Paske talent te thelle per poezi, te uroj suksese gjate tere jetes, te pershndes me nje strofe te shkurter :
Dielli e preku horizontin,
qielli ndriti lehte,
nje flakerime e kuqe
u shfaq ne nje lule me plote flete.
Aty u ndje nje arome,
nje akull trupin me pershkroi,
e zemra ime e vockel
lehu qete qete mbi pambukun e njome.
Valet e detit ngadale rrahin bregun
rete e nxitura ikin larg nga era
mori lule mbas shtat bjeshkeve
lulezofsh nje mije pranvera !
Ndryshuar për herë të fundit nga zogu dukagjinas : 25-08-2009 më 15:27
Askush nuk ta bën atë që ta bën vetvetja !!
NE HORIZONTIN E JETËS
I nderuari Agim, dhe ju Pranvera tok me Zogun Dukagjinas u falnderoj perzemresisht !
Ne jeten time shpeshhere ka gjithcka
ne zemren time hyjne e mbesin viganët !
Nuk jam prej atyre qe dua te mbes pa pa
ne perballje do te dal te mund nje dite tiranët !
Kam bere shume durim kur shikoj se si paloqot flasin
me kotesi kane mbushur hapsira te gjera forumi,
ata nje dite perpara te vertetes do te plasin
do te mbesin te shkrete si kercuni!
Une ne horizontin e jetes gjithmon kam pasur shoke
Si ju qe me pergezoni shkrimet dhe me jepni uratë !
Une nga Dielli kerkoj per ju rreze te arta ne tokë
Nga Agimi dritë , nga Pranvera blerim, e nga zogu - cicerrimen dhuratë...!
KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË
MË THUAJ KËSHTU PËRSE JE STRUKUR ?
Ka kohë që më ka pushtuar rrënoja
një fjalë nuk e bëra, nuk e di a buzëqesh ?!
Ku ishin ato dallgë që n'kuvendim notoja
tufanet me heshtjen - janë ndesh!
Përpëlitem si peshku pa ujë, në rërë
Më janë prerë shpresat, m' janë këputur !
Të meditoj të hidhëruar , tek rrin e tërë -
Më thuaj përse kështu je strukur ?
Kujtohu si ndjehem pa ty , pa kuvendim !
- Do të dalish një herë të të dëgjoj zërin !
Më thuaj çka është gjithë ky shpagim?!
Haraçi heshtje më zhduku të tërin!
I ke parë shtegtarët tek nisen në udhëtim
Kur ndahen nga çerdhet ku kaluan një stinë !
Unë për ty u nisa të shtegtoj në mërgim
Për ty u nisa tufaneve me varg e rimë !
Më shituan rrufe , më kërcënuan tinzarë !
Deshën të të them se të kam harruar !
Unë ma fuqishëm në rrjedha - kam sylynjar,
që nisin ujvarën : Të dua... !
24.08.2009
Mali i Robit
KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË
TË TË DEGJOJ ZËRIN!
Të të dëgjoj zërin, të lexoj prej teje
mezi po pres, se ato kanë vlerë !
Ti je më e shtrenjta që krijon një zeje,
madhështia jote - si flladi në verë !
Prej teje mësova të kultivoj këngë
dhe përqafime të fus në poezi!
Të nxjerr nga gjoksi një peshë të rëndë
që përmbyste shpirtin vreri i zi!
Ti je bërë rreze që vjen nga qielli
më mbush me nektar gjithë vetminë !
Në zemrën time - e zjarrtë si Dielli
këndell imazhe të ndjej rininë !
Të pres me mall se më jep mesazhin
të dal në pritje të të dëgjoj zërin !
Kush nuk do të të shikojë imazhin
që shenjtërisht me rremben të tërin!?
KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË
Pershendetje per ju qe jepni vlersime dhe plotsoni nje vakuum neper poezite e mia me ato qe shprehni!
PERSE ME KE HARRUAR ?
Heshtja jote më ka krijuar shkretëtirë
Heshtja jote më e rëndë se vdekja !
NUk e di përse ndjehem kaq i ngrirë
Pa pergjigje qenka e rendë prekja!
Të kam pritur neteve të të dëgjoj zërin
Të kam pritur të dalish në linjë, te me shkruash fjalë !
Damarët më ka ngrirë ajo heshtje - të tërin !
Për çdo çast ndjehem se s'jam më i gjallë !
Përse nuk më thua çka hyri në mesin tonë ?
Kush shpalli ndalime ! Jam i trazuar !
Kjo heshtje - në jetën time eshte bërë jehonë ,
Sa më mbyt malli - përse më ke harruar ?!
KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË
Krijoni Kontakt