Close
Faqja 13 prej 18 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 178
  1. #121
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga gjakushi Lexo Postimin
    TI SA LARG !


    Kaluan çaste, ditë e net dhe ti sa larg
    Ne vetmi malli me ndez nje zjarr
    Nga lotët e syrit me rrjedh nje varg
    rrokulliset fytyrës si i marrë !

    Te pres ! Pa ty nuk mundem te jetoj !
    Perse keshtu kjo ndarje , kjo largesi!
    me ndrydhet zemra dua ta cliroj
    e pushtuar , peng - eshte pa ty


    Nuk kam force te perballem ne shtigje
    Si te pres stinet qe sjellin ndryshim!
    Je bere kodi qe me ke vënë ligje
    me to te ndjejë ne jete kuptim!

    Sa befas koha ik , mbesin kujtimet
    Si nisi jeta me kaq prapësi , me ndarje !
    Na vershojne lotet se shperthejne hidherimet
    per mallin qe del e behet ngjarje
    !

    Po te kisha shpres per kthim
    Ne shi e ne bore do e prisja
    Peng do te rrija ne erresire
    Me askend nuk do te flisja!

    Edhe ate kod te mallkuar ta ndryshoj
    Asgje per mua s'do vlen
    Se toka e zeze kur i merre
    Ne jete me kurr nuk i kthen!

    Ti derdhe lot dhe shpreson
    Se do vij ajo dite ne kete bote
    E une nuk pres asgje
    Mbi varre i derdhi kta lot!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin

    Po te kisha shpres per kthim
    Ne shi e ne bore do e prisja
    Peng do te rrija ne erresire
    Me askend nuk do te flisja!

    Edhe ate kod te mallkuar ta ndryshoj
    Asgje per mua s'do vlen
    Se toka e zeze kur i merre
    Ne jete me kurr nuk i kthen!

    Ti derdhe lot dhe shpreson
    Se do vij ajo dite ne kete bote
    E une nuk pres asgje
    Mbi varre i derdhi kta lot!

    Te pershendes per vargjet e njohura me nje stil te veçante te dhembjes krenare, qe i nenshkruan me shifren " e panjohura".



    NE RIKUJTOJME NJE JETË !



    Ne horizontin tonë eshte shperndare malli !
    Numerojme castet , rikujtojmë nje jetë !
    si rrjedhen lumi qe kurrë se ndali
    jehon ne shpirt dhembja e vertetë !

    Nuk ka pika loti por, gurrë që gurgullon
    jane bere frymezimet si buçeta te zeza !
    Ka dalë nga binarët dhe vetëm ushton ,
    Nje ndjenjë malli qe ngrin në teza!

    Nuk ka force qe mund ta riktheje gezimin,
    por duhet ne të përballojmë !
    Ka dhe raste që e nxisin shkrumimin
    te bijme me poshte e të pësojmë !


    Ke degjuar se çka flasin smirëzinjtë
    i kerkojne dhe vargjet te shkojne ne varrime!
    Jo ! Ne qe mundëm të ndezim per nderim qirinjtë
    mundemi të kendojme dhe per gezime!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    DITËTAKIMI...


    Nuk shkojnë ditët ! Sa gjatë, aq larg!
    Në linja malli ka krijuar dendësi!
    Lotët si vesa shtohen në varg
    mbushen rimat me nostalgji!

    As kur ike ! Njëjtë kur kthehesh ,
    kam hapur shtegun të dal, të të pres!
    E tillë është gjendja që kurrë mos prehesh
    I tillë eshtë kodi që ngrit atë ves!

    Për dritën rrezet kanë shtrirë gjatësinë
    Nga lartësia e Diellit bijnë mbi dhe !
    Unë do të derdh mallin dhe vetminë
    të presin si tryeza - bukën e re!

    Më mbyti ndarja - më dogji malli
    më thahen e kalben mushkëritë
    Gjithçka është krijuar si portali
    Ditëtakimi - krijon dritë !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    JU QYQARËT !



    Deri në qiell u shkon zëri shpifës , kukama
    për të më shpallë si doni ju qyqarët

    kërlesheni me fyerje , kujtoni se u rritet fama
    t'u besojnë shpirtin katran - shqiptarët!

    Ju që deri dje më rrahët krahët e më përkuleshit
    Si i ndryshuat kështu qëndrimet o lalashë ?

    Të mjerë si dje edhe sot tek suleshit
    dukeni hijena me mendjen e trashë!

    Çka do te arrini ju terri i kesaj mesjete
    dallkaukë të vdekur qëkur keni lindur djaj !

    Unë mbaj gjithmon një parim dhe të vërtetë në vete
    Nuk jam furtunë, por një blerim që del në maj!

    Une nuk kërkova kurrë të bëj ndonjë mjegull
    I ngritët misterët ju që gjithmon jeni mister

    Se unë çatinë kurrë se prish për një tjegull
    as vdekje në urata - kurrë nuk tjerr !

    Mbeteni si xhuxha si polipë, e si merimanga,
    si klyshë bushtre hunguroni në agim !

    - Une jam ai që nuk më kurthojnë pranga!
    Se : - Miresine kisha projekt! E kam parim!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    TË MARR ME VARGJE NË GJI



    Në horizont shtrinë shpifjet , misterin
    Të than gjithcka për mua !
    PoR, ata s' do ta mbajnë terrin
    për agimin që - sa shumë të dua!

    E di se shpifjet nuk u ndezin zjarr
    janë të shkretë , ai soj ziliqarësh!
    Për ta nuk më duhen vargje të marr
    janë bushtra me kafshim zagarësh!

    I kam ndaluar vargjet, bindje nuk dua!
    Kam nje maratonë jete në etikë !
    E dijnë horizontet e veprimit për mua
    Ua mbyll hungurimën me pikë !

    Le të mbesin si mumje , shtrigat !
    Për ty kurorën e shpirtit do të zgjas!
    Në ujvarë do të mbyten intrigat
    Kur ti të kuptosh cka flas!

    Në temat e mia ka pasur gjithmon jetë
    Në përmbajtje u flisja për mirësi!
    Po ti shqetësohesh ! Nuk ndjehesh e qetë ?
    - Të marr me vargje në gji!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    NË KUJTIME MALLI DO TË MERGOSH!

    Në vend te epilogut !


    Tutje- tutje te shpie furtuna !
    Ne kujtime malli do te mergosh !
    E ndjeva ne shpirt çdo te thote dhuna
    E ndjeva çdo te thotë te abuzosh!

    Edhe kodin per te gjitha qe tham
    E mbyll perjetësisht deri ne harresë !
    per vuajtjet do te pij nje gotë ballsam
    t'ia bej nderin besës dhe fesë !

    Aty ku isha, kurrë sdo të kthehem
    Merru me netët, me diktatin!
    Une kurrë ne jetë nuk vetrrëfehem
    per gjithcka qe bej e kam takatin!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Mrekullite tuaja me habisin per dite e me shume!Suksese dhe pene te mprehte.
    Respekte!

  8. #128
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    Mrekullite tuaja me habisin per dite e me shume!Suksese dhe pene te mprehte.
    Respekte!
    Nderimet e mia Pranvera!





    TEK VARGJET E MIA NUK E KE AGIMIN!



    Gëzohu për gjithçka, për trishtimin tim
    Se kam një barrë që ndjen, dhe e shpreh hidhërimin!
    Por , dije se s' je më gurra për frymëzim !
    Tek vargjet e mia nuk e ke agimin!

    Të kam mbyll dritaren dhe qëndroj në errësirë
    Nuk më hap kurrë horizonte gëzimi!
    Bëhu po të duash dhe Tanushë me Pancirë
    Unë me asnjë shigjetë - se nis dyluftimin!

    I kam lënë si pllaja të shkreta vargjet e rimat
    nën robëri shtrihen titujt e pushtuar !
    Mos u merakos për kohën që hapi vrimat !
    Ti - vrerin nga plaga - ke buruar !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    SHKRIMET QË BËN TI ...!

    Hyra të lexoj postimet, shkrimet që bën ti !
    Hyra të lexoj : Cilin e dallove mikun ma të mirë ?!
    Dhe e shikoj një cinizëm që nuk ka kufi ,
    - ke shpallur ata - që, gjithmon i ke nxirë !

    Nuk të bie ndërmend se çka flisje me net ?
    Në senatoriume çmendije i shpieje për shërim!
    Tani me lëvdata do t'i shpiejsh në xhennet,
    për të ngritur lavdinë që shpie në varrim!

    Ti i di të gjitha, ashtu siç i krijojn !
    Bën hapa po këmbet nuk të duken fare !
    Buzëqeshjet i derdh , e , si neperkë kafshon
    dhe sillesh e dridhesh se je shumë mitare!

    Të lexova mendjen, dhe shijen e kuptova
    ti në çdo çast e përmbys gjithë botën!
    Vetëm kurrë mos thuaj se unë nuk besova
    e gëlltita helmin si ma mbushe gotën...!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Cdo qelize e trurit tuaj eshte nje poezi?

Faqja 13 prej 18 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ndjeheni të vetmuar dhe larg....
    Nga Ina_19 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 02:05
  2. Dostojevski nuk ndihej i vetmuar
    Nga Fiori në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-05-2006, 19:23
  3. Të rinjtë, ujqër të vetmuar!
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 22:47
  4. Dashuria në dy kohë
    Nga whisper në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 329
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 13:31
  5. Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-08-2003, 14:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •