"Jeta e një arkeologu", kështu titullohet libri shkencor autobiografik i Henrik Shliemanit me nënshtetësi amerikane, por i lindur në Gjermani i cili ishte i pari që filloi gjurrmimet në kodrën e vogël të Hisarlikut në Turqi në vitin 1871 me lejen e administratës Otomane për te kerkuar Trojën legjendare.
Ai instalohet afer germadhave në një fshat të vogël prej rreth 17 shtëpish me banorë me origjinë shqiptare. Njihet edhe me një percjellës poashtu shqiptar që dinte të fliste greqisht dhe e njihte mirë territorin.
Në biografinë e tij Shliemani perbuz varfërinë e mikpritjes shqiptare gjoja se e kishte veshtirë të ushqehej në ato kushte....Vetëm ky paragraf s'ka merita fare për ne.
Por t'i kthehemi tani Trojes!
Dihet se Shliemani ishte i pasionuar për Trojen Homerike sipas të thënave të tij qysh nga mosha e re. Por është interesant se si i ra ndermend të kerkoje Trojen një tregtari qe mirrej me tregtine e barotit gjatë luftes së Sesionistëve (shkëputjes) nga Unioni amerikan 1862-64 ku bëri pasuri të madhe, t'i kthehet gjurmeve arkeologjike!
M'u për këtë edhe e ka humbur besimin e shkencëtarëve modernë të cilët mendojnë se Shliemani ishte një sharlatan i pa shoq në tregti dhe mashtrues i madh.
Pas kthimit nga Amerika prapë shkon aty afer frontit ku behej lufta Ruso-Turke dhe aty mirrej me biznes por këtë herë me indigo! Në vitin 1871 fillon pra te gërmojë aty ku më parë ishin germadhat e Trojes në Hisarlik e qe te romakët njihej me emrin Ilion, se Troja ka ndërruar emrin disa herë në historinë e saj.
Së pari kur erdhi i pari i trojanëve Dardanosi (diskutohet ende se ka ardhur nga dardania ilire) u vendos në mbretërinë e Frigjisë si spahi ne tokat e mbretit Teuker. Buzë ngushtices kishte ndertuar një kala sigurisht për të kontrolluar tregtinë detare në mes dy detnave qe njihet me emrin Dardanum. Pas vdekjes se Teukerit e bija e tij martohet më Dardanosin dhe kështu fillon dinastia e dardanidëve në Frigji për gjashtë gjenerata me radhe nga -1450 para krishti deri afer -1250 me ramjen e Trojes me Priamin.
Dardanosi dhe Bateja kishin lënë Eriktonin e ky len Trosin nga edhe e merr emrin Troja. Mirëpo Trosi i len dy djem, Iliusin dhe Asarakusin. Në fron hyp Iliusi kurse Asarakusi len Kapisin. Pastaj vjen Ankizi dhe me Afroditen len Eneun ku nga kjo degë pak më larg Priamit. Virgjili dhe Augusti vendosin ta marrin apo ta kurdisin origjinen trojane të romakëve.
Kurse nga dega tjeter e Iliusit vjen tirani famëkeq Laomedoni, i ati i Priamit. Pra sipas Virgjilit ajo dega e Iliusit duhej zhdukur se ishin degjeneruar dhe humbur te gjitha virtytet e të parëve të tyre si Dardanosi e Trosi.
Dardanosi
Eriktoni
Trosi
_______________________
Iliusi Asarrakus
Laomedon Kapis
Priam Ankiz
( Parisi, Hektori Kasandra,Polidori) Eneu
Qe pra si na shfaqet familja mbretërore trojane. Keto degë edhe Shlimani i ka permendur duke thënë se ky popull ka ardhur nga Ballkani....
Pas një pune intensive, tri vjet me radhë, Shlimani zbulon jo një por 9 Troja të ngritura njera mbi germadhat e tjetres. Një civilizim i vjeter prej më së 4000 vitesh. Mirëpo vetem ne Trojen numer VI Shlimani gjen disa prova të zjarrit ku dhe bindet se ka gjetur Trojen Homerike. Dhe një mbremje derisa puntorët kishin nderprerë punen ai bën një xhiro mbi muret e Trojes dhe papritmas gjoja has në një arkë prej druri ku në te gjen thesarin e njohur qe ai e pagëzon "Thesari i Priamit".
Aty gjen një diadem të mrekullueshëm prej ari të gershetuar me fletë dushku, jo ma pak se "dymbëdhjetëmijë" (si në shifren mitike-fetishe shqiptare qe permendet në kënget kreshnike).
Aty afer gjurmimeve Shlimani kishte sjellur edhe shoqen e tij Sofien greke, me te cilen posa ishte martuar, dhe kur ia tregon tërë atë thesar ajo mbetet pa mend! -Ç'ka do t'iu thomë neser puntorëve? - thotë ajo.
-Ti do t'iu dalesh perpara dhe thuaju se burri im e ka sot ditëlindjen! Kthehuni në shtepi se diten e keni të paguar!
Kështu qe Shlimani ia arrin t'i mashtrojë puntorët e gjorë, se kishte përvojë nga këto punë...
Sot dihet për aventurat e ketij thesari i cili fshehurazi kalon nga Turqia, pra në mënyrë ilegale. Askush se ka parë këtë ar në token otomane por mbi të merret vesh vetem nga një artikull i një gazete greke ku shkruhej se Shlimani paska gjetur Trojen dhe një thesar!
Nga Greqia Shlimani ikën në Gjermani te Bizmarku, se tani autoritetet turke i kerkonin llogari se ua ka vjedhur thesarin në token e tyre. Turqit s'kishin kurrfarë prova shkencore se ai thesar është gjetur në territorin turk por ishin të bindur vetem sipas deklarates qe kishte dhënë vetë Shlimani në gazete. Tani ishte armiqësuar edhe Turqia me Gjermaninë.
Shlimani rrefuzon t'ia kthejë arin Turqisë. Pas një procesi gjyqësor Shlimani denohet dhe detyrohet t'i pagujë asaj disa mijëra flori dhe procedura mbyllet njëherë për njëherë.
Derisa para dhjetë vitesh askush nuk e ka ditur se ç'u bë me "Thesarin e famshëm të Priamit". Me t'u rrezuar Muri i Berlinit, gjermanet filluan t'i kerkojnë relikat e tyre neper muzetë e ndryshëm te Rusisë ku rastësisht një ekip has në thesarin e famshëm të Shlimanit. Mësohet pastaj se pas bombardimeve ruset e kanë marrë thesarin si plaçkë lufte dhe e kanë strehuar në muzeun "Hermitazhë" ku gjindet edhe sot. Prapë po sa doli lajmi permes medjave, turqit ngrenë zërin dhe revendikojnë vazhdimisht këtë patrimon kulturor qe sipas ligjit iu takon atyre. Mirëpo njëhere pernjëhere ruset thanë se neve s'do t'ia kthejmë askujt. Kush don me pa të vijë te ne...
Kështu pra ka ngelur kjo deri tani.
Për të vertetuar se a është ai thesar me të vertet i kohes së Priamit, shkencëtarët gjermanë kanë marrë leje per ta analizuar në karbon 14 dhe rezultati del për habinë e të gjithë shkencëtarve të botes se ai thesar i perket periudhes së vjeter, nja 1000 vjet para luftes së Trojes!!!
Zbulimi i Shlimanit ndoshta pa ditur del gënjeshtër, nga mos dija e tij, apo ishte përgatitur nga një rrjet grek per të çuar hi se tërë Azia e Egjeu ishin greke.
Sofia ishte edhe grua edhe komplicë i Shlimanit se edhe maskën e gjetur dy vite më përpara në Mikenë nga Shlimani, greket menjëhere e quajten maska e Agamemnonit, bashkëkohës i Priamit. Tani me zhvillimin e shkences dhe teknikes veshtirë të simulohet një e vertetë. Per çudi ende grekët nuk kan pranuar të analizohet maska e Agamemnonit! Pse?
Një specialist i biografis së Shlimanit shkon aq larg sa qe thotë se thesari do të jetë blerë në Ballkan.
Ndersa gjatë një bisede me një artist turk, ai më bindi se Shlimani paska kaluar edhe neper Ballkan dhe në Kosovë! Biles ekzistonka një liber ku pershkruhet udhëtimi i Shlimanit nëper Kosovë dhe se ai libër në turqisht mban titullin "Njerëzit, mbretërit dhe perenditë".
Përgatiti: Dardan Lekë Dreni
Krijoni Kontakt