Dollari vazhdon te forcohet pasi kriza financiare po perhapet edhe en Europe
1 euro - $1.2842
1 paund - $1.6382
Dollari vazhdon te forcohet pasi kriza financiare po perhapet edhe en Europe
1 euro - $1.2842
1 paund - $1.6382
Usd Eur
1 Usd = 0.78077
URIME FITOREN PDK
SHBA me paketė tė re stimuluese
Banka qendrore e Amerikės, Rezerva Federale, ka bėrė tė ditur edhe njė tjetėr paketė qindra miliardėshe pėr tė stimuluar ekonominė e vendit.
Ajo do tė injektojė 600 miliardė dollarė nė ekonomi nga mesi i vitit tė ardhshėm, njė politikė e njohur nė anlgisht me termin 'quantitative easing'.
Kjo deklaratė vjen pas rezultatit tė zgjedhjeve tė mesmandatit kėtė javė, ku presidenti Obama humbi shumicėn nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve.
Presidenti Obama tha se rezultati i zgjedhjeve tregonte se populli amerikan ishte i pakėnaqur me ritmin me tė cilin po rimėkėmbej ekonomia amerikane.
Rob Carnell, ekonomist i grupit bankar ING, tha pėr BBC-nė se njė paketa e mėparshme e stimulimit tė ekonomisė nuk ka sjellė pėrmirėsime.
'Ajo qė pamė ėshtė se vlera e dollarit ra dhe mendoj se do tė ketė rėnie tė mėtejshme si rezultat i kėsaj pakete tė re, por pamė se tregjet financiare shėnuan rritje. Njė pjesė e kėtyre parave futen nė ekonomi, tė tjerat pėrdoren pėr blerjen e pronave dhe aksioneve, ndaj tregu i aksioneve rritet paksa, por jo shumė', tha zoti Carnell.
Ndėrkohė, tregjet aziatike shėnuan rritje pas lajmit tė Rezervės Federale.
Indeksi japonez shėnoi rritje prej 2 pėr qind.
Pati rritje edhe nė Korenė e Jugut, Australi, Singapor e Tajvan.
Analistėt thonė se shpresohet qė ky lajm tė inkurajojė njerėzit, sidomos kompanitė e mėdha, qė tė shpenzojnė mė shumė.
BBC
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
Krijoni Kontakt