Vëmendja për përdorimin e drogave në formën e cigareve bie mbi adoleshentet e gjimnazeve dhe të rinjtë e shkollave të larta.
E mërkurë, 21 Janar 2009 17:41

Në Shqipëri regjistrohen plot 40 mijë përdorues të drogave. Edhe pse shëndetësia e këtij vendi nuk ka formuar një rrjet te integruar të dhënash, përsëri nga përpunimi i të dhënave, duke nisur nga vitet 1990, rezulton se në Shqipëri ka mijëra përdorues të lëndëve narkotike.

Ndër më të përdorshmet renditet kanabisi, amfetaminat, apo ekstazi, një nëngrup i përdoruesve janë edhe ata që marrin kokainë, apo edhe heroinë.

Moshat janë nga më të rejat te më të rriturat. Vëmendja për përdorimin e drogave në formën e cigareve bie mbi adoleshentet e gjimnazeve dhe të rinjtë e shkollave të larta.

Vëzhgimet dhe studimet e fundit konstatojnë një rritje të preferencave për substancë sintetike të tipit të amfetaminës, ekstazi, metamfetaminë. /TCH/