Me një intervistë të Bujar Dugollit, hapet sot gazeta “Epoka e Re”, e cila si titull kryesor në ballinën e saj ka “Dugolli: E di se ka pasur marrëveshje.”. Duke iu referuar mbajtjes së zgjedhjeve të nëntorit të vitit 2007, Dugolli ka deklaruar se për ekzistimin e kësaj marrëveshje duhet pyetur ish kryeministrin Agim Ceku, nënkryetarin Ahmet Isufi dhe zyrtarin tjetër të lartë të AAK-së Ardian Gjini. Sipas tij, zgjedhjet në atë kohë janë mbajtur sipas Kornizës Kushtetuese dhe kanë mandat të plotë. Deri më tash, Bujar Dugolli është i vetmi politikan nga radhët e AAK-së i cili e pranon se ka pasur marrëveshje nga të gjitha palët për t’u mbajtur zgjedhjet e vitit 2007.
Krijoni Kontakt