Close
Faqja 8 prej 18 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 178
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    PA TY KOT JETOJ!


    Çaste mesnate perjetova, ishte befasi
    Vdiqa, u ringjalla dhe mbeta me i ri !

    I kendova dashurise , i bera perkushtim,
    Ashtu si do ajo qe rremben shpirtin tim!


    Perse mos e ndjej ate ndjesi mesnate
    qe vjen si urragan , eshte diell pas shterngate!

    Te takosh ate zemër, ti thuash dy fjale
    Ajo behet drithmë - si ne rrjete nje njalë !


    Është bota qe di - te te sjellë ylberin !
    Si te mundish dhembjen, ta nxjerrish gjithe vrerin!

    Se te ndez gjithe shpresen qe e do jeta
    te fshin gabimet, me fjale te verteta!


    Sa më mundojnë çastet kur i meditoj fjalët
    si te gjejë gjithe forcen qe nje dite te ndalet ?

    T'ia shikoj syrin, çerpikun rreze drite
    Balli saj si hana , si diell i nje rrite !


    Jam tejet i vetem, pa te s'jetoj më !
    Gjithkund verdalliset i fuqishem zë :

    - Eja! Te pres ! Pa ty kot jetoj!
    Nëper rima e vargje, per ty lotoj!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    NË ALKIMI VARGJESH


    Kushtetuta me ligje nene , ishte ne fuqi
    Në sistem te ndjimit vepronte gjithcka.

    Nuk kishte asgje te huaj ne atë Perandori,
    Flamuri i Dashurisë valonte lart n'hava.


    I kishte shtrire krahet e pushtimit në zemër,
    Ne çdo çast perhapej sylynjari i blerimit!

    Në Kurorën e shpirtit kishte vetëm nje emër,
    Ia kishte fshirë ndarjes emrin e rrënimit .


    Kudo te ishte pastaj e tutje nëpër shekuj!
    Ajo shnderrohej si rrezja qe shkrin borën.

    E ndritur në alkimi vargjesh per dishepuj
    Kushtetuta, nenet, alinete mbajnë orën !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    ISHTE DASHURIA


    Perse me shkon verdallë edhe sonte
    Perse , nuk kam rehati , ndjej mall ?
    Sa herë kjo zemra ime do te renkonte
    ndonjeherë i qete do te isha vallë ?

    Nuk jam i sigurte se jam i semurë
    por ndjej se nje sëmundje me vertitet,
    Me behet se me lengon palca me asht e lekurë
    me duket se nje zemer ne zemer me ngjitet.

    Nuk eshte transplantim qe e bejne mjeket
    Eshte diçka e pa parë nga mjekesia sot
    Nuk e vlersojne ate vlere as dollari e leket
    Eshte nje gje e rrallë - me e shtrenjte ne botë !

    Se perse keto çaste mu kujtua sonte
    sigurisht agimi do t'me gjeje pa gjumë !
    lind'te vlera , mendja nuk gabonte
    Ishte dashuria - qe e desha unë !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    I NDARE KËSHTU...


    I ndare keshtu, me duket pranvera si vjeshta !
    Malli më ka rrenuar shpresat per TY !
    Prej fjaleve kullon gjak , vajtojne rimat ne rreshta,
    Nje erresire u ka rene dritave me lot ne sy!

    Mbremjeve te gjata te fjaleve dhe ideve
    Nje fund u ka arritur siç vetëtin reja !
    Ne zemren time serish bie nje lis shekullor
    qe leshonte rrënjet e mbinte hareja!

    I shtrirë në hije renkimesh kujtoj netët
    vezullojne nëper tru mendimet me vaj .
    Me errësirë mbyll ditet per jetët
    Që me vrau ky mall i paskaj !

    Si rrenohen shpresat, si pikon çatia
    Ne vepren time le të beje stuhi .
    Le te prishen dyert, dritaret, avllia
    te mbes nje zezone - hiri dashuri !

    Le te mbesin pezull rimat si oshtima
    Se vargjet, strofat nuk krijuan taban!
    Shperngulem pergjithmon te mbes nje orakull
    Qe kerkoj shpirtin per vatan.

    Te pres te kthej mrekulline hyjnore
    Ne detin e enderres te mos permbys dritën
    Ne tallaze rrenimesh te shterngoj per dore
    Ashtu siç derdh rrezet dielli per ditën!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    JE BËRE SI LEGJENDA



    Padyshim arrite në jete të më japish shpresa
    me vargje qe burojnë si sylynjar njomësie

    Buzëqeshja dhe zëri si lule e larë nga vesa
    Janë shtigje qe hapen si rreze ngrohtesie!


    Të shikoj çerpikët si shigjeta harku
    me goditen zemrën ndaj tash kam poterë !

    Tek trokëllin aorta ne damar rrjedh si gjaku
    T'më mbjellish gjithe shpirtin me gezim - pranvere!

    Je bere si legjenda, qe shekujve ringritet
    Lahuri - qe shperndan dashuri pa masë !

    Ne vargjet e mia perditë nje hije ndritet
    Permedore rrjedhe qe blerte di te flasë !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    HARROVA TE TE THEM!



    Harrova te te them : E dashur! Ose, si te te them ?
    Nuk e di perse te lexohen keto vargje keshtu !
    Ke mbetur nje plage qe rrjedh e gjithmon dhemb
    jetoj me te , ashtu kot i mbetur - hu!


    Vetem ne zemren time dicka vlon! Vlon thellesia !
    Ke hyre e banon me rrapëllime ti, e me mall !
    Une them jam vetem por kam shume vringellima
    perpiqem te krijoj heshtjen, por, si ta ndal ?


    Nese ne kete gjendje del Ti e te shikoj pamjen
    Nuk do te kem sy te te dalloj ate te pare !
    Perse jam i vetmuar as une se diktoj ramjen
    qe me shkurton shpresat e, me vjen per te qare !


    Te lutem per gjithe kete mister qe me mbulon mua
    Te lutem se ti je shpetimi ! Je ajo perendi !
    Mos me fal mëshirën , perse te them se e Dua !
    - Eja me ato vrulle! Me dallge e stuhi !

    Eja me ndryshime , si vjen nga njeherë rrenimi,
    te dridhem i teri, te shperthej si llava nga brendia!
    Te ndjej gjithe atë forcë qe krijon largimi !
    Dhe zjarrin ! Dhe hirin qe lë dashuria!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga gjakushi Lexo Postimin
    HARROVA TE TE THEM!



    Harrova te te them : E dashur! Ose, si te te them ?
    Nuk e di perse te lexohen keto vargje keshtu !
    Ke mbetur nje plage qe rrjedh e gjithmon dhemb
    jetoj me te , ashtu kot i mbetur - hu!


    Vetem ne zemren time dicka vlon! Vlon thellesia !
    Ke hyre e banon me rrapëllime ti, e me mall !
    Une them jam vetem por kam shume vringellima
    perpiqem te krijoj heshtjen, por, si ta ndal ?


    Nese ne kete gjendje del Ti e te shikoj pamjen
    Nuk do te kem sy te te dalloj ate te pare !
    Perse jam i vetmuar as une se diktoj ramjen
    qe me shkurton shpresat e, me vjen per te qare !


    Te lutem per gjithe kete mister qe me mbulon mua
    Te lutem se ti je shpetimi ! Je ajo perendi !
    Mos me fal mëshirën , perse te them se e Dua !
    - Eja me ato vrulle! Me dallge e stuhi !

    Eja me ndryshime , si vjen nga njeherë rrenimi,
    te dridhem i teri, te shperthej si llava nga brendia!
    Te ndjej gjithe atë forcë qe krijon largimi !
    Dhe zjarrin ! Dhe hirin qe lë dashuria!
    , Vazhdoj të lexoj me shumë dashuri, pastaj prap kthehem prej fillimit, dhe prap kënaqem thuase çdo poezi e lexoj për herë të parë...

    Përshëndetje mik i vjetër!

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Citim Postuar më parë nga Agim Metbala Lexo Postimin
    , Vazhdoj të lexoj me shumë dashuri, pastaj prap kthehem prej fillimit, dhe prap kënaqem thuase çdo poezi e lexoj për herë të parë...

    Përshëndetje mik i vjetër!

    Agim i nderuar ! Je bere krah qe me jep forcen krijuese. Falnderimet e mia !


    VARGJE ME DOZE MALLI PAKUPTIM!


    I trazuar jam se malli me ndez çdo çast,
    të ndjej si hapëron çdo ditë ne shtigje e gezuar !
    Te isha pjese e atij gezimi as qe pata rast,
    edhe pse marrëzisht në ty jam dashuruar.


    Sa domethenese , dhe e shtrenjte eshte jeta !
    Keto çaste kushedi a i pati lashtesia !
    Se jetonin njerëzit ne vendet e veta,
    ashtu si ishte rasti , ishte pavaresia!


    Çka rrezaton sot ne hije të kesaj kohe ?
    Sa here flamuri ngritet per linjen dashuri ?
    Dikush se di ende se ben acar e llohë,
    Nga rimat ndizet zjarr , ne vargje poezi!


    Kush thotë se kjo jetë ua ka shuar mallin
    u ka dhene liri njerzve - pavarësi ne rrjedha!
    Ndoshta as krijuesi nuk ua mendoj hallin,
    se do te bejne lufte te keqe, pa plumba e predha!

    Me kupto Perendi qe del ne linjë e krijon !
    - Janë vargje me nje dozë malli, pakuptim !
    Me hapin shtegëtimin te te kerkoj gjithmon
    Se je me e shtrenjta qe me sjell agim!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Falnderoj perzemersisht te gjithe lexuesit e mi!
    Ndryshuar për herë të fundit nga gjakushi : 13-05-2009 më 17:32
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  10. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    KUR TI NGA LARGESIA...


    Nëper meditime shpesh i katandisur
    kur ti nga largesia , eh si s'bere zë ?
    Por, gjithmon me shprese dhe kurrë i ngrysur
    Perendia ime e di , vendos per cdo gje!

    Ajo krijoj rrjedhat, krijoj kete nivel
    te perjetohet blerimi edhe ne kohe acari !
    Ndaj nuk jam çifteli e mbetur pa tel
    ku kenges i bie bryma te digjet behari!

    Edhe njeper net, nese lajthis me ide
    Ajo me rikujton, ky varg me pelqen !
    Ashtu siç del rrezja e agimit mbi dhe
    Me thotë kerko shtegun se je Diogjen!

    E imja Perendi qe me hap gjithe shtigjet
    Me mundeson te ndjehem i lumtur, dhe mirë,
    Per ty kerkoj vargjet qe te lidh dhe brigjet
    qe me japin shekujt qe i ndejej te ngrirë !

    Të them se kam mall jo per dite e net
    edhe shekulli eshte pak , sa shume me mungon
    ndaj endem vetmisë qe me mbyt si det
    Se malli per ty - per Ty me pushton![/QUOTE[/B]]
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

Faqja 8 prej 18 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ndjeheni të vetmuar dhe larg....
    Nga Ina_19 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 02:05
  2. Dostojevski nuk ndihej i vetmuar
    Nga Fiori në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-05-2006, 19:23
  3. Të rinjtë, ujqër të vetmuar!
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 22:47
  4. Dashuria në dy kohë
    Nga whisper në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 329
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 13:31
  5. Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-08-2003, 14:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •