Close
Faqja 17 prej 18 FillimFillim ... 715161718 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 178
  1. #161
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Qendrese fragjile !

    Citim Postuar më parë nga gjakushi Lexo Postimin
    Te gjithe atyre qe lexuan shkrimet e mia, me nderime!


    PA TITULL



    E dini ju mbrëmjen time , ku dua të pushoj ?
    I ndjeni ato çaste kur shtrihet mbi mua vetmia?
    Nëpër shtigje të jetës jetimat si rriten, i mendoj ,
    Dhe, në largësi misteresh, ku është dashuria!!!

    Çka t'u jap ato çaste pos vargjeve me lot !
    Me vdekjen nuk kemi pajtim se : Kërkoj jetëgjatësi !
    Nëse një pjesëjetë e imja mbeti pezull kot !
    Le të jehojnë rimat për atë rreng të zi!

    Më thoni si ta shikoja blerimin në atë shkretëtirë ?
    Në sofër gjithmon dy vende bosh më mbesin !
    Nëse nga shfrimi im pikëlloj pahirë -
    Si vigan - për mbarësi , gjithmon të më presin!

    Nuk matem me hijet e mëngjesit , as me sofrat plot !
    Kur më godit vdekja e më rrëmben dashurinë !
    Unë me ju ndjehem më i forti në këtë botë !
    Dhe me vargje perpiqem t'ua mbjell mbarësinë...!

    U kenaqa me me vargjet .
    Prano pershendetje i nderuar Gjakushi me pak vargje nga une!

    ..................................................
    Enigme mbetesh pergjithmone per mua,
    sa e padrejte dhe e mundimshme ti.
    Shpesh nuk e di pse te them:" Te dua"
    Shpesh jete dhe vdekje me dukeni Nji.
    .................................................. ................
    Fryma jote, dhurate e shtrenjte per mua,
    mundimin qe ma bere,sot po ta fal.
    me goje plot te them"Prape me shume ty te dua",
    Kur shoh vazhdimsine, me behet zemra mal.
    .................................................. ...........................
    ...."Une dhe jeta"....


    me nderime per poetin e nderuar te Uskanes Ilire,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  2. #162
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Citim Postuar më parë nga bili99 Lexo Postimin
    U kenaqa me me vargjet .
    Prano pershendetje i nderuar Gjakushi me pak vargje nga une!

    ..................................................
    Enigme mbetesh pergjithmone per mua,
    sa e padrejte dhe e mundimshme ti.
    Shpesh nuk e di pse te them:" Te dua"
    Shpesh jete dhe vdekje me dukeni Nji.
    .................................................. ................
    Fryma jote, dhurate e shtrenjte per mua,
    mundimin qe ma bere,sot po ta fal.
    me goje plot te them"Prape me shume ty te dua",
    Kur shoh vazhdimsine, me behet zemra mal.
    .................................................. ...........................
    ...."Une dhe jeta"....


    me nderime per poetin e nderuar te Uskanes Ilire,
    bili99


    I nderuar bashkvendas bili99

    Me fascinuan keto strofa te poezise suaj ! E them me bindje se tanimë ne Uskanen Ilire, po merr jehone edhe vargu juaj qe sjell prurje ne shprehjen poetike! Sukses !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  3. #163
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    I NUMROJ ÇASTET !


    Më fluturojnë ndjenjat më shkojnë zjarr
    shkretëtirë vetmie me del përpara!
    Ti më ke mbetur peng, e si të të marr ?
    Më mbeti shpirti si ngec në gozhdë sharra!

    I vetem kështu në jetë me ty shtegtoj !
    I vetëm kështu përballë mallit - zjarr !
    Jam vullkan që ndizem por llavë nuk bëj
    Jam gjithcka nga pak , ma shumë i marrë !

    Mos kujtoni se do të përfundoj në humbella !
    Do të ngritem si shqipja lartësive të qiellit !
    Pa ty, Pallatet - më duken shpella,
    se ti je krijesa që i ngjan Diellit!

    Ashtu me rreze e bleron shkretëtirën time
    Lindin e rriten frymëzimet dashuri!
    I numroj çastet, stinët dhe vitet...,
    Për ty behem gjithmon më i ri!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga gjakushi Lexo Postimin
    I NUMROJ ÇASTET !


    Më fluturojnë ndjenjat më shkojnë zjarr
    shkretëtirë vetmie me del përpara!
    Ti më ke mbetur peng, e si të të marr ?
    Më mbeti shpirti si ngec në gozhdë sharra!

    I vetem kështu në jetë me ty shtegtoj !
    I vetëm kështu përballë mallit - zjarr !
    Jam vullkan që ndizem por llavë nuk bëj
    Jam gjithcka nga pak , ma shumë i marrë !

    Mos kujtoni se do të përfundoj në humbella !
    Do të ngritem si shqipja lartësive të qiellit !
    Pa ty, Pallatet - më duken shpella,
    se ti je krijesa që i ngjan Diellit!

    Ashtu me rreze e bleron shkretëtirën time
    Lindin e rriten frymëzimet dashuri!
    I numroj çastet, stinët dhe vitet...,
    Për ty behem gjithmon më i ri!
    Lum si Ju per frymezimet qe keni...

  5. #165
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    PERCAKTOJ SHENJTERINE E DLIRA !




    Të ndjeva fare pranë sa komunikuam
    Sa zgjati ajo nuk e di !
    Por, tash që drithmat e mallit më kapluan
    në tmerr vetmie rri!

    Të të bëj një ftesë në telefon
    Eja ! Se me thau gjithë shpirti mua !
    E di se ky veprim nuk bën !
    E di se kam shkallua!

    Le t'më thonë çka duan të gjithë
    Unë e shpallë vetë fajsinë !
    Po ku ka kod që këtë lëndë e zgjidh ?
    Cili nen flet për dashurinë !

    Kam lexuar gjithcka që flitet
    vafshin në djall ato vogëlsira !
    Tek une ka bazë akuza të rritet
    Se percaktoj shenjtërinë E dlira !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  6. #166
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    KJO JETË


    Mesnata më kërkon të shkëputem
    Po unë, ndër mendime rri !
    Për frymëzime dhe yjeve u lutem
    gjerdan vargjesh të bëj për Ty !

    Si t'ia bëj me këtë hallakamë
    të fus veten në transhe qëndrimi ?!
    Jo! Se nuk e ndrydh për këtë sevdanë ,
    pse më ka kapluar malli dhe pikëllimi!

    Por, nuk jam edhe aq i fort mos thyhem
    nëpër vargje vrer e gjak me del !
    Nuk kam forcë me vetminë të shtyhem
    se me ngec shpirti në çengel!

    E dëgjon ti klithmën në mesnatë
    Të pres shkronjat t'i lexoj çka thua!
    Po kjo jetë! Në pritje sa e gjatë !
    S'arrin shpirti që i them : Të dua!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  7. #167
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Mungesa jote !

    Sa here qe ti nuk më flet
    heshtja me gërryen si bisturi
    nje ankth me ben te shkretë
    se s'jetoj dot pa ty!


    Më behet se kam ngrirë,
    Më behet se jam pa gjak !
    Të them behu më zemer mire ,
    Të them te më pergjigjesh pak!


    Pa ty jam meit i mbetur
    Pa ty zemra me pikëllohet
    Ti je drita qe ka mbetur
    ne agim te dritësohet !



    Kur ti me mungon nga jeta
    thua kam jete unë atëherë ?
    Vetem nje eshte e verteta
    Per mua ti je pranverë !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e Adem Berisha
    Anëtarësuar
    16-07-2008
    Vendndodhja
    Rahovec, Rep. e Kosovës
    Postime
    159

    Poezia flet pak e thot shumë

    Shumë i nderuar mik gjakushi, ndonëse e di lajtmotivin tuaj, megjithatë, çdo ditë e më shumë më pëlqejnë poezitë tuaja. Gjithçka në këto poezi është artistike dhe poetike në kuptimin e plotë të fjalës. Duke lexuar poezitë tuaja, lexuesi njëkohësisht bëhet edhe personazh e ndonjëherë edhe protagonist, por edhe pushon shpirtërisht ndërsa nuk ngurron të ngarend për gjetje të reja që ti shpalos.
    Faleminderit për gjithë atë që na ofron të lexojmë nga ty dhe uroj për motive të reja të ndritshme e muzë poetike të vazhdueshme.
    Me shumë dashamirësi nga Adem Berisha Rahovec.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Adem Berisha : 17-09-2009 më 04:02
    "Lehtë bëhesh pasha në nahi
    por është vështirë të jesh njeri".

  9. #169
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    ÇDO PERVJETOR FESTASH TË BAJRAMIT !


    Unë sërish arrita edhe këtë vit me ju të festoj
    Bari mbi varr ua ka end këmishën e shtatit !
    Kujtova se këtë herë do t'më pritni t'u përqafoj,
    e të niseni me mua - të dilni prej shtratit!

    Edhe lotët më pikuan derisa përshpërisja lutje !
    Po ju sërish me durim krijuat një qetësi !
    Më kot enda mendimet - sytë andej e tutje ,
    më duhej të nisesha sërish në jetën me vetmi!

    U ktheva të bëj uratat për të gjallët: ... , për jetëgjatësi !
    Atë çast kur desha me ju të prehem i qetë !
    Në sofren e Bajramit sërish me doli një shkretëti -
    aty ku qëndrojnë bosh vendet e nuk ka jetë!

    Aty ku une kaloj çastet me jetimat, ua mas rritën !
    Të kryej amanetin - dhe të vazhdoj i vetmuar jetën !
    Se ti, e di - edhe atje, nuk e shikon dot dritën -
    për voglushët që të mbetën : - Kush ua bën drekën ...!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  10. #170
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga gjakushi Lexo Postimin
    KJO JETË


    Mesnata më kërkon të shkëputem
    Po unë, ndër mendime rri !
    Për frymëzime dhe yjeve u lutem
    gjerdan vargjesh të bëj për Ty !

    Si t'ia bëj me këtë hallakamë
    të fus veten në transhe qëndrimi ?!
    Jo! Se nuk e ndrydh për këtë sevdanë ,
    pse më ka kapluar malli dhe pikëllimi!

    Por, nuk jam edhe aq i fort mos thyhem
    nëpër vargje vrer e gjak me del !
    Nuk kam forcë me vetminë të shtyhem
    se me ngec shpirti në çengel!

    E dëgjon ti klithmën në mesnatë
    Të pres shkronjat t'i lexoj çka thua!
    Po kjo jetë! Në pritje sa e gjatë !
    S'arrin shpirti që i them : Të dua!
    Vertet ngelem i mahnitur nga poezia jote.As pak nuk e shikoj te tepert ta perseris e ta riperseris duke thene:Poezite e Gjakushit jane ndjenje e gjalle,futesh ne lexim dhe te rremben vargu,del nga poezia teper i frymezuar.Vlagu i poezise sate tek mua eshte shume i thelle.Nga krijimet e tua eshte shume e veshtire te veçosh,s'ka dallime ne poezine tende te gjitha jane shum cilesore.pra poezi per poezi nuk gjen tek gjakushi.Nuk kam shum kohe qe jam marre me krijimtarine tende dhe nuk e di se sa ke ti qe merresh me poiezine,por e them pa ndrojtje qe hyni ne rangun e poetve te mbedhenj.Ndoshta s'jam vetem une mund te jene me qindra e me mijra qe duhet ta kene kete mendim.Te komentosh poezite e tua duhet te kesh teper nivel,ta njohesh mire letersine ne pergjithesi dhe poezine ne veçanti.Poete si ju e meritojne vemendjen e te gjithe atyre qe duan te bejne nje pune te mire duke e pergjithesuar kete stil te te shkruajturi poezi.Ju uroj shendet dhe muza mos tu ndalte kurre.Me teper respekt Riza Çato

Faqja 17 prej 18 FillimFillim ... 715161718 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ndjeheni të vetmuar dhe larg....
    Nga Ina_19 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 02:05
  2. Dostojevski nuk ndihej i vetmuar
    Nga Fiori në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-05-2006, 19:23
  3. Të rinjtë, ujqër të vetmuar!
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 22:47
  4. Dashuria në dy kohë
    Nga whisper në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 329
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 13:31
  5. Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-08-2003, 14:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •