Ndalimi i represalieve
Kur’ani nuk e pranon hakmarrjen dhe represaliet, ndërsa për rregullën biblike “kokë për kokë, sy për sy, vesh për vesh, dhëmb për dhëmb”, thotë se i është caktuar hebrenjve në Tevrat, por jo edhe muslimanëve, të cilët këshillohen të përmbahen nga hakmarrja
(Kur’an, 5:45).
Ky qëndrim konfirmohet edhe disa herë. Kur’ani (42:40) thotë:
“Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush falë e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek All-llahu. Vërtetë ai nuk i do zullumqarët.”
Sipas kësaj del se Kur’ani lejon retozionin, megjithëse edhe këtë mundohet ta ndalojë, por nuk i lejon represaliet në asnjë mënyrë. Kur’ani (16:126) thotë:
“Në qoftë se doni të merrni hak, atëherë ndëshkoni në atë masë sa jeni ndëshkuar ju, e nëse duroni, pa dyshim kjo është më mirë për të durueshmit.”
Mbi diplomatët
E drejta islame kishte mjaft rregulla që i referoheshin të drejtës diplomatike. Sipas tyre, personi i ambasadorit gëzonte paprekshmëri të plotë, ndërsa vrasja ishte arsye për fillimin e armiqësive. Përfaqësuesit diplomatik gëzonin paprekshmëri, pavarësisht nga mesazhi që sillnin. Ata gëzonin mbrojtje gjatë tërë kohës deri sa të ktheheshin në vendin e tyre.
Sipas një traktati nga shekulli XI, të dërguarit diplomatik duhej të priteshin në kufi dhe të përcillen gjatë tërë rrugës. Atyre duhej siguruar fjetje dhe ushqim dhe nuk guxohej të fyhen madje edhe nëse i takonin shteteve armike. Atyre u jepeshin detyra publike, por edhe sekrete, si p.sh. të marrin vesh për gjendjen e rrugëve, për burimet e ujit, për mundësitë e kalimit të ushtrisë, për gjendjen, numrin dhe pajisjen e ushtrisë, për gjendjen ekonomike për cilësitë e sundimtarit, për aftësitë e komandantëve etj.
Përfaqësuesit diplomatik zgjidheshin më shumë kujdes, kurse si kriter ishin kualitetet personale. Ata duhej të ishin të ndershëm dhe inteligjent, trima, të durueshëm, të kishin pamje të bukur, të ishin njohës të mirë të vendit ku dërgoheshin etj. Emisarët e parë zgjidheshin nga radha e atyre që të parët kishin pranuar fenë islame ose kishin marrë pjesë në luftën e Bedrit. Ata sillnin dhurata për udhëheqësit e shtetit ku shkonin, por edhe u jepeshin dhurata.
Krijoni Kontakt