Close
Faqja 15 prej 18 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 178
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    QOFSH SHEKULLORE !



    E pret një fjalë të të uroj ditëlindjen ?
    Të të bëj dhuratë një strofë me rimë ?
    Për ty unë e braktis - Dhe Lindjen !
    Çdo çast të jetës bashkë të rrimë !!!

    Nga largësia jeta: Jo! Nuk shkonte !
    Me mall dhe ëndërra cdo natë e çast !
    Sa befas loti nga sytë pikonte
    të ngjallëte shpresën per kontrast !

    E drobitur drita me rreze endej
    mes nesh largësia pol më pol !
    Por mendja vinte e nuk e di pse s'çmendej
    kur kishte mall të të folë !

    Tani këto caste që kam shqetësim
    për vargje që të sjellin Urimin !
    Unë gjithë natën - deri n'agim ,
    - kërkova shtegun të bëj pushtimin!

    Pa ndal mendova çka të të bëj dhuratë !
    Ku të gjeja margaritarët, stolitë ?
    Me vargje po këtë mesnatë :
    Qofsh shekullore ! Thash e imja drite!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Shume e bukur!

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    I NDARË PREJ TEJE...!



    Kam nis të pikëllohem pse s'jam me TY
    Për shkëlqim - rrezet tua të meditoj!
    Kështu dikur në burg pata hy,
    Por thash : Pushteti më robëroj!

    Të kundërt pas kaq kohe jemi me Unin tim!
    Turret pas teje të hyjë në kurorë !
    Ti gjithmonë si stinët që bëjnë rugëtim
    Më sjell blerim në acar e borë !

    Kjo ndodhi ka ngjarë një nate me Hanë
    mu shfaqe në errësirë si Diell me shkelqim!
    Gjithcka e kisha atë çast - dynjanë !
    Se ti më fale - lumturi e gëzim!

    Tash kur largësia në mes na mban ndarë
    E kam lidhur shpirtin për zemrës që dua !
    Por ndjej mall e vetmi të paparë,
    I ndarë prej teje - jam shumë i vetmuar!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  4. #144
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    ME ZJARR E DASHURI !


    Kështu i përmalluar në jetë nuk kam qenë
    Kështu me zjarr e dashuri - si tani që pres !
    Të dalish si liria që bie mbi Atdhenë
    të më sjellish dhe mua peshqesh!

    Çka është gjithë ajo dhuratë madhështore ?
    Çka janë ato deshira që shkojnë zjarr ?
    Ashtu si kënga që këndohet nga kore
    Në vargje e rima , cdo çast të marr !

    Rri me mua të më shërohet mushkëria !
    Se ti për frymëmarrjen më je berë ozon!
    Mos u befaso përse më shikon shkëndija
    Dhe nga sytë - kur loti më pikon!

    Unë nga pritja , që bëra për TY !
    Edhe shekujve kërkova derisa të gjeta !
    Nga drita që bëre - më verbove n'sy,
    Se e tillë me zjarr e dashuri është jeta !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  5. #145
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    DASHURIA NUK ËSHTË PROCEDURË



    Se di e nesërmja se si do ta vlerësojë
    Unë shkruaj për Ty vargje se të dua!
    Ka ndodhur shpesh që lexuesi të fajësojë -
    krijuesin : Përse ashtu thua?!!!

    Por ja ! Si mundem ndryshe të ndahem në këtë mesnatë ?
    Më djeg malli në zemër , shpirti më bëhet hi!
    Me Ty nuk mjafton as çasti sado i gjatë
    Me Ty edhe një shekull mund të rri!

    Le të kuptojnë se dashuria është tjetër
    Nuk eshtë procedurë që shfaqet me vulë !
    Ajo ndryshe është në shpirt e ndryshe del në letër,
    Por , në shekuj brezat e kanë të blertën Kullë !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  6. #146
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Te gjithe atyre qe lexuan shkrimet e mia, me nderime!


    PA TITULL



    E dini ju mbrëmjen time , ku dua të pushoj ?
    I ndjeni ato çaste kur shtrihet mbi mua vetmia?
    Nëpër shtigje të jetës jetimat si rriten, i mendoj ,
    Dhe, në largësi misteresh, ku është dashuria!!!

    Çka t'u jap ato çaste pos vargjeve me lot !
    Me vdekjen nuk kemi pajtim se : Kërkoj jetëgjatësi !
    Nëse një pjesëjetë e imja mbeti pezull kot !
    Le të jehojnë rimat për atë rreng të zi!

    Më thoni si ta shikoja blerimin në atë shkretëtirë ?
    Në sofër gjithmon dy vende bosh më mbesin !
    Nëse nga shfrimi im pikëlloj pahirë -
    Si vigan - për mbarësi , gjithmon të më presin!

    Nuk matem me hijet e mëngjesit , as me sofrat plot !
    Kur më godit vdekja e më rrëmben dashurinë !
    Unë me ju ndjehem më i forti në këtë botë !
    Dhe me vargje perpiqem t'ua mbjell mbarësinë...!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e Adem Berisha
    Anëtarësuar
    16-07-2008
    Vendndodhja
    Rahovec, Rep. e Kosovës
    Postime
    159

    Mondi më tha: "Kur flet shpirti, kënaqet lexuesi".

    I dashur gjakushi falemnderit për vargjet që na përcjell këtu në FSH me të cilat tërësisht solidarizohem edhe unë dhe kam parasysh gjithë ate që edhe ti ndien.
    Dua të përkujtoj atë që kohë më parë më ke thënë mua:

    "Unë nuk kam çka të them Adem Berisha
    trembëdhjetë vite nuk dola dot nga lëkura
    edhe bonjakë rrita në sofrën e zbrazët të agimeve
    por mbijetova kur flisja me burra"!

    Por, unë dua të shtoj edhe këtë :

    "Jo! Dua të jetoj me gjithë të dashurit e mi,
    ata që më duan e unë që i dua shumë,
    ndonëse do të shkruaj, këndoj e lotoj për ty
    në fund, tek ty në parajsë do të vij edhe unë".
    (. . .Zgjidhje ka)
    Jetë të gjatë e mbarësi nga Adem Berisha.
    "Lehtë bëhesh pasha në nahi
    por është vështirë të jesh njeri".

  8. #148
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Adem Berisha, te falnderoj! Fjala jote eshte aq e madhe dhe e forte sa qe ndjehem i pathyer!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  9. #149
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781

    ËSHTE BUZEQESHJA JOTE...!



    Verdallë më shkojnë frymezimet për të shkruar
    Ti si njalë liqeni, si dallëndyshe në shtegtim!
    Perse gjithmonë në pritje jam shumë i vetmuar
    Si nuk doli rasti , të bëjmë një takim ?

    Endem nëpër shtigje ku them se je ti !
    Ku shpërndan rrezet si dielli n'agim !
    Si një mal kam peshë - po kam dhe fortësi !
    Ndaj shestoj pa ndalur të gjejë shpirtin tim!

    Ku je në këto çaste? Ku ke rënë në mendime ?
    Unë për ty shkruaj vargje dhe rima qëndis !
    Ku ka det të qetë që nuk ka tundime ?
    Ku ka mal pa peshë , ku ka mal pa lis !


    Ku ka qiell pa yje që vezullojnë n'errësirë
    Ku ka shpirt që s'vuan për dashurine që ndjen!
    Unë në këtë vetmi shikoj një dritë të mirë
    Është buzëqeshja jote që gjithmon më vjen...!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  10. #150
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    TI DO TE BEHESH DIELL ...?



    Tash në shtigje të tjera kam nis udhëtimin
    rikujtoj mëngjesin me kafe në restorantin Klajdi!
    përse më duket vetja se jetoj me robërimin
    si robi në Mal , që jeton në vetmi ?

    Kjo hije e shëmtuar largësive më shpie
    Po ty të mbajë pranë e nuk të humbas nga zemra !
    Se sa herë del Dielli dhe kërkoj ndonjë hije
    Më del përpara blerimi - me emra !

    Do të ritakohemi vallë në këtë jetë ndonjëherë ?
    Përse kështu gjithmon në shtigje , në mendim ?!
    Nëse ndërrojne stinët dhe kurrë s'do të ketë verë !
    Ti do të behesh Diell mos ngrij shpirti im... ?
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

Faqja 15 prej 18 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ndjeheni të vetmuar dhe larg....
    Nga Ina_19 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 02:05
  2. Dostojevski nuk ndihej i vetmuar
    Nga Fiori në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-05-2006, 19:23
  3. Të rinjtë, ujqër të vetmuar!
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 22:47
  4. Dashuria në dy kohë
    Nga whisper në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 329
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 13:31
  5. Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-08-2003, 14:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •