Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367

    AAK në përgatitje të padisë ndaj presidentit Sejdiu

    AAK në përgatitje të padisë ndaj presidentit Sejdiu

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njëra ndër partitë opozitare, është duke vazhduar përpjekjet për ta kundërshtuar vendimin e kryetarit të vendit, Fatmir Sejdiu, rreth mosmbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se një grup ekspertësh po punon për përgatitjen e padisë, të cilën do ta kenë të gatshme para se të formohet Gjykata Kushtetuese.

    Ai shprehu shqetësim rreth zvarritjes së formimit të kësaj gjykate, por theksoi se deri në qershor presin një përgjigje rreth padisë së tyre.

    Haradinaj bëri të ditur se kanë shprehur mospajtim edhe ndaj përkrahjes që shefi i Zyrës Civile ndërkombëtare, Piter Faith i ka dhënë vendimit të kryetarit Sejdiu dhe këtë çështje e kanë ngritur në nivel të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, të cilin e udhëheq vet Faith.

    Ndryshe, kreu i AAK-së, mbajti sot takim me drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e jashtme të Norvegjisë, Nilis Ragnar Kamsvag dhe të ngarkuarin me punë në Ambasadën Norvegjeze në Prishtinë, Svere Johan Kvale, me të cilët diskutoi për gjendjen në vend dhe ndihmën që Norvegjia ka dhënë dhe do të japë për Kosovën. /rtk/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Ernest Luma jep dorëheqje nga AAK
    Prishtinë, 22 Janar 2009 (Kosovapress) Koha 16:45

    Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Ernest Luma, ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për shkaqe siç thuhet personale, të cilën e ka miratuar kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ramushi me mire do te ishte qe te ruaj antarsin e vet se siq kan fillue do ti humbas edhe keta qe i ka

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Shemsi Elezi, ish-kryetar i degës së AAK’së ka thënë se në PDK ka kaluar komplet struktura e degës.

    “Pas konsultave që i kemi bërë me të gjitha strukturat e ish-degës në Drenas kemi ardhur në përfundim që t’i bashkohemi këtij subjekti në të cilin mendojmë se do të jemi të pranueshëm. Kështu që, që nga sot deklarojmë dhe konfirmojmë se strukturat e ish-degës së AAK’së në Drenas pranojnë që të aderojnë në PDK”, ka thënë Elezi.


    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Shkrihen në PDK

    Nga Nebih Maxhuni më 20.01.2009 në ora 18:12

    Në nëntë vjetorin e themelimit të PDK-së në Vushtrri, rreth 30 anëtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK iu kanë bashkuar kësaj partie.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Papapa o Llapo ky njeri qe quhet Ramush Haredinaj ky meriton me shum nga i ashtuquajturi Hashim THaqi i juaj.

    Ky i ka qendru shkaut ne ball,ky qendroi ne vendin e Kryeministrit ashtu si e meritone Kosova,po ju sllavo-serbet bet cka bet ja zut vendin duke e derguar ne Hage per cka per krime lufte,eh si thon i drejti fiton gjithmon ne fund.

    Ka fuqi ky njeri qe tju drejtoj juve ende.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kush e meriton e ka than fjalen e fundit sovrani
    por edhe ramushi e pat ne dor qeverin e plus i ndrroi tre kyeministra nga partia e tina AAK por rezultatet dihen

    e sa per kush e ka dergue ne Hag lexoje ket shkrim ketu ne ket tem:
    SATANIZIMI I UÇK’së NGA PRESIDENTI “HISTORIK” IBRAHIM RUGOVA!
    http://www.forumishqiptar.com/showth...=100482&page=3
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shkon edhe Ernest Luma

    Ernest Luma iu ka shtuar figurave që po lëshojnë AAK’në. Përpara tij, prej kthimit të Haradinajt, ishte larguar Ramiz Lladrovci si dhe së fundi zyrtarë të degëve të AAK’së në Drenas dhe Vushtrri. Edhe Bujar Dugolli ka vënë në dyshim të ardhmen e tij në AAK.

    Nga Express më 22.01.2009 në ora 19:02
    Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ernest Luma, iu ka shtuar figurave që po lëshojnë këtë parti, të enjten.
    Përpara Lumës, prej kthimit të Ramush Haradinajt nga Haga, ishte larguar ish-Sekretari Ramiz Lladrovci si dhe së fundi zyrtarë të degëve të AAK’së në Drenas dhe Vushtrri.
    Edhe ish-Nënkryetari Bujar Dugolli ka vënë në dyshim të ardhmen e tij në AAK pas Kuvendit të fundit zgjedhor në këtë parti.

    “Këtë vendim e kam marrë i shtyrë nga situata ime personale, me qëllim të vazhdimit të studimeve dhe specializimit të mëtejmë në fushën e letërsisë si dhe për të vazhduar angazhimin tim profesional në botën e medieve dhe të publicistikës, që ishte dhe vazhdon të jetë fusha ime e profesionit, ku mendoj se në periudhën në vazhdim mund të jem më kreativ dhe më sfidues”, ka thënë Luma, në një letër të dorëheqjes të dërguar Kryetarit Haradinaj dhe Kryesisë së AAK’së.

    Luma ka falënderuar ata për besimin e dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe, për dy mandate si zëdhënës i partisë e dy tjera në udhëheqjen më të lartë, në Kryesinë saj.
    “Jam i lumtur nëse angazhimi im ka ndikuar sadopak në ngritjen dhe zhvillimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, partisë së parë dhe të vetme në të cilën kam bërë pjesë dhe në të cilën jam përpjekur ta jap kontributin tim politik, profesional dhe kreativ”, ka shkruar Luma.

    Ai ka shtuar se nuk largohet për asnjë arsye tjetër.
    “Dorëheqja ime ka vetëm arsyet e përmendura më lartë dhe asnjë tjetër, andaj, çdo paragjykim, çdo komentim dhe interpretim në mënyrë tjetër, nga kushdo që bëhet, është dhe do të jetë i pavërtetë”, ka insistuar Luma.

    Ai ka thënë se ndjehet mirë se ka qenë bashkëpunëtor i AAK’së në kohën e zhvillimeve dhe sfidave në një proces shumë të rëndësishëm dhe historik për Kosovën dhe të gjithë neve, i cili u përmbyll një vit më parë - me shpalljen e Kosovës shtet sovran e i pavarur.
    AAK kishte paralajmëruar se në kuadër të përpjekjeve të saj për reformim do të sjell emra të rinj në parti. Deri më tash ajo po përballet më shumë me dalje.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pritej moti qe ernest luma te shkonte ne pdk..
    dikur ja kam ba radiografin ketij cakalli.. duke u nisur nga vet shkrimet e ernest lumes..
    si enverist e regjisor vrasjesh ky person pra ernest luma.. nuk e ndjen vehten mire ne nje AAK.. ndryshe nga ajo e fillimit.. prandaj shkon tek shoket.. pra tek pojataxhijte..
    kjo tregon se AAK po profilizohet si parti e popullit..
    por kjo eshte vetem fillimi..
    do duhet te ikin dhe 80% e AAK-se qe AAK e behet sic ka emrin..
    uroj qe me ernest lumen te ikuin dhe tjere bandite cakej e polpotiste e organizator vrasjesh..
    te dihet me ne fund se ku jan strehuar vrasesit dhe udb-ashet.. qe kto vite jane mbeshtetes te enveristave..

    mir do ish dhe dauti haradin me ik nga AAK-ja se dhe ai pusht nuk e ka vendin aty ne se AAK vertet po shkon perpara per mire..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    pritej moti qe ernest luma te shkonte ne pdk..
    dikur ja kam ba radiografin ketij cakalli.. duke u nisur nga vet shkrimet e ernest lumes..
    si enverist e regjisor vrasjesh ky person pra ernest luma.. nuk e ndjen vehten mire ne nje AAK.. ndryshe nga ajo e fillimit.. prandaj shkon tek shoket.. pra tek pojataxhijte..
    kjo tregon se AAK po profilizohet si parti e popullit..
    por kjo eshte vetem fillimi..
    do duhet te ikin dhe 80% e AAK-se qe AAK e behet sic ka emrin..
    uroj qe me ernest lumen te ikuin dhe tjere bandite cakej e polpotiste e organizator vrasjesh..
    te dihet me ne fund se ku jan strehuar vrasesit dhe udb-ashet.. qe kto vite jane mbeshtetes te enveristave..

    mir do ish dhe dauti haradin me ik nga AAK-ja se dhe ai pusht nuk e ka vendin aty ne se AAK vertet po shkon perpara per mire..
    valla shum te miren po ja
    doishe AAK-se more brari
    po thua qe ti shkoin 80% po kush me mbet ateher
    keta nise jan shum pak edhe ti shkoin edhe ata ateher do mbetet veq ramushi me aniten edhe ndoshta si perforcim do ti shkoi brari

    brari lexo pak ketu kur te kiesh koh
    http://www.forumishqiptar.com/showth...93#post2130893
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Pdk-ja u ban si sps i serbis kush po don me u ban me pdk po e pranojn pa problem,veq mos harroni se kur nuk kan qen te mir per partin e par nuk munden me qen te besushem ne asnjeparti tjeter.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Pdk-ja u ban si sps i serbis kush po don me u ban me pdk po e pranojn pa problem,veq mos harroni se kur nuk kan qen te mir per partin e par nuk munden me qen te besushem ne asnjeparti tjeter.
    neva na intereson kokrra se per me qen ne vende udheheqse keta nuk kan shans se kemi mjaft
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Oda ( sofra ) Drenicake
    Nga projekti21_dk në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1405
    Postimi i Fundit: 09-09-2017, 20:20
  2. Fatmir Sejdiu u zgjodh President i ri i Kosovës
    Nga ideus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-11-2010, 13:57
  3. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •