Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ISG shpërfill ankesën e Haradinajt, zgjedhjet më 2011

    Nga Express më 27.02.2009 në ora 17:43

    Grupi Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën (ISG) i ka dhënë sot përkrahje konkluzionit të Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, që t’u lejojë institucioneve qendrore të Kosovës, që të përmbushin mandatet e tyre në përputhje me Kushtetutën, duke pohuar se një gjë e tillë është në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Ahtisaarit.

    Kështu, ISG hedh poshtë ankesën që kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kishte bërë ndaj “interpretimit” që i kishte bërë Feith Planit të Ahtisaarit, ku thuhet se zgjedhjet duhet të mbahen 9 muaj pas hyrjes në fuqi të këtyre dispozitave.

    “ISG-ja shpreh mbështetjen e vet të plotë ndaj përpjekjeve të ndërmarra nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR) z. Pieter Feith dhe Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO). Gjatë vitit të fundit, ata kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin duke mbështetur dhe mbikëqyrur zbatimin e PGjS-së nga autoritetet Kosovare dhe duke u ndihmuar këtyre autoriteteve në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe shumetnike. Në këtë kontekst, ISG-ja mbështet konkluzionin e arritur nga ICR-ja se vendimi i Presidentit të Republikës së Kosovës që t’u lejojë institucioneve qendrore të përmbushin mandatet e tyre në përputhje me Kushtetutën është në pajtim me PGjS-në”, thuhet në Deklaratën e lëshuar pas takimit të shtatë të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, që sot u mbajt në Vjenë të Austrisë.

    Në takimin në Vjenë gjithashtu është lavdëruar qeveria e Kosovës për përpjekjet e saja për të fuqizuar strukturat e sundimit të ligjit, përfshirë këtu përparimin e bërë sa i përket themelimit të Gjykatës Kushtetuese.

    Ndërkohë sipas agjencisë KosovaLive, përfaqësuesit e ISG-së janë dakorduar gjithashtu që shpërbërja e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës duhet (TMK) të ndodhë në mënyrë të dinjitetshme dhe të bëhet në koordinim me gjithë faktorët relevantë në Kosovë.

    Ministri Mujota fillimisht ka falënderuar të gjitha shtetet që kanë ndihmuar ndërtimin dhe ngritjen e FSK-së, posaçërisht Aleancën Veriatlantike dhe KFOR-in, për disejnimin dhe udhëheqjen e këtij procesi shumë të rëndësishëm.

    Në fjalën e tij, ministri Mujota njoftoi pjesëmarrësit për zhvillimet në Kosovë një vit pas pavarësisë, ndërtimin e kapaciteteve shtetërore në fushën e sigurisë dhe ndërtimin e Ministrisë dhe ngritjen e FSK-së. Për këtë të fundit, Mujota tha se është forcë profesionale, multietnike dhe në funksion të paqes e sigurisë në vend e rajon.

    “Jemi të inkurajuar me mbështetjen konkrete të qeverive të shteteve mike dhe gatishmërinë e tyre për të vazhduar në këtë drejtim”, tha ai.

    Vëmendje e posaçme në këtë takim i është kushtuar procesit të shpërbërjes dhe trajtimit të pjesëtarëve të TMK-së që nuk kanë kaluar në FSK. “Ishte vlerësim i përbashkët se ky proces duhet të përmbyllet me dinjitet dhe me bashkëpunim të të gjithë faktorëve”, u tha në takim.

    Takimi u mbajt nën kryesimin e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, Piter Feith, ndërsa shtetet pjesëmarrëse u përfaqësuan në nivel të Drejtorëve Politik të Ministrive të Jashtme dhe Ambasadorëve, në mesin e të cilëve Steward Jones - drejtor Politik për Ballkanin nga Departamenti i Shtetit amerikan, Larry Rossin - zëvendës asistent i Sekretarit Gjeneral të NATO-s z. Jap De Hoop Scheffer, drejtori Politik për Evropën juglindore nga Ministria e Jashtme e Austrisë.


    DEKLARATA E ISG-së

    1. Grupi Ndërkombëtar Drejtues (ISG) i uron popullit të Republikës së Kosovës përvjetorin e parë të pavarësisë së Kosovës. Kosova ka bërë një përparim të konsiderueshëm në zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin (PGjS) dhe është e përkushtuar qartë për të shkuar më tej në rrugën e saj të integrimit Euro-Atlantik. ISG-ja ripohon bindjen e saj se pavarësia e Kosovës i kontribuon paqës dhe stabilitetit rajonal. Gjatë vitit të saj të parë, Kosovo e ka konsoliduar veten si një anëtare të rëndësishme të bashkësisë ndërkombëtare të shteteve. ISG-ja mirëpret përpjekjet e institucioneve shtetërore për të promovuar gjithëpërfshirjen, sundimin e ligjit dhe transparencën në qeverisje dhe u bën thirrje atyre që të vazhdojnë më tej me këto përpjekje në mënyrën më të vendosur dhe efikase, në dobi të të gjithë banorëve të Kosovës.

    2. Po ashtu, ISG-ja e lavdëron Qeverinë e Kosovës për përpjekjet e saja për të fuqizuar strukturat e sundimit të ligjit, përfshirë këtu përparimin e bërë sa i përket themelimit të një Gjykate Kushtetuese. Duke nënvizuar rëndësinë e madhe që ajo i kushton pjesëmarrjes dhe promovimit të komuniteteve pakicë, ISG-ja mirëpret gatishmërinë e Qeverisë për t’u shtrirë dorën këtyre komuniteteve dhe për të miratuar legjislacion që përgatit terrenin për vetëqeverisjen lokale. ISG-ja e mirëpret dialogun e drejtpërdrejtë.

    3. Pavarësisht përparimit që tashmë është arritur, ISG-ja vë në dukje se ka sfida të rëndësishme përpara nesh. Prandaj, ISG-ja, i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i intensifikojë përpjekjet e saj për realizimin e një decentralizimi efektiv të strukturave qeverisëse në përputhje me PGjS-në, që t’i mbrojë në mënyrë efektive trashëgiminë fetare dhe kulturore, të promovojë pajtimin, t’u sigurojë arsimim të gjitha komuniteteve, të nxisë kthim të qëndrueshëm, të përshpejtojë reformat ekonomike – mes të tjerash përmes privatizimit të ndërmarrjeve publike kryesore bazuar në përgjegjshmëri të plotë – dhe të sigurojë një proces transparent të emërimit në bordet e ndërmarrjeve publike dhe në postet tjera kyçe, siç parashihet në PGjS.

    4. ISG-ja shpreh mbështetjen e vet të plotë ndaj përpjekjeve të ndërmarra nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR) z. Pieter Feith dhe Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO). Gjatë vitit të fundit, ata kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin duke mbështetur dhe mbikëqyrur zbatimin e PGjS-së nga autoritetet Kosovare dhe duke u ndihmuar këtyre autoriteteve në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe shumetnike. Në këtë kontekst, ISG-ja mbështet konkluzionin e arritur nga ICR-ja se vendimi i Presidentit të Republikës së Kosovës që t’u lejojë institucioneve qendrore të përmbushin mandatet e tyre në përputhje me Kushtetutën është në pajtim me PGjS-në.

    5. Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) falënderon Shkëlqesinë e Tij, z. Fehmi Mujota, Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, që iu drejtua sot anëtarëve të këtij grupi. Themelimin i Forcës së Sigurisë së Kosovës më 12 janar 2009 është një arritje e konsiderueshme që sjell përgjegjësi të reja dhe të rëndësishme për autoritetet e Kosovës. ISG-ja e vlerëson përkushtimin e shprehur nga Ministri për të siguruar që Forca e Sigurisë së Kosovës, në pajtim me Propozimin Gjithëpërfshirës për Statusin (PGjS), do të jetë një forcë profesionale, shumetnike dhe e gatshme të kryejë funksionet që i janë caktuar nën kontrollin demokratik.

    6. ISG-ja e mirëpret publikimin në faqen e internetit të ICO-s (http://www.ico-kos.org) të një Matrice të azhurnuar për Zbatimin e Misionit të ICO-s, në të cilën paraqiten hollësi lidhur me përparimin e konsiderueshëm të bërë në zbatimin e PGjS-së që prej pavarësimit të Kosovës. ISG-ja posaçërisht mirëpret përparimin e rëndësishëm të arritur në konsolidimin e sektorit të sigurisë, miratimin e kornizës legjislative për reformën e mëtejshme, përfshirë edhe atë të ekonomisë, si dhe legjislacionin për mbrojtjen e komuniteteve pakicë dhe trashëgimisë fetare dhe kulturore.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    paskeni fut ISG-ne me ja gjet Ramushit uganden..
    te zot paski qen bre llap .. ju enver- edvinistet llapushnikoista pojataxhijt..lepekashat caushist..

    te shohim a po shkon Ramushi atje.. me ju lan ju rehat der me 2011-ten.. me i mush mire bagazhet e x 5- save me euro..

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    paskeni fut ISG-ne me ja gjet Ramushit uganden..
    te zot paski qen bre llap .. ju enver- edvinistet llapushnikoista pojataxhijt..lepekashat caushist..

    te shohim a po shkon Ramushi atje.. me ju lan ju rehat der me 2011-ten.. me i mush mire bagazhet e x 5- save me euro..
    pas çlirimi ne rehat jemi ashtu keshtu
    more brari
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ramuash Haradinaj, Blerim Shala, Agim Çeku dhe zgjedhjet për një copë bukë

    Dr.Antoneta Marku


    Ka kohë që në Kosovë po çohet shumë pluhur rreth mbajtjes ose jo të zgjedhjeve parlamentare. Ka kohë që ky pluhur po mjegullon politikën e vendit, duke bërë që qeveria të merret me këtë kërkesë të opozitës më shumë sesa me problemet e mirëfillta të vendit.

    Partitë më të dalldisura për këtë çështje janë AAK dhe PSDK, të cilat kanë pasur ristrukturime të brendshme partiake gjatë vitit 2008, kurse LDD-ja me zë të mekur po i bashkohet kësaj kërkese, ndërkaq AKR-ja nuk merren fare me këtë punë.

    Në AAK përmendet pakoja e Ahtisaarit si pikënisje për një kërkesë të tillë, por ata po harrojnë se edhe vetë Ahtisaari ka kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve sivjet, të cilat pa mëdyshje se do të humbnin kohë, para, dhe energji politike.

    Kur e dimë se është kështu dhe kur e dimë po ashtu se edhe 20 palë zgjedhje të mbaheshin në Kosovë PDK dhe LDK do të bashkëqeverisnin si dy partitë më të mëdha në vend, atëherë pse po kërkohen zgjedhjet me kaq këmbëngulje? Përgjigjja është e qartë! Për një copë bukë!

    Qysh prej kthimit të tij nga Haga, si i pafajshëm, zotëri Haradinaj ka shprehur haptazi mungesën që ai ndjen për vendin e deputetit në Parlament. Ai u zgjodh si i tillë në nëntor 2007, por u zëvendësua nga Et’hem Çeku pasi që vet zotëri Haradinaj nuk ishte i pranishëm fizikisht në Kosovë.

    Po kështu edhe Blerim Shala, i cili erdhi si ideologu i ri i AAK-së e ndjen se hyrja e tij në politikë duhet të manifestohet me hyrjen e tij edhe në Parlament, sepse angazhimi i tij në AAK deri tani disi po i bie të ketë qenë kot së koti. Deputet jo, ministër jo se jo!

    Në po të njëjtën pozitë gjendet edhe ish-kryeministri Agim Çeku që u ambientua shpejt me PSDK-në, por disi po e ndjen se si ish-kryeministër ai personalisht duhet të jetë edhe vet në Parlament, dhe po kërkon zgjedhje edhe pse partia e tij nëpërmjet Kaqusha Jasharit është në koalicion me PDK-në.

    Ata kohëve të fundit kanë marrë edhe hapa më të guximshëm duke ftuar “Ora”-n dhe Partinë e Drejtësisë që të shkrihen në PSDK, ashtu që politikisht të kenë pak më shumë muskul të bashkuar seç kanë tani në tri subjekte politike.

    Uroj që bashkimi i tyre të jetë i suksesshëm dhe parimor. Pa dyshim se të bashkuar në një organ të vetëm ata edhe do të jenë më të rëndësishëm!

    Së këndejmi kërkesa për zgjedhjet bëhet më serioze në optikën e PSDK-së, por nuk ka ndonjë seriozitet në sytë e qytetarëve!
    Të kërkosh të mbahen zgjedhjet kur të gjithë e dimë se 5 deri në 8 deputet do të ndryshojnë numrat në grupet parlamentare është luks i madh, edhe pse Ramush Haradinaj, Blerim Shala e Agim Çeku pa dyshim se do të hynin në Parlament.

    Pa ua llogaritur petkun e partive që ata disponojnë, le të rrinë edhe ata edhe ca kohë ashtu siç rrinë 2 milion banorët e Republikës së Kosovës në mizërie dhe pashpresë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Oda ( sofra ) Drenicake
    Nga projekti21_dk në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1405
    Postimi i Fundit: 09-09-2017, 20:20
  2. Fatmir Sejdiu u zgjodh President i ri i Kosovës
    Nga ideus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-11-2010, 13:57
  3. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •