Kur dashuria t'ju thërasë duhet ta ndjekim....
Edhe pse rrugët e saj mund të jenë të rrëpirrë dhe të rrezikshme. Dhe kur krahët e saj t'ju rrethojnë, harrojuni pas saj. Edhe pse shpata e saj e fshehur pas pendëve mund t'ju plagose. Dhe kur ajo t'ju flasë besojini. Edhe pse zëri i saj mund të thyej ëndrrat tuaja ashtu si era e veriut shkatërron kopshtin tuaj.....
Sepse dashuria ashtu si ju kurrorëzon, ashtu ju kryqëson.....
Është gati, si t'ju bëjë të lulëzoni, ashtu t'ju cungojë.....
Ajo ngritet deri në maje për të përkëdhelur degët më të brishta që dridhen në diell. E do te zbres deri në rrënjët tuaja për t`i shkundur atje ku janë më të lidhura më tokën..... Si duaj gruri ju mbledh rreth vetes. Ju shkund për t'ju bërë të lirë...... Jo si për t'ju çliruar nga mbetjet. Ju bluan deri në bardhësinë më të plotë.......
Të gjitha këto gjëra do të dijë të bëjë dashuria për ju në mënyrë qe të mund të njihni sekretet e zemrës suaj, dhe me këtë njohje t'ju bëjë pjesë të zemrës së Jetës. Por në qoftë se me frikën tuaj do të kërkoni nga dashuria paqe dhe kënaqësi, atëherë më mirë për ju do të ishte të mbuloni lakuriqsinë tuaj dhe të dilni jashtë nga lëmi i dashurisë.....
Në botën pa stinë do të qeshni, por jo me gjithë buzëqeshjen tuaj dhe do të qani, por jo me gjith lotët...
Dashuria nuk dhuron tjetër përveç vetes dhe asgjë nuk ju jep përveç se nga vetvetja......Mos mendoni se mund ta drejtoni ju dashurinë, pasi është dashuria ajo që nëse do t'ju gjejë të drejtë, do t'ju drejtojë. Dashuria nuk ka dëshirë tjetër përveçse të kënaqë vetveten. ......
Mendoni se jemi të aftë të drejtojmë dashurinë?
Unë them që është dashuria ajo që na drejton....
Po ju?!....
Krijoni Kontakt