amerikane “gremisin” dollarin

    Deficiti mjaft i madh dhe tė dhėnat jo shumė pozitive nga tregu amerikan i punės e kanė ēuar monedhėn e gjelbėr nė nivele tė reja rekord kundrejt euros






    Data (08-12-2003)


    Dollari vazhdon rėnien e tij pėr tė gjashtėn seancė (ditė) me radhė nė tregjet ndėrkombėtare valutore. Njė zhvlerėsim i tillė i vazhdueshėm i dollarit ka ardhur si rezultat i publikimit tė raportit tė fundit mbi tregun e punės nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ky raport ka treguar njė rritje mė tė vogėl sesa pritej nga tregu nė hapjen e vendeve tė reja tė punės. Monedha jeshile ka rėnė nė nivelet mė tė ulta prej 1.2169 dollarėsh kundrejt monedhės europiane menjėherė pas publikimit tė kėtij raporti. Ndikimi i kėtyre tė dhėnave zhgėnjyese, si edhe i deficitit tė SHBA-sė kanė dhėnė ndikimin e tyre edhe nė tregjet valutore europiane, dhe si rezultat edhe nė Shqipėri. Tregu i kėmbimit valutor tė vendit ka pasqyruar menjėherė lėvizjet nė tregjet ndėrkombėtare valutore, duke reflektuar njė zhvlerėsim tė mėtejshėm tė monedhės amerikane kundrejt lekut shqiptar.
    Kėshtu, dje nė tregun e kėmbimit valutor tė kryeqytetit njė dollar ėshtė blerė me 110.2 lekė dhe ėshtė shitur me 111.3 lekė. Nė krahasim me njė ditė mė parė kjo monedhė ka shėnuar njė zhvlerėsim prej rreth 0.2 lekėsh, zhvlerėsim qė ėshtė ruajtur pothuajse gjatė gjithė kėtyre ditėve tė fundit. Njė zhvlerėsim tė lehtė ka pėsuar edhe monedha e pėrbashkėt europiane, duke u blerė dje me 133.4 lekė dhe duke u shitur me 134.3 lekė. Edhe pse nė tregjet ndėrkombėtare raporti midis euros dhe dollarit amerikan vazhdon tė rritet pa ndėrprerje, nė kėmbimet valutore kundrejt lekut vihet re edhe njė zhvlerėsim i euros kundrejt monedhės shqiptare. Kėshtu, nė krahasim me njė ditė mė parė euro ka pėsuar njė zhvlerėsim prej rreth 0.3 lekėsh.
    Por, sipas analistėve dhe tregtarėve, edhe nė qoftė se numri i vendeve tė reja tė punės do tė kishte arritur nivelin nė tė cilin vetė ekonomistėt kishin rėnė dakord, 150 mijė vende (ndėrkohė vendet e reja kanė qenė vetėm 57 mijė gjatė nėntorit), pėrsėri njė shifėr e tillė do tė ishte pak pėr tė ndaluar zhvlerėsimin e dollarit. “Sigurisht qė numri i vendeve tė reja tė punės nuk kanė qenė tamam njė mbėshtetje pėr dollarin, por tė paktėn ėshtė njė numėr pozitiv”, shprehet njė ri nga analistėt e Mellon Bank nė Pitsburg. Pėr tani mesazhi vazhdon tė mbetet po ai: “Blini euro!”
    PAUCA SED MATURA

  3. #73
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Dilema: Ēmimi ndėrkombėtar i naftės nė euro apo nė dollarė?

    Njė propozim i tillė i papritur ėshtė bėrė nga sekretari i pėrgjithshėm i OPEC-ut, Alvaro Silva, duke lėnė tė kuptohej fakti qė organizata po konsideronte mundėsinė e futjes sė monedhės europiane nė tregun e naftės


    Nafta nė tė ardhmen mund tė blihet dhe me euro. Duke parė dobėsimin e vazhdueshėm tė dollarit amerikan nė tregjet ndėrkombėtare dhe paqėndrueshmėrinė e monedhave tė tjera kryesore, nga specialistėt e OPEC-ut ndoshta po studiohet mundėsia e futjes sė monedhės sė pėrbashkėt europiane nė tregun e naftės. Pėrpara takimit tė fundit tė OPEC-ut, sekretari i pėrgjithshėm i kėsaj organizate Alvaro Silva bėri njė deklaratė tė papritur, duke thėnė se Organizata e Vendeve Eksportuese tė Naftės (OPEC) po merrte nė konsideratė faktin e futjes sė euros nė tregtinė botėrore tė naftės. Lėkundjet dhe dobėsimi i vazhdueshėm i dollarit amerikan kohėt e fundit i kanė ēuar disa vende, anėtare tė OPEC-ut, tė pėrkrahin njė iniciativė tė tillė. Sipas ministrit indonezian tė Energjetikės dhe presidentit tė ardhshėm tė OPEC-ut Purnomo Yusgiantoro, pėrveē diskutimit tė njė uljeje tė mėtejshme tė prodhimit tė naftės, diskutimi pėr futjen ose jo tė euros nė tregun e naftės do tė jetė njė tjetėr ēėshtje qė do tė diskutohet. Nga ana e tij, presidenti i Rusisė Putin ka theksuar tashmė faktin se, pėr sa i pėrket vendit tė tij, ata po diskutojnė tashmė pėr njė eksport tė naftės tė prodhuar nė Rusi nė euro.
    Kėshtu, dilema vazhdon. Asnjė nga vendet mė tė fuqishme pėr prodhimin e naftės nuk ndihet mė i sigurt me njė dollar kaq tė dobėt. Nga ana tjetėr, paqėndrueshmėria e raporteve mes dollarit dhe monedhave tė tjera kryesore tė tregjeve ndėrkombėtare (sidomos me euron) ėshtė njė arsye mė shumė pėr pjesėn mė tė madhe tė kėtyre vendeve tė ndihen jo shumė tė sigurta nė lidhje me vendimet e tyre.
    Me sa duket, nga raportet asnjė nga analistėt nuk ėshtė nė gjendje tė parashikojė se kush tė do dalė fitues i betejės pėr vlerėsimin e euros apo dollarit. Vlerėsimi i vazhdueshėm i euros kėto kohėt e fundit i ēoi vendet e prodhimit tė naftės tė merrnin nė konsideratė eksportin e “arit tė zi” me euro. Por monedha e pėrbashkėt europiane pėsoi rėnie dje kundrejt dollarit, duke rikthyer paqartėsinė.

    Diskutimet
    Nėse raporti euro/dollar ėshtė faktori vendimtar pėr tė vendosur nėse nafta nė tė ardhmen do tė tregtohet me euro, atėherė duhet tė pritet akoma mė shumė pėr tė marrė njė vendim tė tillė. Sipas specialistėve tė OPEC-ut, “krahu i hekurt” qė po zhvillohet midis Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe Europės pėr vlerėsimin e euros apo dollarit, akoma nuk po tregon se kush do tė dalė fitues. Europa kėrkon njė euro tė zhlerėsuar pėr tė mbėshtetur rritjen ekonomike nėpėrmjet nxitjes sė eksporteve. Por nga ana tjetėr qėndrojnė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, tė cilat kėrkojnė njė dollar tė zhvlerėsuar, pasi nė kėtė mėnyrė mund tė financojė deficitin e vet tregtar, qė kėtė vit ėshtė rritur shumė.

    OPEC (Organizata e Vendeve Eksportuese tė Naftės) ėshtė njė organizatė ndėrkombėtare me 11 vende nė zhvillim anėtare, tė cilat mbėshteten nė tė ardhurat nga nafta si burimi kryesor i tė ardhurave tė tyre. Anėtarėt e tanishėm janė: Algjeria, Indonezia, Irani, Iraku, Kuvajti, Libia, Nigeria, Katari, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Venezuela.

    Parashikimet: 2004-a do tė karakterizohet nga ēmime tė larta tė naftės

    Analistėt e tregjeve tė naftės nė Raiffeisen Zentral Bank prononcohen lidhur me ndryshimet qė mund tė vihen re nė tregjet e naftės pėr vitin 2004

    Viti 2004 do tė karakterizohet nga ēmime tė naftės relativisht tė larta. Por me kalimin e kohės ky ēmim mund tė ulet deri nė 25 dollar pėr fuēi si rezultat i rritjes sė ofertės nga ana e vendeve joanėtare tė OPEC-ut, kryesisht nga Rusia dhe Iraku. Risku i njė rėnieje tė ēmimit nėn kufirin e vendosur nga OPEC-u 22 dollar pėr fuēi pėr mendimin tonė ėshtė shumė i vogėl, duke i dhėnė nxitje rritjes ekonomike, lidhur me rritjen e kėrkesės pėr naftėn e papėrpunuar dhe pėr nėnproduktet e saj. Pėr mė tepėr, politika e jashtėzakonshme e kohėve tė fundit e OPEC-ut tregon se kjo organizatė ka shumė mundėsi tė ndėrhyjė pas rėnies sė ēmimit tė naftės nėn nivelin e 25 dollarėve pėr fuēi dhe tė mos presė pėr kėtė nivel tė bjerė nė nivelin e 22 dollarėve. Kėshtu, nuk ishte aspak e papritur ulja e sasisė sė prodhimit nga ana e OPEC-ut nė takimin e tij tė fundit. Nėse euro do tė vazhdojė tė vlerėsohet shumė kundrejt dollarit, rėnia nė ēmimin e naftės do tė jetė pak mė modeste. Parashikimi ynė pėr ēmimin mesatar tė naftės pėr vitin 2004 ėshtė 26 dollar pėr fuēi Brent.
    PAUCA SED MATURA

  4. #74
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    "Biznesi" - 24/11/2004

    Euroja arrin nivelin mė tė lartė prej 1.3092 kundrejt dollarit




    Kryetari i Rezervės Federale, Greenspan, ka njoftuar pėr njė zhvlerėsim tė mėtejshėm tė monedhės amerikane pėr tė ulur deficitin e llogarisė korrente tė SHBA-sė
    Euro ka kapur njė nivel tė ri rekord prej 1.3092 kundrejt dollarit ndėrsa monedha e gjelbėr amerikane ka vazhduar rėnien e saj duke rritur shqetėsimin e deficitit tregtar nė ekonominė amerikane.
    Euroja ka arritur vlerėn e saj mė tė lartė tė tė gjitha kohėrave prej 1.3074 dollarė gjatė javės sė kaluar. Dollari ka shėnuar vlera mė tė ulėta edhe kundrejt jenit duke u kėmbyer me 102.91 jen.
    Steve Pearson, analist i monedhave nė bankėn HBOS, ka thėnė se dobėsimi i dollarit ka ardhur nga tendenca rėnėse e planifikuar mirė pėr monedhėn amerikane.
    “Dollari vazhdon tė bjerė nė nivele tė reja kundrejt monedhave tė tjera”, - ka vėrejtur ai.
    Nė bazė tė komenteve tė bėra nga kryetari i Rezervės Federale Alan Greenspan, theksohet se njė zhvlerėsim i mėtejshėm i monedhės amerikane mund tė jetė i nevojshėm pėr shkak tė uljes sė deficitit tė llogarisė korrente tė Shteteve tė Bashkuara.
    Rėniet e menjėhershme tė dollarit i kanė shqetėsuar tregtarėt rreth mundėsisė sė ndėrhyrjes sė Bankės Qendrore Europiane ose Bankės sė Japonisė pėr tė rritur dollarin ndėrsa ekonomitė e tyre vuajnė nga eksportet mė tė dobėta.
    Por forumi i ministrave tė Financės tė grupit G20 nė Berlin ka mbaruar pa asnjė shenjė veprimi pėr tė ndaluar rėnien e dollarit, as nga banka qendrore dhe as nga zyrtarėt pėr tė biseduar pėr kėtė ēėshtje.

  5. #75
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Nderkohe rritja e djeshme e EUROs ka pas si shkak kryesor deklaraten e bere nga zdhenesi i Bankes Qendrore Ruse se ne mbledhjen e ardhshme do te diskutojne per uljen e rezervave e dollarit ne kete banke, shembullin e te ciles mund ta ndjeki dhe Kina e cila sipas agjensise Bloomering ka nje rezerve dollari prej 514,5miliarde dollare .

    Pervec kesaj nje sere kompanishe Evropiane kane forcuar pozicionin e tyre ne burze pas 3 dite uljeje. Megjithe vleresimin e EUROS dhe shtrenjtesimin e naftes ato jane paraqitur optimiste per rritje fitimi. Indeksi Evropjan i marre sebashku Dow Jones Stoxx 600 eshte rritur me 0,6% ose 247,8 pike dhe EuroStox50 eshte forcuar me 0,5%.
    Ndersa ne krahun tjeter kompanite amerikane kane humbur si rrjedhoje e rritjes se cmimit te naftes.

    Per mendimin tim ekonomia amerikane po mundohet te mbylli vrymat e shkaktuara nga vitet e kaluara si rrjedhoje e futjes ne borxh te shtetit vete, kompanive si dhe qytetareve. Pra aty ka pas nje optimizem te pabaza i cili ka per te perfunduar me nje krize si ajo e vitit 1929 kur amerikanet blenin aksione jo duke paguar leke, por me borxhe.
    Kjo pak a shume eshte njesoj me firmat piramidale.

  6. #76
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Sistemi Bankar

    Artiola Alimadhi - 25/11/2004

    Artan Santo kėshillon dollarin pėr tė investuar kursimet

    Sipas drejtorit tė bankės Credins, Artan Santo, investimet nė monedhat e huaja duhet tė bėhen nė dollarė. Megjithatė, individėt nuk duhet tė ndryshojnė kursimet apo depozitat e tyre nga njėra valutė nė tjetrėn nė kėtė periudhė paqėndrueshmėrie tė kurseve tė kėmbimit


    Drejtori i bankės Credins, Artan Santo, kėshillon shqiptarėt tė investojnė kursimet e tepėrta tė tyre nė dollarė amerikanė. Kėshtu, pėr ata individė tė cilėt kanė njė shumė tė caktuar parash mėnjanė dhe nuk kanė ndonjė alternativė tjetėr investimi (si pėr shembull investimi nė njė biznes apo investime tė tjera fitimprurėse), kėshillohet investimi i kėtyre kursimeve nė monedhėn e gjelbėr duke u nisur nga fakti se parashikohet qė nė tė ardhmen kjo monedhė do tė vlerėsohet. Megjithėse nuk dihet me siguri koha se kur do tė fillojė rivlerėsimi, fakti se kjo monedhė do tė vlerėsohet ėshtė i sigurtė. Vlerėsimi do t’i bėjė dollarėt e individėve nė tė ardhmen mė tė “vlefshėm” duke siguruar kėshtu pėrfitime pėr ta.
    Megjithatė, Santo nuk rekomandon kėmbimin e kursimeve apo depozitave nė valuta tė tjera, tė cilat pėr momentin janė tė vlerėsuara kundrejt dollarit. Nė kėtė periudhė paqėndrueshmėrie tė kurseve tė kėmbimit pėr dollarin nuk dihet me siguri se kur do tė jetė momenti “optimal” nė tė cilin kjo valutė do tė ketė vlerėn “minimale” dhe kur do tė fillojė ringritjen. Njė mėnyrė shumė fitimprurėse pėr njė investitor apo individ tė thjeshtė, ėshtė kėmbimi i valutave tė tjera nė dollarė “tani” qė dollari ėshtė i dobėt dhe rikėmbimi i tij nė njė kohė tė ardhshme kur ai tė jetė vlerėsuar. Nga kjo formė, individi do tė sigurojė njė kthim “tė sigurtė” dhe mbi tė gjitha pa risk. Por, pavarėsisht faktit kurset e kėmbimit janė relativisht tė parashikueshme, pėr to nuk dihet me saktėsi momenti se kur kurset do tė ndryshojnė dhe aq mė pak vlerat e tyre. Nė kėtė aspekt, risku nė lidhje me “kapjen” e momentit optimal tė investimit ėshtė i pranishėm pėr ēdo investitor qė kėrkon tė hyjė nė kėtė fushė.

    Gazeta Biznesi

  7. #77
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    "Biznesi" - 15/12/2004

    Deficiti tregtar i SHBA-sė arrin nivele rekord

    Deficiti tregtar i Shteteve tė Bashkuara ka arritur nė mėnyrė tė paparashikuar nivelin rekord prej 55,5 miliardė dollarėsh


    Rritja e deficitit tė SHBA-sė ka ardhur kryesisht si rezultat i rritjes sė importeve, veēanėrisht nga Kina dhe rritja e ēmimit tė naftės. Hendeku ėshtė rritur nė krahasim me deficitin prej 50,9 miliardė dollarė nė muajin shtator. Analistėt e Wall Street-it kishin parashikuar qė deficiti pėr muajin tetor do tė ishte 53 miliardė dollarė. Gjatė 10 muajve tė parė tė vitit 2004 deficiti tregtar i SHBA-sė ėshtė rritur nė 500,5 miliardė dollarė, duke ia kaluar qė tani deficitit tė plotė vjetor tė vitit tė mėparshėm, ka njoftuar Departamenti i Tregtisė. Vetėm nė muajin tetor importet e mallrave dhe shėrbimeve janė rritur me 3,4 pėr qind nė njė nivel rekord prej 153,5 miliardė dollarėsh, ndėrsa konsumatorėt i kanė pėrvetėsuar mallrat e huaja me pėrfitimin e normave tė interesit jashtėzakonisht tė ulėt. Importet janė rritur nė njė nivel rekord prej 98,1 miliardė dollarėsh kundrejt njė rritjeje 0,6 pėr qind tė eksporteve. Hendeku ėshtė thelluar pavarėsisht rėnies dyvjeēare tė dollarit, qė duhet t’i bėjė eksportet amerikane relativisht mė tė lira nė tregjet e huaja dhe importet mė tė shtrenjta nė Shtetet e Bashkuara. “Problemi ėshtė se normat e interesit kanė mbetur akoma mjaft tė ulėta nė SHBA dhe vendi vazhdon tė importojė me njė ritėm rekord, duke ndikuar nė rritjen e deficitit tregtar dhe ngadalėsimin e ekonomisė”, - ka thėnė njė ekonomist.

    ......................

    Me keto ritme te deficitit mendoj se dollari do ta kete te veshtire ta marri veten. Prandaj askujt nuk do ti keshilloja te blente dollare!

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-03-2004
    Postime
    108
    Mos dilni nga tema ju lutem!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ganoid : 10-01-2005 mė 09:41

  9. #79
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Dollari i largohet 6 cent rekordit historik


    Gj.Erebara

    TIRANĖ-Euro u dobėsua gjatė fundjavės nė tregjet ndėrkombėtare kur u kuotua nė 1.30 dollarė, shumė mė poshtė se rrekordi historik i 28 dhjetorit tė kaluar, kur u kuotua me 1.363 dollarė. Dollari vazhdoi tė forcohej edhe pas tė dhėnave jo shumė pozitive nga tregu amerikan i punės. Kjo gjė bėri qė euro tė bjerė ndjeshėm, nė kuotėn mė tė ulėt nė gjashtė javėt e fundit. Ekspertėt thonė se rėnia nėn nivelin psikologjik tė 1.314 dollarė tregon pėr dobėsim tė mėtejshėm tė euros nė terma afatshkurtra. Dollari u forcua edhe kundrejt frangės zvicerane dhe stėrlinės, por humbi kundrejt jenit japonez. Euro-ja u dobėsua mė shumė se 1 pėr qind kundrejt jenit. “Po pėrballemi me njė rikthim tė besimit tek monedha amerikane”, - thotė Sophia Drossos, eksperte tek Morgan Stanley. “Deri pak kohė mė parė ishte krijuar ideja se dollari do tė vazhdonte tė dobėsohej, pavarėsisht nėse statistikat sillnin lajme tė mira apo tė kėqija, por tani tregu po reagon mė mirė”. Nė ndihmė tė dollarit erdhi edhe deklarata e Sekretarit tė Thesarit tė SHBA-ve John Snow, i cili deklaroi: “Politika jonė ėshtė nė mbėshtetje tė njė dollari tė fortė. Ky ėshtė interesi ynė kombėtar dhe ne do tė punojmė pėr uljen e deficitit nė mbėshtetje tė monedhės kombėtare”.
    Ekspertėt
    Agjencia Bloomberg pyeti 91 ekspertė nga Tokio nė Nju Jork dhe 40 pėr qind e tyre kėshilluan se ėshtė koha pėr tė kėmbyer euron me dollarin, nė pritje tė rritjes sė monedhės amerikane. Vetėm 34 pėr qind e panė euron si me perspektivė mė tė mirė. Megjithatė, kėto janė vetėm pritshmėritė afatshkurtra, pra deri muajin e ardhshėm. Pėr nė fund tė kėtij viti, ekspertėt presin qė euro tė kuotohet nė minimalisht 1.34 dollarė. Por ka edhe tė tjerė, tė cilėt mendojnė se euro do tė bjerė deri nė 1.27 dollarė gjatė muajve tė ardhshėm, nė rast se SHBA-tė ndėrmarrin hapa konkrete pėr reduktimin e deficitit tė vet buxhetor dhe atij tregtar. Gjithsesi, dollari ka fituar 3.8 pėr qind kundrejt euros vetėm gjatė javės sė fundit.
    Tregu i brendshėm
    Treguesit e Bankės sė Shqipėrisė dhe bankave tė nivelit tė dytė, ka bėrė qė gjatė tre viteve tė fundit leku tė reflektojė kryesisht tregun ndėrkombėtar. Dhe duke qenė se gjatė kėtyre tre viteve dollari ka rėnė nė tregun ndėrkombėtar, ai ka rėnė edhe kundrejt lekut. Qė nga rrekordi negativ i datės 28 dhjetor, kur dollari ra nė 91.5 lekė, tani dollari kushton 96 lekė dhe tendenca ėshtė nė nėnēmimin e mėtejshėm tė monedhės kombėtare. Duke qenė se nė tė dyja rastet, leku ka respektuar tregun ndėrkombėtar, edhe nė muajt nė vazhdim pritet qė leku tė vazhdojė tė bjerė si kundrejt dollarit, ashtu edhe kundrejt euros.



    10/01/2005

  10. #80
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Financat

    "Biznesi" - 24/01/2005

    Dollari, i vetmi qė vlerėsohet kundrejt lekut

    Ndėrkohė, monedhat e tjera kryesore janė zhvlerėsuar nė krahasim me nivelet qė shėnonin nė fillim tė javės. Edhe kėsaj radhe nė tregjet ndėrkombėtare nuk kanė munguar lėkundjet nė raportet midis monedhave kryesore


    Gjatė fundjavės sė kaluar monedha amerikane ka qenė e vetmja qė ėshtė vlerėsuar kundrejt lekut shqiptar. Dollari ėshtė rritur me 0,32 lekė, duke lėvizur nė 97,33 lekė. Ndėrkohė, monedhat e tjera kryesore janė zhvlerėsuar nė krahasim me nivelet qė shėnonin nė fillim tė javės. Edhe kėsaj radhe nė tregjet ndėrkombėtare nuk kanė munguar lėkundjet nė raportet midis monedhave kryesore. Nė seancat e fundit tė tregjeve, nė raportin e dollarit me euron ka ndikuar treguesi i fundit i besimit tė konsumatorit amerikan. Megjithatė, pritjet e vazhdueshme pėr njė rritje tė normave tė interesit e kanė ngadalėsuar zhvlerėsimin e dollarit dhe e kanė lėnė atė nė nivele, pak a shumė, tė njėjta kundrejt euros. Sipas eksperėtėve, eksizton “njė pikė teknike”: 1,2930 dollarė dhe ēdokush tani po mendon tė pėrfitojė nga situata e krijuar, pasi rezulton tė jetė nė mėnyrė rigoroze me fitim. Nė seancėn e fundit tė fundjavės euro u vlerėsua me 0,6 pėr qind dhe arriti nė 1,3042 dollarė nė Nju-Jork, vlerėsimi i parė kundrejt dollarit nė shtatė ditė tregti. Gjatė seancės euro arriti nė 1,3067 dollarė. Gjithashtu, monedha amerikane ėshtė zhvlerėsuar edhe kundrejt jenit japonez. Nė tė njėjtėn seancė, atė tė Nju-Jorkut, dollari arriti nė njė nga nivelet e tij mė tė ulėta, nė 102,66 jen.
    Megjithatė, vėmendja e investitorėve ėshtė drejtuar nga niveli i normave tė interesit. Pėr ata njė nivel mė i lartė i normave tė interesit mbėshtet njė monedhė, duke i bėrė depozitat nė atė monedhė mė tėrheqėse pėr tė gjithė investitorėt. Por, njė raport i BusinessWeek, qė fliste mbi faktin qė presidenti i Bankės Qendrore Amerikane, Alan Greenspan, ėshtė kundėr rrugės sė ndjekur deri tani pėr njė ulje tė vazhdueshme tė normave tė interesit, qė e forcon akoma mė tepėr euron, por njėkohėsisht punon kundėr dollarit. "Artikulli ėshtė njė nga arsyet se pse euro arriti tė vlerėsohej nė seancėn e Nju-Jorkut. Kėto komente i japin gjithmonė monedhės sė pėrbashkėt europane pėrparėsi kundrejt dollarit; megjithatė, ato nuk arrijnė tė ndryshojnė klimėn e pėrgjithshme”. Njė nga zyrtarėt e Fed-it tha se politika monetare qė po ndiqet mund tė arrijė ta mbajė inflacionin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės tė qendrueshėm, edhe pse me njė dollar, qė pėr momentin ėshtė duke u zhvlerėsuar. Tregjet i interpretuan komentet e zyrtarėve si njė paralajmėrim se Fed-i do tė vazhdojė tė ndjekė rrugėn e tanishme tė rritjes sė normės sė interesave, kur tregtarėt vazhdojnė ta shtyjnė euron drejt vlerėsimit.

Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fabula dhe gazmore
    Nga Xhexho nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 18-01-2010, 10:49
  2. Bursa Shqipėtare
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 08-05-2007, 00:55
  3. Nga Cumcakizi tek dollari, inflacioni i mashtrimit per seks.
    Nga R2T nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-07-2004, 18:46
  4. Euro apo dollari?! Cila monedhė ėshtė mė e sigurt?!
    Nga INDRITI nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2004, 18:35
  5. Dollari nė Tiranė?
    Nga PINK nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 12:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •