3. PER TY !
Për Ty gjithmon jam i trazuar
Ku ndodhesh ? Çka bën ? Si je ?
Me peshen e mallit gjithmon i vetmuar,
I gjallë kam hy në dhe!
E ndjen se gjithmon dal buzëtharë,
Me lot, me zjarr në zemër pa shpresë !
Është shkruar kështu të jemi të ndarë
Apo të them - pse linda, kam pendese !
Çdo çast ik, dhe ik pa u kuptuar!
Çka bej unë në këtë horizont.
Përjetësisht Ty të jam dorëzuar
Si Zotit - që të ngrit në Piemont!
Atje lart vetëm Ti më ngrit !
Atje me Ty pergjithmonë të rri!
Nëpër vargje gjithmon më bën dritë !
Se je Nimfa ime dashuri!
Krijoni Kontakt