Nderimet e mia per ju qe lexoni vargjet e mia.
Bili, Pranvera, Adem Berisha dhe Riza Çato , nuk kam fjale adekuate me te cilen do t'ua kisha kthyer nderimin qe me beni!
Nderimet e mia per ju qe lexoni vargjet e mia.
Bili, Pranvera, Adem Berisha dhe Riza Çato , nuk kam fjale adekuate me te cilen do t'ua kisha kthyer nderimin qe me beni!
KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË
NUK ISHTE FUNDI ATY!
Nuk kujtohem se si dhe ku ua shkrova përshëndetjen
por, kujtohem se diçka kisha veçuar për shenjtëri!
Nuk ishte fundi aty ! Diçka e padukshme në mua ndozi etjen
Netët dhe ditët që kaluan, të ndjej për ty vetmi!
E kisha bindjen se ti je Ajo që linde të më sjellish vargjet
Unë të zgjas gjerdanin : I vetmuar në atë ëndërrim !
Nuk kishte forcë të ndaj shpirtin tim nga shkaqet
që larashët ngrisin - të ndjejë rrebelim!
Në realitet , ngelën të gjitha ato krra-krra sorrash !
Dhe ti ma e dashur, e madhe përjetësisht mbete !
Kalon si Perendia përmes asaj çete horrash
të gjithë thashethemet me buzëqeshje i trete!
Ngelën të ngujuar shpifësit dhe djallëzitë !
Me lajka , me shpifje deshën të krijojnë rrjeta!
Por ti tek vargjet e mia shndërrohesh në Dritë
se të flet urtësia, e drejta e verteta!
KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË
Meditim për Sytë
E rrëfej ndodhinë !
Kur ia shikova sytë thash :
"Ti mund të jetosh me tjetër por ato sy mi ke borxh!
Se: vetem unë ua kuptoj gjuhën
dhe ua di domethënien!"
Kurrë në jetë nuk e kisha menduar
Të vijë ky çast, e ta shkruaj këtu !
Por, jam duke medituar
Çka lexova tek sytë tu !
Nuk kish det me aq thellësi !
As qiell që vezullojnë yjet !
Prej tyre u derdh një ëmbëlsi
të krijojë tek unë fushat pyjet.
Dhe, dua që prej atij çasti
sytë të të shoh, se ndjehem mirë !
Nuk lejoj të flasë kontrasti ,
- je e shtrenjtë si xhevahir !
Ndryshuar për herë të fundit nga gjakushi : 28-09-2009 më 02:52
KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË
OPTIMIZEM... NAIV
E vetme...
nëpër sfidat e jetës...
me plot arsye për të jetuar...
e vetme...
dhe një moment,
vetëm një çast...
kur jeta reth meje po çmendej...
kërkova të mbështes kokën....
në pasionin e ëndërës...
një ëndër drejt errsirës...
përplasje....zgjohu...
vet...po...
mundem e vetme
Nga syte
Ndoshta të lexova gabim,
ndoshta të kuptova keq,
ndoshta pse fjalët nuk u thanë, nuk ishin shkruar....
ishin vetëm shikime të përkufizuara....
ishin shumë shikime...
të definuara....
unë ndoshta i deshifrova gabim....
kuptim i gabuar...
ishin shumë shikime me pasoja.....
pasojat duhet perballuar....?!
Pranvera te falnderoj per mendimet!
Antina - nderime qe solle poezite ne shenje perkrahjeje!
KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË
LIRIKË BLERIMI
Mu bë se jam në dendësinë e një mali
një rrëmbim mister më hapte pikëllim!
Por, prania juaj atë çast gëzim më fali
se me ëmbëlsi fjalësh më bëtë shoqërim!
Çdo fjalë e juaja është një lirikë blerimi
më kot i shtrijë vargjet të mbërrijë dëshirën
U nisa nëpër net të kërkoj rreze agimi
të bëj poezi : Për ty - më të mirën!
Lulet e lëndinave i shtrova profil ,
dhe dritën e rrezeve e futa në kandila
në mendimet e mia , ke vetëm një fill
valëzon si flamuri nëper shtylla!
Ti je bërë një kumt i fesimit tim !
Më rrahin damarët si tufan veriu.
Nëpër rrjedhë të jetës kam tjetër kuptim
manifestoj çdo ditë - mbijetim njeriu!
Kush më nis në shtigje të kerkoj lirikën
Të themi je Nimfa nga largësia !
Të gjithë ata që duan të dijnë për metrikën
le të lexojnë vargjet , aty, është dashuria!
Ndryshuar për herë të fundit nga gjakushi : 04-10-2009 më 13:16
KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË
Krijoni Kontakt